Tag: ftohtë

  • A po ju sjell moti i ftohtë në humor të keq? Ja çfarë po ndodh me trupin dhe mendjen tuaj

    A po ju sjell moti i ftohtë në humor të keq? Ja çfarë po ndodh me trupin dhe mendjen tuaj

    Ndërsa temperaturat bien dhe ditët bëhen më të shkurtra, shumë njerëz ndihen më të lodhur, më pa energji dhe shpesh në humor të keq pa ndonjë arsye të qartë. Nëse edhe ju ndiheni kështu, nuk jeni të vetmit dhe shkenca ka një shpjegim të qartë për këtë.
    Pse moti i ftohtë ndikon në humor
    Kur moti ftohet dhe dielli shihet më rrallë, trupi ynë përjeton ndryshime hormonale që ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen emocionale. Mungesa e dritës diellore ul nivelin e serotoninës, hormonit që ndihmon në ruajtjen e humorit dhe ndjenjës së mirëqenies. Në të njëjtën kohë, rritet melatonina, hormoni që rregullon gjumin, duke na bërë të ndjehemi më të përgjumur dhe më të lodhur gjatë ditës. Kjo përzierje hormonale është arsyeja pse shumë njerëz përjetojnë atë që quhet “depresioni sezonal” ose trishtimi i dimrit, që shfaqet zakonisht në muajt e ftohtë dhe të zymtë
    Shenjat që moti po ndikon te ju
    Nëse vini re disa nga këto simptoma, ndoshta është koha të kujdeseni pak më shumë për veten:

    Ndiheni të mërzitur pa ndonjë arsye të veçantë
    Keni më pak energji ose përqendrim
    Flini më shumë se zakonisht
    Humbni interesin për gjërat që më parë ju gëzonin
    Keni dëshirë më të shtuar për ushqime të ëmbla apo karbohidrate

    Këto janë sinjale që trupi juaj po reagon ndaj mungesës së dritës dhe ndryshimit të ritmit ditor.
     Si të përmirësoni humorin në ditët e ftohta
    Ekspertët sugjerojnë disa mënyra të thjeshta për ta luftuar këtë gjendje:

    Dilni në dritë natyrale çdo ditë, qoftë edhe për pak minuta.
    Lëvizni – aktiviteti fizik stimulon prodhimin e serotoninës.
    Mbani një rutinë të qëndrueshme gjumi.
    Konsumoni ushqime të pasura me vitamina D dhe omega-3, që ndihmojnë trurin dhe sistemin nervor.
    Socializohuni – edhe një kafe me një mik mund të përmirësojë humorin tuaj ndjeshëm.

    Në disa raste, mjekët mund të rekomandojnë terapi me dritë (light therapy) ose këshillim psikologjik, nëse simptomat vazhdojnë për një periudhë të gjatë.
    Moti i ftohtë dhe errësira e dimrit nuk janë vetëm një ndryshim sezoni, por një sfidë biologjike për trupin dhe mendjen. Prandaj, në vend që të ndëshkoni veten për mungesë energjie apo humor të keq, kuptojeni se është një reagim natyral dhe mund të menaxhohet me disa zakone të vogla që sjellin dritë, edhe në ditët më të ngrysura.

  • “Duhet të hetonit”/ Zgjedhjet, Bardhi debat me komisionerin Dervishi: E tha dhe OSBE, sistemi i patronazhimit bie…

    “Duhet të hetonit”/ Zgjedhjet, Bardhi debat me komisionerin Dervishi: E tha dhe OSBE, sistemi i patronazhimit bie…

    Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka debatuar ditën e sotme me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishin.
    Duke ju referuar zgjedhjeve, Bardhi iu drejtua Dervishit se nuk duhet të kishte qëndruar i ftohtë sipas tij, por duhet të kishte vijuar hetimet. Bardhi tha se ankesa nuk ka pasur ndaj këtij institucioni sepse sipas tij, qytetarët nuk e besojnë.
    Gazment Bardhi:
    Ne duam të dimë si është zbatuar ligji në praktikë. Ju deklaruat se keni qenë i ftohtë gjatë zgjedhjeve. Në fakt, ligji kërkon të mos jesh i ftohtë në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju thatë se nuk kemi ankesa.
    Kjo tregon se qytetarët apo ata që janë cenuar nuk kanë besim tek institucioni juaj. Po ju them pse opozita nuk u drejtua më ju: sepse nuk ka gjetur kurrë zgjidhje dhe nuk ka parë angazhim. Ju thoni se nuk kemi ankesa.
    Në fakt, ka raste të bëra publike, dhe Komisioneri me ligj detyrohet të nisë hetim edhe kryesisht. Të dhënat sensitive të qytetarëve kanë qenë në duart e partive politike. E ka thënë OSBE: “Sistemi i patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.
    Roli juaj do të ishte të nisnit hetim kryesisht. Nga cila sëmundje vuan dhe çfarë kurimi kërkon, kush ka aplikuar për hipoteka, kush ka aplikuar për leje legalizimi dhe shumë të dhëna të tjera përpunohen nga subjektet politike. A nuk ju shqetëson kjo?

  • Keni vazhdimisht ftohtë?/ Mund të mos jetë moti, por shëndeti juaj

    Keni vazhdimisht ftohtë?/ Mund të mos jetë moti, por shëndeti juaj

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz kërkojnë rrobat e trasha dhe ngrohtësinë e shtëpisë. Por nëse ndiheni vazhdimisht të ftohtë, edhe kur të tjerët rreth jush jo, trupi juaj mund të jetë duke ju dërguar një sinjal të rëndësishëm.

    Sipas farmacistes Niamh Macmillan, ndjesia e të ftohtit e vazhdueshme nuk është gjithmonë pasojë e temperaturave të ulëta – në disa raste, ajo mund të tregojë për një gjendje shëndetësore që kërkon vëmendje mjekësore, raporton Express.co.uk.

    Hipotiroidizmi – shkaku më i zakonshëm

    Një nga arsyet kryesore pse njerëzit ngrijnë vazhdimisht është funksioni i reduktuar i gjëndrës tiroide (hipotiroidizmi).
    Kjo ndodh kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone që rregullojnë metabolizmin dhe temperaturën e trupit.

    “Një metabolizëm i ngadalësuar mund të ulë temperaturën bazë të trupit, duke ju bërë të ndiheni të ftohtë dhe të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta,” shpjegon McMillan.

    Simptoma të tjera të hipotiroidizmit përfshijnë:
    • lodhje dhe rraskapitje,
    • shtim në peshë,
    • kapsllëk,
    • lëkurë dhe flokë të thatë,
    • humor të ulët,
    • zë të ngjirur,
    • cikël menstrual të çrregullt ose të rëndë.

    Në këto raste, rekomandohet të bëhen analiza të hormoneve tiroide tek mjeku.

    Sëmundja e Raynaud-it
    Nëse gishtat e duarve ose këmbëve shpesh mpihen, zbardhen ose bëhen blu, veçanërisht në të ftohtë, mund të bëhet fjalë për sëmundjen e Raynaud-it.
    Kjo gjendje shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe kufizon qarkullimin, duke shkaktuar ndjesi të ftohti dhe mpirjeje.
    “Për ata që vuajnë nga Raynaud, gjymtyrët e ftohta janë një sfidë e përditshme,” thekson McMillan.

    Anemia
    Anemia, veçanërisht ajo që lidhet me mungesën e hekurit, është një tjetër shkak i mundshëm.Kur trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe për të transportuar oksigjen, qarkullimi dobësohet dhe shfaqet ndjesia e ftohtit, kryesisht në duar e këmbë.

