Tag: fundjavë

  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 8 Nëntor 2025

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 8 Nëntor 2025

    Nga Paolo Fox
    DASHI
    Fundjava do të fillojë me shumë entuziazëm. Yjet favorizojnë iniciativat personale dhe dëshirën për t’u përfshirë. Lidhur me punën, disa çështje mund të gjejnë më në fund zgjidhje. Në dashuri, ata që janë në një lidhje do të përjetojnë momente pasioni dhe lidhjeje.
    DEMI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 8 nëntor 2025), ju pret një fundjavë e qetë, por produktive. Yjet do t’ju ndihmojnë të menaxhoni marrëdhëniet me qetësi dhe diplomaci. Sa i përket punës, është koha për të planifikuar dhe ndjekur projekte me këmbëngulje.
    BINJAKËT
    Ju pret një fundjavë e gjallë dhe dinamike. Energjia gjatë kësaj kohe favorizon takimet dhe momentet e ndarjes. Lidhur me punën, idetë ose bashkëpunimet e reja mund të jenë të rëndësishme.
    GAFORRJA
    Ju presin ditë reflektimi dhe vetëanalize. Yjet sugjerojnë të komunikoni qartë me ata përreth jush dhe të sqaroni çdo dyshim. Lidhur me punën, këmbëngulja dhe vëmendja ndaj detajeve do të shpërblehen.
    LUANI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 8 nëntor 2025), duhet ta përballoni fundjavën me shumë energji dhe vitalitet. Për sa i përket punës, projektet e rëndësishme mund të ecin përpara, ndërsa në dashuri, çiftet do të përjetojnë momente pasioni dhe lidhjeje.
    VIRGJËRESHA
    Fundjava sjell fokus dhe produktivitet. Për sa i përket punës, iniciativat e synuara dhe saktësia do të shpërblehen. Në dashuri, ata që kanë përjetuar tension më në fund do të jenë në gjendje të sqarohen dhe të rifitojnë ekuilibrin.
    PESHORJA
    Kjo fundjavë është e favorshme për marrëdhënie dhe mundësi të reja. Në dashuri, dialogu do të jetë vendimtar: çiftet do të rizbulojnë harmoninë. Për sa i përket punës, idetë dhe bashkëpunimi do të sjellin përfitime. E diela ju fton të shoqëroheni dhe të kënaqeni me kënaqësitë e jetës.
    AKREPI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 8 nëntor 2025), ju pret një fundjavë e ngjeshur, plot pasion dhe vendosmëri. Lidhur me punën, iniciativat personale mund të japin rezultate konkrete.
    SHIGJETAR
    Kjo fundjavë e fillimit të nëntorit është plot emocione dhe mundësi të reja. Për sa i përket punës, yjet mbështesin projekte krijuese dhe iniciativa origjinale. Në dashuri, beqarët mund të përjetojnë takime interesante.
    BRICJAPI
    Kjo fundjavë në fillim të muajit kërkon përqendrim dhe organizim. Në punë, iniciativat do të përparojnë mirë falë këmbënguljes dhe vendosmërisë. Në dashuri, sinqeriteti forcon lidhjet.
    UJORI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 8 nëntor 2025), kjo është një kohë veçanërisht krijuese dhe stimuluese për shumë prej jush. Për sa i përket punës, idetë e reja do të gjejnë hapësirë ​​dhe njohje. Në dashuri, ndershmëria do të shpërblehet.
    PESHQIT
    Kjo fundjavë në fillim të nëntorit 2025 do të jetë një fundjavë emocionalisht intensive. Dëgjimi i zemrës suaj do të jetë thelbësor për menaxhimin e marrëdhënieve. Lidhur me punën, intuita juaj do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje efektive për çdo problem.

  • Norris: I vështirë rikthimi në krye, tani synon ta ruaj vendin e parë deri në fund

    Norris: I vështirë rikthimi në krye, tani synon ta ruaj vendin e parë deri në fund

    3 Nëntor 2025

    12:00

    Telesport

    Pas një jave pushim, botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Brazil. Një fundjavë e ngjeshur, pasi të shtunën dolt ë zhvillohet gara sprint. Situata ka ndryshuar disi në garën për titullin kampion, pasi në krye të renditjes është Lando Norris.
    Britaniku ka 1 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri, ndërsa i treti klasifikohet holandezi Max Verstappen. Piloti i Red Bull, javët e fundit ka qenë shumë kërcënues, duke e ngushtuar diferencën në 36 pikë me dy pilotët e McLaren.
    “Nuk mendoj se rregullat brenda skuadrës McLaren e ndihmuan Verstappen të rikthehej në garë për titull dhe nuk mendoj se ato na lënduan. Ne jemi duke bërë garën tonë dhe rregullat e brendshme na dhanë titullin për konstruktorë”, tha Norris.
    “Tani që u riktheva në krye dua ta ruaj këtë pozicion deri në fund. Nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar asgjë, pasi çdo pikë është e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit”, shtoi Norris.
    Më tej, britaniku tha: “E fituam kampionatin e konstruktorëve sepse jemi dy pilotë të fortë. Red Bull po lufton për atë për pilotë me Max, por ata nuk kanë një pilot të dytë që mund të konkurrojë dhe t’i ndihmojë ata dhe Max”.

