Paqja Fiskale/ Berisha: Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve të dr@gës
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për media akuzoi kryeministrin Edi Rama se me “Paqen Fiskale” po hap rrugën për amnistinë e parave të lidhura me drogën dhe krimin.
Ai kujtoi se SHBA, BE dhe partnerë të tjerë e kishin kundërshtuar këtë iniciativë dy vite më parë, ndërsa tani është votuar në parim në parlament. Berisha theksoi se ligji përbën mbështetjen më të madhe për kartelet shqiptare dhe ato të Amerikës Latine, ndërsa PD ka paraqitur amendamente që nuk janë marrë në konsideratë.
“Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament.
Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.PD, deputetët e saj, në komisionet përkatëse, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekje.
Kanë bërë amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjëra prej tyre nga mazhoranca.
Për PD-në, grupin e saj parlamentar, ligji është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit.
Për evazionin e mëtejshëm fiskal.
Për shmangien e bizneseve nga detyrimet fiskale të ardhshme kundrejt shtetit.
Për favore ndaj sektorëve ku risku i pastrimit të parave është shumë i madh dhe që po ndodh aktualisht. Ndërtimi në Shqipëri është lavatriçja e parave të drogës, më e madhja në Europë.
Kjo mos t’u duket çudi sepse treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i madh se në BE.
Në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës për opinioni publik dhe komunitetin e ndershëm të biznesit.
FMN ka paralajmëruar më parë qeverinë shqiptare për rreziqet e mëdha të kësaj amnistie.Banka Botërore gjithashtu”, u shpreh Berisha.
Tag: fuqishme
-

Paqja Fiskale/ Berisha: Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve të dr@gës
-

Berisha: Të përgatitemi për protesta të fuqishme për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen
Sali Berisha nga Foltorja para Kryeministrisë i kërkoi mbështetësve që të përgatiten për protesta të fuqishme kundër qeverisë ”Rama 4”, të cilat sipas tij do të shërbejnë për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin.
“U ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, deklaroi Berisha.Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje dhe se meriton çdo ndëshkim për ato që i ka bërë kombit, ndërsa nënvizoi se ka ardhur momenti për reagim qytetar.
“Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij. Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë”.
-

Berisha mesazh të fortë pas 4 foltoreve: Të përgatitemi për protestë të fuqishme…
Kreu i PD, Sali Berisha, ka lajmëruar nisjen e protestave kombëtare, që ai i cilësoi se do të jenë të fuqishme dhe kanë për synim dorëheqjen e Ramës.
Nga foltorja e katërt para kryeministrisë, këtë 8 dhjetor, në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të 1990, lideri i opozitës tha se gjatë qeverisjes së Ramës, janë larguar pjesa më e madhe e të rinjve nga vendi.
“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.
Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.
Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha. -

Berisha shpall betejën e re politike: Protesta masive në horizont
Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.
Teksa iu referua abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.
“Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrëm më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend. “– tha Berisha. -

Pas Foltores/ Berisha paralajmëron shqiptarët për protesta të fuqishme: Duhet të përgatitemi
Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.
Teksa iu referua abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.
“Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrëm më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend. “– tha Berisha. -

“Duhet të përgatitemi”/ Pas Foltores Berisha paralajmëron protesta të fuqishme, kreu i PD thirrje qytetarëve
Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.
“Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi“, u shpreh kreu i PD-së.
Teksa iu referua abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.
Sali Berisha: Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrëm më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend. -

Moti i keq godet vendin/ Meteorologët japin alarmin për 72 orët e ardhshme
Rajoni i Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe zonat përreth saj, pritet të ndikohet nga një valë e fuqishme moti të keq që nis nga orët e para të së enjtes dhe do të zgjasë deri të shtunën. Meteorologët flasin për reshje intensive, stuhi të forta dhe erëra shumë të fuqishme që mund të shkaktojnë probleme të shumta në infrastrukturë.
Meteorologu Giwrgos Tsatrafilias paralajmëron për një mot të keq me karakter mbarëkombëtar në Greqi, me stuhi dhe reshje të pandërprera për 72 orë
Ai thekson se zona si Pilion, Volos, Larisa dhe Pieria mund të përjetojnë sasi ekstreme shiu, ndërsa Atika mbetet e ndjeshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara të drenazhimit urban.
Sinoptikani shpjegon se një sistem i fuqishëm me presion të ulët po shkakton përkeqësimin e motit. Ai paralajmëron për erëra 7–8 ballë dhe lokalisht 9 ballë, kryesisht në det dhe zonat bregdetare.
Zonat më të rrezikuara për intensitet të lartë reshjesh dhe stuhish përfshijnë:
Ishujt Jonianë
Peloponezin Perëndimor dhe Jugor
Epirin
Atikën dhe Voiotinë
Evian, Sporadet, Halkidikin
Larisa, Magnesia, Pieria, Imathia
Cikladet, Egjeun Lindor, Dodekanezin
Kretën Perëndimore dhe Jugore
Problemet e pritshme në infrastrukturë
Sipas ekspertëve, valët e reshjeve dhe erërave mund të sjellin:
Përmbytje të shpejta në zona të urbanizuara
Bllokim të kanalizimeve dhe pusetave
Rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta
Ndërprerje energjie nga erërat dhe vetëtimat
Rritje të përkohshme të nivelit të detit në zonat bregdetare
Thirrje për gatishmëri dhe kujdes
Sinoptikanët kërkojnë nga autoritetet të rrisin gatishmërinë, të pastrojnë pusetat dhe përrenjtë, të informojnë banorët dhe të monitorojnë zonat me risk të lartë.
Qytetarëve u kërkohet:
Të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq
Të mos kalojnë rrugë të përmbytura
Të mos i afrohen përrenjve dhe lumenjve
Të mos parkojnë nën pemë
Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve -

“Një qendër e fuqishme ciklonare do të sjellë…”/ Zbuloni ‘surprizat’ e motit për ditën nesërme
Një qendër e fuqishme ciklonare në Lindje të Europës, do të sjellë reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Alpe. Europa Juglindore pritet me reshje intensive shiu e dëbore, më problematike paraqitet situata përgjatë brigjeve të Egjeut dhe Detit të Zi.
Ndërkohë, gadishulli Iberik, ishujt Britanikë dhe gadishulli Skandinav do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të dominohen nga reshje shiu, më të dukshme në Veri-Perëndim dhe pjesërisht në Qendër të vendit, ndërsa zonat malore paraqiten me reshje dëbore.
Në orët e vona parashikohet ulje e intensitetit të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare, deri në 40 km/h nga Verilindja, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni i Ballkanit dhe gadishulli Apenin do të mbeten nën ndikimin e reshjeve të shiut e dëborës dhe herë pas here stuhive të erës.
Ndërkohë, Europa Lindore do të përjetojë stuhi të fuqishme dëbore, ndërsa Europa Qendrore dhe gadishulli Iberik mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ftohta do të sjellin rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe reshje dëbore, më të dendura në zonat verilindore. Mbrëmja sjell një dobësim gradual të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 2°C në 16°C. Era do të fry deri në 55 km/h nga Verilindja, duke gjeneruar dallgëzim deri në 4 ballë. -

Sot 6 vite nga tërmeti tragjik/ 51 persona humbën jetën nga lëkundja e fuqishme, dhjetëra familje mbetën pa banesa
Sot bëhen 6 vjet nga tragjedia e 26 nëntorit 2019, ku Shqipëria u trondit nga një termet i fuqishëm.
Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke u marrë jetën 51 personave dhe lënduar qindra të tjerë.
Nga pasojat e lëkundjeve u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.
Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa shumë prej tyre jetuan në çadra.
Kujtojmë se, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë, si Tirana dhe Durrësi.
Padyshim që pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë.
300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’u ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave. -

Hëna e Re e 20 Nëntorit! Cilat janë 3 shenjat më fatlume?
Hëna e Re e datës 20 nëntor 2025 konsiderohet si një ndër momentet më të rëndësishme astrologjike të vitit.
Dielli dhe Hëna bashkohen në shenjën e Akrepit, një pozicion i lidhur ngushtë me transformimin, të vërtetat e brendshme dhe energjitë e thella emocionale. Ndërkohë, mërkuri në retrogradë shton intensitetin e kësaj dite, duke krijuar terrenin ideal për një ripërtëritje të fuqishme shpirtërore.
Sipas astrologëve, janë pikërisht tre shenja që do të përjetojnë ndikimin më të fortë të kësaj Hëne të Re.Demi – Urani që ndodhet në shenjën tuaj sjell lëvizje të papritura dhe energji të fuqishme transformimi. Kjo Hënë e Re mund të sjellë ide të reja dhe mundësi të reja. Barrierat e vjetra fillojnë të zhduken, duke ju lejuar t’i jepni jetë dëshirave të vërteta, jo atyre që diktohen nga rutina. Një fillim i ri i qartë dhe çlirues vjen drejt jush.
Akrepi – Me Hënën e Re në shenjën tuaj, dita merr një ngarkesë të jashtëzakonshme energjie. Është momenti ideal për rifillime, qartësi mendore dhe transformim të thellë emocional. Çfarëdo që keni mbajtur të fshehur ose të shtypur del në sipërfaqe për t’u shëruar. Në aspektin profesional dhe romantik, universi ju jep një shtysë të fortë. Nëse dëshironi t’i shprehni ndjenjat dikujt, ky është momenti juaj.
Peshqit – Hëna e Re në akrep forcon intuitën dhe ju hap ‘portat’ drejt njohurive të fshehura. Ndikimi i Neptunit ju çliron nga dyshimet, duke ju dhënë qartësi të rrallë në fushën profesionale. Vizioni juaj për të ardhmen bëhet më i strukturuar dhe më i realizueshëm. Cilado rrugë që keni ndërmend të ndiqni, kjo Hënë e Re funksionon si një busull e sigurt, mjafton ta besoni dhe ta ndiqni.