Tag: ftuar

  • “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA4, Krisa Çaushi.
    “Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.
    “Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.
    Pjesë nga biseda:Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
    Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.
    Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.
    Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
    Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.
    Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.
    Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.

    @topalbania_radio
    Plas keq në emision! Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova!
    ♬ original sound – Top Albania Radio

  • 200 të ftuar dhe 1 mungesë e rëndësishme, ja si Yamal festoi 18-vjetorin

    200 të ftuar dhe 1 mungesë e rëndësishme, ja si Yamal festoi 18-vjetorin

    Talenti i Barcelona-s, Lamine Yamal, festoi ditëlindjen e tij të 18-të me stil, me një festë që përfshinte 200 të ftuar dhe performanca muzikore live.
    Sensacioni adoleshent mbush 18 vjeç më 13 korrik. Ky rast historik do ta lirojë atë të nënshkruajë kontratën fitimprurëse në Katalonjë që ka qenë në diskutim për njëfarë kohe.
    Ai gjithashtu do të trashëgojë fanellën me numër 10 që më parë ishte veshur me kaq shumë dallim nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë, Lionel Messi.
    Para të gjitha këtyre, ishte koha për të festuar. Festimet e Yamal u ndanë në dy pjesë – njëra përfshinte 20 anëtarë të familjes së tij të ngushtë dhe miq, me të riun që vizitoi restorantin La Cupula në Garraf. Ngjarjet morën një dimension tjetër në mbrëmje.
    Në një pronë private në Olivella – pas një vonese të vogël për shkak të kushteve të motit – Yamal priti 200 festues të tjerë.
    Ata përfshinin shokët e ekipit të Barcelonës, Pau Victor, Raphinha, Robert Lewandowski, Pau Cubarsi dhe Marc Casado.
    Shokët e skuadrë të Spanjës ishin gjithashtu të ftuar , por nuk kishte asnjë shenjë të Nico Williams.
    Influencer dhe artistë muzikorë gjithashtu ishin në listën e të ftuarve, me Quevedo, Ozuna dhe Bad Gyal që dhanë performanca live.
    Në përputhje me traditën, Yamal preu tortën e ditëlindjes dhe fiku qirinjtë në mesnatë.
    Pas një vere të mbushur me pushime dhe festime, 18-vjeçari së shpejti do ta kthejë vëmendjen e tij te sezoni 2025-26 – i cili përfshin mbrojtjen e titullit me Barçën dhe një mundësi për lavdinë e Kupës së Botës me Spanjën.

  • Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

    Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

    Nga SPAK, ku zbatoi masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha ka folur për zjarrin në mbetjet e Elbasanit si dhe për protestën e organizuar për këtë ngjarje.
    Berisha para mediave sqaroi se pse PD nuk ishte pjesë e këtyere protestave, duke thënë se nuk ishin ftuar.
    “Opozita shqiptare e ka denoncuar nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit, janë denoncuar në media në mënyrë të përsëritur nga Blendi Himçi, Tomorr Alizoti. Nëse dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh, i paftuar nuk mund t’i marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla. Meritën duhet t’ua lësh atyre që po e mbajnë. Eksponentë të PD apo vetë PD ka bërë në SPAK me dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. E vetmja gjë që nuk themi dot është që PD nuk ka bërë padi”, tha Berisha.

  • Dasma e miliarderit, 50 mijë USD kosto për çdo të ftuar, 10 milion USD fatura e festimeve

    Dasma e miliarderit, 50 mijë USD kosto për çdo të ftuar, 10 milion USD fatura e festimeve

    Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është gati të lidhë kurorë me partneren e tij, Lauren Sánchez, në një dasmë që është përshkruar tashmë si “dasma e shekullit”. Ceremonia do të zhvillohet në fund të qershorit në Venecia, në një ndërtesë historike e shndërruar për këtë rast në një vend magjik luksi dhe stili.
    Mediat ndërkombëtare raportojnë se ngjarja do të zgjatë disa ditë, me mbi 200 të ftuar që do të shijojnë një eksperiencë të pakrahasueshme. Çdo detaj është menduar me përpikëri. Kostoja për çdo të ftuar arrin deri në 50 mijë dollarë, duke përfshirë menunë, akomodimin luksoz, ekskursione me jaht, ambientin dhe argëtimin, për rreth 200 të ftuar, shuma totale arrin në 10 milionë dollarë. Menuja për çdo të ftuar shkon në 1000 euro për person.
    Ushqimi do të përgatitet nga një ekip prej 500 profesionistësh, përfshirë shefa kuzhine të njohur, kuratorë ushqimi, kamerierë të specializuar, floristë dhe teknikë që do të kujdesen për çdo element të ceremonisë.
    Pritet që ambienti të pasqyrojë një përzierje të luksit tradicional venecian me teknologji të avancuar, përfshirë ndriçime speciale, skenografi dinamike dhe elementë të sofistikuar dekorativë.
     
     
    Të ftuarit do të akomodohen në resorte dhe vila me pesë yje, ndërsa lëvizja e tyre nëpër qytet do të bëhet me mjete detare private dhe eskortë të posaçme.
    Ky event nuk është thjesht një dasmë, por një shfaqje e pasurisë, ndikimit dhe finesës që karakterizon çiftin Bezos–Sánchez. Me shpenzime që kapin shifrën e miliona dollarëve, kjo dasmë pritet të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të bujshme të dekadës.

  • Dasma po afrohet! Venecianët protestojnë kundër Jeff Bezos: Nuk do e lejojmë!

    Dasma po afrohet! Venecianët protestojnë kundër Jeff Bezos: Nuk do e lejojmë!

    Pamje nga protestat

    ITALI- Nëse një grup venecianësh të zemëruar ia dalin mbanë, dasma e ëndrrave me yje që Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, dhe e fejuara e tij, Lauren Sánchez, mund të kthehet në një makth. Të premten në mbrëmje, përfaqësues të grupeve të ndryshme qytetare u mblodhën në një shesh pranë Urës Rialto dhe u zotuan të organizojnë një seri protestash më 26, 27 dhe 28 qershor, kur qindra të ftuar pritet të zbresin në qytet për dasmën luksoze të Bezos dhe Sánchez.
    “Edhe pse detajet e festimeve janë mbajtur sekret, ne kemi spiunët tanë,”- tha Federica Toninello, një organizatore e protestës, duke zbuluar se një nga vendet ku do të mbahet dasma mund të jetë “The Misericordia”, një vend që përdorej nga ish-organizatë bamirësie e që tashmë është shndërruar në sallë eventesh.
    “Bezos nuk do të shkojë kurrë në Misericordia”, u zotua ajo, duke u bërë thirrje rreth 300 personave të pranishëm të mbajnë qëndrim.
    “Do t’i mbushim rrugët me trupat tanë, do t’i bllokojmë kanalet gomone dhe varkat tona,”-shtoi ajo. Sipas tyre, kjo dasmë ka rritur kostot e strehimit dhe shumica e venecianëve të zakonshëm të mos kenë mundësi të jetojnë në vendlindjen e tyre. Përfaqësuesit e Bezos dhe  Sánchez nuk iu përgjigjën një kërkese për koment, edhe pse u pyetën nga mediat e huaja.

    Pamje nga protestat

    Dasma e tyre përkon me sezonin e pikut në Venecia, pasi dhjetëra mijëra vizitorë mbërrijnë në qytet çdo ditë, duke bërë që Bashkia të vendosë një tarifë hyrjeje gjatë fundjavave dhe ditëve të festave. Protestuesit thanë se ishin gjithashtu të shqetësuar se logjistika e dasmës, përfshirë sigurinë për disa të ftuar të nivelit të lartë, do ta shkaktonte trazira në Venecia.
    Lista e të ftuarve nuk është publike, por Vogue raportoi se mund të përfshijë Katy Perry, disa nga Kardashianët dhe Eva Longoria-n, të gjithë miq të nuses së ardhshme. TMZ raportoi se edhe Oprah ëinfrey dhe Gayle King ishin ftuar. Kostot e dasmës flitet se do të variojnë nga vetëm 10 milionë euro deri në 21.5 milionë dollarë.
    Një shofer taksie që në Venecia është gondola e famshme, tha se ishte rezervuar për të qenë në gatishmëri nga 25 qershori deri më 30 qershor. Zyrtarët e bashkisë thanë se vetëm 30 nga 280 taksitë ujore të qytetit ishin rezervuar dhe se meqenëse Venecia ishte mësuar të priste ngjarje dhe evente të mëdha, qytetarët nuk do të kishin shqetësime.
    “Më shumë se 600 çifte martohen çdo vit në Venecia. Kjo është thjeshtë një dasmë më shumë,”- thuhet në deklaratë.

