Tag: fundi

  • Vaçe Zela: Djaloshi dhe shiu (teksti dhe kënga)

    Vaçe Zela: Djaloshi dhe shiu (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë të ndiqni një nga këngët më të bukura të Vaçe Zelës “Djaloshi dhe shiu”.

    Në pemë gjethe tani më nuk kaE bora malet mbuloi përsëriE ndonëse shiu pikë, pikë, nis me raQyteti ynë është plot gjallëri.

    Ja shiu pikë, pikë, pikë, pikë,Bjen në rrugë, troket ai pa pushimE ora tik-tak, tik-takShkon e djali pret me padurim.O zemra tak-tak, tak-takPse tash nis me rrah’ me kaq nxitim,Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim.

    Binte shi, por ai s’e vinte re aspak,Për çudi, as ombrellen nuk e kishte hap’,Tuj mendu se si erdh’ ajo muzë një dit’,Studenteshë e bukur për praktikë,Tek reparti i tij në fabrikë.

    Se fundi ja, ja, ja, ja ajo u duk e djali e ndaloi,Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë.Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj.Të du’ dhe unë , po kam edhe një fjal’,Ombrellën pse s’e hap?

    Ah, po!

    Bjer pra shi, tash nga ty nuk kemi frikë aspak,Mrekulli, nën ombrellë ti neve dot s’na lag,Veç andrrojmë, njani- tjetrin amel tuj shiku,E në dorë ne mbajmë ombrellën hap’,Por se shiu ka pushu.

    Se fundi ja, ja, ja ,ja ajo u duk e djali e ndaloi,Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë.Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj.Të du’ dhe unë , po kam edhe një fjal’Ombrellën pse s’e hap?

    Pse s’e hap?!

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?

  • Të parët nga fundi…/ ‘Fitoret’ e padëshiruara të Shqipërisë

    Të parët nga fundi…/ ‘Fitoret’ e padëshiruara të Shqipërisë

    Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre — por për të fituar trofeun e artë të vendeve që përmenden gjithmonë në fund të listës. Po të kishte ndonjë kampionat për vendet që performojnë keq me stil, Shqipëria do të ishte në podium.
    Le të fillojmë me ushqimet. Sipas të dhënave të Eurostat, për herë të parë në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë. Po, më të shtrenjta se në Greqi, në Kroaci apo në Poloni, vende që jo vetëm kanë paga më të larta, por edhe sektorë bujqësorë të organizuar e të subvencionuar nga politika të qëndrueshme. Ndërsa te ne, domatja i vjen konsumatorit me çmimin e një ore pune – nëse ka punë – dhe ushqimi po shndërrohet nga nevojë bazë në mall luksi. Kalojmë te të ardhurat. Po sipas Eurostat-it, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhura për frymë, edhe në vitin 2024.
    Kjo është një renditje që duket se nuk na shqetëson më. Jo për mungesë dëshire, por sepse jemi mësuar ta relativizojmë varfërinë me fjalinë “me rëndësi të kemi shëndet”, edhe kur kemi mjekësinë publike që nganjëherë s’ka as shiringa. Po për cilësinë e ujit, çfarë të themi? EEA (Agjencia Europiane për Mjedisin) na dha një tjetër medalje: Shqipëria është e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe, me vetëm 16% të klasifikuara si “shumë të mira”.
    Dhe kjo, ndërkohë që kemi ndërtuar një mit të tërë rreth “detit të kristaltë” dhe “parajsës shqiptare” që pret me padurim turistët. Me këtë logjikë, ndoshta ujërat e ndotura do të shpallen vlerë kombëtare, që nuk duhet kritikuar, por konservuar, si pjesë e identitetit tonë të veçantë. Të gjitha këto renditje nuk na gjejnë të papërgatitur. Sepse, sipas shumë strategjive dhe fjalimeve, ne kemi një plan vizionar për të investuar në teknologji, inovacion dhe ekonomi të dijes. Por për çudi, ndërkohë që BE-ja lëviz drejt energjisë së gjelbër dhe Inteligjencës Artificiale, investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të shkojnë në pasuri të paluajtshme: apartamente pa banorë, vila në kodra pa rrugë dhe resorte buzë detit me ujë të ndotur.
    Siç thonë zhvilluesit: “Ç’na duhet cilësia e jetës kur kemi ‘certifikatë pronësie’ dhe na rritet vlera e pronës?” Edhe kompanitë që po marrin statusin strategjik, në pjesën më të madhe janë ndërtuese të rezidencave të pasurive të paluajtshme, me ndonjë hotel të vogël aty në mes, që do shumë kohë të ndërtohet, apo financuese direkte të importeve, pa sjellë ndonjë vlerë të shtuar apo njohuri në ekonomi. Ironia më e madhe qëndron pikërisht këtu: Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por po lëviz me ritme konvergjence që na bëjnë të parët nga fundi.
    Jemi të parët për largimin e të rinjve, të parët për çmimet që nuk i justifikon as paga, të fundit për mbrojtjen mjedisore dhe cilësinë e shërbimeve. Nëse vazhdojmë me këtë filozofi zhvillimi, ku matjet janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe përgjegjësia është gjithmonë e dikujt tjetër, do të vazhdojmë të jemi kampionë. Të padiskutueshëm. Të parët nga fundi. Edhe në integrim. E thënë shkurt, poema “Anës lumenjve” e Nolit do të vijojë të recitohet dhe të shprehë aktualitetin, ndërkohë që prej kohësh duhej të shijohej thjesht si një vepër e historisë letrare./ MONITOR/

  • Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë

    Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë

    Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar.Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre — por për të fituar trofeun e artë të vendeve që përmenden gjithmonë në fund të listës.Po të kishte ndonjë kampionat për vendet që performojnë keq me stil, Shqipëria do të ishte në podium.Le të fillojmë me ushqimet. Sipas të dhënave të Eurostat, për herë të parë në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë.Po, më të shtrenjta se në Greqi, në Kroaci apo në Poloni, vende që jo vetëm kanë paga më të larta, por edhe sektorë bujqësorë të organizuar e të subvencionuar nga politika të qëndrueshme. Ndërsa te ne, domatja i vjen konsumatorit me çmimin e një ore pune – nëse ka punë – dhe ushqimi po shndërrohet nga nevojë bazë në mall luksi.Kalojmë te të ardhurat. Po sipas Eurostat-it, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhura për frymë, edhe në vitin 2024.Kjo është një renditje që duket se nuk na shqetëson më. Jo për mungesë dëshire, por sepse jemi mësuar ta relativizojmë varfërinë me fjalinë “me rëndësi të kemi shëndet”, edhe kur kemi mjekësinë publike që nganjëherë s’ka as shiringa.Po për cilësinë e ujit, çfarë të themi? EEA (Agjencia Europiane për Mjedisin) na dha një tjetër medalje: Shqipëria është e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe, me vetëm 16% të klasifikuara si “shumë të mira”.Dhe kjo, ndërkohë që kemi ndërtuar një mit të tërë rreth “detit të kristaltë” dhe “parajsës shqiptare” që pret me padurim turistët. Me këtë logjikë, ndoshta ujërat e ndotura do të shpallen vlerë kombëtare, që nuk duhet kritikuar, por konservuar, si pjesë e identitetit tonë të veçantë.Të gjitha këto renditje nuk na gjejnë të papërgatitur. Sepse, sipas shumë strategjive dhe fjalimeve, ne kemi një plan vizionar për të investuar në teknologji, inovacion dhe ekonomi të dijes.Por për çudi, ndërkohë që BE-ja lëviz drejt energjisë së gjelbër dhe Inteligjencës Artificiale, investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të shkojnë në pasuri të paluajtshme: apartamente pa banorë, vila në kodra pa rrugë dhe resorte buzë detit me ujë të ndotur.Siç thonë zhvilluesit: “Ç’na duhet cilësia e jetës kur kemi ‘certifikatë pronësie’ dhe na rritet vlera e pronës?”Edhe kompanitë që po marrin statusin strategjik, në pjesën më të madhe janë ndërtuese të rezidencave të pasurive të paluajtshme, me ndonjë hotel të vogël aty në mes, që do shumë kohë të ndërtohet, apo financuese direkte të importeve, pa sjellë ndonjë vlerë të shtuar apo njohuri në ekonomi.Ironia më e madhe qëndron pikërisht këtu: Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por po lëviz me ritme konvergjence që na bëjnë të parët nga fundi.Jemi të parët për largimin e të rinjve, të parët për çmimet që nuk i justifikon as paga, të fundit për mbrojtjen mjedisore dhe cilësinë e shërbimeve.Nëse vazhdojmë me këtë filozofi zhvillimi, ku matjet janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe përgjegjësia është gjithmonë e dikujt tjetër, do të vazhdojmë të jemi kampionë.Të padiskutueshëm. Të parët nga fundi. Edhe në integrim.E thënë shkurt, poema “Anës lumenjve” e Nolit do të vijojë të recitohet dhe të shprehë aktualitetin, ndërkohë që prej kohësh duhej të shijohej thjesht si një vepër e historisë letrare.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Armëpushim mes Iranit dhe Izraelit: Fundi i luftës apo qetësia para stuhisë