    Simptoma të tjera të anemisë:
    • lodhje,
    • marramendje,
    • lëkurë e zbehtë,
    • frymëmarrje e vështirësuar.

    Diabeti i tipit 2
    Në disa raste, diabeti i tipit 2 mund të dëmtojë nervat, sidomos në gjymtyrë, duke krijuar ndjesinë e ftohtit edhe kur lëkura është e ngrohtë në prekje.

    Shenja të tjera të diabetit përfshijnë:
    • etje të shtuar,
    • urinim të shpeshtë,
    • humbje të pashpjegueshme në peshë,
    • lodhje të vazhdueshme.

    Nëse keni simptoma të ngjashme, rekomandohet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe të konsultoheni me një mjek.

    Ndjesia e të ftohtit që nuk e ndajnë njerëzit përreth jush mund të mos jetë thjesht reagim ndaj motit. Ajo mund të jetë një paralajmërim që trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka më serioze.
     
  • Disa njerëz lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt

    Disa njerëz lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt

    Nga: Paola Felice

    Ashtu si librat, disa njerëz lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt. Për të tjerë nuk je kurioz as për t’i shfletuar faqet e para. Pastaj janë ata që i njeh përmendësh, megjithatë vazhdon t’i lexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHKRIM PREKËS I BABAIT TË AKTORIT TË NDJERË: DRIDHEMI QË TË TRETË, TRI FRYMË TË KËSAJ VATRE QË PO DOBËSOHET…

    Dy vjet pa djalin tonë të mirë, Luranin: Vështirësitë s’i përjetuam sa ishe ti pranë nesh!

    Nga Xhabir Ahmeti

    Ftohtë, sa ftohtë!Jashtë dielli u ka shtri dorën kurorave të drurëve dhe e përkëdhel blerimin. Dal në ballkon ngadalë me barrën e dhembjes. Të shoh. Horizonti jehon nga ngrohtësia. Kumbullat dhe kajsitë kanë çelur. Kandrat e shpezët e kanë lënë vetminë pas shpine në dimrin që iku. Janë vënë në lëvizje. Njerëzit nguten nëpër vogëlsinë e tyre midis Kashtës së Kumtrit. Gëlon jeta. Pranverë. Pres mos po e çon dikush dorën në shenjë përshëndetjeje! Jo, jo! S’ka kush e drejton një përshëndetje si më parë kur dilje ti në ballkon. Kthehem në dhomë. Brenda ulërin kotësia. Kurse në shpirtin tonë bie borë.Dhe marshon vetmia. E errësira.

    Ftohtë në shpirt, ftohtë në dhomë! Këtu në këtë dhomë ku jemi strukur pushtetin e ka boshllëkhu. Na vret heshtja. Heshtin orenditë, setra e varur, pasqyra dhe piktura. Dëgjohet i ngulfatur vetëm ngashërimi ynë nëpër të ftohtin e vetmisë. Dhe, era që fishkëllen duke rrëshqitur nëpër xhamat e dritareve. Dridhemi që të tretë, tri frymë të kësaj vatre që po dobësohet…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Humbi në Champions League, trajneri i Barcelonës i bën dush të ftohtë lojtarëve: Ne nuk jemi në nivelin e PSG

    Humbi në Champions League, trajneri i Barcelonës i bën dush të ftohtë lojtarëve: Ne nuk jemi në nivelin e PSG

