“Një martesë, një divorc, një funeral” këtë mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit. Komedia me regji nga Rovena Lule vjen në skenën teatrore për publikun me pjesëmarrjen e aktoreve të njohura të teatrit si Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra. Në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit komedia do të vijojë edhe mbrëmjen e datës 6 nëntor. Skenografia realizuar nga Beqo Nanaj dhe kostumografia nga Desantila Lika. Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” është vënë më parë në skenë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës nga regjisorja Rovena Lule.
Shfaqja më parë është pritur shumë ngrohtë nga artdashësit korçarë, të cilët kishin mbushur sallën e teatrit, ndërkohë që kjo komedi po vijon të shfaqet në skenat tona. Institucionet teatrore në vend këtë sezon artistik po sjellin në skena shfaqje të ndryshme me regji nga regjisorë shqiptarë dhe të huaj, ku edhe teatri “Bylis” solli më parë në skenë shfaqjen e parë këtë sezon komedinë “Pleqëri me kusure”, që ishte produksion i këtij teatri. Në sezonin e ri teatror shtator-dhjetor 2025 në këtë teatër të qytetit të Fierit në program janë parashikuar dhe tre premiera, ndërsa shfaqje teatrore rivënie në skenë këtë sezon do të jenë komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” regjia Rovena Lule që shfaqet këtë mbrëmje dhe nesër; “Amour” dramë, regjia Besmir Bitraku dhe “Kurrë një herë tjetër” komedi regjisor Astjano Shehaj.
Tag: funeral
-

Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” në skenën e teatrit “Bylis”
-

U gjet i pajetë në banesë nga nëna në Ksamil, Prokuroria nuk lejon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi niset drejt Tiranës për ekspertizën ligjore
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.
Sipas burimeve mësohet se 40-vjeçari, Gerti Kallojeri kishte rreth katër ditë që kishte ardhur nga Greqia ku punon prej vitesh. Ka qenë nëna e tij ajo që e ka gjetur mesditën e kësaj të shtune të birin të pajetë në shtëpi. Për këtë familjarë të 40-vjeçarit nuk njoftuan as spitalin dhe as policinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por kishin njoftuar shërbimin funeral.
Shërbimi funeral kishte bërë gjithçka gati për varrimin e tij pa kërkuar asnjë raport mjekësor që të lejonte varrimin e 40-vjeçarit. Në këto kushte Prokuroria e Sarandës dhe policia, e cila shkoi në banesë për të ndjekur nga afër rastin, pas hetimeve të kryera pengoi varrimin e 40-vjeçarit dhe pas urdhrit të lëshuar prej tyre u krye edhe transportimi i trupit të 40-vjeçarit me ambulancë drejt mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.
Të pyetur nga specialistë të hetimit ata të shërbimit funeral mësohet që ata të jenë shprehur: |Më njoftuan familjarët që i kemi bërë veprimet ligjore. Ndërsa nuk kanë parë asnjë raport ku të lejohej varrimi i tij. Gjithashtu mësohet se edhe nga ana e familjarëve nuk pati asnjë pretendim|. -

U gjet i pajetë në banesë nga nëna, Prokuroria e Sarandës nuk lejon varrosjen e 40-vjeçarit, trupi niset drejt Tiranës për ekspertizën ligjore
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.
Sipas burimeve mësohet se 40 vjeçari, Gerti Kallojeri kishte rreth katër ditë që kishte ardhur nga Greqia ku punon prej vitesh. Ka qenë nëna e tij ajo që e ka gjetur mesditën e kësaj të shtune të birin të pajetë në shtëpi. Për këtë familjarë të 40-vjeçarit nuk njoftuan as spitalin dhe as policinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por kishin njoftuar shërbimin funeral.
Shërbimi funeral kishte bërë gjithçka gati për varrimin e tij pa kërkuar asnjë raport mjekësor që të lejonte varrimin e 40-vjeçarit. Në këto kushte Prokuroria e Sarandës dhe policia, e cila shkoi në banesë për të ndjekur nga afër rastin, pas hetimeve të kryera pengoi varrimin e 40-vjeçarit dhe pas urdhrit të lëshuar prej tyre u krye edhe transportimi i trupit të 40-vjeçarit me ambulancë drejt mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë.
Të pyetur nga specialistë të hetimit ata të shërbimit funeral mësohet që ata të jenë shprehur: |Më njoftuan familjarët që i kemi bërë veprimet ligjore. Ndërsa nuk kanë parë asnjë raport ku të lejohej varrimi i tij. Gjithashtu mësohet se edhe nga ana e familjarëve nuk pati asnjë pretendim|.Top Channel
-

Takimi i ftohtë në funeral: Princ William shmang kontaktin me princin Andrew
Në një funeral familjar të mbajtur pak kohë më parë për Dukeshën e Kentit, është vërejtur një shkëmbim i ftohtë mes princit William dhe xhaxhait të tij, princit Andrew. Video e ngjarjes, e publikuar nga raportuesi mbretëror Chris Ship, tregon momentin kur princ Andrew përpiqet të flasë me William, por ky i fundit ruan një shprehje serioze dhe përgjigjet vetëm me një tundje të lehtë kokë, pa asnjë fjalë.
Princi Andrew, 65 vjeç, kishte njoftuar më 17 tetor se do të heqë dorë nga përdorimi i titujve dhe nderimeve mbretërore, një vendim ku ishte konsultuar edhe me princin William, 43 vjeç. Pavarësisht kësaj, raportime nga “The Sunday Times” sugjerojnë se William nuk është plotësisht i kënaqur me këtë vendim dhe planifikon që, kur të bëhet mbret, t’i ndalojë Andrew-t dhe ish-gruas së tij, Sarah Ferguson (e njohur si Fergie), të marrin pjesë në ngjarjet zyrtare mbretërore, përfshirë edhe kurorëzimin e tij.
Princi Andrew kishte dalë nga jeta publike në vitin 2019, pas skandalit lidhur me lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, por megjithatë ka marrë pjesë në evente familjare dhe dasma mbretërore. Në funeral ishin të pranishëm edhe mbreti Charles, Kate Middleton dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
Burime nga Pallati Buckingham dhe Pallati Kensington nuk kanë dhënë koment për këto zhvillime. Në këtë kontekst, marrëdhënia mes William dhe Andrew duket e tensionuar dhe e largët, duke reflektuar ndarjet e brendshme në familjen mbretërore. -

Agata Çetta: Antikiteti dardan
Agata Çetta
ANTIKITETI DARDAN
Relief i skalitur apo stelë e shfaqjes së një procesioni mortor që pasqyron kortezhin funeral të një burri, arkivoli i të cilit përcillet nga ajo që duket të jetë e shoqja e të ndjerit në krye të saj, ishte gjetur rastësisht në arealin e kalasë së Kamenicës (Dardanës) gjegjësisht rrëzë saj në jugperëndim te këmbët e kalasë. Është krijimtari e kohës së fundit të periudhës klasike (V-IV p.e.s), por mund të jetë edhe nga fillimi i periudhës helenistike (IV-I p.e.s.). Kjo skenë i përngjan gjamës apo vajtimit masiv që është një rit i organizuar, këndim vajtues në grupe, që praktikohet ende në Malësinë e Gjakovës, dhe si e tillë mbase mund të trajtohet si trashëgimi shpirtërore mijëravjeçare.
DARDANIAN ANTIQUITY
A carved relief showing a funeral procession scene, that reflects a funeral of a man, whose coffin is followed by what appears to be his wife in front of the procession, was accidentally discovered at the Kamenica fort area, respectively at the southern part at the bottom of the fort’s hill. Most probably, the engraved funerary scene is a creation modeled during the Classical Period (5th-4th century BC), however, it might be also a late work carried during the Hellenistic Period (4th-1st century BC). Nevertheless, the carved procession scene resembles to a mourning organized rite of mass mourning, practiced in organized group manner following the cortege with grief and sorrow, a ritual still practiced in the mountainous region of Malësia e Gjakovës, which on the other hand, can be treated as the spiritual heritage existing still nowadays.
Të dhënat janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës
Designed by: A. Çetta