  • Parashikimi/ Çfarë ndodh me motin gjatë muajit nëntor

    Parashikimi/ Çfarë ndodh me motin gjatë muajit nëntor

    Kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit nëntor, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.
    “Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.
    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.
    “Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja për Klan News.
    Në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

  • Fundjavë pune për luleshtrydhurën

    Fundjavë pune për luleshtrydhurën

    Nga Flavio Qarri/

    Dështuan me variantin ta mbështesim Ogertën se është grua dhe tani kanë filluar me dy të reja. Flori është aktor se këta nuk i duan njerëzit me zanate e diploma dhe po përpiqen ta përqeshin te pika e tij e fortë dheeee Ogerta ka arritur rezultate dhe të mbaron punë.

    Për rezultatet e Ogit besoj janë të matshme nga të gjithë si në lek, si në viktima, ashtu edhe në renditje. Kudo ku ka qenë ajo ne kemi dalë vendi i fundit në botë.

    Kam vetëm një keqardhje. Do isha shumë kurioz nëse dhe Ogi dhe Flori do të kandidonin të pavarur dhe PS të mos nisej me avantazhin kriminal të administratës së patronazhuar sa do dilte gara vërtetë.

    Por edhe kështu i ka zënë pak paniku se nuk po dalin mirë te sondazhet e tyre. Plus Ogit do i ikë shefja fushatës këtë javë deri në një vend piktoresk. Gara është bërë interesante. Nuk do habitesha nëse do t’i shtyjë edhe më shumë zgjedhjet. Gjithçka mund të ndodhë, kjo nuk është më Tironë.

  • Hamilton: Garat e fundit të këtij sezoni janë një test i mirë për 2026-ën

    Hamilton: Garat e fundit të këtij sezoni janë një test i mirë për 2026-ën

    17 Tetor 2025

    12:58

    Telesport

    Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në pistën amerikane të Austin. Kjo do të jetë një fundjavë e gjatë, pasi do të zhvillohet edhe gara sprint, ndaj te Ferrari kanë besim në një rezultat pozitiv.
    “Do të japim gjithçka këtu në Austin. Unë tashmë i kam vlerësuar me kujdes gjërat që duhet të bëjmë këtë fundjavë. Mendoj se me pak më shumë performancë nga makina, mund të bëjmë mirë,” deklaroi Lewis Hamilton.
    Piloti britanik, ashtu sikurse shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc kërkojnë fitoren e parë sezonale me “kokëkuqen”. Ndërkohë që, skuadra punon edhe për të ardhmen, pasi viti 2026 është viti i ndryshimeve të mëdha.
    “Ne të gjithë po punojmë për të hedhur themelet për vitin 2026. I shoh fundjavat e fundit si fundjava testuese për t’u përmirësuar, duke përfshirë marrëdhëniet dhe komunikimin. Ne të gjithë duam të ruajmë një nivel të lartë përqendrimi”, tha Hamilton.

  • Superndeshjet ndezin fundjavën! Spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga

    Superndeshjet ndezin fundjavën! Spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga

    Kjo fundjavë premton emocione të mëdha për tifozët e futbollit anembanë botës, me disa nga përballjet më të zjarrta të sezonit që pritet të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe Portugali, të gjitha transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në Shqipëri, në një maratonë të mirëfilltë sportive.

    JUVENTUS – MILANNjë klasik i Serie A që gjithmonë tërheq vëmendje të veçantë. Bardhezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndërsa Milani shkon në Torino për të ruajtur ritmin në garën për titullin në këtë fillimsezoni fantastik. Dy ekipe me histori, krenari dhe objektiva të mëdha, në një ndeshje që vlen gjithmonë shumë.

    FIORENTINA – ROMA
    Një tjetër duel emocionues në Itali.  E pandalshme Roma nën drejtimin e Gasperinit, e vendosur të luftojë për kreun e renditjes, shkon në Firence të përballet me “Violën”, në një sezon që ka nisur aspak mirë për një prej skuadrave më luftarake të Serie A.

    DORTMUND – LEIPZIGNë Bundesliga, dueli mes dy prej skuadrave më të forta të viteve të fundit premton gola, ritëm dhe intensitet. Dortmund kërkon të mbajë aktive garën për kreun, ndërsa Leipzig synon të tregojë forcën në transfertë.

