Tag: fshehtë

  • Leon Trotsky, marksisti që denoncoi Traktatit të Fshehtë të Londrës dhe masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare

    Leon Trotsky, marksisti që denoncoi Traktatit të Fshehtë të Londrës dhe masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare

    Nga Albert Vataj

    Më 21 gusht 1940, vdekja merr një nga figurat qendrore të marksizmit rus, duke mos mundur të ndalojë krijimin e një përbindëshi, të një monstre për Rusinë dhe jo vetëm, Josif Stalin. Më 20 gusht Leon Trotsky i sëmurë qëllohet për vdekje nga një agjent sekret i stalinit. Ai kishte marrë goditje që do t’i sillnin vdekjen të nesërmen. Nga ne shqiptarët, Leon Trotsky duhet të kujtohet dhe të nderohet, pasi në vitin 1917, si komisar për çështje të jashtme, gjeti në arkivat e Rusise cariste dhe bëri publike dokumentin e Traktatit të Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë për copëtimin e Shqipërisë. Dokumenti u bë publik, madje Austria e përktheu edhe në shqip, që çdo shqiptar të mund njihej me të, me këtë akt të turpshëm.

    Leon Trotsky i detyrohemi mirënjohje gjithashtu për denoncimin që ai i bëri në mediat ruse të masakrave të përbinshme serbë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare gjatë Luftës Ballkanike. Leon Trotsky i njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, në dhjetorin e vitit 1912 e gjen atë si i dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij, për të bërë një reportazh lufte. Por, i gjendur në mes të një masakre të organizuar të serbëve ndaj popullsisë shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajë me tone akuzuese për atë që pa me sytë e tij.

    Gazeta “Kievskaja Misl”, që dilte në Kiev në gjuhën ruse, në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej jashtë kryeqytetit, Moskës. Për të, shkruanin pothuaj të gjitha penat më të mira të kohës, nisur nga publicisti Llunaçarski, duke vazhduar me shkrimtarët Korolenko, Paustovski e Gorki e për të përfunduar me politikanët si Leon Trotsky e të tjerë. Dihet se Leon Trotsky, me origjinë hebreje, ishte një nga dy pretendentët kryesor për të marrë postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi përballë Stalinit dhe më pas u detyrua të largohej nga Bashkimi Sovjetik për të gjetur vdekjen në Meksikën e largët, pas një atentati të organizuar nga kundërshtarët politikë. Koha që Leon Trotsky sjell në reportazhin e tij ka qenë nga më të vështirat për shqiptarët dhe mbijetesën e tyre.

  • Misteri i Kalasë së fshehte të Skënderbeut, si duket dhe ku ndodhet ajo?

    Misteri i Kalasë së fshehte të Skënderbeut, si duket dhe ku ndodhet ajo?

    Gazetari Marin Mema sjell një dokumentar tjetër për jetën e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

    A kishte Skënderbeu një kala të fshehtë? Pse u quajt e tillë, si u përdor dhe ku ndodhet?

    Shikojeni videon e mëposhtme, për të mësuar detaje të panjohura për strategun e madh që fitoi shumicën e betejave kundër perandorisë më të madhe të kohës – otomanëve!

  • Traktati i fshehtë i Londrës 1915 kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë

    Traktati i fshehtë i Londrës 1915 kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë

    Biblioteka e Kongresit Amerikan, publikon hartën famëkeqe të Traktatit të fshehtë të Londrës, – 26 prill të vitit 1915 – , i cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës.

    Por si do të shkatërrohej Shqipëria sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë, Rusisë) dhe Italisë?

    Pjesa veriore e Shqipërise që përfshinë Malësinë në veri, në lindje Dibrën, deri në qytetin e Lezhës në perendim, dhe në jug deri të qyteti i Krujës, ky territor do t’i ipet Serbisë dhe Malit të Zi.

    Pastaj Serbisë i ipet e drejta të projektoj dhe ndërtoj linjën hekurodhore Danum-Adriatik.

    Traktati parashihte formimin e një Shteti Islamik Shqiptar, (Islamic State of Albania) me një territor shumë të vogël i mbikqyrur nga Italia. Italia do të marrë territorin jug-perendimor që përfshin Vlorën, dhe i ishullin e Sazanit.

    Greqia do të marrë pjesën jugore të Shqipërisë. Ky ishte një traktat gjenocidial kundër popullit me të vjetër në Evropë, që po të zbatohej do të kishte shuar përgjithmon egzistencën e popullit shqiptar.

