Tag: funksionon

  • Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

    Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

    Kremlini tha sot se kundërpropozimi i europianëve ndaj planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrainën nuk është konstruktiv dhe thjesht nuk funksionon për Moskën.

    Publikimi javën e kaluar i planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së ka rritur shqetësimet në Ukrainë dhe midis fuqive europiane se kërkesat kryesore të Rusisë ndaj NATO-s, territorit dhe orarit për çdo marrëveshje paqeje janë pranuar nga Uashingtoni.
    Plani evropian ndryshon ndjeshëm kuptimin dhe rëndësinë e pikave kryesore mbi NATO-n dhe territoret, sipas një kopjeje të parë nga Reuters.
    “Plani evropian, në shikim të parë… është plotësisht jokonstruktiv dhe nuk funksionon për ne”, u tha gazetarëve në Moskë këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
    Presidenti Vladimir Putin tha të premten se propozimet e SHBA-së për paqe në Ukrainë mund të formojnë bazën për zgjidhjen e konfliktit, por nëse Kievi e refuzon planin, atëherë forcat ruse do të lëvizin më tej.
    Ushakov tha se “jo të gjitha, por shumë pozicione të planit amerikan na duken mjaft të pranueshme”. Ai shtoi se disa, megjithatë, duhet të diskutohen më në detaje.
     

    Top Channel

  • Berisha: Ja si funksionon Altin Troplini, ftesën e dërgon më përpara te gazetarët se tek unë

    Berisha: Ja si funksionon Altin Troplini, ftesën e dërgon më përpara te gazetarët se tek unë

    Berisha deklaroi se në rastin e ftesave për hetime, njoftimet shpesh dërgohen më parë te mediat sesa tek ai personalisht.

    Lideri i opozitës theksoi se çdo dokument që i ka mbërritur në adresën e tij apo në zyrën e Partisë Demokratike ka qenë i firmosur dhe i pranueshëm, ndërsa shtoi se nuk ka refuzuar asnjëherë të paraqitet.

    Berisha tha se kjo praktikë tregon mënyrën sesi funksionon Altin Troplini dhe u shpreh se ai është më transparenti në këtë proces.

    Pjesë nga deklarata:

    Tani, këto, pjesën e fundit duhet ta mbash vetë sepse unë nuk kam refuzuar.
    Pjesën e parë, unë kam një adresë dhe këta mburren për adresat.
    E vërteta është që në atë adresë kanë ardhur të gjitha njoftimet.
    Apartamenti im ka një derë, ka një hyrje, ka një adresë dhe ccdo gjë që ka ardhur aty është firmosur.
    E dyta, unë kam një zyrë si kryetar i PD, në qoftë se dikush përcjell njoftim pa emër dhe shkruan aty Partisë Demokratike, sigurisht ajo nuk është…
    Unë po them atë që kanë thënë zyrtarët e PD.
    Tani, këto njëherë. Asgjë nuk kam parë. Po të kisha parë, unë vij këtu ccdo dy javë, pse nuk do vija unë?
    Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di…
    Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim…
    …Ja e sheh që ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua.
    Ja, pikërisht këtë doja të di. Doja të di nëse janë njoftuar mediat para meje.
    Urdhëroni se si funksionon Altin Troplini.
    A keni gjetur njeri më transparent se mua?
    Asnjë!

  • Vangjeli: Vendi po funksionon si Republikë kryeministrore, Kushtetuta duhet rihartuar nga e para – Senati nuk i përshtatet një shteti unitar si Shqipëria

    Vangjeli: Vendi po funksionon si Republikë kryeministrore, Kushtetuta duhet rihartuar nga e para – Senati nuk i përshtatet një shteti unitar si Shqipëria

