Tag: fshihet

  • “Kontrollojmë hapësirën ajrore të Iranit”, Trump: E dimë saktësisht ku fshihet Khamenei, nuk do e vrasim për momentin

    “Kontrollojmë hapësirën ajrore të Iranit”, Trump: E dimë saktësisht ku fshihet Khamenei, nuk do e vrasim për momentin

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një tjetër reagim në “Truth Social”, ku thekson se SHBA-të dinë saktësisht se ku fshihet lideri suprem i Iranit, por nuk kanë ndërment ta vrasin, të paktën jo për momentin.

    Sipas tij raketat iraniane nuk duhet të godasin drejt civilëve apo ushtaraknvë amerikanë, pasi durimit të SHBA po i vjen fundi.
    “Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan trump.

    Ndëkrohë në një postim më herët trump thekson se SHBA-të kanë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore iraniane.
    “Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin. Irani kishte gjurmues të mirë qielli dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me bollëk, por nuk krahasohet me “gjërat” e prodhuara, të konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja”, shkruan Trump.

  • Rama urdhëron të fshihet krimi, kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile menderosi zgjedhjet në Elbasan

    Rama urdhëron të fshihet krimi, kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile menderosi zgjedhjet në Elbasan

    Denoncime të shumta vijnë në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

    Një qytetar nga Elbasani, ka denoncuar se kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile ka marrë mbi 30 mijë vota dhe për të fshehur manipulimet dhe kërcënimët për votën, është urdhëruar që të shtyhet numërimi i votave.

    Denoncimi është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

    Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

    Përshëndetje për vëzhguesit guximtarë!

    Sara Mile kandidatja e Suel Çeles menderosi zgjedhjet në Elbasan. Rama urdhëron të fshihet krimi

    📩 Lexoni denoncimin e vëzhguesit guximtar!

    Pershendetje, interesohuni pak ne elbasan dhe qarkun e elbasanit sepse numurimi per parti ka mbaruar po e kane shtyre per ne oren 5 ps sepse sara mile ka mare mbi 30 mij vota dhe duan tja heqin per te mos dale kaq shum qe te futen dhe kandidate te tjere, un jam vezhgues ne partin demokratike dhe po bejn shum dallavere te lutem anonim

  • PD letër KQZ-së: Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve, merrni masa

    PD letër KQZ-së: Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve, merrni masa

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një letër, ku ka denoncuar problematika me procesin e votimit. 
    LETRA:
    I nderuar Z. Komisioner,Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit fshihet lehtësisht.Neni 105, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor parashikon se: “Zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQV-së me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.”Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 105, pika 1, gërma “dh”, të Kodit Zgjedhor, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë.

  • “Njollë që nuk fshihet…”/ Reagimi i Arbër Hajdarit për incidentin në BBV 4

    “Njollë që nuk fshihet…”/ Reagimi i Arbër Hajdarit për incidentin në BBV 4

    Opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, ka reaguar ashpër pas situatës së paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar në spektaklin e “Big Brother VIP 4”, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi Gjestin.
    Arbri u shpreh se ‘Jozefin Marku dëshmoi se është një djalë i poshtër’, ndërsa përgëzoi policinë për shoqërimin e menjëhershëm të tij pas aktit të dhunës.
    “Ajo që dua të them është se ajo që ndodhi sot ishte ngjarje e paprecedent në Big Brother. Jozefin Marku sot dëshmoi se është një djalë i poshtër.
    Mua Loredana më vjen keq për ty edhe pse ju kam ndarë në raportin që keni pasur dhe përgëzoj shoqërimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit”, u shpreh Arbër Hajdari.
    Ndërkohë në një postim në profilin e tij në “Instagram”, opinionisti shkruan:
    “Sot pamë një akt të turpshëm nga dikush që zgjodhi dhunën në vend të dinjitetit. Një shuplakë nuk tregon forcë por dobësi. Kjo burracakëri do ta ndjekë gjatë – si njollë që nuk fshihet, si turp që nuk harrohet”.

  • Nuk fshihet më/ Pas thirrjes me Unikatilin, Luli Basha mundohet me kenaq Ramën duke denoncuar kandidatët e PD

    Nuk fshihet më/ Pas thirrjes me Unikatilin, Luli Basha mundohet me kenaq Ramën duke denoncuar kandidatët e PD

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona