Në gjithë vendin vetëm Lezha arrin të ketë furnizim me ujë 24 orë në ditë, pjesa tjetër e vendit luhatet mes orareve të ndryshme dhe një mesatareje që qëndron ende larg objektivit kombëtar.Të dhënat e analizuara nga Enti Rregullator i Ujit tregojnë se për vitin e shkuar mesatarja e orëve të furnizimit me ujë në ditë ishte 17.44 orë/ditë, me një rritje 1.14 orë/ditë krahasuar me vitin paraardhës, i cili ka qenë në të njëjtin nivel me vitin 2022 me 16.3 orë/ditë.“Objektivi i performancës së mirë të vendosur nga ERRU prej 18 orë në ditë ende nuk është arritur në rang sektori ndërsa për 10 shoqëri ky tregues është mbi 18 orë/ditë të furnizimit me ujë. Në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për vitin 2024, kanë operuar 14 shoqëri rajonale UK dhe 3 shoqëri ekzistuese UK që janë: SHUK Tiranë, SHUK Kamzë dhe SHUK Vorë.Riorganizimi i shoqërive në zbatim të VKM-së nr. 302, 11.05.2022, u shoqërua me dinamikën dhe problematikën e saj që reflektohet në treguesit kryesorë të performancës të shoqërive në veçanti dhe sektorit në tërësi. Gjatë vitit 2024 shoqëria që ka raportuar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë/ditë pa ndërprerje është SHRUK Lezhë, e cila për këtë vit ka një rritje me +5.8 orë/ditë. Arsyeja lidhet me vënien në punë të ujësjellësit të ri për zonën e Laçit”, argumenton ERRU.Rritjen më të madhe sipas të dhënave e ka pasur SHRUK Sarandë, me +11.00 orë/ditë si dhe SHRUK Dibër me +10.00 orë/ditë, pasi për të dy shoqëritë kanë përfunduar investimet e rejaSipas Entit kohëzgjatja e furnizimit me ujë varion nga 4 – 24 orë/ditë nga të cilat 10 shoqëri performojnë mbi nivelin e mirë me 18 orë/ditë dhe 7 shoqëri janë nën këtë nivel, duke mos pasur asnjë përmirësim të këtij treguesi krahasuar me vitin 2022 dhe me vitin 2023. Ndërsa shoqëria rajonale UK Vlorë ka një rënie të këtij treguesi me -0.45 orë/ditë.“Më problematikë janë dy shoqëritë e parajonalizuara: UK Vorë me 8 orë furnizimi me ujë dhe UK Kamëz me 4 orë furnizimi me ujë, në kufirin e performancës së dobët dhe duhet të punojnë seriozisht që të kenë përmirësim në vitin e ardhshëm. Paraqitja grafike e mësipërme na mundëson të kuptojmë se cilat nga shoqëritë performojnë mirë në këtë tregues, si të tilla janë SHRUK Lezhë 24 orë/ditë, SHRUK Korçë 23.7 orë/ditë, SHRUK Pogradec 22.5 orë/ditë, SHRUK Dibër 22 orë/ditë, SHRUK Gjirokastër 22 orë/ditë, SHRUK Shkodër 21.55 orë/ditë, SHRUK Berat 22.11 orë/ditë, SHRUK Sarandë 21 orë/ditë, SHRUK Fier 18 orë/ditë dhe SHRUK Elbasan 18 orë/ditë”, vlerëson ERRU.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: furnizimit
-

Durrës pa energji elektrike pas stuhive, ndërprerje në disa zona të qytetit
Stuhia që përfshiu vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Durrësit.Më konkretisht, pa energji kanë mbetur zona të Gjirit të Lalzit, Hamallaj, Manza dhe Xhafzotaj.
Burimet bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes është dëmtimi i linjës kryesore të furnizimit me energji 110 KW, që kalon në Durrës. -

