Tag: ftuar

  • Berisha flet për takimin në KiE: Drejtuesit i anuluan Ramës darkën e planifikuar, nuk ishte i denjë

    Berisha flet për takimin në KiE: Drejtuesit i anuluan Ramës darkën e planifikuar, nuk ishte i denjë

    Në një deklaratë për mediat Sali Berisha foli sot për takimi që pati ditën e djeshme në KiE, i ftuar nga PPE.

    Ai tha se ishte planifikuar dhe një darkë zyrtare ku do të ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, por që sipas tij darkën ia anuluan sepse “ai nuk ishte i denjë”.
    “Sot në mëngjes u ktheva nga një udhëtim një ditor në Strasburg, i ftuar nga grupi i partisë popullore ne asamblenë parlamentare të këshillit të Europës, për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen në Shqipëri.
    Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.
    Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.
    Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën. Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
    Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri. Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.”, tha ai.
     

    Top Channel

  • Shtyhet pa afat gjyqi në Hagë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

    Shtyhet pa afat gjyqi në Hagë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

    Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
    Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, seanca u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
    “Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.

  • Kryeministri fton të rinjtë demokratë në podkastin e tij

    Kryeministri fton të rinjtë demokratë në podkastin e tij

    Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në podcastin e tij “Flasim” tre të rinj të FRPD-së nga Vlora, të cilët kishte takuar disa ditë më parë gjatë një vizite në qytet.
    “Këta janë miqtë e PD-së së Vlorës dhe shpresoj të jenë pjesë e gjeneratës së re që do të ndërtojë të ardhmen e opozitës shqiptare. Sepse ose do ta bëjnë siç duhet, ose do të vuajnë si PD-ja” tha Rama.

    “Kjo është ndeshja e kthimit,” tha Rama me humor. “U ftova të hedh valle në gojë të ujkut, tani kam ftuar ata që më ftuan, që të hedhin valle në gojë të ujkut”, shtoi më tej Kryeministri.

  • I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare

    I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare

    Sali Berisha ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar. Greqia e ka ftuar në ceremoninë që ambasada e Greqisë në Tiranë organizon për nder të Festës Kombëtare të Greqisë më 25 Mars.
    Njoftimin e shpërndan dhe e shoqëron me lutjen që “sipas dëshirës ta ndjekim”.
    Nuk dihet se çfarë duhet të ndjekim: koktejin e ambasadës apo hyrjen e Berishës në një ceremoni të një ambasade. Sidoqoftë, duket që është i gëzuar. Ka katër vjet pa e ftuar askush për kafe. Greqia e çau rrethimin. Bravo Beleri!
    /TEMA