    E.FRANKFURT – BAYERNNjë test i vështirë për rekordmenët e pandalshëm të Bayern, që përballen me një Frankfurt gjithmonë të rrezikshëm në shtëpi, teksa Harry Kane, i papërmbajtshëm, tenton të thyejë rekordin historik si golashënuesi më i mirë  i Bundesliga…

    PORTO – BENFICADerbi i madh i Portugalisë! Një përballje që ndan vendin më dysh, ku emocionet nuk mungojnë kurrë. Me betejën për titull që ka hyrë në një zonë të zjarrtë, kjo sfidë mund të jetë përcaktuese për ecurinë e sezonit.

    Futbolli i yjeve është i gjithi në Tring Sport dhe kjo fundjavë është për t’u ulur përpara ekranit dhe për të shijuar spektaklin.
    Bëhu edhe ti pjesë e lojës duke përfituar nga oferta promocionale dhe Sportifikohu me Tring!

    /vizionplus.tv

  • Legjionarët kuqezi në superformë: 7 gola këtë fundjavë me klubet e tyre

    Legjionarët kuqezi në superformë: 7 gola këtë fundjavë me klubet e tyre

    Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të tregojnë formë të mirë me klubet ku luajnë, duke dhuruar spektakël dhe duke realizuar plot 7 gola këtë fundjavë.Pas transferimit te Esteghlal në Iran, Jasir Asani vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Paykan që përfundoi barazim 2-2. Asani zhbllokoi rezultatin në minutën e 45+7 me një realizim të bukur dhe vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 80-të me një penallti të sigurt.Juljan Shehu po vazhdon formën e shkëlqyer në Poloni, megjithëse skuadra e tij, Widzew Łódź, pësoi disfatë në transfertën ndaj Górnik Zabrze. Futbollisti kuqezi barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 27-të me një goditje të fuqishme me kokë, duke shënuar golin e tij të tretë në kampionatin polak.Arbër Hoxha riktheu talentin e tij te Dinamo Zagreb, duke shënuar golin hapës në fitoren 2-0 ndaj Hajduk Split. Aksioni i tij personal dhe finalizimi spektakolar në minutën e 44-të i dhanë skuadrës avantazhin e merituar.Në Major League Soccer, Myrto Uzuni ishte protagonist për Austin, duke shënuar golin vendimtar në minutën e 90+6 kundër Seattle Sounders, që i siguroi skuadrës fitoren 2-1. Ky ishte goli i gjashtë për sulmuesin kuqezi në këtë sezon.Edhe Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë te Rubin Kazan, duke realizuar një gol spektakolar në minutën e 54-të në transfertën ndaj Akron Togliatti, duke arritur në tetë gola në kampionat.Anis Mehmeti ishte protagonist edhe për Bristol City, duke shënuar në minutën e 53-të në humbjen 1-3 ndaj Oxford United. Ky ishte goli i katërt për talentin shqiptar në kampionat.Titullarë këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Rey Manaj, ndërsa si zëvendësues kontribuan Ivan Balliu, Nedim Bajrami dhe Indrit Tuci.Kjo formë e shkëlqyer e legjionarëve kuqezi premton për Kombëtaren shqiptare para sfidave të ardhshme ndërkombëtare.

  • A jeni gati për një fundjavë si kjo? Moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret këto 2 ditë

    A jeni gati për një fundjavë si kjo? Moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret këto 2 ditë

    Shqipëria pritet të përjetojë një fundjavë tipike vjeshtore me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të jetë me diell në të gjithë vendin, me temperatura që në zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijnë deri në 31-32°C, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës do të zbresin në rreth 15-16°C.
    E diela do të vijojë me të njëjtat kushte, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të ngjashme, me vlera maksimale deri në 31-32°C dhe minimale rreth 15-16°C. Në zonat malore, netët do të jenë pak më të freskëta, ndërsa përgjatë bregdetit moti do të mbetet i ngrohtë dhe ideal për aktivitetet në natyrë.
    Meteorologët theksojnë se nuk parashikohen reshje gjatë fundjavës, çka e bën këtë periudhë të favorshme për pushime, udhëtime apo aktivitete në ambiente të hapura. Kujdesi ndaj diellit dhe hidratimi mbeten të rekomanduara, sidomos në orët e mesditës kur rrezatimi diellor mbetet ende i lartë.

