Tag: ftohtë

  • “Dimër i ashpër dhe më i ftohtë se…”/ Paralajmërojnë meteorologët: Merrni masat, ja si do të jetë moti gjatë këtij viti

    “Dimër i ashpër dhe më i ftohtë se…”/ Paralajmërojnë meteorologët: Merrni masat, ja si do të jetë moti gjatë këtij viti

    Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë. Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore.Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
    Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.
    “Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik.
    Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”
    Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.
    “Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu.
    Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

  • Merrni masa, mbërrin lajmi i frikshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se…

    Merrni masa, mbërrin lajmi i frikshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se…

    Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë.
    Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore.
    Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
    Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.
    “Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik.
    Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”
    Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.
    “Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu.
    Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

  • “Dimri i sivjetshëm, më i ftohtë se i vitit të kaluar”/ Muaji nëntor, Meteorologia ‘na përgatit’ me parashikimin…

    “Dimri i sivjetshëm, më i ftohtë se i vitit të kaluar”/ Muaji nëntor, Meteorologia ‘na përgatit’ me parashikimin…

    Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë. Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore. Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
    Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.
    “Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik. Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”
    Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.
    “Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu. Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

  • Kategoria e Parë/ Kukësi dhe Kastrioti ngecin në zonën e ftohtë, Laçi dhe Pogradeci “tregojnë dhëmbët”

    Kategoria e Parë/ Kukësi dhe Kastrioti ngecin në zonën e ftohtë, Laçi dhe Pogradeci “tregojnë dhëmbët”

    Para pak minutash janë mbyllur tre sfida shumë të rëndësishme në Kategorinë e Parë. Kukësi nuk arrin dot që të dalë nga zona e ftohtë, por i vetmi sinjal pozitiv është fakti se pas disa humbjesh radhazi, këtë herë dalin të paktën me një pikë. Kukësi barazoi 2-2 ndaj Luftëtarit, ndërsa në krahun tjetër ishte Laçi që tregoi dhëmbët me Burrelin. Një fitore e thëllë në shifrat 4-0, po ashtu si edhe Pogradeci që nga krahu tjetër po me të njëjtat shifra, fitoi kundër Kastriotit. /Sport Ekspres/

    Kukësi 2 – 2 Luftëtari (Sadiq 44′, Dragoshi 45+4′ / Nyanguila 11′, Isteri 45+3′)
    Laçi 4 – 0 Burreli (Traore 36′, 66′, Jiakponna 61′, Kalaj 82′)
    Pogradeci 4 – 0 Kastrioti (Greca 11′, Pius 55′, Babatunde 62′, Santi 89′)

  • Rritje e rasteve me grip për shkak të motit të ftohtë – Mjekët këshillojnë kujdes dhe trajtim natyral për kollën

    Rritje e rasteve me grip për shkak të motit të ftohtë – Mjekët këshillojnë kujdes dhe trajtim natyral për kollën

    Temperaturat e ulëta dhe përhapja e virozave kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Moti i ftohtë po ndikon ndjeshëm në shëndetin e qytetarëve, duke shtuar rastet me grip dhe probleme respiratore.
    Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Ata këshillojnë që qytetarët të ushqehen shëndetshëm, të konsumojnë sa më shumë lëngje, çajra të ngrohtë dhe të vishen trashë për të shmangur ekspozimin ndaj të ftohtit.
    Për të lehtësuar kollën – një nga simptomat më të shpeshta dhe më të bezdisshme të virozave – mjekët alternativë dhe specialistët e mjekësisë popullore rekomandojnë edhe trajtimin natyral me një shurup të përgatitur në shtëpi, i cili mund të ndihmojë në qetësimin e kollës brenda 24 orëve.
    Receta e shurupit natyral për kollën:
    Përbërësit:

    2 gota ujë

    1 limon

    1 qepë

    2 lugë mjaltë

    Përgatitja:Zieni ujin së bashku me qepën e ndarë në katër pjesë dhe lëngun e një limoni. Lërini të vlojnë për 10–15 minuta. Pasi përzierja të ftohet pak, kullojeni dhe shtoni dy lugë mjaltë. Ruajeni në një kavanoz qelqi dhe konsumoni disa lugë gjatë ditës, veçanërisht para gjumit.
    Ky shurup ndihmon në zbutjen e fytit, uljen e irritimit dhe lehtësimin e kollës. Megjithatë, mjekët theksojnë se në rast se simptomat përkeqësohen, duhet kërkuar menjëherë ndihmë profesionale.