Ndërprerje e papritur e ujit në Fier, qytetarët ankohen për mungesë njoftimi
FIER – Qytetarët e Fierit po përballen sot me reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm. Njoftimi vjen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, e cila sqaroi se ndërprerja shkaktohet nga një defekt në linjën kryesore të furnizimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Megjithëse shoqëria kishte konstatuar problemin dhe kishte planifikuar ndërhyrjen, qytetarët nuk u njoftuan paraprakisht për të marrë masa, duke shkaktuar shqetësim, veçanërisht në orët e mesditës. Një numër i madh banorësh kanë drejtuar ankesat e tyre në redaksinë e FieriWeb.com për mungesë informacioni dhe ndërprerje të papritur të furnizimit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
“Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme”, njofton Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Qytetarët këshillohen të bëjnë kursim të ujit deri në normalizimin e furnizimit./fieriweb.com/Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

Defekt teknik në Ujësjellës, ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona
Ujësjellësi i Sarandës ka bërë me dije sot se një defekt teknik ka prekur saraçineskën kryesore të depos së ujit që furnizon qytetin.
Për shkak të këtij problemi, disa zona të Sarandës do të përjetojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Ekipet teknike ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë me intensitet për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Në njoftimin zyrtar, Ujësjellësi kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar dhe u bën thirrje banorëve për mirëkuptim.
Banorët këshillohen të mbajnë masat e nevojshme për kursimin e ujit deri në rikthimin e furnizimit të rregullt. Ekipet pritet të punojnë gjatë gjithë ditës për të siguruar rikthimin e shpejtë të shërbimit. -

Temperaturat e larta në vend/ Probleme me energjinë në disa zona
Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave.
OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.
Konkretisht:
Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për shkak të dëmtimit të transformatorit të rrymës, problem që u zgjidh menjëherë nga grupet e OST, duke zëvendësuar në kohë rekord pajisjen.
Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.
Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.
Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.
Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.
Situatë që kërkonte kujdes të shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të zjarrit që ra në pjesën greke, në afërsi të nënstacionit Kardia.Probleme pati edhe në linjën 150kV Bistricë – Mourtos.
Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollën stakime për konsumatorët pasi u u furnizuan nga linjat paralele.
Stafi i OST është në koordinim me OST greke për koordinimin e veprimeve të rikycjes së këtyre linjave.
Në tërësi, falë masava të mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabël.
Kërkohet mirëkuptim në zona ku prania e zjarreve e bën të domosdoshme stakimin e energjisë elektrike për arsye sigurie. -

Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz
Katari ka kërcënuar të ndërpresë furnizimet me gaz për Bashkimin Evropian në përgjigje të ligjit të bllokut për kujdesin e duhur mbi punën e detyruar dhe dëmtimin e mjedisit. Kjo dëshmohet nga letra e Katarit drejtuar qeverisë belge.
Katari është eksportuesi i tretë më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG) pas Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Ai ka furnizuar 12% deri në 14% të LNG-së së Evropës që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Në një letër drejtuar qeverisë belge të datës 21 maj, Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, deklaroi se vendi po reagonte ndaj Direktivës së BE-së për Kontrollin e Duhur të Qëndrueshmërisë Korporative (CSDDD), e cila kërkon që kompanitë më të mëdha që operojnë në BE të identifikojnë dhe adresojnë çështjet e të drejtave të njeriut dhe mjedisit në zinxhirët e tyre të furnizimit.
‘Thënë thjesht, nëse nuk bëhen ndryshime të mëtejshme në CSDDD, Shteti i Katarit dhe QatarEnergy nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shqyrtojnë seriozisht tregjet alternative jashtë BE-së për LNG-në tonë dhe produktet e tjera që ofrojnë një mjedis biznesi më të qëndrueshëm dhe të favorshëm’, thuhet në letër.
Një zëdhënës i përfaqësisë së Belgjikës në BE nuk pranoi të komentonte mbi letrën, e cila u raportua për herë të parë nga gazeta gjermane Welt am Sonntag.
Komisioni Evropian mori gjithashtu një letër nga Katari të datës 13 maj, tha një zëdhënës i Komisionit për Reuters, duke vënë në dukje se ligjvënësit e BE-së dhe vendet e BE-së tani po negociojnë ndryshime në CSDDDD.
‘Tani u takon atyre të bien dakord dhe të miratojnë ndryshimet thelbësore në lidhje me thjeshtimin e propozuar nga Komisioni’, tha zëdhënësi.
-

