Tag: fulham

  • Haaland shkruan historinë, gjithçka e lehtë për Man. City ndaj Fulham (video)

    Haaland shkruan historinë, gjithçka e lehtë për Man. City ndaj Fulham (video)

    2 Dhjetor 2025

    21:20

    Telesport

    Manchester City po fiton 0-3 ndaj Fulham, për javën e 14-të në Premier League. Serinë e golave për “Qytetarët” e hapi i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Jeremy Doku. /SHIKOGOLIN
    Norvegjezi shkruan historinë në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin shifrën e 100 golave më shpejt se kushdo tjetër. Ky ishte goli i 15-të për Haaland në këtë sezon në kampionat.
    Në minutën e 37-të, Haaland kthehet në asistues dhe Tijjani Reijnders dyfishon shifrat për Man. City. Në fund të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e tretë për City-n, me një super goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit ngushtuan shifrat me golin e Smith Rowe. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë në sfidën tjetër, Bournemouth-Everton, mungoi goli në pjesën e parë.

  • Arsenali mposhti Fulham, pastaj Saliba pa ndeshjen e Atletico Madrid. Arteta: “Një gjë e fuqishme, do ta shpjegoj…”

    Arsenali mposhti Fulham, pastaj Saliba pa ndeshjen e Atletico Madrid. Arteta: “Një gjë e fuqishme, do ta shpjegoj…”

    Ndeshja e tretë e Arsenalit në Ligën e Kampionëve për këtë sezon po afron gjithashtu, pasi ata përballen me Atlético Madrid në stadiumin Emirates nesër në mbrëmje (21:00). Mikel Arteta mori pjesë në një konferencë për shtyp para ndeshjes për të komentuar formën aktuale të Topçinjve, së pari në Premier League dhe mbi të gjitha pas triumfit të tyre ndaj Fulham:
    “Ne jemi padyshim shumë të lumtur, veçanërisht pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, kur e di që duhet të riorganizohesh dhe të rigruposh të gjithë. Mund të shihje në 10 minutat e para se ende po vuanim pak, por pastaj, duke parë prapa në ndeshje, mendoj se e meritonim fitoren. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë, por do të marrim tre pikët dhe tani do të përqendrohemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.”
    Për praninë e Piero Hincapié, i cili që nga ardhja e tij në verë nga Leverkusen luajti vetëm një minutë për Arsenalin para se të lëndohej: “Ai do të jetë i disponueshëm. Mendoj se ndeshja kundër Fulham erdhi pak herët për të, por ai pati dy seanca të tjera të shkëlqyera stërvitore dhe tani është gati,” njoftoi Arteta.
    Pastaj një koment kurioz për William Saliba, i cili e pa Atletico Madridin pas fitores së tyre kundër Fulham si një parapamje të asaj që i pret Gunners nesër: “Jam shumë i lumtur, sepse nuk e inkurajova; e duan vete ata. Dhe kjo është gjëja më e fuqishme: loja ka mbaruar, puna është bërë, por ata menjëherë mendojnë: ‘Cila është sfida tjetër, mundësia tjetër?’
    E dimë se do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë, kështu që sa më shpejt të fillojmë të mendojmë për të dhe të përgatitemi, aq më mirë. Më pëlqen kjo iniciativë nga lojtarët; thotë shumë për sa shumë e duan atë dhe sa të përqendruar janë në atë që vjen më pas.”

  • Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

    Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

    18 Tetor 2025

    20:33

    Telesport

    Arsenal ka fituar derbin e vogël të Londrës ndaj Fulham me rezultatin 0-1, në transfertën e luajtur në “Craven Cottage”. Golin vendimtar për “Topçinjtë” e shënoi Leandro Trossard në minutën e 58-të. Belgu shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit.
    Ironia e fatit është që Trossard ishte pranë largimit në merkaton e verës nga Arsenali, por qëndrimi i tij ka qenë një zgjedhje e duhur, pasi belgu ka qenë vendimtar në disa ndeshje këtë sezon, madje shumë më shumë sesa blerja e bujshme e verës, Viktor Gyokeres.
    Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në krye me 19 pikë.
    SHIKOGOLIN ETROSSARD

  • Sezoni i ri, avazi i vjetër. Man. United ngec në barazim ndaj Fulham, Fernandes gabon nga penalltia (video)

    Sezoni i ri, avazi i vjetër. Man. United ngec në barazim ndaj Fulham, Fernandes gabon nga penalltia (video)