    Shekulli Agency

  • Vendi i fshehtë me 53 varre ILIRO-ARBËRORE(Video)

    Vendi i fshehtë me 53 varre ILIRO-ARBËRORE(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • BBC zbulon rrjetin e kontrabandës së njerëzve, lidhjet në Francë dhe Britani

    BBC zbulon rrjetin e kontrabandës së njerëzve, lidhjet në Francë dhe Britani

    Një hetim i fshehtë i BBC-së ka ekspozuar operacionet e një bande të dhunshme kontrabandistësh, e cila transporton njerëz përtej Kanalit Anglez me varka të vogla. Hetimi zbuloi jo vetëm rrjetin në Francën veriore, por gjithashtu dhe bashkëpunëtorët e bandës në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët mbledhin pagesa për kalimet e paligjshme.
    Një gazetar i BBC-së, i cili u infiltrua duke u paraqitur si emigrant, fitoi akses në strehën e fshehtë të bandës në një pyll pranë Dunkirkut në Francë. Atje, ai bisedoi me një anëtar të lartë të bandës të quajtur Abdullah, i cili i ofroi një vend në një varkë për 1,400 euro. Abdullah po ashtu i dha gazetarit një numër telefoni britanik dhe një fjalë kyçe, “Birmingham”, për pagesën.
    Përmes një tjetër gazetari të infiltruar, BBC dëshmoi se si bashkëpunëtorët e bandës në Mbretërinë e Bashkuar veprojnë lirshëm. Një burrë i quajtur Bahman u takua në stacionin e trenit New Street në Birmingham për të mbledhur një zarf me para, duke konfirmuar lidhjen direkte me bandën në Francë. Një tjetër bashkëpunëtor u përball hapur me ekipin e BBC-së, por u largua me shpejtësi.
    Struktura e bandës dhe dhuna
    Hetimi identifikoi tre udhëheqës kryesorë, të gjithë kurdë irakianë: Jabal, Aram dhe al-Millah. Ata ndryshojnë vazhdimisht emrat e bandës dhe numrat e telefonit për t’i shpëtuar autoriteteve.
    Gjatë hetimit, gazetarët zbuluan se banda jo vetëm që është përgjegjëse për vdekjen e të paktën 12 personave, duke përfshirë një vajzë 7-vjeçare, por ushtron dhunë të rëndë edhe ndaj anëtarëve të saj. Një emigrante somaleze, e quajtur Luna, i tha BBC-së se një nga ndihmësit e bandës i kishte vënë një armë në kokë.
    Këto zbulime tregojnë vështirësitë që ka policia franceze dhe autoritetet britanike për të ndalur këtë veprimtari kriminale, ndërsa banda vazhdon të jetë “një hap përpara tyre”, siç shprehet një prokuror francez.

  • Xhorxh Bajron: Në zemrën time kam diçka të fshehtë…

    Xhorxh Bajron: Në zemrën time kam diçka të fshehtë…

    Nga poema “Korsari” e Xhorxh Bajron

    Në zemrën time kam diçka të fshehtë,Atë në botë nuk ma di njeri;Kur jemi tok, lulzon si lulja vetë,Po hesht sërish në terr, kur ikën ti. Një fill i artë shpirtit m’i jep dritë,Po rrezet nuk i shihen dot me sy;Atë mbi dhe s’ka forcë ta venitë,Se errësira nuk arrin aty. Oh, dhe në vdeksha, sillmë nëpër mendje,Kujtoje miken, që të desh me zjarr,Se ta duroj, e mjera, s’jam në gjendje,Harrimin tënd, i dashur, as në varr! Një amanet plotsoma, po të mundësh,Se nuk do të të lutem përsëri:Një pikëz lot, të parin e të fundit,Për dashurin time derdhe ti!

    Përktheu: Jorgo Bllaci

    ObserverKult

    Xhorxh Bajron

    —————————————————————

    Lexo edhe:

    AKADEMIA E SHKENCAVE: ISMAIL KADARE ËSHTË KANDIDATURA E VETME E SHQIPËRISË PËR ÇMIMIN NOBEL

  • Skandali i fshehtë në drejtësi: Kodi i ri penal dhe heshtja e Prokurorisë!

    Skandali i fshehtë në drejtësi: Kodi i ri penal dhe heshtja e Prokurorisë!

    Një stuhi politike dhe juridike ka përfshirë vendin pas miratimit të Kodit të ri Penal, i cili akuzohet për cenim të lirisë së fjalës dhe përpjekje për të heshtur opozitën dhe mediat. Prokuroria, ndonëse është institucioni që duhet të garantojë drejtësinë, vijon të heshtë për nenet më të kontestuara, ndërkohë që shoqëria civile, opozita dhe avokatët ngrejnë alarmin për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • Shtëpia e Anna Frankut, një muze duhet ta vizitoni (Foto)

    Shtëpia e Anna Frankut, një muze duhet ta vizitoni (Foto)

    Ekzistojnë vende, si Shtëpia e Anna Frank-ut, të cilat na bëjnë të ndiejmë dëshpërimin dhe dhimbjen, por edhe forcën, këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e atyre që jetuan horrorin e Luftës së Dytë Botërore.

