Tag: furgoni

  • 20 vjeçari godet furgonin e FNSH, 3 efektivë e policisë përfundojnë në kanal

    20 vjeçari godet furgonin e FNSH, 3 efektivë e policisë përfundojnë në kanal

    Foto ilustruese

    FIER- Furgoni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit” në Fier. Mësohet se furgoni është përplasur nga një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar e bërë nga 20-vjeçari Ardonelo Yzeiraj, i cili drejtonte makinën dhe ka goditur nga pas furgonin ku ndodheshin 3 efektivët e FNSH-së.
    Bëhet me dije se nga përplasja janë dëmtuar 3 efektivët e policisë që ndodheshin në furgon, si edhe shoferi i Benzit, Ardonelo Yzeiraj. Katër personat janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
    Njoftimi i policisë:“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Cakranit’, automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”/ZËRI

  • Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

    Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Dy policë të plagosur nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal

    Dy policë të plagosur nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa  e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    gijotina.com/

  • Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

    Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

    Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7 dhjetor.
    Ngjarja ndodhi në “Kthesën e Cakranit”, ku mjeti i FNSH-së u përplas me një makinë tip “Benz”. Makina ku udhëtonin disa efektivë policie për pasojë ka përfunduar në kanal.
    Mësohet se tre policë dhe shoferi i makinës tjetër kanë mbetur të dëmtuar. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

    Aksident në Fier/ Furgoni i policisë përplaset me “Mercedezin” dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen me urgjencë në spital

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.

    Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

    Top Channel

  • Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe përfundon në kanal, lëndohen dy efektivë në Fier

    Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe përfundon në kanal, lëndohen dy efektivë në Fier

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa  e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
    Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

  • Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari (Emri)

    Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari (Emri)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Rroskovecit, ku një furgon me targa të huaja, angleze, ka goditur një kalimtar që lëvizte me biçikletë.
    Sipas burimeve zyrtare nga policia, drejtuesi i furgonit është një mashkull rreth të 40-tave, banues në Kurjan. Pas goditjes, furgoni ka lëvizur rreth 1 kilometër për shkak të debateve me familjarët e viktimës dhe situatës së krijuar në vendngjarje.
    Personi që po përdorte biçikletën ka humbur jetën dhe trupi i tij është marrë nga ambulanca dhe dërguar në morg. Policia konfirmon aksidentin, por ende nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
    Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet njoftojnë se po kryhet dokumentimi dhe verifikimi i të gjitha provave në vendngjarje.
    Njoftimi i policise
    “Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka  50 vjeç, banues në Strum.Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     

  • Aksident në Dibër, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i dehur, lëndohen pesë persona

    Aksident në Dibër, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i dehur, lëndohen pesë persona

    Pesë persona kanë mbetur të plagosur, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

    Sipas bluve, shoferi i furgonit po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë rezultoi se nuk kishte as licencë për transportin e udhëtarëve.
    “Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
    Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese, del nga furgoni i policisë duke buzëqeshur

    Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese, del nga furgoni i policisë duke buzëqeshur

    Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.
    Ai ka zbritur nga furgoni i policisë i rrethuar nga efektivët, ndërsa përshëndet gazetarët duket buzëqeshur.

    Veliaj, doli nga paraburgimi i Durrësit rreth orës 08:30. Ai do të jetë i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese, e parashikuar të zhvillohet në orën 10:00.
    Kjo gjykatë do të shqyrtojë padinë e Veliajt kundër vedimit për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe dekretit të firmosur nga Presidenti Bajram Begaj.
    Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e këtij dekreti, në pritje të vendimit përfundimtar.
    Veliaj kërkoi të jetë personalisht i pranishëm në seancën, e cila sipas njoftimit zyrtar do të jetë publike./vizionplus.tv

  • Tiranë/ U kap me arsenal armësh, ja i riu që arrestohet nga policia

    Tiranë/ U kap me arsenal armësh, ja i riu që arrestohet nga policia

    Eugert Sino, 34 vjeç, i arrestuar si personi në pronësi të furgonit me mbishkrimin “Mirëmbajtja e rrugëve”, brenda të cilit u zbulua një arsenal armësh në rrugën “Myslym Shyri”, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje.
    Gjatë marrjes në pyetje, Sino ka deklaruar se furgonin e kishte regjistruar në emrin e tij vetëm për një mik, i cili ia kishte kërkuar këtë si nder. “Nuk kam asnjë lidhje me armët e gjetura në furgon. Kam çelësin e tij, por nuk dija çfarë kishte në pjesën e pasme. Furgoni është në emrin tim sepse ma kërkoi një shok ta vendosja në pronësinë time. Quhet Bledar, por mbiemrin nuk e mbaj mend”, është shprehur ai para hetuesve.
    Policia po verifikon të dhënat e dhëna nga Sino, pasi emri “Bledar” nuk përputhet me asnjë person konkret në databazën e hetimeve. Nga kontrolli i të dhënave, 34-vjeçari rezulton se ka punuar si banakier në lokalin “Monopol Lounge”, në pronësi të Aurel Hoxhës, person i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal të dyshuar për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020.
    Hetimet po përqendrohen mbi mundësinë e lidhjes së armatimit me këtë grup kriminal, pasi furgoni ku u gjetën 23 armë, mes tyre 5 snajperë, ishte parkuar shumë pranë lokalit “Monopol”.
    Sipas burimeve, dyshohet se furgoni kishte qëndruar i palëvizur për 3 deri në 4 muaj, ndërsa për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik nga policia.