    24 Gusht 2025

    19:24

    Telesport

    Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Premier League. “Djajtë” vinin pas humbjes 0-1 ndaj Arsenal në javën e parë dhe duhej të reagonin me fitore ndeshjen e sotme, por nuk ndodhi kështu.
    Në minutën e 33-të, Man. United pati shansin e artë të kalonte në avantazh, por Bruno fernandes gaboi nga penalltia. Calvin Bassey pengoi brenda zonës Mason Mount, pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti për “Djajtë”, pot goditja e Fernandes la shumë për të dëshiruar. Pjesa e parë u mbyllë 0-0. SHIKOGODITJENEFERNADES
    Në minutën e 58-të, Man. United kalon në avantazh. Leny Yoro shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Mbeumo, por topi u devijua Rodrigo Muniz dhe përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLINEYORO
    Në minutën e 73-të, pas krosimit në zonë nga Alex Iwobi, Emile Smith Rowe i sapo futur në fushë u tregua më i shkathët se mbrojtësit e United dhe barazon shifrat 1-1. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1. ShikogolineRowe

  • Pajaziti prezantohet te Hajduk Split

    Pajaziti prezantohet te Hajduk Split

    Adrion Pajaziti është futbollisti më i ri i Hajduk Split. Pasi mbylli huazimin te Gorica, mesfushori 22-vjeçar vendosi që të largohej përfundimisht edhe nga Fulham, per të qëndruan në Kroaci, por tek një ekip tjetër.

    Me Hajduk Split, Pajaziti ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
    Kujtojmë se 22-vjeçari është një lojtar i dalë pikërisht nga Fulham në Angli.

    Ai është huazuar dy herë, në Koraci te ekipi i Goricës, por edhe në futbollin norvegjez, ku ka luajtur për Haugesund.

  • Doli dështim i madh, 55 milionshi kërkon të largohet nga Bayern pas vetëm një sezoni

    Doli dështim i madh, 55 milionshi kërkon të largohet nga Bayern pas vetëm një sezoni

    20 Qershor 2025

    20:09

    Telesport

    Verën e kaluar, Bayern Munich transferoi për 55 milionë euro nga Fulham mesfushorin difensiv, Joao Palhinha. Në sezonin e tij të parë si bavarez, 29-vjeçari portugez nuk arriti dot të fitonte një vend titullari në formacionin e Vincent Kompany, ndaj po mendon largimin pas vetëm një viti.
    “Daily Mail” raporton se është pikërisht ish-klubi i tij, Fulham, që po mendon të bëjë një ofertë për portugezin për ta rikthyer te Fulham. Klubi londinez po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte zyrtare për mesfushorin 29-vjeçar në këtë merkato verore.
    Drejtuesit e Fulham e vlerësojnë ende performancën e Palhinha gjatë periudhës së tij të mëparshme te klubi i tyre, ku ai ishte një shtyllë e ekipit si në mbrojtje ashtu edhe në krijimin e lojës nga mesfusha.
    Për mesfushorin portugez ka interes edhe nga disa klube arabe, por pista më e mundshme është rikthimi në Premier League te Fulham.

  • Sot kishte “shansin e fundit” për të shënuar gol mes dëshirës për hakmarrje, Armando Broja në stol te Evertoni 

    Sot kishte “shansin e fundit” për të shënuar gol mes dëshirës për hakmarrje, Armando Broja në stol te Evertoni 

    A do të shënojë një gol Armando Broja para ndeshjes me Serbinë? Tifozët shqiptarë kërkojnë që sulmuesi të zhbllokohet në Premier League dhe të jetë më i qetë psikologjiksht para derbit të madh të Ballkanit që do të kemi me Serbinë. 
    Megjithatë Broja po vuan ende te Evertoni teksa pas dy ndeshjeve si titullar, është ulur sërish në stol, dy herë radhazi. Këtë herë në transfertën ndaj Fulham, atje ku shihet se sulmuesi shqiptar ndodhet në stol, ndërsa në ndeshjen e fundit me Ipsëich nuk u aktivizua për asnjë minutë. 
    Por ky takim me Fulham mund të ishte ndoshta “shansi i fundit” për Brojën. Kjo pasi shqiptari ka qenë pjesë e Fulham në huazim dhe nuk u aktivizua kurrë te kjo skuadër. Me dëshirën e madhe për hakmarrje dhe ndoshta në të vetmen ndeshje nga të ngelurat ku motivimi është i madh, përtej normales, Broja mund të shënonte gol vetëm kundër Fulham. Për fat të keq, Moyes ka vendosur që të qëndrojë në stol me shqiptarin dhe të aktivizojë Beton, pasi Broja do të rikthehet te Chelsea në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/ 