    Armëpushim mes Iranit dhe Izraelit: Fundi i luftës apo qetësia para stuhisë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “S’ka pse dramatizohet rezultati, s’është fundi i botës”, Dash Shehi: Fushatat janë bërë të shtrenja! Ne jemi nënpunës të politikës

    “S’ka pse dramatizohet rezultati, s’është fundi i botës”, Dash Shehi: Fushatat janë bërë të shtrenja! Ne jemi nënpunës të politikës

    Edhe pse bashkoi forcat me Enkelejd Alibeaj nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi ngeli jashtë Kuvendit.
    Gjatë intervistës për Top Channel, duke analizuar humbjen, Shehi tha se ‘nga zogjtë e vegjël, në ishim më të vegjlit’, referuar partive të reja apo koalicioneve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Sipas tij situata nuk duhet të dramatizohet, dhe se ‘nuk është hall i madh’.
    Pjesë nga intervista:
    Shehi: Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashku dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.
    Kjo është hera e parë që nuk jeni parlament…
    Shehi: Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nuk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë carë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë.
    Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.
    Cili ka qenë parlamenti më i mirë që ju keni qenë pjesë?
    Shehi: Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi. Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?
    Nëse do kishit mundësi të ktheni kohën pas, do bënit të njëjtin rrugëtim politik?
    Shehi: Kam frikë që po.

  • Nuk arriti të ishte pjesë e Kuvendit të ri, Alimehmeti: Rezultati s’është fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm

    Nuk arriti të ishte pjesë e Kuvendit të ri, Alimehmeti: Rezultati s’është fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm

    Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që i besuan votën më 11 maj, pavarësisht se ai nuk arrit të futej në Kuvendin e ri.
    “18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës. 18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës”, ka shkruar ai në një postim në rrjtet sociale.
    Demokrati thotë se kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale, por ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.
    Ndër të tjera, Alimehmeti thekson se rezultati i zgjedhjeve nuk është fundi, por është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur.
    “Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës. 18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës. Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.
    Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë. Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj.
    Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur. Me gjithë shpirtin, Ilir Alimehmeti”, ka shkruar ai.
    Kujtojmë se Alimehmeti ishte në garë të fortë në Tiranë me deputetet Jorida Tabaku, e cila arrtit të sigurojë mandatin e deputetes me një diferencë jo të madhe krahasuar me kolegun e saj.

  • Mbeti jashtë parlamentit me mbi 18 mijë vota, mjeku Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një rrugëtimi…

    Mbeti jashtë parlamentit me mbi 18 mijë vota, mjeku Alimehmeti: Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një rrugëtimi…

    Kandidati për deputet Ilir Alimehmeti ka falenderuar qytetarët që e mbështetën me mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament.

    Ky rezultat nuk është fundi thotë mjeku, por llimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim.
    “Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës.
    18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës.
    Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti. Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.
    Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj. Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur”-shkruan Alimehmeti.

    Top Channel

  • “Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një…”/ Mbeti jashtë parlamentit, reagon Alimehmeti: Nuk ishte thjesht një…

    “Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një…”/ Mbeti jashtë parlamentit, reagon Alimehmeti: Nuk ishte thjesht një…

    Edhe pse nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament, kandidati për deputet Ilir Alimehmeti ka falenderuar qytetarët që e mbështetën me mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit. Ky rezultat nuk është fundi thotë mjeku, por llimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim.
    “Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës.18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe  më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës.
    Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale  ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti. Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.
    Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj. Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur”-shkruan Alimehmeti.

  • “Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një…”/ Mbeti jashtë parlamentit, reagon Alimehmeti: Nuk ishte thjesht një…

    “Rezultati nuk është fundi, por fillimi i një…”/ Mbeti jashtë parlamentit, reagon Alimehmeti: Nuk ishte thjesht një…

    Edhe pse nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament, kandidati për deputet Ilir Alimehmeti ka falenderuar qytetarët që e mbështetën me mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit. Ky rezultat nuk është fundi thotë mjeku, por llimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim.
    “Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës.18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe  më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës.
    Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale  ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti. Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.
    Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj. Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur”-shkruan Alimehmeti.