Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sonte drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00).
Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja. Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi.
“Jam Dilajda, luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren.
Ndeshjet kundër Turqisë – Duhet të luajmë që të fitojmë fillimisht dhe të tregojmë që si ekip mund të bëjmë diçka për në Botëror sepse këto janë prova për kualifikueset e ardhshme” – tha Leka për fshf.org
Një tjetër futbolliste e grumbulluar rishtaz është mesfushorja kuqezi e Stuttgartit, Dafina Redzepi. Në një prononcim për fshf.org, ajo shprehet krenare për ftesën nga Kombëtarja dhe shpreson për rezultate pozitive në miqësoret kundër Turqisë.
“Jam Dafina, 20 vjeçe. Luaj në Gjermani për Stuttgartin në rolin e mesfushores. E kam pritur ftesën shumë mirë, jam shumë krenare që jam këtu për herë të parë. Kemi dy ndeshje me Turqinë dhe uroj të fitojmë. Duhet të japim 100% edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore” – thotë Dafina për fshf.org.
Mesazh të shkurtër dha edhe Teresa Deda, mesfushorja e Vllaznisë e cila është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren.
“Quhem Teresa Deda, vij për herë të parë në këtë grumbullim. Premtoj se do jap maksimumin për fanellën kuqezi”.
Skuadra do të niset pasditen e sotme drejt Stambollit dhe nesër do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet më 28 nëntor në ora 13:00 në stadiumin “Necmi Kad?o?lu” dhe do të transmetohet falas në FSHF Tv.
Tag: ftesën
-

Miqësoret kundër Turqisë/ Leka, Redzepi & Deda flasin për grumbullimin e parë dhe premtojnë maksimumin me fanellën kuqezi
-

Miqësore/ Flasin vajzat debutuese, Grima dhe Kombëtarja e vajzave sot drejt Turqisë
Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sot drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00).
Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja. Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi.
“Jam Dilajda, luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren.
Ndeshjet kundër Turqisë – Duhet të luajmë që të fitojmë fillimisht dhe të tregojmë që si ekip mund të bëjmë diçka për në Botëror sepse këto janë prova për kualifikueset e ardhshme” – tha Leka për fshf.org
Një tjetër futbolliste e grumbulluar rishtaz është mesfushorja kuqezi e Stuttgartit, Dafina Redzepi. Në një prononcim për fshf.org, ajo shprehet krenare për ftesën nga Kombëtarja dhe shpreson për rezultate pozitive në miqësoret kundër Turqisë.
“Jam Dafina, 20 vjeçe. Luaj në Gjermani për Stuttgartin në rolin e mesfushores. E kam pritur ftesën shumë mirë, jam shumë krenare që jam këtu për herë të parë. Kemi dy ndeshje me Turqinë dhe uroj të fitojmë. Duhet të japim 100% edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore” – thotë Dafina për fshf.org.
Mesazh të shkurtër dha edhe Teresa Deda, mesfushorja e Vllaznisë e cila është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren.
“Quhem Teresa Deda, vij për herë të parë në këtë grumbullim. Premtoj se do jap maksimumin për fanellën kuqezi”.
Skuadra do të niset pasditen e sotme drejt Stambollit dhe nesër do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet më 28 nëntor në ora 13:00 në stadiumin “Necmi Kadıoğlu” dhe do të transmetohet falas në FSHF Tv.
Vazhdo leximin
-

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit
Në puntatën e radhës së emisionit “Goca dhe Gra”, një moment mori vëmendjen e të pranishmëve, kur gjatë bisedës në studio u prek tema e trajnimeve motivuese që organizon Ermal Mamaqi.
Teksa po shpjegonte formatin e seminarit që do të zhvillojë këtë fundjavë, Mamaqi u shpreh se ky trajnim synon t’u tregojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien e tyre me veten, duke shtuar se në të marrin pjesë personazhe të njohur publikë.
“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” tha ai, duke ia drejtuar ftesën edhe aktores së mirënjohur Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.
Por Ema zgjodhi t’i përgjigjej hapur dhe pa e zbutur tonin:
“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”
Deklarata e saj krijoi një moment reflektimi në studio, duke nxitur panelin të ndërhyjë për ta zhvendosur bisedën në argumentet mbi mënyrat e ndryshme të qasjes ndaj zhvillimit personal. -

E BUJSHME/ Silvinjo ka 1 vit që e injoron, futbollisti refuzon ftesën e Kombëtares para Serbisë. Gazetari zbulon prapaskenën
Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë sipas raportimeve nga Turqia. Kjo për shkak se 22-vjeçari do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe do të kufizonte Goztepen. Për më tepër, Kurtulan pret po ashtu ftesën nga Turqia.
“Speciale. Arda Okan Kurtulan, i cili vesh fanellën e Goztepës, është ftuar nga përfaqësuesja e Shqipërisë. Gjithsesi, lojtari e ka refuzuar sepse ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret për një ftesë të mundshme nga Turqia”, shkruan gazetari i njohur në Turqi, Jagiz Sabunkuglu.Mesfushori i krahut të djathtë la Maqedoninë për Shqipërinë U-21. Më pas ftesa nga Silvinjo tek ekipi i parë nuk erdhi për rreth 1 vit ku spikati me Adana Demirspor në Turqi.
E gjithë karriera e tij është e fokusuar pikërisht në Turqi. I lindur në Stamboll, mesa duket Kurtulan pret të ndryshojë sërish përfaqësuese.
© BalkanWeb -

