Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 20:09
Moska është e gatshme t’i sigurojë Indisë furnizime të pandërprera me naftë. Mesazhi i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, në vizitën e tij të parë në katër vite në Indi, sfidon drejtpërdrejt presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka shtuar trysninë ndaj Nju Delhit për të ndalur blerjet e naftës ruse. Pas bisedimeve me kryeministrin Narendra Modi, Putin tha gjithashtu se ishte firmosur një sërë marrëveshjesh që synojnë fuqizimin e bashkëpunimit indiano-rus.
“Siç e patë, një sërë marrëveshjesh të rëndësishme mes dy qeverive, agjencive dhe korporatave u nënshkruan sot. Shumë prej tyre synojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe Indisë. Partneriteti energjetik po zhvillohet me sukses. Rusia është një partner i besueshëm i resurseve energjetike dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të sigurojmë furnizime të pandërprera me karburant për ekonominë indiane”, tha Putin.
Nga ana e tij, kryeministri Modi tha se forcimi i lidhjeve me Rusinë ishte prioritet për vendin e tij dhe se siguria energjetike ka qenë një shtyllë e fortë dhe e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai njoftoi hapjen e dy konsullatave të tjera indiane në Rusi dhe shtoi se një skemë e re vizash 30-ditore do të jetë së shpejti e disponueshme për turistët rusë në Indi.
Tag: furnizime
-

Putin premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë
-

Putin: Furnizime të pandërprera me naftë për Indinë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ndodhet në Delhi për të forcuar bashkëpunimin me Indinë.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin indian Narendra Modi, Putin deklaroi se Rusia është gati të sigurojë furnizime të pandërprera me naftë për Indinë.Lexo edhe :Related Posts
Ai theksoi se janë arritur disa marrëveshje me Indinë që synojnë forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe tregtare mes dy vendeve.“Partneriteti energjetik po zhvillohet me sukses. Rusia është një furnizues i besueshëm i burimeve energjetike dhe gjithçkaje të nevojshme për zhvillimin e industrisë energjetike të Indisë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të sigurojmë furnizime të pandërprera me karburant për ekonominë me rritje të shpejtë të Indisë”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.
Ndërkohë, kryeministri indian deklaroi se India dhe Rusia kanë rënë dakord për një program bashkëpunimi ekonomik që synon zgjerimin e tregtisë deri në vitin 2030.
“Bashkëpunimi ynë në energjinë bërthamore civile ka qenë thelbësor në realizimin e prioriteteve tona të përbashkëta. Kjo do të forcojë partneritetin tonë në fushat e energjisë së pastër, prodhimit me teknologji të lartë dhe industrive të epokës së re”, tha Narendra Modi, kryeministri i Indisë. -

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.
Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.
Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.
“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.
“Gjaku dhe plazma iu dorëzuan njësisë për ruajtjen në frigorifer të Kompleksit Mjekësor Naser, për t’u shpërndarë më pas nëpër spitalet që po përballen me mungesa kritike, teksa po rritet numri i të plagosurve, shumica e të cilëve po plagosen pranë qendrave për shpërndarjen e ushqimeve”.
Javën e kaluar, OBSH-ja tha se vetëm 17 nga 36 spitalet e Gazës funksiononin pjesërisht ose në minimumin e kapaciteteve, ndërsa pjesa tjetër ishin plotësisht jashtë funksionit.
Tedros tha se katër kamionë të OBSH-së ende janë në pikalimin Kerem Shalom dhe shumë të tjerë janë rrugës drejt Gazës.
“Megjithatë, këto furnizime mjekësore janë si një pikë ujë në oqean. Duhet ndihmë në shkallë të madhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.
Izraeli filloi të lejojë futjen graduale të ndihmave në fund të majit, pas një bllokade të përgjithshme që zgjati më shumë se dy muaj. Megjithatë, shpërndarja e ndihmave është shoqëruar me skena kaotike dhe raporte pothuajse ditore për forcat izraelite që hapin zjarr ndaj njerëzve që presin për të marrë racione ushqimore.
Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një sistem i ri për shpërndarjen e ushqimit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, nisi shpërndarjen e ushqimeve në Gazë më 26 maj.
Por, Kombet e Bashkuara dhe organizatat kryesore humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ajo është krijuar për të përmbushur objektivat ushtarake të Izraelit.
Ndërkohë, Izraeli po vazhdon bombardimet në territorin palestinez dhe shteti ka thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Lufta nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./REL -

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gaza që nga marsi
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.
Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.
Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.
Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.
“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.
“Gjaku dhe plazma iu dorëzuan njësisë për ruajtjen në frigorifer të Kompleksit Mjekësor Naser, për t’u shpërndarë më pas nëpër spitalet që po përballen me mungesa kritike, teksa po rritet numri i të plagosurve, shumica e të cilëve po plagosen pranë qendrave për shpërndarjen e ushqimeve”.
Javën e kaluar, OBSH-ja tha se vetëm 17 nga 36 spitalet e Gazës funksiononin pjesërisht ose në minimumin e kapaciteteve, ndërsa pjesa tjetër ishin plotësisht jashtë funksionit.
Tedros tha se katër kamionë të OBSH-së ende janë në pikalimin Kerem Shalom dhe shumë të tjerë janë rrugës drejt Gazës.
“Megjithatë, këto furnizime mjekësore janë si një pikë ujë në oqean. Duhet ndihmë në shkallë të madhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.
Izraeli filloi të lejojë futjen graduale të ndihmave në fund të majit, pas një bllokade të përgjithshme që zgjati më shumë se dy muaj. Megjithatë, shpërndarja e ndihmave është shoqëruar me skena kaotike dhe raporte pothuajse ditore për forcat izraelite që hapin zjarr ndaj njerëzve që presin për të marrë racione ushqimore.
Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një sistem i ri për shpërndarjen e ushqimit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, nisi shpërndarjen e ushqimeve në Gazë më 26 maj.
Por, Kombet e Bashkuara dhe organizatat kryesore humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ajo është krijuar për të përmbushur objektivat ushtarake të Izraelit.
Ndërkohë, Izraeli po vazhdon bombardimet në territorin palestinez dhe shteti ka thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Lufta nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./RELTop Channel
-

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza! Ushqimi për fëmijët, nevojë urgjente
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza.
OKB-ja kishte thënë më parë se rreth 100 kamionë të tjerë me ndihma do të hynin në enklavën e rrethuar sot.
“Ndërsa në Rripin e Gazës kanë mbërritur më shumë furnizime, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë mbërritjen e këtyre furnizimeve në depot dhe pikat tona të dorëzimit”, tha zëdhënësi.
Stephane Dujarric, duke e përshkruar procesin e shpërndarjes së ndihmave si një “operacion të ndërlikuar”, ai tha: “Një nga ekipet tona priti disa orë për dritën jeshile izraelite për të hyrë në zonën e Kareem Shalom dhe për të mbledhur furnizimet e tyre me ushqime. Fatkeqësisht, ata nuk ishin në gjendje t’i sillnin ato furnizime në magazinën tonë.”
-

Dy muaj pa furnizime, UNRWA paralajmëron katastrofë humanitare në Gaza
Agjencia e refugjatëve UNRWA, paralajmëron se Gaza mund të përballet me katastrofë humanitare, pasi prej rreth 2 muaj nuk mundësohen furnizime dhe ndihma për rreth 2 milionë njerëz.
Sipas raportit të agjencisë, një nder problemet më të theksuara përveç ushqimit është dhe uji i pijshëm, i cili është i vështirë për t’u gjetur.
Po kështu, për shkak të kufizimeve të vendosura, Rripi i Gazës po përballet me një rënie të madhe të furnizimeve jetesore, duke rritur kështu rrezikun e një katastrofe njerëzore nëse nuk ndërmerren veprime konkrete për ndihmën e tyre.
UNRWA thekson se është e nevojshme të ndërmerren hapa për parandalimin e krizës së thelluar humanitare në Gaza.
Lidhur me problemin e ujit të pijshëm, disa komuna kanë humbur burimin kryesor e ujit të pastër, ndërsa u nevojitet të ecin me milje për t’u furnizuar me lëngun jetësor.
Problem mbetet dhe shërbimi shëndetësor, pasi barnat dhe furnizimet e tjera mjekësore po mbarojnë me shpejtësi, duke kërcënuar kështu funksionimin e drejtë të ambienteve spitalore.
Sakaq, mbi 390 mijë njerëz janë detyruar të shpëngulën brenda afatit kohor 18 Mars- 6 Prill, që pas prishjes së armëpushimit.