    Emisioni “Trialog” në RTSH, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, solli në qendër të debatit hipotezën e një pakti të ri politik mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për ndryshime kushtetuese që mund të riformatojnë sistemin politik shqiptar. 
    Analisti Lorenc Vangjeli paraqiti një sërë qëndrimesh mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke ofruar analiza të strukturuara dhe përkufizime mbi natyrën e sistemit qeverisës dhe funksionimin institucional në Republikën e Shqipërisë. 
    Ai deklaroi se “Republika e Shqipërisë po funksionon si një republikë kryeministrore”, duke nënvizuar se në praktikë është konsoliduar një model ku pushteti ekzekutiv ka marrë një rol dominues ndaj pushteteve të tjera, duke cenuar ndarjen dhe balancën e tyre. 
     “Po shtrohet rruga që në vitin 2027 Edi Rama të jetë Presidenti i vendit”, tha Vangjeli, duke shtuar se kjo është “formula e vetme dhe e dukshme që do të përdoret”, ndërsa pjesa tjetër është “halli personal i zotit Berisha”. 
    Ai argumentoi se nëse të dy liderët vendosin të ndërhyjnë në Kushtetutë, “nuk ka kush që i ndal”, por mbetet për t’u parë nëse kjo është një marrëveshje apo një pazar. 
    “Halli i bashkon dhe dy hallet e ndryshme i bëjnë bashkë në një tavolinë”, vijoi Vangjeli, duke analizuar mundësinë e uljes së numrit të deputetëve dhe krijimit të një Parlamenti me dy dhoma. Por ai e cilësoi këtë si një hile të vogël, sepse “nëse do që ta bësh Parlamentin me Senat, duhet të kesh të paktën 1/3 të kësaj shifre si senatorë, që të paktën të kenë të njëjtin trajtim financiar. Pra në fund nuk kemi bërë asgjë”. 
    Ai theksoi se kjo nuk është thjesht çështje numrash, por çështje mentaliteti. “Në doktrinë, Senati vlen për shtetet federale apo rajonale. Ndërsa në shtete unitare si Shqipëria, kjo nuk vlen. Është një mekanizëm për të bërë të përfaqësuar rajonet më të vogla”, tha ai. 
    Sipas Vangjelit, qëllimi i vërtetë është të shuhen partitë e vogla, duke rritur pragun elektoral. 
    “Masa kritike që nuk votojnë as të majtën dhe as të djathtën, edhe në mungesë të një alternative të qëndrueshme, morën disa dhjetëra mijëra vota. Kjo i shuan këto parti”, u shpreh ai. 
    Në përfundim, Vangjeli bëri një thirrje për rihartimin e Kushtetutës nga e para duke theksuar se, “Republika e Shqipërisë ka nevojë dëshpëruese të hartojë Kushtetutën nga e para, sepse ajo që është votuar me referendum në 1998 nuk ekziston më. Pushtetet nuk janë të balancuar dhe Shqipëria po funksionon si republikë kryeministrore”, përfundoi ai. 
     

  • “Gykata po funksionon shtrembër”/ Procesi në Hagë, flet politologu: Në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut

    “Gykata po funksionon shtrembër”/ Procesi në Hagë, flet politologu: Në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut

    Politologu Adri Nurellari tha në një emision televiziv se Gjykata e Hagës nuk e ka përmbushur në asnjë moment misionin për të cilin u krijua.
    Ai kritikoi qëndrimin e Vetëvendosjes lidhur me origjinën e gjykatës, të cilën vetë Kosova e votoi para 10 vjetësh, ndërsa theksoi se çështja që duhet diskutuar është se si po funksionon kjo gjykatë që është në shkelje të plotë të konventës së këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut.
    “Protesta bëhet për sot dhe jo për origjinën dhe pse është krijuar ajo gjykatë, luftarët e UÇK e kanë rastin e pestë apo gjashtë që futen në procese, është guerrila më e hetuar, nuk është surprizë përpjekja për njollosje. Problemi sot nuk është pse u bë ajo gjykatë, ushtarët e UÇK ndryshe nga ata të Bosnjës apo Serbisë që janë fshehur, tanët kanë shkuar ballëlart vetë, nuk janë strukur.
    Nuk është pse-ja problemi sot, por që kjo gjykatë po funksionon shtrembër, procesi aktual nuk po përmbush as rregullat më bazike të një procesi të ndershëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Është paradoks i dhimbshëm që zanafilla e Dick Martin në Këshillin e Evropës dhe është kjo gjykatë që po shkel me të dyja këmbët Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që është guri i themelit të Këshillit të Evropës”, tha Nurellari.