    Ndodhemi në Amsterdam, në strehën e fshehtë brenda së cilës jetoi Anna Frank së bashku me familjen dhe refugjatë të tjerë, gjatë viteve të Holokaustit. Dhe pikërisht këtu, vajza nisi të shkruajë Ditarin.

    Shtëpia e Anna Frank-ut është një muze prekës, ku do të përjetoni një përvojë unike. Streha e fshehtë e përdorur nga familja Frank dhe hebrenj të tjerë, për t’u fshehur nga persekutimi na zist, është ruajtur në gjendjen e saj origjinale dhe autentike, për të përcjellë atmosferën e asaj kohe.

    Shtëpia e fshehtë e familjes Frank ndodhet në lagjen e Joordan, pikërisht përgjatë kanalit Prinsengracht. Shtëpia është kthyer në Muze në vitin 1960 dhe gjatë viteve u është nënshtruar disa herë rinovimeve për të ruajtur pjesën e brendshme.

    Hyrja në strehim bëhej nëpërmjet një korridori sekret, i fshehur pas librarisë, i krijuar dikur nga Otto Frank. Përvoja në Shtëpinë e Anna Frank-ut shkon përtej çdo gjëje të prekshme.

    Në strehën e fshehtë, me vullnetin e Otto Frank, kanë mbetur të paprekura banja dhe dezinfektuesit e asaj kohe, si dhe kuzhina. E njëjta atmosferë në shtëpinë-muze ka mbetur e paprekur. Duke parë brenda, në një heshtje thuajse mistike, ndihet ende dhimbja, e paharruar kurrë.

    Dhomat janë bosh. Natyrisht, aty do të shihni të ekspozuar edhe Ditarin e Anna Frank-ut, kujtesën e saj, rrëfimin e dy viteve brenda një strehe disa metra katrorë, ku duhet t’i fshiheshin botës mizore dhe të pamëshirshme.

    Në muze do të shihni edhe disa dokumente të asaj kohe, filmime historike dhe fotografi.

    Sot, shtëpia-muze mund të vizitohet nga çdokush, falë teknologjisë dhe nismave të ndryshme të organizuara nga institucioni.

    Ditari i famshëm i vajzës propozohet në një formë me video-seri – 15 episode nëpërmjet të cilave mund të zbuloni historinë e saj dhe të hyni në Shtëpinë e Anna Frank-ut nga çdo pjesë e botës.

    Ju mund të eksploroni çdo kënd të shtëpisë së fshehtë, nëpërmjet realitetit virtual në një tour 360 gradë, falë aplikacionit Anne Frank House VR.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HISTORINË E SAJ TRAGJIKE E NJIHNI: LEXONI EDHE FJALITË MË PREKËSE TË ANA FRANKUT

    ë poshtë keni thëniet më të bukura dhe njëkohësisht më prekëset nga “Ditari i Ana Frankut”:

    Edhe pse ishte vetëm 13 vjeçe kur shkroi ditarin e saj, sërish “Ditari i Ana Frankut” mbetet një librat më të bukur për të gjithë brezat.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObseverKult

  • Lobistët boshnjakë sulmojnë Kroacinë, një luftë e fshehtë dyshohet se po zhvillohet në BiH, ja akuzat ndaj Zagrebit

    Lobistët boshnjakë sulmojnë Kroacinë, një luftë e fshehtë dyshohet se po zhvillohet në BiH, ja akuzat ndaj Zagrebit

