Tag: funeralin

  • U filmua mbi jaht atë ditë, Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jota: Do të ishte bërë “cirk” mediatik…

    U filmua mbi jaht atë ditë, Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jota: Do të ishte bërë “cirk” mediatik…

    Pas polemikave për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jota më 5 korrik 2025, CR7 ka shpjeguar 4  muaj më vonë arsyen reale. Ai thotë se nuk donte që momenti të kthehej në një “show, në një cirk”, sepse kudo ku shkon, vëmendja përqendrohet vetëm tek ai. Fotot e tij duke u relaksuar në jaht atë ditë shkaktuan indinjatë globale, por CR7 thekson se mungesa nuk lidhej me mungesë respekti.

    ‘I cried a lot… Diogo was one of us.’
    Cristiano Ronaldo opens up about hearing the “devastating” news of his Portugal teammate Diogo Jota’s death – and explains why he didn’t attend the funeral.
    Part 2 now live👇
    📺 https://t.co/1BESX9SHmt@piersmorgan | @cristiano pic.twitter.com/J2aLcV3lID
    — Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 6, 2025

    Që nga vdekja e babait të tij, kur ishte 20 vjeç, Ronaldo nuk ka shkuar më në funerale, i traumatizuar nga humbja e hershme. “Para së gjithash, dua të bëj një parantezë, – tha Ronaldo në rrëfimin para Morgan. – Nuk shqetësohem për kritikët. Nëse ke ndërgjegje të pastër, nuk duhet të merresh me çfarë thonë të tjerët. Unë e kam ndërgjegjen shumë të pastër. Me reputacionin dhe famën time, çdo vend ku shkoj kthehet në një cirk mediatik.

    Vëmendja përqendrohet tek unë dhe nuk e doja këtë për funeralin e Diogo. Nuk është lloji i vëmendjes që dëshiroja. Nëse do të isha aty, do të duhej të jepja intervista, të bëja foto dhe video në një moment kaq të vështirë. Si mund të ndihesh i qetë në një situatë të tillë? Nuk doja të përfshihesha në atë lloj gjëje. Ende sot qëndroj prapa vendimit tim, pavarësisht kritikave të forta”.

    Ylli portugez tregon si e mori lajmin e hidhur: “E kujtoj shumë mirë atë moment, isha në palestër duke u stërvitur. Nuk po e besoja kur mora mesazhet e para për aksidentin. Qava shumë…, ishte një moment shumë i vështirë për mua. E di se ishte po aq i vështirë për të gjithë, për Portugalinë, për familjet, për miqtë dhe shokët e ekipit”.

  • Veliaj ndjek live funeralin e tij politik në FB e ‘varrmihësit’

    Veliaj ndjek live funeralin e tij politik në FB e ‘varrmihësit’

    Edi Rama e burgosi, urdhëroi Këshillin Bashkiak të Tiranës pak javë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste që të nisë procedurat ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt.

    Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk e mendoi dy herë dhe nisi menjëherë “punën”. 

    Një ditë më parë, këshilltarët e bashkisë votuan propozimin për shkarkimin e Veliajt nga detyra ndërsa tashmë fati i tij është në duart e Këshillit të Ministrave që do të mblidhet nesër, përundimi i të cilit dihet.

    Edhe pse të gjithë kundër tij, Erion Veliaj duket se është prekur në burg nga sindromi i Stokholmit, dhe në vend që të flasë çfarë di për Ramën, siç thoshte kur ishte jashtë se, “do të marr me vete”, ka vendosur ta ndjekë funeralin e vet politik “live” në faqen e Ramës.

     Një foto e publikuar nga newsboom, duket profili i Veliajt teksa është futur sot në profilin e Kryeministrit Rama për ta ndjekur teksa ishte LIVE me ministrat dhe deputetët socialistë.

    Rama tha sot se gjyqi ndaj Veliajt s’dihet sa do zgjasë ndërsa theksoi se nuk duhet humbur kohë dhe qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë bashkëjetesën me një bashki kokëkëputur.

