Tag: fshin

  • Spaleti i fshin të gjithë, tekniku pritet të marrë Juven

    Spaleti i fshin të gjithë, tekniku pritet të marrë Juven

    Luçiano Spaleti është gjithnjë e më afër si trajner i Juventusit: një njoftim paraprak pritet në orët e ardhshme nga klubi bardhezi. Ish-trajneri i Italisë është gati të zëvendësojë Igor Tudorin e shkarkuar.

    Spaleti u takua me drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Damien Komoli, këtë pasdite në Milano, duke i dhënë mundësinë e bashkimit me Juventusin. Në të njëjtën kohë, drejtori teknik Modesto bëri pyetje edhe me Rafaele Paladino, me të cilin punoi te Monza.

    Me shumë gjasë rruga është e qartë dhe tregon për Spaletin, të zgjedhurin për ta ndryshuar sezonin e Juventusit. Sipas Sky Sport, prezantimi mund të bëhet të enjten.

    Vazhdo leximin

  • “Uragani i shekullit” po fshin gjithçka në Xhamajka

    “Uragani i shekullit” po fshin gjithçka në Xhamajka

    Pamje të frikshme vijnë nga gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht Xhamajka, aty ku është edhe “zyri” i uraganit “Melissa”, që raportohet se po fshin gjithçka nga faqja e dheut, me një shpejtësi rekord 300 km në orë, që e bën të dytin më të fortë në historinë njerëzore, pas atij 170 vite më parë.
    “Uragani i shekullit”, siç është përshkruar, mbërriti pak pas orës 19:00 të mbrëmjes në qendër të kryeqytetit, Kingston dhe po e godet zonën metër për metër. Asgjë nuk i reziston asaj, asnjë strukturë, shprehen ekspertët.
    Vendi po përballet tashmë me shira të rrëmbyeshëm prej 300 deri në 400 milimetrash, me erëra të forta dhe përmbytje. Autoritetet kanë paralajmëruar se “më e keqja ende nuk ka ardhur”.

    Pamjet janë të frikshme dhe janë bërë virale në media e rrjete sociale. Reshje të dendura shiu po bien në jug të ishullit, ndërsa të paktën 150,000 banorë kanë marrë tashmë urdhra evakuimi.
    Kombi ishullor nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan për më shumë se një dekadë. Dhe kurrë nga një uragan i Kategorisë 5. Një organ i OKB-së e përshkruan “Melissa” si “stuhinë e shekullit”.
    “Ciklon Melissa, i cili mund të jetë më i forti në historinë e Xhamajkës dhe që tashmë ka marrë jetën e disa njerëzve, ka të ngjarë të prekë drejtpërdrejt të paktën 1.5 milionë njerëz”, paralajmëroi sot Kryqi i Kuq.
    “Ky është shansi juaj i fundit për të mbrojtur jetën tuaj”, është mesazhi i autoriteteve për banorët.
    Rrugët në qytete janë bosh, pasi banorët janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Duke sfiduar udhëzimet e autoriteteve, vetëm dy nga një total prej 50,000 kanë nxituar në strehimore.

  • Merr fund edhe martesa e dytë? Fero fshin çdo kujtim me Nitën

    Merr fund edhe martesa e dytë? Fero fshin çdo kujtim me Nitën

    Pas muajsh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë dhe lajmin e martesës, duket se marrëdhënia mes reperit Fero dhe Nita Bajramit ka hyrë në një fazë të re… dhe duhet pranuar, nuk eshte shumë pozitive.
    Së fundmi, fansat kanë vënë re një detaj domethënës në profilin e Feros: ai jo vetëm që nuk e ndjek më Niten në Instagram, por ka fshirë gjithashtu çdo foto apo postim të përbashkët me të. Një veprim që në botën e rrjeteve sociale shpesh tregon më shumë se fjalët.
    Megjithëse çifti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik, këto sinjale virtuale kanë mjaftuar për të ndezur dyshimet se lidhja e tyre ka përfunduar.

  • “Kjo humbje nuk e fshin ecurinë tonë në Champions”, Inzagi pas goleadës në finale: Jam krenar për ekipin, PSG-ja më e fortë se ne

    “Kjo humbje nuk e fshin ecurinë tonë në Champions”, Inzagi pas goleadës në finale: Jam krenar për ekipin, PSG-ja më e fortë se ne

    Interi ka zhgënjyer në finalen e Ligës së Kampionëve. Zikaltrit u mposhtën me goleadë 5-0 në Mynih dhe trofeu shkoi në duart e lojtarëve të PSG-së. Inzagi ka thënë pas ndeshjes se kjo finale nuk e fshin ecurinë e skuadrës së tij dhe se ndohet krenar për atë çfarë lojtarët r tij kanë bërë në këtë kompeticion.
    “Jam krenar për këta djem për atë çfarë kanë bërë në këtë Ligë Kampionësh. Është një humbje e keqe, e cila nuk e fshin atë që kemi bërë. PSG-ja është më e fortë se ne, ata ishin më mirë. Ne patëm një qasje të gabuar. E përfunduam sezonin me 0 tituj, por gjithsesi ata ishin shumë mirë dhe ua thashë këtë në dhomën e zhveshjes.
    Nuk i kemi pësuar kurrë këta gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja është më e mira në Europë në situatat një kundër një, por gjithmonë e marrin topin të parët. Hera e fundit në stolin e Interit? Do ta shohim në ditët e ardhshme me klubin. Tani ka shumë zhgënjim dhe hidhërim. Do të ketë kohë për të folur qetësisht për këtë me klubin tim. Tani ka zhgënjim për të gjithë, por klubi është gjithmonë me ne, gjithnjë shumë i pranishëm”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/