Temperaturat e larta në vend, probleme me energjinë në disa zona
Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave.
OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.Konkretisht:
Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për shkak të dëmtimit të transformatorit të rrymës, problem që u zgjidh menjëherë nga grupet e OST, duke zëvendësuar në kohë rekord pajisjen.
Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.
Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.
Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.
Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.
Situatë që kërkonte kujdes të shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të zjarrit që ra në pjesën greke, në afërsi të nënstacionit Kardia.
Probleme pati edhe në linjën 150kV Bistricë – Mourtos.
Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollën stakime për konsumatorët pasi u u furnizuan nga linjat paralele.
Stafi i OST është në koordinim me OST greke për koordinimin e veprimeve të rikycjes së këtyre linjave. Në tërësi, falë masava të mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabël.
Kërkohet mirëkuptim në zona ku prania e zjarreve e bën të domosdoshme stakimin e energjisë elektrike për arsye sigurie. -

1200 ekspozues në ekspozitën e tretë ndërkombëtare të zinxhirëve të prodhimit
Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit e Kinës (CISCE) po zhvillohet në Pekin, duke tërhequr gati 1,200 ekspozues brenda e jashtë vendit.
Është ekspozita e parë në nivel shtetëror në botë që u kushtohet zinxhirëve globalë të furnizimit.
Ekspozita që do të përfundojë të dielën ndahet në gjashtë sektorë që janë përkatësisht për prodhim të përparuar, energji të pastër, automjete inteligjente, teknologji digjitale, shëndetësi dhe bujqësi të gjelbër, së bashku me një zonë për shërbimin e zinxhirit të furnizimit.Mbi 230 ndërmarrje marrin pjesë për herë të parë, të cilat sjellin më shumë se 100 produkte dhe teknologji debutuese, një rritje prej 10% në krahasim me edicionin e mëparshëm.
Ekspozita e këtij viti do të lançojë disa iniciativa inovative, duke përfshirë zonën e parë të zinxhirit të inovacionit të projektuar për të lidhur kërkimin shkencor me aplikimet industriale.
Pikat kryesore të ekspozitës përfshijnë debutimin global të matricës së indeksit të zinxhirit të furnizimit dhe lançimin e platformës së re ‘Chain Expo Debut Showcase’.Nën temën “Lidhja e Botës për një të Ardhme të Përbashkët”, eventi ka tërhequr 651 ndërmarrje dhe institucione nga 75 vende e rajone dhe organizata ndërkombëtare, me ekspozues të huaj që përbëjnë 35% të totalit.
Numri i ekspozuesve amerikanë është rritur me 15% krahasuar me vitin e kaluar. -

Ekspozita e Tretë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë: Një hap drejt qëndrueshmërisë industriale globale
Ekspozita e Tretë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës (CISCE) po mbahet aktualisht në Pekin në datat 16 – 20 korrik, e organizuar nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT) nën temën “Lidhja e Botës për një të Ardhme të Përbashkët”.
Eventi përqendrohet në gjashtë zinxhirë kryesorë furnizimi – Prodhimi i Avancuar, Energjia e Pastër, Automjetet Inteligjente, Teknologjia Dixhitale, Jeta e Shëndetshme dhe Bujqësia e Gjelbër – si dhe në një zonë Shërbimi të Zinxhirit të Furnizimit.
Në të po marrin pjesë një total prej 651 kompani dhe organizata nga 75 vende dhe rajone, duke shfaqur teknologjitë, produktet dhe shërbimet e reja në të gjithë segmentet e rrjedhës së sipërme, të mesme dhe të poshtme të secilit zinxhir furnizimi, me ekspozues të huaj që përbëjnë 35%.
Në ceremoninë e hapjes ku morën pjesë mbi 1.100 përfaqësues nga më shumë se 100 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare,u publikua “Iniciativa e Pekinit” një nismë e përbashkët e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar dhe CCPIT.
Nisma i bën thirrje komunitetit global të biznesit të ruajë stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, të mbështesë sistemin tregtar shumëpalësh dhe të nxisë një mjedis ndërkombëtar të hapur dhe bashkëpunues. Nisma shqyrton gjithashtu mbështetjen e multilateralizmit, mbështetjen e kuadrit tregtar të bazuar në OBT për të krijuar një treg të drejtë dhe të parashikueshëm, si edhe heqjen e barrierave ndaj tregtisë dhe investimeve.