  • Si funksionon mekanizmi

    Si funksionon mekanizmi

    Mekanizmi  / Nga shpjegimi i funksionimit të skemës, dhënia e arsyeve që shtyn palët për përdorimin e kleringut dhe deri te faktorët që do të ndikonin në shembjen e skemës janë disa nga pikat kyçe të një studimi të hartuar për tregun shqiptar të disa ekspertëve të konsulencës financiare.  1.Si funksionon mekanizmiNë një marrëveshje PIK (Payment-in-Kind – pagesë në natyrë) për apartamente, një…

  • Si funksionon modeli i shkëmbimit të pajisjeve hidrosanitare me apartamente

    Si funksionon modeli i shkëmbimit të pajisjeve hidrosanitare me apartamente

    Flet Orest Çelo nga “Teoren” Në kushtet e një tregu ndërtimi gjithnjë e më të ndërlikuar, kompanitë shqiptare po përdorin forma alternative të bashkëpunimit financiar, siç është skema e kleringut, një marrëveshje ku furnitorët kompensohen me pasuri të paluajtshme në vend të pagesës me para.Orest Çelo, një nga menaxherët drejtues të “Teoren Group”, e specializuar në furnizimin me materiale hidr…

  • “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim

    “Njëra veshkë s’funksionon, tjetra po dobësohet”, Veterani i UÇK’së nga Drenica kërkon ndihmë financiare për shërim

     

    Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Hoti, ka bërë një apel për ndihmë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ka njoftuar se vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, ku njëra prej tyre nuk funksionon fare, ndërsa tjetra është në gjendje të rënduar, shkruan rajoni.org.

    Aktualisht, Hoti po i nënshtrohet seancave të rregullta të dializës, çdo ditë të dytë, ndërsa ka bërë të ditur se të martën do të marrë dokumentacionin për procedurat e transplantit jashtë vendit, në Turqi

    Hoti, që dikur ishte pjesë e radhëve të UÇK-së, thekson se deri më tani nuk ka dashur të obligojë askënd për ndihmë, qoftë si veteran, apo si banor i Skenderajt. Megjithatë, përballë situatës së rëndë, ai kërkon mbështetje nga të gjithë ata që munden.

    Postimi:

    Përshëndetje për të gjithe.
    Dua t’ju njoftoj për gjendjen time shëndetësore. Kam një sëmundje të veshkave që tashmë ka arritur në stafin përfundimtar, me vlera të caktuara deri në 937. Njëra veshkë nuk funksionon fare, ndërsa tjetra po dobësohet gjithnjë e më shumë.

    Aktualisht, po bëj dializë në seanca, një ditë po, një ditë jo.
    Tashmë, këtë të martë, do të marr letrat për transplant jashtë vendit – në Turqi, për transplant të veshkave.

    Deri më tani nuk kam pasur dëshirë të obligohem si pjesëtar i UÇK-së apo si banor i komunës së Skenderajt për asgjë.

    Pra, këtë të martë marr letrat dhe filloj procedurat për transplant.
    Faleminderit të gjithë shokëve dhe miqve. Ndoshta nuk kam mundur t’ju kthej mirësitë që më keni bërë, por inshaAllah Allahu do t’ju shpërblejë të gjithëve.

  • “Urdhrat nuk i jep Flamur Noka”, deputeti i Berishës zbulon si funksionon PD

    “Urdhrat nuk i jep Flamur Noka”, deputeti i Berishës zbulon si funksionon PD

    Deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, ka zbuluar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, detaje sesi funksionon PD.
    Ismaili duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit tha se urdhërat në PD nuk i jep Flamur Noka, pasi sipas tij, në vendin e Nokës mund të ishte cilido eksponent i demokratëve.
    Ai tha gjithashtu se PD bazohet në Statutin e kësaj force politike për vendimmarrje të caktuara, teksa shtoi se më pas strukturat e partisë vendosin me votë.
    “PD është e gatshme në çdo kohë të marrë përsipër dhe është alternativë kryesore për rotacionin politik. Opozita e bashkuar dhe PD është gati për të marrë pjesë në zgjedhje. Absolutisht nuk kam siklete. Udhëzimet nuk i kemi pasur nga Flamur Noka. Sekretar nesër mund të jetë Myslymi.
    Ajo është e përcaktuar në Statutin e PD-së dhe janë strukturat e partisë që nxjerrin udhëzimet për funksionimin e partisë.
    Në qarkun e Beratit ne kemi degë që janë të organizuara me të gjitha grupseksionet, siç është struktura e partisë. Problemet dhe hallet e brendshme dhe histori të tjera të stërdiskutuara janë tejkaluara tashmë”, tha Ismaili.

