Tag: fundo

  • Korça përkujton Llazar Zai Fundon, përjetësohet pas 81 vitesh me një bust intelektuali që pagoi me jetë mendimin e lirë

    Korça përkujton Llazar Zai Fundon, përjetësohet pas 81 vitesh me një bust intelektuali që pagoi me jetë mendimin e lirë

    Llazar Zai Fundo një nga figurat më të spikatura të historisë politike shqiptare, njeriu që synoi një Shqipëri më të hapur, demokratike dhe që vizioni i tij europian e zëri kritik i kushtuan jetën, pas dekadash heshtjeje, po merr vendin që i takon mes figurave të historisë sonë.

    Në qytetin e Korçës, sheshi përpara bashkisë mban emrin e tij ndërsa kujtimi i Zai Fundos është përjetësuar me një bust. Studiuesi dhe profesori Aurel Plasari e cilësoi monumentin që Korça ka ngritur për të si “një borxh historik, pasi Fundo nuk ishte vetëm viktimë e diktaturës, por viktimë personale e Enver Hoxhës, dhe se ekzekutimi i tij mbetet dëshmi e xhelozisë së pushtetit ndaj intelektualëve dhe mendimit të lirë.
    Në nder të tij, në Katedralen e Korçës u zhvillua më herët një ceremoni përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të vdekjes së Zai Fundos, ku të afërmit e përshkruan si një mendimtar të lirë, të vërtetat e të cilit edhe vetë ata po i njohin më shumë dhe duke lënë pas paragjykimet e trashëguara nga sistemi komunist.
    Sot, kujtimi i Llazar Zai Fundos nuk qëndron më në hije dhe rivlerësimi i figurës së tij nuk është thjesht një përkujtim historik, por një rikthim dinjiteti ndaj një intelektuali mendimtar që i parapriu kohës, me bindje të forta dhe ideale që sistemi i ndëshkoi.
     

    Top Channel

  • ZBULIMI/ Elvi Fundo është pronari i vilës 2 milionë euro, i fëmijës 12-vjeçar që do “shiste” limonada

    ZBULIMI/ Elvi Fundo është pronari i vilës 2 milionë euro, i fëmijës 12-vjeçar që do “shiste” limonada

    Vila

    PALASË- Historia e 12-vjeçarit që do shiste limonada, të cilin e reklamoi me dashamirësi Fevziu, në fakt, rezulton të banojë në një vilë që kushton më së paku 2 milionë euro në Green Coast. 
    Banorët e Green Coast dëshmojnë se prindërit e tij janë Nereida Petriti dhe Elvi Fundo. Gazeta disponon dhe chat-in e banoreve te Green Coast ku ata janë të perfshirë, por nuk po e bëjmë publik për të ruajtur privatësine e të tjerëve, si dhe pagesat e administrimit.
    Po ashtu makina ne foto rezulton te jete makinë me pronarë CNA Media, pra Elvi Fundo
    Ky i fundit është akuzuar nga media si një nga gjobaxhinjtë me pagesë në shtypin shqiptar, që sulmon kundrejt pagesave nën dorë dhe mbrohet në emër të SPAK, duke përdorur emrin e Altin Dumanit dhe Olsi Dados.
    Ky biznes, me sa duket, i ecën shumë mirë, por nuk kuptohet pse i është dashur të reklamojë djalin 12-vjeçar si hallexhi për të justifikuar milionat e vilës. 
    Se ky e ka mirë dhe me SPAK-un, nuk ka pse të justifikojë të ardhurat me fitimet nga banaku ku do shiste djali 12-vjeçar./TEMA

  • Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

    Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

    Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master.

    Rektori i Universitetit Politeknik, Akli Fundo, në një intervistë për RTSH sqaron se këto programe synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

    Do të hapim dy programe të reja: një program Bachelor – Data Science, Inxhinieri Matematike, që është trendi i kohës; programi i dytë, një Master Shkencor në Aktualistikë për të plotësuar nevojat e tregut shumë të rëndësishëm të sigurimeve,” thotë Prof. Fundo.

    Fundo sqaron se programet e Politeknikut janë të gjitha të kërkuara, por një vit më parë kërkesë më të madhe kanë pasur ato të Teknologjisë së Informacionit.

    Këtu nuk mund të ndaj programet e studimit në Arkitekturë dhe Urbanistikë, Inxhinierinë Elektrike… Studentët që vijnë në Universitetin Politeknik janë studentë të dedikuar që para se të futen në gjimnaz, e kanë ndarë mendjen,” tregon rektori.

    Ndërsa të gjithë ata kandidatë për studentë që synojnë Arkitekturën dhe Urbanistikën do të mund t’i zhvillojnë konkurset e pranimit më 20 gusht.

    60 për qind e kësaj është formula që del nga mesatarja dhe 40 për qind i ka testi,” sqaron Prof. Fundo.