  • A mund të të lëndojë një teshtimë? Ja si reagon trupi ndaj saj

    A mund të të lëndojë një teshtimë? Ja si reagon trupi ndaj saj

    Me ardhjen e sezonit të ftohtë, teshtimat janë bërë pjesë e përditshmërisë, disa të lehta e të heshtura, disa të fuqishme dhe me gjithë shpirt.
    Por a ka lidhje intensiteti i teshtimës me gjininë?
    Ekspertët shpjegojnë se burrat shpesh teshtijnë më fort për shkak të ndryshimeve fiziologjike: mushkëritë, fytit dhe laringu më të mëdha krijojnë një hapësirë rezonante më të madhe, që amplifikon zërin.
    Teshtima është një reagim spontan i trupit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja, si pluhuri, poleni, tymi, aromat e forta ose mikrobet.
    Ajo mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturës, ekspozimi ndaj dritës së fortë (sindroma ACHOO) ose, rrallë, nga ngacmimi seksual.
    Ekspertët këshillojnë që teshtimat nuk duhet të shtypen.
    Presioni i ajrit gjatë teshtimës mund të arrijë deri në 180 km/orë dhe nëse mbahet, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut, sinuset ose edhe veshin e mesëm.
    Përveç rrezikut fizik, teshtima përhap mikrobet dhe viruset, ndaj largimi nga të tjerët është më i sigurt për shëndetin e të gjithëve.
    Dr. Christian Betz nga Klinika Universitare Hamburg-Eppendorf nënvizon: “Teshtitja është një mekanizëm natyror mbrojtës.
    Duhet të lejohet të ndodhë në mënyrë të lirë, duke ruajtur distancën nga të tjerët kur është e mundur.”
    Për ata që teshtijnë rrallë, mund të ndihmojë rritja e lagështisë në ambient ose përdorimi i spërkatësve me ujë deti për hundë.
    Sezoni i ftohtë ka ardhur dhe teshtimat, edhe pse të bezdisshme për të tjerët, mbeten një mbrojtje e natyrshme e trupit.

  • Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

    Sezoni i ftohtë sjell teshtimat: Si lindin, pse janë më të forta tek burrat dhe pse nuk duhet t’i mbajmë

    Me ardhjen e sezonit të ftohtë, teshtimat janë bërë pjesë e përditshmërisë, disa të lehta e të heshtura, disa të fuqishme dhe me gjithë shpirt. Por a ka lidhje intensiteti i teshtimës me gjininë? Ekspertët shpjegojnë se burrat shpesh teshtijnë më fort për shkak të ndryshimeve fiziologjike: mushkëritë, fytit dhe laringu më të mëdha krijojnë një hapësirë rezonante më të madhe, që amplifikon zërin.

    Teshtima është një reagim spontan i trupit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja, si pluhuri, poleni, tymi, aromat e forta ose mikrobet. Ajo mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturës, ekspozimi ndaj dritës së fortë (sindroma ACHOO) ose, rrallë, nga ngacmimi seksual.

    Ekspertët këshillojnë që teshtimat nuk duhet të shtypen. Presioni i ajrit gjatë teshtimës mund të arrijë deri në 180 km/orë dhe nëse mbahet, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut, sinuset ose edhe veshin e mesëm. Përveç rrezikut fizik, teshtima përhap mikrobet dhe viruset, ndaj largimi nga të tjerët është më i sigurt për shëndetin e të gjithëve.

