Sinoptikania Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të fortë të motit gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim, për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë polare që aktualisht ka përfshirë Europën Qendrore.
Sipas saj, mbrëmja e së shtunës do të shënojë hyrjen e kësaj mase të ftohtë në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore, veçanërisht në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet pritet të jenë më të pakta. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, ndërkohë që reshjet do të vijojnë deri të hënën — me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në lartësitë malore.
“Masa e ftohtë polare do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa Korça do të ketë reshje më të pakta. Temperaturat do të bien dhe reshjet do të mbeten prezente deri të dielën dhe të hënën,” tha Porja në një intervistë televizive.
Ajo shtoi se episodi i ftohtë do të zgjasë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të zbresin deri në disa gradë nën zero. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, ndërsa më 27 nëntor mund të shfaqet një fenomen i shkurtër, por me reshje të dendura, kryesisht në veri dhe pjesërisht në qendër.
“Ka sinjale që data 27 të sjellë një tjetër episod reshjesh të dendura, fatmirësisht me kohëzgjatje të shkurtër,” u shpreh Porja.
Tag: ftohtë
-

“Acari po vjen, i ftohti polar pritet të ‘pushtojë’ vendin tonë”, Porja paralajmëron: Këto qytet të përgaditen për…
-

“Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku..
Sinoptikania bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.
Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.
“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.
Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.
Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.
“Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”
Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.
“Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm.” -

Konferenca e 7-të ndërqeveritare/ Kos: Shqipëria, përparim gjigant! Rama: Dikur ishte shi e ftohtë, por sot…
RAMA DHE KOS
BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Sot, 17 nëntor, do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, duke shënuar një rekord historik, pasi të gjithë kapitujt e negociatave u hapën brenda 12 muajsh.
Deri më tani Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër.
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, ku përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka ndarë pamje nga mbrëmja e djeshme ceremoniale e çeljes së dyerve të godinës të misionit të Shqipërisë në BE.
“MIRËMËNGJES dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij shprehu falenderimet, teksau shpreh se është e jashtëzakonshme që të përjetosh këtë moment.
“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush.”, u shpreh Rama.
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha gjatë ceremonisë në mbrëmjen e djeshme se Shqipëri po punon dhe fort dhe ka dhënë rezultate.
“E ndjej veten…ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk ua shpreh dot sesa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës tuaj.”, tha Kos.
Konferenca e sotme, e shtata me radhë, është e fundit në ciklin e hapjes së të gjashtë grupkapitujve dhe pritet të hapë rrugën për përmbylljen e procesit teknik deri në vitin 2027. Pas kësaj faze, vendi do të hyjë në procesin politik të integrimit, që kërkon miratimin e anëtarësimit nga parlamentet e të 27 shteteve të BE./ZËRI -

Hapja e grupkapitullit të negociatave me BE/ “Dikur bënte ftohtë”, Rama nga Brukseli: Tashmë çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë
Sot hapet grupkpatulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE. Komisionerja Marta Kos deklaroi se vendi ynë ka shënuar përparim dhe shtoi se BE është shtëpia e re e shqiptarëve. Ajo shprehet se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant.“E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni, ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.”, tha Marta Kos.
Kryeministri Edi Rama: Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush.
LAJMI NE PERDITESIM
-

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj e re; Rama: Dikur ishte shi dhe ftohtë, sot është ndryshe
Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel edhe godina e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe pamje nga ceremonia e hapjes.
“Mirëmëngjes dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e cila vlerësoi progresin dhe rezultatet konkrete të vendit tonë dhe tha se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel.
“E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.
Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”, tha Kos.Nga ana e tij kryeministri Edi Rama vuri në dukje ndryshimin mes realitetit të dikurshëm dhe atij të sotëm në marrëdhëniet me BE-në, duke u shprehur se tashmë mjedisi është pozitiv dhe energjik.
“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”, u shpreh Rama në ceremoni.Ndërsa ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Ferit Hoxha tha se vendibeson tek Europa dhe ka një qeveri të përkushtuar ndaj procesit të integrimit.
“Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë”. -