    Universiteti Politeknik ofron këtë vit 3.800 kuota për programet Bachelor dhe Master, pothuajse e njëjta shifër si një vit më parë.

  • Lufta e ftohtë Veliaj-Rama, gazetari: Prapaskenat që po ndryshojnë politikën

    Lufta e ftohtë Veliaj-Rama, gazetari: Prapaskenat që po ndryshojnë politikën

    Gazetari Elvi Fundo, nga studioja e një emisioni televiziv, analizoi zhvillimet e fundit politike, duke vënë theksin te situata e brendshme në Partinë Socialiste, që sipas tij po bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe e ndërlikuar.
    Fundo ndaloi veçanërisht te ngjarjet në Bashkinë e Tiranës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e marrjes së vendimeve, përfaqësimin real të disa figurave politike dhe prapaskenat që, sipas tij, po ndikojnë drejtpërdrejt në kursin e partisë.
    Ai foli edhe për përplasjet e brendshme për ruajtjen e pushtetit dhe lëvizjet që mund të çojnë drejt një tranzicioni pas zgjedhjeve të ardhshme.
    “Gjithçka e kuptuam nga skema kur u shkarkua Alban Dokushi bashkë me Sara Goxhaj dhe u vendos Anduela Ristani, pra vetë kryetari i bashkisë sipas ligjit i takonte të emëronte pasardhësin e tij në detyrë, pas 24 orësh Rama e ndryshoi.
    Unë personalisht nuk e kam parë kurrë Veliajn si pjesë të PS-së, fatkeqësisht më të njëjtin sy kam parë edhe Bashën kur ishte tek PD.
    Këta individë kur i merr dhe i poston, koha, historia, politika shqiptare na ka mësuar se nuk lidhen dot me thelbin poshtë, pra nuk lidhen me origjinën politike të tyre.
    Veliaj nuk ka ç’i bën partisë socialiste, ai do të luajë intrigat, që të dëmtojë Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën, të ketë një kompetencë tek ata që dikush të flasë në parlament.
    E mbani mend se kur fliste Xhafaj vinte e thoshte në parlament se këta drejtorë kanë bërë punë të mira, se ne kështu e ashtu, të njëjtën gjë po bën sot Veliaj i cili edhe pse është në burg nxjerr punët e mira që ka bërë në bashki, fundja atë detyrë ka pasur ai të bëjë punë të mira, jo të vjedhë para që t’i marrë Eriona e t’i kthejë në brekë.
    Ky është ndryshimi i madh që kemi të bëjmë ne sot dhe lufta brenda partisë socialiste është shumë e ashpër.
    Unë mendoj se është e ashpër sepse pas zgjedhjeve do kemi një qeveri të re në rast se socialistët do të fitojnë, po luajnë që të kenë sa më shumë intriga brenda grupit parlamentar apo kandidatëve mes njëri-tjetrit duke e sulmuar nëpër portale përmes një gjuhe mjaft vulgare”, tha gazetari Elvi Fundo.

  • ‘Thuaj Ramës se për kokën e Veliajt duan 2 mln euro ose ikën për …’/ Fundo nxjerr përgjimet: Dokumentet rrodhën ditën e gjyqit, i përfshirë dhe Xhafaj

    ‘Thuaj Ramës se për kokën e Veliajt duan 2 mln euro ose ikën për …’/ Fundo nxjerr përgjimet: Dokumentet rrodhën ditën e gjyqit, i përfshirë dhe Xhafaj

    Gazetari Elvi Fundo ka publikuar të tjera detaje dhe përgjime të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia në Durrës, në komunikimet që ka pasur me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

    Përmes një lidhje me skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv nën moderimin e Flavio Qarri, gazetari Fundi ka hedhur më shumë dritë rreth ‘dëshmitarëve’ të sajuar nga Veliaj nga burgu, që kanë përhapur informacione se për kokën e tij kërkohej dy milionë euro.

    ‘Shkruaji Edi Ramës, që për kokën e Erionit kanë kërkuar 2 milionë euro ose koka e tij do ikë për l…’, lexoi ndër të tjera gazetari Fundo nga përgjimet e bëra publike në media të Veliajt me bashkëshorten e tij.

    ‘Dje kanë dalë me një version të ri, se këto përgjime s’janë asgjë, janë normale. Tani do dalin me versionin se përgjimet i nxori Saliu… Ja ku i kemi, urdhëro…origjinale. Më 7 mars, Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron…të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. E shpik, për të krijuar skenare që dikush të japë para për kokën e tij. Alban Dokushi, Isuf Berberi dhe Myslym Murrizi, dhe ky ka deklaruar se s’di asgjë. Alban Dokushi e ka thirrur SPAK e thotë s’jam në dijeni të asgjëje. Këta janë të frikshme, e kupton se cfarë sajojnë këto në burg. I thotë Ajolës, flit me Edi Ramën se për kokën e Erionit janë kërkuar 2 mln euro, o i paguaj ose të marrë pagesën që e ka bërë dikush tjetër. I thotë t’i shkruajë Edit dhe për këtë gjë t’i shkruajë arbrit të vogël. Shkruaji Edi Ramës, që për kokën e Erionit kanë kërkuar 2 mln euro ose koka e tij do ikë për lesh’, u shpreh Fundo.