Çfarë ndodhi? Futbollisti i njohur refuzon ftesën e Kombëtares para Serbisë, zbardhen prapaskenat
Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë sipas raportimeve nga Turqia. Kjo për shkak se 22-vjeçari do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe do të kufizonte Goztepen.
“Speciale. Arda Okan Kurtulan, i cili vesh fanellën e Goztepës, është ftuar nga përfaqësuesja e Shqipërisë. Gjithsesi, lojtari e ka refuzuar sepse ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret për një ftesë të mundshme nga Turqia”, shkruan gazetari i njohur në Turqi, Jagiz Sabunkuglu.
Mesfushori i krahut të djathtë la Maqedoninë për Shqipërinë U-21. Më pas ftesa nga Silvinjo tek ekipi i parë nuk erdhi përgjatë 1 viti ku spikati me Adana Demirspor në Turqi.
E gjithë karriera e tij është e fokusuar pikërisht në Turqi. I lindur në Stamboll, mesa duket Kurtulan pret të ndryshojë sërish përfaqësuese. -

E konfirmon klubi ukrainas, Zabërgja merr ftesën për ndeshjet e shtatorit
Karriera po ecën në rrugën e duhur për Baton Zabërgjën, i cili po shijon sukseset që po i sjell futbolli. Pas arritjes historike me Dinamon, talenti 24-vjeçar nënshkroi me Metalistin në Ukrainë. Por, si buzëqeshjet nuk mbarojnë këtu për Zabërgjën. Ish-lojtari i Dinamos ka marrë ftesën e përfaqësueses së Kosovës. Klubi Metalist 1925, një ditë pas zyrtarizimit të transferimit, ka njoftuar se futbollisti do të jetë në listën e dardanëve për dy sfidat e muajit shtator.
Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e trajnerit Foda, i cili ka zgjedhur ta ketë në dispozicion për duelet e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Kosova do të nisë fushatën kualifikuese më 5 shtator kundër Zvicrës në transfertë, ndërsa më 8 shtator do të presë Suedinë në “Fadil Vokrri”./Sport Ekspres/ -

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një foto së bashku me Sekretarin Amerikan, Marco Rubio.
Përveç fotos Bushati shkruan se i ka përcjellë sekretarit amerikan ftesën e kryeministrit, Edi Rama, për të vizituar kryeqytetin shqiptar.
Në postim, ambasadori shkruan se ftesa ishte e shoqëruar me dy arsye, së pari se Shqipëria është një “mrekulli e diplomacisë Amerikane”, e së dyti, kjo ftesë vjen dhe në emër të një kombi të vogël, por me zemër të madhe si Nënë Tereza.
Ambasadori cilësoi se Rubio e ka pranuar këtë ftesë të Ramës, si “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë”
Postimi i Ambasadorit Ervin Bushati
“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve.
Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë”, shkruan Bushati në rrjete sociale.
-

Marco Rubio vjen në Tiranë! Ambasadori Bushati: Pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë
Marco Rubio
SHBA- Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA, Marco Rubio ka pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ambasadori bëri me dije se ka marrë një “premtim” për të vizituar Tiranës, por ende nuk ka një datë.
POSTIMI I ERVIN BUSHATIT:Secretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye: Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo. E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”. Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”. 4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë./ZËRI
-

Deputeti britanik pranon ftesën e Ramës: Po, do të vij në Shqipëri te njeriu gjigand i Shqipërisë!
Replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik, Nigel Farage, lidhur me emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë në një fazë të re. Farage ka pranuar publikisht ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë.
Në një video të postuar në Instagram, Farage shprehet i gatshëm të vijë në Tiranë për të diskutuar nga afër situatën e emigracionit dhe rastet e shqiptarëve të dënuar në Britani, çështje që ndezi debat pas deklaratave të tij të fundit.Përplasja nisi kur Farage deklaroi se shqiptarët përbëjnë një pjesë të madhe të të burgosurve në burgjet britanike, një deklaratë që Rama e kundërshtoi ashpër, duke e quajtur të pavërtetë dhe ofenduese për një popull të tërë.
“Nuk mund ta shpikësh këtë! 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg dhe unë fola për këtë ditën e kaluar në GB News. Edi Rama, njeriu gjigant, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë që është një absurditet i plotë, shifrat e mia janë të gjitha të gabuara. Ai gjithashtu tha se si guxojmë ne si vend të mendojmë për dërgimin jashtë vendit të njerëzve që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil? Ndërkohë, vetë ai po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar dhe çfarë është kjo hipokrizi nga ky Bashkim pro-Evropian”, deklaroi Farage.