  • Nëntë Monarkë të fotografuar së bashku në Kështjellën Windsor në Angli për funeralin e Mbretit Eduard VII të Mbretërisë së Bashkuar më 20 maj 1910!

    Nëntë Monarkë të fotografuar së bashku në Kështjellën Windsor në Angli për funeralin e Mbretit Eduard VII të Mbretërisë së Bashkuar më 20 maj 1910!

    Në këmbë (nga e majta në të djathtë): Mbreti Haakon VII i Norvegjisë, Mbreti Ferdinand i Bullgarisë, Mbreti Manuel i Portugalisë, Perandori William II i Gjermanisë, Mbreti George I i helenëve, Mbreti Albert i belgëve. Ulur (nga e majta në të djathtë): Mbreti Alfonso XIII i Spanjës, Mbreti George V, Mbreti Frederick VIII i Danimarkës.

    Mbreti George V ishte i lidhur me lidhje gjaku ose martese me shumicën e sovranëve të Europës, disa prej të cilëve u mblodhën në Windsor për funeralin e babait të tij në vitin 1910. Këtu ai mund të shihet me dy xhaxhallarë (Mbretërit e Danimarkës dhe të Greqisë), një kunat i cili ishte gjithashtu një kushëri i parë (mbreti i Norvegjisë), një kushëri tjetër i parë (perandori gjerman), një kushëri i parë nga martesa (mbreti i Spanjës) dhe tre kushërinj të largët, të gjithë pasardhës, nga degët e familjes Sakse-Koburg (Mbretërit e Bullgarisë, Portugalisë dhe belgëve)!

  • CR7 mungoi në funeralin e Jota, e mbron presidenti i Federatës Portugeze: Kritika të turpshme ndaj tij…

    CR7 mungoi në funeralin e Jota, e mbron presidenti i Federatës Portugeze: Kritika të turpshme ndaj tij…

    Cristiano Ronaldo u bë objekt i shumë kritikave për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jota, i cili u mbajt më 5 korrik. Në mbrojtje të tij ka dalë Pedro Proença, presidenti i Federatës së Futbollit të Portugalisë, i cili në një intervistë për gazetën “Expresso” i ka quajtur këto polemika “padrejtësi e madhe”.
    “Cristiano ka qenë me ne që nga fillimi, – ka deklaruar Proença. – Ishte ndër njerëzit më të prekur nga kjo tragjedi, jo vetëm si kapiten, por edhe si shok dhe mik i vërtetë i Jota. Mungesa e tij fizike në ceremoninë e varrimit nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si shkëputje nga grupi. Ai ka qenë gjithmonë pjesë e familjes së kombëtares”.
    Edhe vetë Ronaldo ka shpjeguar publikisht arsyet e mungesës së tij, duke theksuar se nuk donte të tërhiqte vëmendje mediatike, çka mund t’ia prishte qetësinë atij momenti. “E di që gjithmonë do të jeni në zemrat tona. Prehuni në paqe, Diogo dhe André! Do të na mungoni të gjithëve”, – pati shkruar kapiteni luzitan në Instagram, duke iu drejtuar familjes së viktimave.
    Ndjeshmërinë e këtij vendimi e ka theksuar edhe motra e CR7, Katia Aveiro, e cila kujtoi se sa e vështirë ishte për familjen e tyre të përballonte një humbje publike nën vëmendjen e mediave: “Nuk arrinim as të dilnim nga shtëpia. Shumë njerëz, shumë presion”.
    Proença e përmbylli me tone të ashpra ndaj atyre që ngritën polemika: “Është e turpshme që flitet për mungesën e Ronaldos, në vend që të nderohet një familje e shkatërruar nga dhimbja”.

  • Historia prekëse që fshihet pas fotografisë virale të violinistit të vogël

    Historia prekëse që fshihet pas fotografisë virale të violinistit të vogël

    Në këtë fotografi shihet momenti i emocionit të lartë, pikëllimit dhe muzikës. Në këtë fotografi është 12-vjeçari Diego Fraz, nga Brazili duke luajtur me violinë në funeralin e mësuesit të tij, i cili e ndihmoi atë të dilte nga varfëria dhe dhuna përmes muzikës.