    Ndër të tjera, gazetari Fundo ka bërë publike se si Karlo Bollino dhe Mero Baze kanë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në media, të cilët kanë shpërndarë me qëllim lajme dhe informacione përmes rrjedhjes së dokumenteve të dosjes hetimore të Veliajt, me qëllim që të tërhiqej vëmendja nga gjyqi dhe vendimi që do të merrej ndaj kryebashkiakut të Tiranës në Apelin e GJKKO.

    ‘Këta janë këllira mediatike, janë pjesë e një grupi strukturuar kriminal në media. Këto rrjedhje informacioni kanë ardhur në tel tim, ditën e gjyqit të Veliajt. S’kanë ardhur këto dokumente as në dt 2 prill, por kur në gjykatën e apelit zhvillohet gjyqi i Veliajt dhe paraqiteshin këto prova. Më kanë nisur materiale në telefonin tim. I pashë dhe thashë janë në ‘spin’. Më dërgoheshin dokumente që të tërhiqej vëmendja nga çështja dhe vendimi i Erion Veliajt. Kur prokurorët i kanë dhënë përgjimet në tavolinë Veliajt dhe i është përmendur emri i Bollinos dhe Mero Bazes, Veliaj ka reaguar, e ka thënë që i ka miq. Më mirë ata se sa t’i shes përgjimet te Elvi Fundo. Në atë kohë unë kisha nxjerrë dosjen e gjykatësit të Erjon Banit. Duan në çdo moment, në çdo shkrim që bëjnë të më atashojnë mua në SPAK, kur të gjitha dokumentet janë me vulë gjykate. Janë vendime. Dhe këta kanë dalë më 7 versione, që të gjejnë kush i ka nxjerrë dokumentet. Merren me intriga, që për mua kanë qenë shumë e rrezikshme, çështje mafioze, grup i strukturuar kriminal që ka nxjerrë disa dokumente për të pasur qasje në to, për t’i publikuar që pastaj SPAK të na vinte nën akuzë për rrjedhjen e tyre. Të peshkoheshim, fatmirësisht e pashë me qetësi. Zoti na ruajti që s’i publikova për shkak të ngarkesës’, theksoi gazetari.

    Ndër të tjera, Fundo shprehet se pas këtyre përgjimeve, qëndron një person i 3, që sipas tij ka pasur dosjet, dhe ky person thekson gazetari ka lidhje të ngushta me socialistin Fatmir Xhafaj.

    ‘Personi i 3 që ka pasur dosjet Dritan Palnikaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë. Nipi i Agim Ismalit, krahut të djathtë të Famtir Xhafajt. Kishin hapur një studio investigimi private. Kanë vjedhur akte, që s’janë dosje hetimore. Kanë mbledhur dokumente për t’i përdorur për gjoba e shantazh. Skema është e zbuluar, intriga e tyre ka rënë bosh. Truri i këtyre është Fatmir Xhafajt. Te rrjedhja e informacioneve dhe përpunimi i informacionit për mua kemi të bëjmë jo vetëm me një grup të strukturuar kriminal, një lëvizje mafioze, që përfshin politikanë, zyrtarë të lartë të shtetit, dosje hetimore për të goditur SPAK. Sjellja e dokumenteve te mua, apo Basir Çollaku dhe njerëzve të lidhur me opozitën ka pasur një qëllim, se si ka mundësi që i kanë marrë gazetarët që përfaqësojnë opozitën. Jam i gatshëm ta çoj tel në SPAK, por ftoj Bollinon e Mero Bazen të çojmë tel në SPAK dhe të shikojmë kush janë këta burrat. Që këta që sulmojnë  e reagojmë, Bollino është bërë miliarder, me tendera e para publike. Mero Baze nga një njeri me këmishë të grisur është kthyer në pronar hotelesh e sulltan të jugut, shpërndan tendera në jug. Të zezat e mia i mbulojnë dot të zezat që i kanë bërë këta Shqipërisë?’, u shpreh gazetari Elvi Fundo.

