Tag: fshihet

  • Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin?

    Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin?

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Presidenti fshihet pas stafit”/ Berisha sulmon Begajn: Peng i Ramës, e ka kuptuar krimin, merr peng aferat…

    “Presidenti fshihet pas stafit”/ Berisha sulmon Begajn: Peng i Ramës, e ka kuptuar krimin, merr peng aferat…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për mediat, sulmoi presidentin Bajram Begaj për dekretin që çon edhe bashkinë e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme më 9 Nëntor. Berisha tha se Begaj është “peng” i Ramës dhe se tani që e ka kuptuar se ka shkelur Kushtetutën fshihet pas Ilir Rusmailit.
    Sali Berisha:
    “Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë më shumë, i cili bëri një skenar që ua nxorra këtu parajush, para se të shpalosej. Iu thashë që po përdorin kohë kur akoma nuk kishin dërguar, po përdorin këtë platformë antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit shtet dhe kushtetutës kushtetuë, neni 115 nuk le asnjë lloj hapësire por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë atje ku është ka frikë Erion Veliaj, ka tmerr dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për të larguar në kundërshtim. Sa muaj ndenji kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj.
    Unë s’po qaj hallin e Veliajt, ne votuam për largimin e tij, por nuk jemi dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve se Shqipëria ka një president peng të marrë peng me aferat që ka me kryeministrin dhe prona të ushtrisë. A e dëgjuat njëherë thoshte më tha stafi. A lexoni pak që një president të fshihet për dekretin antikushtetues pas stafit. Por stafi edhe po ta tha nuk ta imponon dot. E ka kuptuar krimin që ka kryer dhe thotë më shtyu stafi. Kurse ai tjetri, citon një ish bashkëpunëtor timin, dhe ua them këtu, Edi Rama është mashtrues ordiner e vulgar. Ilir Rusmali është shkarkuar nga Berisha për korrupsion”.

  • “Pse po më qortoni- zotëria juaj”, historia që fshihet pas këngës së njohur

    “Pse po më qortoni- zotëria juaj”, historia që fshihet pas këngës së njohur

    “Zotëria juaj” është një nga këngët më të njohura të grupit “Fisnikët” dhe ndër më të pëlqyerat e publikut ndër vite.

    Këngëtari i grupit, Agim Gërguri në njërën nga paraqitjet në media ka treguar historinë që fshihet pas kësaj kënge.

    Ndryshe nga ç’mund ta imagjinonim që kjo këngë do ishte frymëzuar nga ndonjë histori dashurie, Gërguri ka treguar të kundërtën, transmeton ‘revistawho.com’.

    “Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë ka ardhur në Kosovë nga nëna Shqipëri filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Garipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’.

    Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë. Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’ por e incizova në vitin 2000”, tregoi kohë më parë këngëtari.

    Lexo edhe:

    FISNIKËT: DO TË SHKRIHEM, TË VENITEM…(TEKSTI DHE KËNGA)

    Do të shkrihemTë venitem,Si kandili kur s’ka vaj.Balt’ e pluhurDo të bëhem,Të më shkelnjë këmb’ e saj;E të prehemDuke puthurAtë këmbë pasandaj.A s’më thua,Ç’ke me mua?Pse të dua paskam faj?Pse heq unë..

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

    ObserverKult

  • Pas ‘Diellës’ fshihet vjedhje e madhe/ Andi Bushati bën paralajmërimin: Fokusoni projektorët…

    Pas ‘Diellës’ fshihet vjedhje e madhe/ Andi Bushati bën paralajmërimin: Fokusoni projektorët…