  • Horoskopi i ditës së nesërme, e shtunë 20 Shtator 2025

    Horoskopi i ditës së nesërme, e shtunë 20 Shtator 2025

    Nga Paolo Fox
    DASHI
    Kjo fundjavë do të jetë veçanërisht dinamike. Hëna e favorshme inkurajon iniciativën dhe ndryshimet e vogla, veçanërisht në vendin e punës. Beqarët mund të përjetojnë takime të papritura, ndërsa çiftet do të duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin.
    DEMI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 shtator 2025), ju presin ditë reflektimi dhe planifikimi. Lidhur me punën, është mirë të mos nxitoheni për të marrë vendime të rëndësishme; është mirë të analizoni me qetësi çdo situatë.
    BINJAKËT
    Do të përjetoni një fundjavë kreativiteti dhe socializimi. Sa i përket punës, do të përfitoni nga njohuritë dhe idetë origjinale që mund të ndahen me miqtë ose kolegët. Beqarët do të kenë mundësi interesante për takime stimuluese.
    GAFORRJA
    Do të tërhiqesh nga vetëanaliza. Kjo është koha ideale për të reflektuar mbi marrëdhëniet dhe për të fituar qartësi në vendin e punës. Çiftet do të përjetojnë momente harmonie dhe mirëkuptimi më të madh, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të veçantë përmes kontaktit indirekt.
    LUANI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 shtator 2025), do të keni një fundjavë energjike dhe pozitive. Lidhur me punën, iniciativat personale do të shpërblehen dhe ata që kanë pritur konfirmim mund ta marrin atë. Çiftet do të kenë mundësinë të forcojnë lidhjen e tyre.
    VIRGJËRESHA
    Do t’ju duhet të përqendroheni te organizimi. Sa i përket punës, planifikimi i çdo aktiviteti do të japë rezultate të prekshme. Çiftet do të gjejnë dialog dhe mirëkuptim, ndërsa beqarët do të duhet të jenë më të guximshëm për të shmangur humbjen e mundësive emocionuese.
    PESHORJA
    Fundjava do të shënohet nga ekuilibri dhe vetëanaliza. Lidhur me punën, do të jetë e rëndësishme të vlerësoni me kujdes propozimet dhe bashkëpunimet e reja. Ëmbëlsia dhe bashkëveprimi do t’u sjellin çifteve momente të këndshme.
    AKREPI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 shtator 2025), do të përjetoni ditë intensive dhe të ngarkuara emocionalisht. Lidhur me punën, vendosmëria do t’ju lejojë të kapërceni pengesat e vogla pa stres të tepërt.
    SHIGJETARI
    Do të jesh i mbushur me entuziazëm dhe dëshirë për gjëra të reja. Lidhur me punën, gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave të fundit të shtatorit, do të shijosh iniciativa origjinale dhe projekte afatshkurtra. Fati do të shoqërojë njohje të reja dhe kontakte shoqërore.
    BRICJAPI
    Do të keni një fundjavë produktive, por sfiduese (20-21 shtator). Në punë, përqendrimi dhe organizimi do të sjellin kënaqësi; në dashuri, do të jetë i nevojshëm një dialog dhe hapje më e madhe me partnerin tuaj.
    UJORI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 20 shtator 2025), do të keni ditë krijuese dhe stimuluese. Puna do të përfitojë nga ide të reja dhe bashkëpunime pozitive gjatë orëve të ardhshme. Në dashuri, beqarët do të kenë mundësinë për takime të këndshme.
    PESHQIT
    Do të përjetoni një fundjavë vetëanalize dhe intuite. Për sa i përket punës, zgjedhjet e nxitura nga intuita do të japin rezultate konkrete. Çiftet do të gjejnë ekuilibër dhe momente intimiteti.

  • Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja jep lajmin e papritur: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia Porja jep lajmin e papritur: Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Një fundjavë vere edhe pse jemi në mesin e muajit shtator. Kështu e përshkruajnë sinoptikanët këtë fundjavë, me diell dhe mot të qëndrueshëm.
    “Një fundjavë e qëndrueshme dhe me diell. E shtuna, me diell pothuajse në të gjithë territorin shqiptar, sidomos gjatë orëve të paradites, vranësira të lehta dhe kalimtare në orët e para të mbrëmjes, kryesisht në skajin verilindor dhe juglindor. Një fundjavë krejtësisht ideale, tipike vere edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë për të gjithë ata që duan të frekuentojnë edhe bregdetin”, tha Lajda Porja.
    Kjo fundjavë sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të jetë shumë e favorshme për të gjithë ata që kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin.
    “Termometri ngjitet në 35 gradë, parashikohet që vija bregdetare të shënojë temperatura 32, 33 gradë Celsius, 35 gradë që ne e presim në qarkun e Beratit dhe në qarkun e Elbasanit, në zonat e mbi-Shkodrës dhe kryeqyteti pritet të regjistrojë 33 gradë. Megjithatë, dita e diel do të jetë me mot të kthjellët, me temperatura relativisht të larta, ka një rënie të lehtë, por termometri mbetet në 34 gradë Celsius”, shtoi ajo.
    Sipas parashikimeve të meteorologëve edhe parametri i erës nuk do të jetë shqetësues duke bërë që deti Adriatik dhe Jon të jetë i qetë dhe i përshtatshëm për plazh.