  • Vidhen dosjet e SPAK? Fundo zbulon kush u arrestua: Morën dokumentet për ish-ministrin dhe…

    Vidhen dosjet e SPAK? Fundo zbulon kush u arrestua: Morën dokumentet për ish-ministrin dhe…

    Elvi Fundo publikoi në median e tij online lajmin se disa persona, dy më konkretisht, janë arrestuar nga SPAK sepse kanë marrë materiale shumë sensitive brenda dosjeve të SPAK. Aty përfshihen njerëz të rëndësishëm të politikës, kryesisht ish-anëtarë të qeverisë, por edhe emra të biznesit. Vetë Fundo ishte i ftuar në një lidhje live me emisionin “Opinion” për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
    Ai tregoi se më 12 Mars mori tre materiale shumë sensitive, të cilat i janë shpërndarë disa gazetarëve. Materialet ishin pjesë e dosjeve hetimore që as personat vetë që janë nën hetim nuk janë në dijeni. Mes dosjeve që Fundo thotë se i erdhën në mesazh ishte një për një politikan, aktualisht deputet i parlamentit dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme si dhe ish-ministër, një tjetër për këqyrjen e një gruaje pranë një biznesmeni dhe vetë biznesmeni.
    Fundo tha se i ka lexuar materialet dhe bëhet fjalë për dosje hetimore. “Hetim të kryer nga prokurorët e SPAK, materiale hetimore. Jo pjesë e dosjeve”, tha Fundo.
    Gazetari tregoi se më pas ka komunikuar me numrin e panjohur. Por ndërkohë sipas Fundos, SPAK ka qenë në vëzhgim dhe pas disa orësh, po në datën 12 Mars është arrestuar personi që i ka dërguar materialet. Në të njëjtën kohë, atij i ka ardhur një urdhër nga prokurori Bledar Maksuti për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimeve të akteve. Në “Opinion” ai tregoi kush janë arrestuar.
    “Thotë që është ndaluar nga ana e Policisë Gjyqësore shtetasi Zambak Gjoni, i cili rezulton pronari i numrit të telefonit që më ka çuar mua mesazhin. Por rezulton të mos i ketë çuar vetëm në emrin tim. I ka çuar edhe në gazetarë të tjerë. I ka shpërndarë dy persona të tjerë të identifikuar, unë dhe një gazetar tjetër i opozitës. Ky person rezulton sipas kërkimeve që bëra më pas të ketë qenë ish-zyrtar së Drejtorisë së Burgjeve, ish-drejtori i Burgut të Vlorës. Ka rezultuar që është arrestuar edhe shtetasi Arnold Rrokaj që është arrestuar po në datën 13 Mars, të cilët kanë pasur dijeni apo kanë disponuar dokumente apo akte, sekrete hetimore, identitete, aktivitete etj., dhe thotë më pas prokurori urdhërohet ruajtja e sekretit hetimor, aktet”, tregoi Fundo.
    Gazetari tregoi se dy të arrestuarit, njëri punonjës i “Burgjeve” dhe tjetri i IMT-së, kanë lidhje me një ish-zyrtar të lartë të burgjeve.
    “Në bashkëpunim me të dyshohen dhe persona të tjerë të përfshirë. Ka pasur një grup që mblidhnin informacione dhe i përdornin informacionet, sekrete hetimore, dokumente prokurorie, i kanë marrë dhe mbledhur dhe ndoshta do të donin t’i përdornin për qëllime të caktuara kriminale. Ato sipas prokurorit Bledar Maksuti janë akt kriminal veprimet që kanë kryer. Se ti nuk mund të nxjerrësh dokumente nga SPAK dhe t’ia japësh gazetarëve”, tha ai.
    Sipas gazetarit flitet që ka edhe dokumente dhe dosje të tjera që ky grup i caktuar i kryente për investigime private. Më pas ato mund të përdoreshin për shantazh, korrupsion apo për të tërhequr vëmendjen mediatike.
    “Dy persona kanë pasur dokumente dhe flitet që ka dhe dosje e dokumente të tjera. Flitet se dyshohet se është një grup i caktuar i cili kryente investigime private dhe mblidhte dosje. Këto dosje i nderuar përdoren për shantazh, për korrupsion, për “spin”, për të tërhequr vëmendjen mediatike. Ne jemi mësuar me këto që një zhurmë e madhe heq një zhurmë më të madhe. Nëse do të dilte ai deputeti dhe ai hetimi atje dhe binte në duar të gabuara, do hiqej vëmendja nga shumë gjëra. Nëse do dilte ky biznesmeni atij biznesmeni mund t’i vinin gjobë, t’i merrnin dhe para. Nëse do dilte ajo zonja atje kushedi çfarë pasoja kishte se janë shumë dokumenta, kanë lidhje, me to mund të abuzosh sa të duash”, tha Fundo.
    Sipas Fundos këto dokumente mund të kenë dalë si pasojë e ndonjë hakimi të brendshëm.
    “Do të thotë që një person që punon brenda institucionit ka marrë dokumente. Nuk mendoj që është kaq i kollajtë. Mendoj që është atje brenda”, tha ai.