    Tashmë ‘Diella’ roboti si ministër që Rama ka emëruar në qeverinë e tij ka marrë vëmendjen jo vetëm kombëtare por dhe ndërkombëtare.Analisti Andi Bushati thotë se koha ka vërtetuar se pas kësaj fasade të madhe marketuese fshihet një vjedhje gjigantePërse përdor Rama fasadën e vet marketuese?Sa herë ke një ‘diell’ po aq herë ke projektin për një vjedhje gjigante. Kthimi në identitet ishte fasada për vjedhjen që po i bëhej bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit.Më pas erdhi në pushtet si kryeministër.Goditi Lazaratin për të mbushur gjithë Shqipërinë me kanabisShpalli emergjencë energjetike. Na duhen patjetër inceneratorët. Për të vjedhur pa ngritur asnjë incenerator.Dhe sot tendera me inteligjencë artificiale, prapë është për të vjedhur më kollaj.Ku Rama bën një goditje marketingu, ku merr publicitet atje duhen fokusuar projektorët se atje bën vjedhjen e madhe.

  • Zhaneta Barxhaj: A fshihet dashuria?

    Zhaneta Barxhaj: A fshihet dashuria?

    Poezi nga Zhaneta Barxhaj

    Unë, ti dhe frikau munduam të rrëfenim dhimbjen,por a shkruhet ulërima?!

    Unë, ti dhe frika,deshëm të shkruajmë ndjenjën,por a dëgjohet regëtima thellësive?!

    Unë, ti dhe frikanuk e pranuam dot të vërtetën,por a fshihet dashuria?!

    Unë dhe ti duhet të mposhtim frikën,pastaj të rrëfejmë për jetën, vdekjen,dashurinë dhe të vërtetën.

    ObserverKult

    ————————————-

    Lexo edhe:

    CIKËL POETIK NGA ZHANETA BARXHAJ: NGËRDHESHJE DJALLI!

    Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Zhaneta Barxhaj.

    Xhubleta

    Gjashtë xhubletat e jetës tënde,ku i çove grua?Vallë i trete dhe i laveme kripën e lotëve derdhur?!Mos ndoshta djalli t’i gëzojë,si gjashta rrethuar në ar gishtit tënd?!Apo në diell i tere, i dogje, i vyshke,si këmbanore të braktisura?!Vallë mola t’i breu,duke prit rradhën e të mirës,rradhën e të mirës mas të mirës,që nuk erdhi kurrë?!Grise pra, damkën e gjashtësmbi shpinën tënde grua!Ngrihu dhe hidhi tejgjashtë xhubletat e jetës tënde.Hidhi…Njësoj si teshat e të vdekunve.

    Poezitë e tjera mund t’i lexoni duke klikuar KËTU

    Lexo edhe:

    AGIM DOÇI: HUMBA PRANVERËN

    I vetëm jam nga nëna largBregun shikoj, po kthehem prapë.

    Kjo zemra ime sa s’u ça,sot e kuptoj,fshiva lotët dhe mora rrugënkur nata ra.

    Sa iluzione njeriu ka,jetë e veshtirë,vitet ikin, m’u zbardhën flokët,si bora e bardhë.

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

  • Qeveria 4/ “Skandaloze”, Baçi ‘shpërthen’ keq: Rama fshihet pas ministres së IA, Diella është Edi në versionin femër

    Qeveria 4/ “Skandaloze”, Baçi ‘shpërthen’ keq: Rama fshihet pas ministres së IA, Diella është Edi në versionin femër

