Tag: ftuar

  • “Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…

    “Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…

    Analisti Roland Bejko thotë se Ervin Salianji është ftuar nga demokratët e Gjirokastrës, për të mbajtur foltoren e radhës.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se figurat në PD që ikin si disidentë, por u rikthyen në parti, janë servilë të kryedemokratit Sali Berisha.
    “Nëse do mbahej një takim në jug, natyrisht që do të mbahet në Gjiropkastër, sepse aty është qendra e qarkut. Edhe kriza më e madh që ka PD, është pikërisht në qarkun e Gjirokastrës. Aty, gati strukturat e partisë janë innekzistene. Asnjëherë nuk u bashkua realisht PD. Demokratët shkuan dhe votuan në zgjedhjet e fundit, sepse nuk kishin ku ta çonin votët. Mbyllën hundën dhe e hodhën votën aty ku nuk donin. Zoti Salianji e ka terrenin e gatshëm në Gjirokastër. Kam dëgjuar që ka pirë kafe me të gjithë demokratët. Siç ka qenë para 2021. Është hera e parë që PD bashkohet në Gjirokastër nën prezencën e Salianjit. Janë disa figura që gëzojnë simpati në bazë. Është kërkesë e demokratëve të Gjirokastrës që e kanë ftuar Salianjin. Si ata te foltorja, dhe ata që nuk bëjnë pjesë te foltorja. Rezultati ishte i dobët në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Ajo që më ra në sy sot, u njoha me disa fakte të lëvizjes së 1990, ata që janë larguar dhe kthyer te Berisha, ata janë qentë më besnikë të Berishës. Merri me radhë dhe shihi pak.”, theksoi ai.

  • Lëvizja e Salianjit? Kopliku shuan zërat: S’është përçarje, PD po përgatitet për një lëvizje të…

    Lëvizja e Salianjit? Kopliku shuan zërat: S’është përçarje, PD po përgatitet për një lëvizje të…

    Lëvizja e Ervin Salianjit, nuk është përçarje në PD. Kështu ka deklaruar drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë PD, Tedi Kopliku.
    I ftuar në një emision televiziv, ai tha se në takimin me Salianjin ishte pasi kishte marrë ftesë nga Ilir Alimehmeti.
    ‘Nuk ka një lëvizje brenda PD, ka foltore në qytete nga PD, njëra përballë Kryeministrisë dhe tjetra që lëviz nëpër qytete. Unë isha në kafen e Salianjit sepse se dija që ishte ai, por isha i ftuar nga Alimehmeti. Isha e ftuar në kafe me kandidatët, mjaftonte ftesa e Alimehmetit për të qenë në atë kafe. Po të jesh në një kafe s’do të thotë asgjë. Kafja mbaroi dhe më pas unë kam një pozicion që është në departamentin Brain Gain brenda PD.
    S’ka pse të jetë përçarje ajo lëvizje. Unë kam parë një takim me demokratët në Durrës, nuk e di unë se kujt i shërben kjo, as nuk është fraksion dhe as lëvizje. Sapo dolëm nga aty, kishte lajme dhe pyetje apo lëviz diçka në PD apo është lëvizje e re brenda PD. Ishte një diskutim se si mund të bëhet PD më mirë’, tha ai.
    Kopliku tha se PD do të shkojë drejt një lëvizje më të madhe nuk do të qëndrojë vetëm tek protesta para Kryeministrisë.
    ‘Do shkojmë drejt një lëvizje më të madhe kjo do ta rigjenizojnë Partinë Demokratike. Po PD e ka treguar që në 12 vite po bënë përpjekje për të fituar përballë një regjimi autoritar. Sot ne jemi në regjim dhe kjo është vërtetuar gjithmonë edhe më shumë’, tha ai.