  • Dështimi i Bayern nuk ka vend në Mynih, klubi e nxjerr në shitje për 40 mln euro

    Dështimi i Bayern nuk ka vend në Mynih, klubi e nxjerr në shitje për 40 mln euro

    28 Prill 2025

    16:39

    Telesport

    Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë Joao Palhinha.
    Mesfushori ka dështuar në Mynih, edhe pse verën e kaluar u ble me bujë për 50 mln euro nga Fulham.
    Portugezi thuajse nuk ka luajtur fare me fanellën bavareze dhe nuk e ka fituar vendin e titullarit, përjashto kur lojtarë të tjerë kanë qenë të dëmtuar.
    TZ raporton se Bayern pret 40 mln euro nga shitja e Palhinha. Për të kanë interes West Ham dhe Fulham.

  • FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

    FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

    Fulham në Premier League është duke menduar të afrojë në ekip Anthony Cacin, mbrojtësin-mesfushor të Mainz në Bundesligë. I lindur në Francë, 27-vjeçari me origjinë shqiptare prej 2022 është pjesë e elitës së futbollit gjerman dhe ka treguar rritje në lojën e tij, aq sa Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kanë nisur kontaktet për ta veshur kuqezi.
    ‘TEAMTalk’ në Angli mëson se Fulham e dëshiron Cacin si pjesë të ekipit dhe merkaton e verës që vjen do bëjë çmos për të pasur në ekip një lojtar me shumë vlera, që luan në krahun e djathtë dhe të majtë.
    Gjithçka vjen pasi Kenny Tete nuk do jetë pjesë e Fulham për shkak të skadimit të kontratës dhe drejtuesit kanë pikasur Cacin për të forcuar ekipin në të njëjtin pozicion. Caci është objektivi kryesor i verës dhe Fulham ka nisur bisedimet me Mainz për të kuptuar kushtet e tyre.
    Duke pasur parasysh se kontrata e Cacit skadon në verën e 2026, Mainz nuk zbret poshtë 8 milionë eurove për të lënë të lirë shqiptarin. Vlerësimi konsiderohet i drejtë nga Fulham, me këta të fundit që po shqyrtojnë seriozisht një ofertë këtë verë.
    RIVALITETI – Për Cacin nuk është vetëm Fulham në garë, pasi disa klube të tjera nga pesë ligat më të forta në Evropë, përfshi ato nga Portugalia kanë shfaqur interes për Cacin.
    FSHF hyn në lojë – Muajt e fundit, Caci është kontaktuar nga vetë Sylvinho dhe zyrtarët e Federatës për të qenë pjesë e Kombëtares kuqezi. I lindur në Forbach të Francës, Caci ka dalë nga moshat e Strasbourg dhe këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje me Mainz duke shënuar një gol.

  • Chelsea “ngec” ndaj Brentford, Tottenham bën detyrën në shtëpi! 5 gola në Fulham-Liverpool

    Chelsea “ngec” ndaj Brentford, Tottenham bën detyrën në shtëpi! 5 gola në Fulham-Liverpool

    Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e sotme të Premier League, të vlefshme për javën e 31-të. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Brentford. Një pikë për “Blutë”, e cila i mban ende në vendin e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Manchester City i vendit të pestë, i cili luan në orën 17:30 derbin në transfertë ndaj Manchester City United.
    Në “Craven Cottage”, Fulham dhe Liverpool dhuruan spektakël në një sfidë ku u shënuan 5 gola. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mac Allister. SHIKOGOLIN
    Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14-të. Tetë minuta më pas, Fulham barazoi shifrat me Sessegnon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpool dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. SHIKOGOLIN 
    Në minutën e 31-të, Alex Iwobi shënon golin e dytë për Fulham me një goditje potente. Në minutën e 36-të ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. Në minutën e 72-të Luiz Diaz do të shënonte golin e dytë për Liverpool. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Pavarësisht humbjes, Liverpool kryeson në vendin e parë me 11 pikë nga Arsenal i vendit të dytë.
    Në sfidën tjetër, Tottenham bëri detyrën në shtëpi duke mundur 3-1 Southampton, që sezonin e ri do të luajë në Championsship. Golat për vendasit u shënuan dy nga Brennan Johnson dhe nga Mathys Tel me penallti, ndërsa për miqtë ngushtoi shifrat në fund Mateus Fernandes.