  • Lewandowski dhe keqardhjet e tij për “Topin e Artë”: E meritova, por e di si funksionon…

    Lewandowski dhe keqardhjet e tij për “Topin e Artë”: E meritova, por e di si funksionon…

    15 Shtator 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    Robert Lewandowski foli për karrierën, të ardhmen dhe mungesën e “Topit të Artë” në palmaresin e vet: “Si shënoj ende kaq shumë? Mendoj gjithmonë se topi do të vijë tek unë. Kur vjen, duhet të jem më i shpejtë, më i fortë dhe më i zgjuar se kundërshtari. Mos mendo, shëno dhe kaq”.
    Sulmuesi polak ndjehet ende në formë: “Mund të qëndroj në nivel të lartë edhe dy ose tri vite. Jam i fortë. Testet fizike tregojnë se jam si më parë. Njerëzit gabojnë kur mendojnë se 37 vjeç do të thotë rënie. Fiziologjikisht nuk ndihem pas lojtarëve të rinj, përkundrazi”.
    Për “Topin e Artë” pranoi një “peng”: “Kam fituar gjithçka, përveç këtij trofeu. Mendoj se do ta kisha merituar, por nuk mund ta ndryshoj këtë. Nuk do të isha lojtar apo njeri tjetër po ta kisha fituar. Futbolli ka shumë gjëra përreth, ndonjëherë edhe politikë… E di si funksionon”.
     

  • Alimehmeti: Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja dhe të riorganizohet

    Alimehmeti: Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja dhe të riorganizohet

    Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja.
    Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ilir Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy sfida, e para beteja në parlament dhe e dyta beteja për të bërë PD parti fituese. Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet.
    “Ato parime me të cilat nisi rithemelimi; e para është hapja, që do të thotë të ftosh dhe të thërrasësh njerëz që mund të japin kontribut në parti, dhe e dyta meritokracia. Tani ne kemi disa procese zgjedhore që janë zhvilluar, që do të thotë njerëz që japin e performojnë duhen mbështetur të shkojnë përpara dhe disa njerëz që kanë performuar më pak se sa ishte e pranueshme, atëherë një hap më pas”, tha Alimehmeti.
    Riorganizimi sipas Ilir Alimehmetit është rruga e vetme që PD të krijojë frymë e të sjellë shpresë.
    “Pa një riformatim të vërtetë ne do e kemi të vështirë, nuk them e pamundur, por do ta kemi të vështirë t’i qasemi zgjedhjeve të 2027. Patjetër me qetësi, këto kërkojnë kohën e vet, kërkojnë procedurat e veta, ne po presim ende raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sepse është pjesë e analizës sonë dhe në bazë të analizës sonë duhet bërë diskutimi i këtij riformatimi, sa i gjerë duhet të jetë”, tha Alimehmeti.
    Alimehmeti thekson se PD duhet të shohë të gjitha mundësitë si kthehet në një forcë fituese.
    “Diçka që funksionon, funksionon. Diçka që nuk funksionon dhe tregoi që nuk funksionon, atëherë duhet ndryshuar për më mirë. Pse? Sepse e thotë Ajnshtajn shumë qartë, nëse përdorim të njëjtën metodologji dhe presim rezultate të ndryshme, nuk jemi shumë të qartë tek kjo që po bëjmë”, theksoi ai.
    Debati i brendshëm për riorganizimin e PD nuk pritet të hapet edhe për disa javë derisa të publikohet raporti përfundimtar i ODIHR për zgjedhjet parlamentare, e vetëm atëherë do të shihet nëse partia më e madhe e opozitës vendos të ndryshojë apo jo.