    Dr. Christian Betz nga Klinika Universitare Hamburg-Eppendorf nënvizon: “Teshtitja është një mekanizëm natyror mbrojtës. Duhet të lejohet të ndodhë në mënyrë të lirë, duke ruajtur distancën nga të tjerët kur është e mundur.”

    Për ata që teshtijnë rrallë, mund të ndihmojë rritja e lagështisë në ambient ose përdorimi i spërkatësve me ujë deti për hundë. Sezoni i ftohtë ka ardhur dhe teshtimat, edhe pse të bezdisshme për të tjerët, mbeten një mbrojtje e natyrshme e trupit.

  • Takimi i ftohtë në funeral: Princ William shmang kontaktin me princin Andrew

    Takimi i ftohtë në funeral: Princ William shmang kontaktin me princin Andrew

    Në një funeral familjar të mbajtur pak kohë më parë për Dukeshën e Kentit, është vërejtur një shkëmbim i ftohtë mes princit William dhe xhaxhait të tij, princit Andrew. Video e ngjarjes, e publikuar nga raportuesi mbretëror Chris Ship, tregon momentin kur princ Andrew përpiqet të flasë me William, por ky i fundit ruan një shprehje serioze dhe përgjigjet vetëm me një tundje të lehtë kokë, pa asnjë fjalë.
    Princi Andrew, 65 vjeç, kishte njoftuar më 17 tetor se do të heqë dorë nga përdorimi i titujve dhe nderimeve mbretërore, një vendim ku ishte konsultuar edhe me princin William, 43 vjeç. Pavarësisht kësaj, raportime nga “The Sunday Times” sugjerojnë se William nuk është plotësisht i kënaqur me këtë vendim dhe planifikon që, kur të bëhet mbret, t’i ndalojë Andrew-t dhe ish-gruas së tij, Sarah Ferguson (e njohur si Fergie), të marrin pjesë në ngjarjet zyrtare mbretërore, përfshirë edhe kurorëzimin e tij.
    Princi Andrew kishte dalë nga jeta publike në vitin 2019, pas skandalit lidhur me lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, por megjithatë ka marrë pjesë në evente familjare dhe dasma mbretërore. Në funeral ishin të pranishëm edhe mbreti Charles, Kate Middleton dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
    Burime nga Pallati Buckingham dhe Pallati Kensington nuk kanë dhënë koment për këto zhvillime. Në këtë kontekst, marrëdhënia mes William dhe Andrew duket e tensionuar dhe e largët, duke reflektuar ndarjet e brendshme në familjen mbretërore.

  • QKK në Marketin Italian të Audiovizualit, prezantohet dhe projekti “Diell i ftohtë” nga regjisori Gentian Koçi

    QKK në Marketin Italian të Audiovizualit, prezantohet dhe projekti “Diell i ftohtë” nga regjisori Gentian Koçi

    Nga Julia Vrapi
    Marketi Italian i Audiovizualit një hapësirë për bashkëpunime mes profesionistëve të industrisë së filmit, ku pjesë ishin edhe kineastët nga Shqipëria. Për herë të parë QKK mori pjesë në MIA, Mercato Internazionale Audiovisivo, Romë, ngjarje që ofron një hapësirë për bashkëpunime kinematografike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit mori pjesë në Marketin Italian të Audiovizualit shprehet dhe për rëndësinë e tij. “Kjo ngjarje e rëndësishme ofron një hapësirë të shkëlqyer për bashkëpunime dhe rrjetëzim mes profesionistëve të industrisë së filmit”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në faqen e saj, ku janë ndarë dhe foto nga kjo pjesëmarrje.
    Në Marketin Italian të Audiovizualit ishte i pranishëm edhe regjisori i njohur Gentian Koçi, i cili sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë  prezantoi projektin e tij më të ri “Diell i ftohtë”. “Një moment të veçantë kishte regjisori dhe skenaristi Genti Koci, i cili prezantoi projektin e tij të ri, “Diell i ftohtë”, para qindra producentëve ndërkombëtarë.  Jemi të emocionuar për mundësitë që sjell ky event dhe projektet e reja që do të lindin nga ky bashkëpunim!”, shprehet Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Gentian Koçi është një regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, filmat e të cilit kanë udhëtuar në mbarë botën. Titujt më të suksesshëm që ai ka shkruar dhe drejtuar janë “Not a Carwash” (dokumentar, 2012), “Dita Zë Fill” (2017) dhe “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” (2022). Këto filma janë prezantuar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, duke fituar çmime dhe vlerësime nga revista profesionale të filmit. Filmi i tij i ri “Dielli i ftohtë” është në zhvillim.
      Projekti shqiptar
    Qendra Kombëtare e Kinematografisë ishte e pranishme për herë të parë me stendë në MIA- Mercato Internazionale Audiovisivo në Romë, nga datat 6-10 tetor, për të promovuar vizionin e kineastëve shqiptarë dhe potencialin që ofron vendi ynë për bashkëprodhime kinematografike dhe vendxhirime për produksione ndërkombëtare. Sipas Qendrës Kombëtare të Kinematografisë këtë vit, mes 12 projekteve ndërkombëtare në MIA Co-Production Market & Pitching Forum 2025 ishte i përzgjedhur projekti shqiptar “Diell i ftohtë”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, një prodhim i Artalb Film Productions. Projekti “Diell i ftohtë” është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Pjesëmarrja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në MIA- Mercato Internazionale Audiovisivo në Romë është në vijim edhe të pjesëmarrjeve të tjera më parë në aktivitete për industrinë e filmit në botë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997 dhe është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.
     

  • Edhe shtëpia ka ftohtë! Ja disa ide se si ta mbani atë të ngrohtë në dimër…

    Edhe shtëpia ka ftohtë! Ja disa ide se si ta mbani atë të ngrohtë në dimër…

    Me ardhjen e dimrit në një shtëpi ajo çfarë shtohet në mënyrë të ndjeshme është fatura e energjisë. Kjo për shkak të të ftohtit në vendin ku jetoni, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në mbarë botën. Prandaj është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të shmangur të ftohtin dhe faturat e kripura në fund të muajit. Ne ju sugjerojmë 4 këshillat e domosdoshme nga ekspertët.
    Izoloni shtëpinë
    Edhe nëse nuk mund ta izoloni të gjithën, të paktën kujdesuni që të investoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun. Sipas ekspertëve çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në shtëpi me anë të ngrohseve mund të humbasë nëse nuk keni një shtëpi të izoluar. Një izolim i mirë do të mbajë të gjithë nxehtësinë brenda duke ju ulur për rrjedhojë faturën e energjisë për një kohë të gjatë.
    Perde më të trasha
    Rreth 40% e nxehtësisë del jashtë nga dritaret ndaj është mirë t’i mbuloni ato me perde të trasha. Gjatë dimrit përdorni perde më të gjatë, të plota e të rënda në mënyrë që të parandaloni të ftohtin. Në këtë mënyrë do të evitoni futjen direkte të ajrit të ftohtë në shtëpi apo lagështirën që mund të sjellë dimri.
    Kujdesuni për oxhakun
    Një kanal nga ku mund të futet i ftohti në shtëpinë tuaj është edhe oxhaku i papërdorur. Nëse keni një oxhak që e ndizni rrallë sigurohuni që ta mbyllni në brendësi të tij në mënyrë që të mos qarkullojë ajri i ftohtë. Në të kundërt mjaft të ndizni zjarrin e të ngroheni me një kosto më të ulët.
    Tubat kullues
    Gjatë periudhës së shirave, ngricave ato që mund të prishen e rëndohen më shpejt janë tubat e kullimit në shtëpinë tuaj. Sidomos nëse keni një shtëpi private, ndaj kini parasysh t’i kontrolloni nëse janë në gjendje ta përballojnë dimrin ose jo. Në këtë mënyrë mund t’i kurseni vetes punë dhe para përgjatë periudhës së shirave apo ngricave.