    Pamje nga protestat

    Të enjten, aktivistët shpalosën një banderolë të madhe me një X të kuq të theksuar mbi emrin e Bezos nga kambanorja e Kishës së San Giorgio Maggiore.
    “Le të sigurohemi që Venecia të mos mbahet mend si një vend kartolinash ku Bezos bëri dasmën e tij, por si qyteti që nuk iu përkul oligarkëve,”- tha Na Haby Stella Faye, një tjetër protestuese.
    Kur dhe ku është dasma e Jeff Bezos?
    Bezos dhe Sánchez pritet të martohen gjatë një eventi tre-ditor këtë muaj. Dasma do të zgjasë nga data 24 deri më 26 qershor. Kështu thanë zyrtarët venecianë për CNN. Shumë detaje rreth ceremonisë mbeten të panjohura, por CNN raportoi se dasma mund të zhvillohet në jahtin e tyre prej 500 milionë dollarësh, në të cilin ata pushuan pranë brigjeve të Francës muajin e kaluar. Lista e të ftuarve gjithashtu nuk është publike, megjithëse shumë tabloidë kanë spekuluar se cilët nga miqtë e famshëm të çiftit mund të marrin pjesë. Një burim i paidentifikuar i tha “People” se edhe Ivanka Trump dhe Jared Kushner ishin të ftuar.
    Bezos dhe Sánchez u fejuan në maj 2023 në jahtin e tij, ku ai i propozoi martesë me një unazë të madhe diamanti rozë. Çifti bëri publike lidhjen e tyre në janar 2019, pak pasi Bezos njoftoi se ai dhe ish-gruaja e tij prej 25 vitesh, miliarderja Mackenzie Scott, vendosën që të divorcoheshin. Sánchez kishte punuar më parë si gazetare, por ajo u bë pilote helikopteri me licencë në moshën 40-vjeçare./ZËRI

    ghjjkjpg

    fghjpg

  • Rama në New York, i ftuar në dasmën e Aleks Soros

    Rama në New York, i ftuar në dasmën e Aleks Soros

    Djali i miliarderit, George Soros, Aleks do të martohet me Huma Abedin, e njohur si asistentja e Hilary Clinton. Kryeministri Edi Rama mësohet se është i ftuar. Dasma do të zhvillohet në Mahnatan të New York dhe do të marrim pjesë figura të njohura botërore. Romanca mes çiftit vjen shtatë vjet pasi Huma u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Weiner. Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën e tyre me një foto ditën e Shën Valentinit një vit më parë. Aleks Soros është 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe.

  • Fifi i fshiu këngët, Egli i jep fund menaxhimit: Tani do të shoh në një spektër më të gjerë

    Fifi i fshiu këngët, Egli i jep fund menaxhimit: Tani do të shoh në një spektër më të gjerë

    Showbiz E Hënë, 9 Qershor 2025 16:57
    Pas fshirjes nga platforma YouTube të projekteve, këngëtarja Egli Tako ka reaguar publikisht përmes një deklarate të sinqertë dhe të qartë. Egli thotë se ndonëse ka qenë pjesë e projekteve muzikore, ajo nuk është autore dhe nuk mban të drejta mbi to. Këngët janë hequr përkohësisht nga YouTube për arsye personale të autores, dhe Egli shpjegon se nuk ka ndërhyrë apo reaguar për shkak se nuk ka kontroll mbi projektin.
    Postimi i plotë

    Po duhet t’ju jap shpjegim për shkak të gjithë përkrahjes & dashurisë tuaj ndaj meje edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to. Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi-O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi. Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.
    Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi-O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese! Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.
    Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit. Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji. Ju dua shumë dhe gjatë këtij muaji do shihemi ashtu siç ju keni pritur gjithmonë, të më shihni, plot me surpriza të bukura dhe shumë muzikë! Faleminderit për gjithë dashurinë që më jepni, ju dua shumë.

  • Pamjet fantastike nga kalaja e Himarës (VIDEO)

    Pamjet fantastike nga kalaja e Himarës (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje fantastike nga kalaja e Himarës, duke ftuar turistët që ta vizitojnë këtë verë.
    “Dhe duke ju ftuar të vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama kraas pamjeve.