    Diego ka lindur në vitin 1997 në një lagje të varfër në Rio de Janeiro, në Brazil. Shtëpia e tij është në një lagje të varfër të quajtur Parada de Lucas. Diego ishtë përballur me sëmundje të rëndë qysh fëmijë. Ai në moshën 4-vjeçare ishte përballur me sëmundjen e leukemisë.

    Por edhe përkundër goditjeve të forta që jeta ia jepte, ai kishte një ëndërr. Në jetën e tij u shfaq Evadro Joao Silva, një oficer i shërbimit social, i cili ishte një muzikant i shkëlqyer dhe po ashtu punonte si punonjës i shërbimit social të fëmijëve në fshatin e varfër të Paradada Lucas.

    Pikërisht ishte ai që Diegos ia mësoi violinën.Por në vitin 2009, Evandro Silva u qëllua për vdekje në mes të një grabitje mafioze në Rio, ku edhe mbeti i vdekur.Në funeralin e Silvas ishte edhe Diego, njëri nga më të vegjëlit që luante me violinë në funeralin e mësuesit.Lotët rridhnin në sytë e këtij të voglit teksa luan muzikën e preferuar të mësuesit të tij. Kjo skenë është kapur nga një fotograf profesionist në qytet dhe është publikuar në një gazetë të njohur të përditshme në Brazil me titullin “Foto e ndjeshme e historisë së fundit”.Në shkurt 2010, Diego u shtrua në spital. Gjatë ditëve të tij të para në spital, Diego herë pas here luante violinë dhe përpiqej të kënaqte pacientët e tjerë në repart. Por nuk shkoi shumë dhe më 1 prill të vitit 2010, Diego u largua nga bota.Edhe pse ai kishte ikur nga kjo botë, fotografia e tij është ende e ‘gjallë’. Edhe tani kur e shikojmë secili preket nga historia e tij. Bëhet fjalë për dashurinë dhe mirënjohjen e tij për mësuesin, shpëtimtarin e tij, i cili i solli shpresë në ditët më të errëta të jetës dhe ai ndoqi hapat e mësuesit të tij, duke luajtur muzikë dhe duke ngushëlluar njerëzit e tjerë./ Family_viralvid

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DËGJOJENI KËNGËN “MARS” TË ELSA LILËS, FAVORITE PËR TA FITUAR FEST 62 TË KËNGËS (TEKSTI/VIDEO)

    Elsa Lila u rikthye vitin e kaluar pas 25 vitesh, në “Festivalin e 61 të Këngës” dhe u vlerësua nga juria me pikët maksimale. Edhe këtë vit kantautorja e njohur synon sërish për vendin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

    Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN. Duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë.

    Janë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”. Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…

    Poezi nga Herman Çuka

    “përballë dritares time,është një bar,ku mbrëmjeve këndohete kërcehetherë xhaz e herë bluesdhe herë rocknjë barme emrin Cassiopea”netëve mbyll sytë, ndjejtingujt,vij tek ti ëndërrimtariim i bukur si zjarri,në atë vjeshtë të purpurtkur numëronim yjet,dhe ti më tregoje legjendat e tyre

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Problemi janë kamerat! Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij

    Problemi janë kamerat! Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij

    6 Korrik 2025

    14:03

    Telesport

    Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali.
    Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, gjë që për mediat portugeze është e papranueshme.
    Thuhet se Cristiano ka komunikuar me bashkëshorten e ish-lojtarit të Liverpool, Rute Cardozo, ashtu si edhe me prindërit e ish-shokut të tij të skuadrës, uke u dhënë fjalën se do të jetë gjithmonë pranë tyre.
    Vendimi për të mos u paraqitur në funeral ishte shokues, por 40-vjeçari e ka një shpjegim. Sipas tij, ai nuk ka dashur ta kthejë ceremoninë në show personal, sepse kamerat do të fokusoheshin vetëm tek ai.