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një intervistë për një emision televiziv thotë se Rama ka marrë të gjitha kompetencat e ministrave ndërsa fshihet dhe pas ministres së Inteligjencës Artificiale.
    “Është situatë e vështirë për opozitën dhe e degraduar e maxhorancës. Një maxhorancë e jo vetëm e korruptuar por dhe arrogancë me tepri me mandatet që ka vjedhur më 11 maj. Seancën e parë e nisën duke mos i dhënë fjalën opozitës. Një arrogancë me një kryeministër që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Do të ketë përkeqësim të situatës me një kryeministër që bën cfarë të dojë, derisa arriti të krijojë një ministër me Inteligjencë artificiale, Rama në versionin femër. Ministrat janë veç emra. Edhe Diella është Rama.Baçi thekson se Rama po shfrytëzon ‘Diellën’ për të vijuar vjedhjet galopante e tani askush nuk do të mbajë përgjegjësi.
    “Duke parë vjedhjen galopante, Rama do të ndryshojë si do të vjedhë dhe shmangë përgjegjësinë. Tashmë të gjithë tenderat do të bëhen nga IA, Diella. E tani nuk do të ketë një ministër apo drejtor që do të mbajë përgjegjësinë. Nëse do të kemi një shkelje të ligjeve të tenderimeve do të shpallin përgjegjëse Diellën. Nuk do të ketë kush të mbajë përgjegjësi nëse do të ketë vjedhje e abuzime.
    Deputeti i PD-së thotë se tashmë në Shqipëri nuk ka asnjë institucion të pavarur pasi Rama përmes shantazhimit, joshjes apo forma të tjera i drejton siç i intereson vetë.
    “Nuk mund të presësh asgjë nga zoti Begaj. Zotit Begaj i vijnë të shkruara nga kryeministria. Madje Rama mirë do të ishte që të dekretojë dhe në vend të presidentit. Asgjë nuk presim. Rama lëviz vetë të gjitha fijet dhe nuk ka asnjë problem nga institucionet e shtetit. Në Shqipëri nuk ka institucione të pavarura. Rama gjen mënyrën për ti shantazhuar, joshur me të gjitha mënyrat e format që të bëhet ajo cfarë ai do dhe i leverdis atij në funksion të pushtetit të vet personal”.

  • Kandidat për “Topin e Artë”, Yamal nuk fshihet: Do ishte fantastike. Spanja? Mund të fitojmë Botërorin

    Kandidat për “Topin e Artë”, Yamal nuk fshihet: Do ishte fantastike. Spanja? Mund të fitojmë Botërorin

    Lamine Yamal, ylli i Barcelonës dhe Spanjës, është një nga kandidatët favorit për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Nga grumbullimi me përfaqësuesen iberike, në prag të dy takimeve kundër Bullgarisë dhe Turqisë, Yamal nuk fshihet, por e pranon se “Topi i Artë” për të është një objektiv, ashtu si triumfi në Champions League me Barcelonës:
    “Të fitoj Champions me Barcelonës do të ishte diçka fantastike. Njëkohësisht, të gjithë lojtarët dëshirojnë të fitojnë Topin e Artë. Të isha pjesë e listës së lojtarëve të nominuar që në moshën 18-vjeçare ishte një kënaqësi, të gjithë dëshirojnë të fitojnë Topin e Artë, kush thotë të kundërtën, gënjen”, u shpreh Yamal duke u ndalur më pas në një koment rreth ekipit përfaqësues:

    “Kemi një skuadër të aftë për të fituar Botërorin, gjithçka do të varet nga përqendrimi ynë. I jam shumë mirënjohës trajnerit De la Fuente, ai më mbron gjithnjë, zgjedh gjithnjë fjalët e duhura”, shtoi Yamal.
    ()

  • Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

    Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

    Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë private buzë detit.
    Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.
    Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.

  • Qyteti 3500 vjeçar Ilir. Çfarë fshihet?(Video)

    Qyteti 3500 vjeçar Ilir. Çfarë fshihet?(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Kush fshihet në foto/ gjejeni pa klikuar në artikull

    Kush fshihet në foto/ gjejeni pa klikuar në artikull

    Çerçiz Topulli

    Ai lindi në qytetin e Gjirokastrës, ku mori mësimet e para dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’.

    Në prill të vitit 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë.

    Në janar 1907 gazeta ‘‘Shpresa e Shqipërisë’’, boton thirrjen e tij ‘‘Nga malet e Shqipërisë’’, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur.

    Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908 punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. U pushkatua më 15 korrik në Shkodër nga forcat malazeze.