Vala e të ftohtit në SHBA, shtetet që do të preken
Një valë e fortë të ftohti ka goditur Shtetet e Bashkuara duke i sjellë temperaturat afër niveleve më të ulëta rekord. Më shumë se 170 milionë njerëz nga Bostoni në Florida do të përballen me valën më të ftohtë të sezonit. Rënia e ndjeshme e temperaturës do të fillojë të dielën dhe do të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme, duke prekur pothuajse të gjithë Shtetet e Bashkuara kontinentale.
Meteorologët paralajmërojnë se pjesë të Shteteve të Bashkuara juglindore mund të përjetojnë temperatura rekord, ndërsa ajri i ftohtë përhapet me shpejtësi drejt jugut. Edhe qyteti i Tallahassee, Florida, pritet të përjetojë temperatura nën zero deri të martën në mëngjes.
Ndryshimi i menjëhershëm është për shkak të një çrregullimi të fuqishëm atmosferik që po lëviz nga Kanadaja dhe që shkakton rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë Amerikën veriore dhe qendrore. Banorët në Dakotën e Veriut dhe të Jugut, Nebraska, Ioëa dhe Minesota u zgjuan të dielën me temperatura në shifra njëshifrore, për shkak të erës së ftohtë.Fenomeni shoqërohet me reshje të dendura dëbore , me një trashësi dëbore që pritet të arrijë në më shumë se 30 centimetra, në një nga episodet e para të forta të motit të keq dimëror të sezonit.
-

Shembja e murit të Berlinit, 36 vjet më parë mijëra gjermanë rrëzuan “barrierën e turpit”
U mbushën 36 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore.
Muri, i cili ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë ende kujtohet si “muri i turpit”, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri dekada nga rënia e tij.
Në ato vite, 2.5 milionë njerëz të rinj dhe të arsimuar ikën nga Gjermania Lindore në atë Perëndimore për arsye ekonomike.Administrata e Gjermanisë Lindore, për të parandaluar këto ikje, më 12 gusht 1961 në mënyrë të fshehtë vendosi që të mbyllë kufirin në Berlin. Ditën e ardhshme, ushtarët rrethuan me tela me gjemba rajonin e kontrolluar nga sovjetikët. Ndërkaq, më 17 gusht 1961, pas dështimit për të parandaluar këto ikje përmes gardhit kufitar, Muri i Berlinit, i lartë 3.6 metra në atë kohë, filloi të ndërtohet me tulla.
Kështu, Berlini, i ndarë në vitin 1949, u nda edhe fizikisht përmes murit, i cili në të njëjtën kohë ndante edhe Evropën dhe botën në dy blloqe dhe u shndërrua në simbol të Luftës së Ftohtë.
Përveç se kalonte në qendër të Berlinit, muri, me një gjatësi prej 155 kilometrash, përfshinte edhe rrethinën e qytetit. Kjo pasoi me rritjen e masave të sigurisë, aty u vendosën 302 kulla vrojtimi, ndërsa u angazhuan mbi 11 mijë ushtarë të Gjermanisë Lindore. Midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore u vendosën tetë pika kufitare
Një numër i madh njerëzish u vranë teksa u përpoqën ta kalojnë kufirin dhe murin nga Gjermania Lindore. Edhe pse regjistrimet tregojnë se 136 njerëz humbën jetën gjatë këtyre kalimeve, supozohet që ky numër të jetë 250.
Muri Berlinit u shemb më 9 nëntor 1989 duke i dhënë kështu fund luftës së ftohtë./vizionplus.tv -

Drogë dhe armë, aksion në Elbasan
Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u proceduan penalisht nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.Operacioni i koduar “Terreni”, i finalizuar sot, goditi grupin e të rinjve që ishte dedikuar kryesisht në shitjen e hashashit në doza, teksa si provë përveç drogës u sekuestrua edhe një armë e ftohtë.
Policia vendore tha se aksioni u nda në tre raste të ndryshme të goditjes së aktivitetit të paligjshëm.
Në rastin e parë u arrestuan O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi kanabisi e ndarë në doza dhe gati për shitje.
I katërti u prangos G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë thikë, që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, si dhe një sasi hashashi.
I fundit u procedua në gjendje të lirë S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi kanabisi. -

Çfarë ndodhi në Elbasan? Bien në pranga katër persona, dy të shpallur në kërkim, ja akuzat që rëndojnë mbi ta
Policia në Elbasan ka arrestuar katër persona, në kuadër të operacionit të koduar “Terreni”, ku u goditën katër raste të shtijës së kanabisit dhe armës së ftohtë.
Nga ky aksion i Policisë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Njoftimi i Plotë i Policisë së Shtetit:
DVP Elbasan/Punë operative dhe operacionale, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”.Goditen 4 raste të shitjes së Canabisit dhe armës së ftohtë.
Procedohen penalisht 6 autorët e këtyre paligjshmërive (në pranga, 4 prej tyre).
Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:
-u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje;
-u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi.
Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë#tëvendosurkundërkrimit#nëçdoskajtëvendit🇦🇱#nëshërbimtëqytetarëve -

Shisnin lëndë narkotike dhe armë, arrestohen 4 të rinj në Elbasan, procedohen 2 të tjerë
Goditen 4 raste të shitjes së drogës dhe armëve të ftohta në Elbasan.
Për pasojë janë arrestuar katër persona dhe janë proceduar dy të tjerë.
Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:
-u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje;
-u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi.
Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.Top Channel