  • Ronaldo zhgënjen fansat, zbulohet pse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

    Ronaldo zhgënjen fansat, zbulohet pse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

    Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më tepër në sy ishte e Ronaldos. Kapiteni i Portugalisë po vazhdon pushimet luksoze me familjen, të cilat nuk i ka ndërprerë as sot. Ky fakt solli edhe revoltën e shumë tifozëve në rrjetet sociale. Bernardo Silva dhe Diogo Dalot, që po ashtu luajnë në Premier Ligë dhe përfaqësuesen portugeze, ishin të pranishëm në funeral. Shumë lojtarë të tjerë po ashtu, që edhe u panë në lot.
    FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon

  • Vatikani nxjerr shifrat: 200 mijë njerëz të mbledhur për funeralin e Papa Françeskut

    Vatikani nxjerr shifrat: 200 mijë njerëz të mbledhur për funeralin e Papa Françeskut

    Vatikani ka publikuar shifrat e pjesëmarrësve në funeralin e Papa Françeskut.
    Sipas autoriteteve rreth 200 mijë njerëz po marrin pjesë në këtë ceremoni mortore. Ata janë vendosur në sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët përreth.
    Ndërkohë policia italiane ka përditësuar shifrat që nxorri më parë duke thënë se numri përllogaritet te 150 mijë, ndërsa 50 mijë prej tyre janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
    Kujtojmë se rreth 50,000 njerëz erdhën në funeralin e Papa Benediktit XVI në vitin 2023, ndërsa rreth 300,000 morën pjesë në atë të Papa Gjon Palit II në 2005.

  • Nga Trump, tek Zelensky dhe Guterres/ Udhëheqësit botërorë bëhen bashkë për funeralin e Papa Françeskut

    Nga Trump, tek Zelensky dhe Guterres/ Udhëheqësit botërorë bëhen bashkë për funeralin e Papa Françeskut

    Udhëheqësit botërorë janë bërë bashkë sot për funeralin e Papa Françeskut.

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania sapo kanë mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.
    Ata mbërritën një natë më parë në aeroportin Fiumicino në Romë.
    Shumë krerë shtetesh dhe mbretërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në funeralin e sotëm, duke përfshirë Princin Ëilliam , Presidentin Francez Emmanuel Macron , Mbretin e Spanjës Felipe VI dhe
    Mbretëreshën Letizia dhe Presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva .
    Ka edhe shumë figura politike që pritet të jenë sot në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përfshirë:
    Ish-presidenti i SHBA Joe Biden dhe ish-Zonja e Parë Jill Biden
    Kryeministri britanik, Keir StarmerPresidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
    Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr
    Presidenti i Argjentinës Javier Milei
    Princi i kurorës së Norvegjisë Haakon dhe princesha e kurorës Mette-Marit
    Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf dhe Mbretëresha Silvia, po ashtu po zënë vendet e tyre
    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres.
    Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Zonja e Parë Olena Zelenska.

    Top Channel

  • 130 delegacione nga bota dhe mbi 200 mijë besimtarë në Funeralin e Papa Françeskut

    130 delegacione nga bota dhe mbi 200 mijë besimtarë në Funeralin e Papa Françeskut

    Mbi 130 delegacione do të marrin pjesë ditën e sotme në funeralin e Papa Françeskut. Mes tyre janë 50 krerë shtetesh dhe 10 sovranë mbretërorë.
    Ndër të pranishmit janë personalitete të larta shtetërore dhe fetare nga mbarë bota. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Romë të shtunën në mëngjes, konfirmon zëdhënësi i tij, duke hedhur poshtë spekulimet se ai mund të mos merrte pjesë në ceremoni.
    Po ashtu, në Vatikan ndodhet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,  ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që prej nisjes së mandatit të tij të dytë si president.
    Sipas të dhënave të Vatikanit, më shumë se 250,000 njerëz kanë ardhur për të bërë nderimet e tyre ndaj Papës së ndjerë gjatë tre ditëve të qëndrimit të trupit të tij në gjendje publike.
    Ceremonia do të jetë më e thjeshtë se ajo e papëve të mëparshëm, në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga vetë Papa Françesku. Gjithashtu, operacioni i rreptë i sigurisë është në lëvizje të plotë, teksa njerëzit mblidhen në sheshin e Shën Pjetrit.