Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për kontrabandimin e mallrave.
Në pranga ka rënë një 28-vjeçar, pasi në furgonin e tij kishte fshehur 177 steka me cigare.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tag: furgonin
-

Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, pranga 28-vjeçarit në Portin e Durrësit
-

Vidhet kasaforta e një biznesi në Lushnjë! Hajdutët largohen me furgonin e kompanisë, por përfundojnë në kanal
Furgoni i kompanisë
LUSHNJË-Një biznes në afërsi të Golemit, në Lushnje, është bërë shënjestër e një grabitjeje gjatë natës. Raportohet se autorët kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë marrë kasafortën, ndërsa për transportin e saj kanë përdorur një nga furgonat e kompanisë.
Tentativa e tyre për t’u larguar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Në përpjekje për të ikur, hajdutët humbën kontrollin e furgonit dhe përfunduan në një kanal, duke lënë pas mjetin e vjedhur në dalje të fshatit Golem i Vogël, pranë autostradës. Autorët kanë braktisur furgonin e vjedhur dhe janë larguar me një tjetër mjet. Sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje Rrogozhinë.
Ende nuk dihet se sa para kanë qenë brenda në kasafortë dhe Policia po shqyrton kamerat e sigurisë së biznesit për identifikimin e autorëve./ZËRI -

Skenë si në filma! Zjarr dhe të shtëna, banda kriminale sulmon furgonin që po transportonte para në Itali
Pamje nga vendngjarja
LIVORNO- Një skenë si në filma ka ndodhur në Livorno Itali. Një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët po transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s. Sipas disa videove të publikuara, në rrugë dëgjohen të shtëna dhe më digjet autorët djegin furgonin e bardhë, pasi e grabisin dhe largohen me tri makina.
Nuk ka informacione sa është shuma e parave të grabitura
Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit./ZËRI