    Marsela SHYTIA
    Sot, 22 korriku, është një datë historike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, sepse në atë ditë të vitit 1995, në Split u nënshkrua Deklarata e Splitit, përkatësisht Deklarata mbi Zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, Mbrojtjen e Përbashkët kundër Agresionit Serb dhe Arritjen e një Zgjidhjeje Politike në Përputhje me Përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar. Tre dekada më vonë, Bosnja dhe Hercegovina mbetet thellësisht e ndarë, me ish-aleatët që akuzojnë njëri-tjetrin. Vetëm se shënjestra nuk është ekskluzivisht Milorad Dodik, i cili nuk i fsheh planet separatist.
    Artikulli
    “Ndërsa aktorët ndërkombëtarë e kanë trajtuar prej kohësh Dodikun si një objektiv të përshtatshëm për të fituar pikë diplomatike pa përfitime konkrete për BiH-në, ata kryesisht injorojnë, dhe nganjëherë inkurajojnë, një kërcënim shumë më të fshehtë që vjen nga nacionalistët kroatë të linjës së ashpër nga Kroacia dhe Bosnja. Udhëheqja kroate ka minuar sistematikisht sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për gati njëzet vjet. HDZ BiH, dega boshnjake e partisë kroate në pushtet dhe një aktor politik i kohës së luftës, ka qenë prej kohësh instrumenti kryesor i ndikimit politik dhe ndërhyrjes së Zagrebit në Bosnjë.” Kjo është përmbledhja e tekstit që u botua disa ditë më parë nga portali me reputacion Foreign Policy (FP), dhe autorët janë dy lobistë të rinj boshnjakë: Ismet Fatih Čančar, ekonomist politik dhe ish-këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe Ismail Ćidić, i cili drejton Qendrën Boshnjake të Avokimit , një organizatë joqeveritare që lufton për një “Bosnjë dhe Hercegovinë të lirë, sovrane, demokratike dhe laike”.
    Rreziqet për Evropën
    Në prill, Čančar publikoi një artikull në të cilin pohoi se nëse Evropa nuk arrin ta ndalojë Dodikun në aktivitetet e tij, “atëherë vetë Evropa do të kërcënohet me fragmentim”. Është interesante se ai më pas sulmoi Aleksandar Vuçiçin sepse, “ashtu si Dodiku, ai është një nacionalist që dëshiron të krijojë një ‘Serbi të Madhe’ që do të bashkonte Republikën Srpska me vetë Serbinë”, pastaj Viktor Orbán , pasi “Hungaria e sheh Dodikun si një aleat në përpjekjet e saj për të ndërtuar një koalicion udhëheqësish joliberalë në Evropë, dhe ai ndan pikëpamjet e tyre pro-ruse”, si dhe Vladimir Putinin sepse “Moska ka kohë që përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të largojë vëmendjen nga Ukraina dhe në përgjithësi shkaktoi tensione në Evropë”. Asnjë fjalë për Kroacinë.
    Rivizatimi i kufijve
    Ndryshe nga ai, Ismail Ćidić njoftoi së fundmi se nacionalizmi serb është kërcënimi më i madh për integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë “për të gjitha interesat e tjera të BiH, nga energjia dhe financiare deri te ato sociale, ndërkombëtare dhe politike”. Teza pothuajse identike dominojnë edhe artikullin e lartpërmendur në Foreign Policy. “Politika e sotme kroate ndaj Bosnjës vazhdon të pasqyrojë ambicie të parealizuara lufte, me dëbimin sistematik dhe vrasjen masive të popullsisë jo-serbe dhe jo-kroate. Sipas Ćidić dhe Čančar, “në qendër të politikës kroate ndaj Bosnjës, e cila udhëhiqet nga HDZ BiH dhe udhëheqësi i saj Dragan Čović, është koncepti i të ashtuquajturit përfaqësim legjitim etnik, i cili reduktohet në parimin themelor të ideologjisë etno-nacionaliste, pretendimin e HDZ BiH se ka të drejtën ekskluzive për të përcaktuar se kush llogaritet si kroat dhe kush ka të drejtë ta përfaqësojë atë”. Kjo u manifestua më qartë në propozimin e fundit nga HDZ BiH për të ndryshuar ligjin zgjedhor, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të BiH. Ky propozim do të përjashtonte kroatët që jetojnë në kantone ‘të përziera’, dhe e drejta për të votuar për anëtarin kroat të Presidencës do të mbetej vetëm për ata nga zona territoriale të përcaktuara posaçërisht me një popullsi shumicë kroate. Siç shkruan FP, kjo nuk është vetëm një rivizatim i kufijve zgjedhorë, por edhe një përpjekje e fshehtë për të krijuar një entitet të tretë, një njësi politike me një popullsi shumicë kroate.

  • Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

    Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje/ 47 dështime radhazi

    Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve të zgjedhur nuk solli ndonjë ndryshim në ngërçin politik që po zgjat tani e tre muaj.
    Partitë në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
    Ata e konsiderojnë këtë procedurë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, insiston se votimi i fshehtë është në përputhje me ligjin dhe kërkon që procesi të mos bllokohet më tej.
    Emërimi i kandidates së saj, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit u hodh disa herë në votim të hapur, por nuk mori mbështetjen e nevojshme, pasi opozita e votoi kundër.
    Në seancën e 15 korrikut, kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nisën të adresonin problemin e ngërçit, në vend që të propozonin anëtarët për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë. Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 17 korrik.
    Ndërkohë, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, por pa sqaruar pasojat nëse ky afat nuk respektohet.
    Kjo ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga partitë politike, të cilat mbeten të ndara në qasjen e tyre ndaj zgjidhjes së situatës.
    Javën e parë të korrikut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada institucionale. Pas përfundimit të konsultimeve, ajo theksoi se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor – të vendosur nga Kushtetuesja – nuk është çështje vullneti, por obligim kushtetues.
    Osmani u bëri thirrje partive që të angazhohen seriozisht për të gjetur një zgjidhje sa më parë. Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se presidentja po shqyrton mundësitë ligjore për t’i drejtuar një kërkesë sqaruese Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të kuptohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë. REL