Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku u gjet i masakruar me thikë 51-vjeçari Valbon, i njohur edhe me emrin Marko Beqiraj.
Trupi i tij u gjet rreth orës 19:00, ndërsa dyshohet se krimi ishte kryer që në orët e paradites.
Sipas hetimeve, autor i dyshuar i ngjarjes është 24-vjeçari Teilor Tivari, i cili kishte hyrë në banesën e viktimës për të blerë lëndë narkotike.
LEXO EDHE: ‘Tentoi të më p*rdh*nonte!’ Zbardhet dëshmia dhe fotoja e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës
Viktima, sipas burimeve hetimore, kishte ftuar miq në apartament, ku u konsumuan pije alkoolike dhe lëndë narkotike.
Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Tejlor Tivari, shok i viktimës dhe person që herë pas here furnizohej prej tij me kokainë falas.
Tivari ka rrëfyer se Beqiraj e kishte ftuar në banesë “për të pirë një gotë birrë”, por gjatë qëndrimit, sipas dëshmisë së tij, viktima tentoi ta përdhunonte. “U përleshëm, mora një thikë dhe e godita disa herë. Nuk mendoja se do të vdiste”, ka deklaruar i riu para hetuesve.
Nga përplasja fizike, autori ka marrë edhe plagë me thikë dhe kafshime nga 51-vjeçari, ndërsa viktima u gjet lakuriq dhe me shenja dhune në trup. Pas krimit, Tivari është larguar i tronditur nga banesa, me ndihmën e një personi tjetër, i cili e ka transportuar me taksi.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pista kryesore lidhet me konsumin e lëndëve narkotike dhe konfliktin e çastit mes autorit dhe viktimës.