  • Lëvizje e re brenda PD? Berisha: Takimet në kafe s’janë lajm, Salianji e Alimehmeti janë të ftuar në zyrë

    Lëvizje e re brenda PD? Berisha: Takimet në kafe s’janë lajm, Salianji e Alimehmeti janë të ftuar në zyrë

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin mes disa prej përfaqësuesve të Partisë Demokratike, larg syve të mediave, i cili ka ndezur pretendimet se një lëvizje e re brenda kësaj force politike po merr formë. Takimi i organizuar nga Ervin Salianji u zhvillua mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, ku të pranishëm ishin Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu dhe demokratë të qarqeve të tjera. 
    Përpos aludimeve, Berisha nuk u shpreh i shqetësuar për takimin, ndërsa theksoi se mendimi ndryshe nga më të votuarit janë normale. Kreu i PD përmendi, Salianjin dhe Alimehmetin, duke i ftuar ata në zyrë të shprehin mendimet e tyre.
    “Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti. Kanë instancat secili, Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë, Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë. Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres cdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu të jem i sinqertë”, u shpreh Berisha për News24.

  • LIVE- Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama në Podcastin “Flasim”, të ftuar kandidatët e PS për 5 bashkitë

    LIVE- Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama në Podcastin “Flasim”, të ftuar kandidatët e PS për 5 bashkitë

    Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat. 
    “Pasi nesër është heshtja zgjedhore dhe të dielën janë zgjedhjet. Këtu me mua është Bruna Mersini, ka ardhur e veshur me të zeza për të qenë në harmoni me dekorin,    Gramos Sako, Ervin Cece, Altin Bojni dhe Florenc Doka.”, tha Rama. 

  • Paris/ I ftuar nga Macron, Rama ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ (VIDEO)

    Paris/ I ftuar nga Macron, Rama ndan pamjet nga ‘Forumi i Paqes’ (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku është ftuar nga presidenti Emanuel Macron për ‘Forumin e Paqes’. 
    Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamjet nga forumi që po mbahet në kryeqytetin francez. 
    “Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri. 
     
     

  • “Shkresë përmes avokatit”, Lala zbulon komunikimin e parë të Ballukut me SPAK pas hetimeve: Ja data e paraqitjes

    “Shkresë përmes avokatit”, Lala zbulon komunikimin e parë të Ballukut me SPAK pas hetimeve: Ja data e paraqitjes

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje në lidhje me marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”.
    Sipas Lalës, SPAK ka ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime pas krijimit të bindjes se ndaj saj kishte elementë që kërkonin verifikim hetimor.
    “Kur kanë krijuar bindjen, SPAK ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Është njoftuar përmes fletë-thirrjes për t’u paraqitur sot në shoqërinë e një avokati, duke u vënë në dijeni se është person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera, deri tani, sepse nuk dihet çfarë mund të zbulohet më vonë,” tha gazetarja.Lala shtoi se zëvendëskryeministrja nuk është paraqitur në SPAK në datën e parë të thirrjes, por përmes avokatit të saj ka dërguar një shkresë zyrtare, duke kërkuar caktimin e një date tjetër për t’u përballur me hetuesit e posaçëm.
    “Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të paraqitet për t’u pyetur,” deklaroi Lala.

  • Berlin Global Dialogue, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

    Berlin Global Dialogue, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës të Berlin Global Dialogue (BGD), forumit ndërkombëtar të nivelit të lartë që mbahet çdo vit në kryeqytetin gjerman.
    Kreu i qeverisë shkruan se do të marrë pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, e cila fokusohet në sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
    “Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

    Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ftuar në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”.

    Ai shkruan në Facebook, krahas fotove, se është i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës q♪7 do të mbahet nesër.
    “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidentin Ursula von der Leyen”, shkruan Rama krahas fotove.

    Top Channel

  • Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Presidentja e Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, raporton KosovaPress.
    Ajo është e ftuar speciale në këtë sesion nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

    Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    /Kosovapress/

  • Ishte i ftuar në emision, deputeti i PS sheh LIVE lajmin për arrestimin e vëllait, ja si reagon (Video)

    Ishte i ftuar në emision, deputeti i PS sheh LIVE lajmin për arrestimin e vëllait, ja si reagon (Video)

    Deputeti socialist Loer Kume, ka qenë i ftuar sot në një studio televizive, në momentin kur titrat e televizioneve informative njoftonin për arrestimin e të vëllait të tij Eneas, me urdhër të SPAK.
    Vetë deputeti nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me arrestimin e të vëllait, që sipas tij ishte kryer mbrëmjen e djeshme, por tha se do ta konsiderojë të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.
    “U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.