    PSG ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Barcelonës në shifrat 1-2. Golat e shënuar nga Mayulu dhe Ramos vendosën për fitoren e francezëve, ndërsa trajneri Hansi Flick i ka bërë një dush të ftohtë lojtarëve në nisje të këtij sezoni të ri. Duke kërkuar që të luajë pak me sedrën e tyre, Hansi Flick tha se Barcelona nuk është në nivelin e PSG aktualisht.
    “Mund ta shihnit këtë sot. Nuk ka asgjë që mund të themi se jemi në të njëjtin nivel me PSG. Por gjithashtu mendoj se… Unë besoj te skuadra ime; nuk ishte dita jonë më e mirë. Po punojmë për t’u rikthyer në atë nivel.
    Për mua, ky është futbolli. Sot, në rregull, humbëm, por në fund të fundit, duam të rikthehemi. Duhet të stërvitemi, të punojmë për gjërat që nuk i bëjmë mirë dhe kjo është ajo që do të bëjmë. Ne shënuam një gol, mund të shënonim të tjerë, por duhet që ta pranojmë këtë humbje dhe njëherë, PSG e meritoi”, tha Flick. /Sport Ekspres/

  • Shiste doza kokaine në Tiranë/ Vihet në pranga 48-vjeçari, armë e ftohtë dhe municion luftarak iu gjetën në banesë

    Shiste doza kokaine në Tiranë/ Vihet në pranga 48-vjeçari, armë e ftohtë dhe municion luftarak iu gjetën në banesë

    Një 48-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi u kap duke shitur doza kokaine.

    Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
    Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • NATO tregon “dhëmbët”, nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg

    NATO tregon “dhëmbët”, nis stërvitja e madhe ushtarake në Hamburg

    Një stërvitje 3-ditore e NATO-s ka filluar në Hamburg, duke u klasifikuar si një nga manovrat më të mëdha ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
    Sipas raporteve të mediave lokale si NDR, stërvitja do të mbulojë nevojën e mundshme për të zhvendosur trupa në krahun lindor të Aleancës duke insinuuar një “incident serioz”, si dhe menaxhimin e protestave atje.
    “Sot duhet të riushtrojmë atë që ishte pjesë e jetës së përditshme në shumë rajone gjatë Luftës së Ftohtë”, tha zëdhënësi i ushtrisë Juergen Bredtmann.

  • Uji përbërësi kryesor/ I ftohtë apo ambjenti, ja benefitet si rekomandohet të pihet

    Uji përbërësi kryesor/ I ftohtë apo ambjenti, ja benefitet si rekomandohet të pihet

    Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.
    Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve. Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm. Lexoni më poshtë të dhënat se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme
    Përfitimet Shëndetësore të Ujit në Teperaturë Ambienti
    Përmirëson Tretjen
    Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes.
    Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.
    Detoksifikon Trupin
    Ndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.
    Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.
    Për Frymëmarrjen
    Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.
    Kundër Dhimbjeve
    Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja.
    Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.
    Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Ftohtë
    Pas Aktivitetit Fizik
    Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.
    Lufton Drobitjen nga Vapa
    Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.
    Për Humbje në Peshë
    Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj.
    Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.
    Uji i Ftohtë Kundrejt Ujit të Ambientit
    Studimet e fundit nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve.
    Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi.
    Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin.
    Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.
    Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes.
    Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj.

  • Uji i ftohtë apo ambienti? Ja cili është më i miri për tu pirë

    Uji i ftohtë apo ambienti? Ja cili është më i miri për tu pirë

    Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.
    Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve.
    Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

    Lexoni më poshtë të dhënat se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme
    Përfitimet Shëndetësore të Ujit në Teperaturë Ambienti
    Përmirëson Tretjen
    Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes.
    Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.
    Detoksifikon Trupin
    Nndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.
    Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.
    Për Frymëmarrjen
    Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.
    Kundër Dhimbjeve
    Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja.
    Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.
    Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Ftohtë
    Pas Aktivitetit Fizik
    Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.
    Lufton Drobitjen nga Vapa
    Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.
    Për Humbje në Peshë
    Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj.
    Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.
    Uji i Ftohtë Kundrejt Ujit të Ambientit
    Studimet e fundit nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve.
    Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi.
    Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin.
    Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.
    Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes.
    Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj.

  • Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit, cili është më i mirë për shëndetin

    Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit, cili është më i mirë për shëndetin

    Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

    Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.

    Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve.

    Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

    Lexoni më poshtë të dhënat e AgroWeb.org se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme.