Tag: fshatrat

  • “Atraksioni unik i Libohovës”, Rama: Nepravishta në programin “Fshatrat më të mirë turistikë”

    “Atraksioni unik i Libohovës”, Rama: Nepravishta në programin “Fshatrat më të mirë turistikë”

    Pas Zogajt në Shkodër, Nepravishta në Gjirokastër është fshati i dytë që i është bashkuar aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe videon që promovon pamjet nga ky fshat.
    “Mirëmëngjes dhe nga Nepravishta, atraksioni unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe autentike, fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    Nepravishta është një fshat në rrethin e Gjirokastrës e njohur për Kishën Paleokristiane të Melanit, shkruan A2 CNN.

    Shqipëria ka aplikuar për programin ndërkombëtar “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, një nismë që vlerëson fshatrat që kanë ruajtur identitetin, trashëgiminë dhe natyrën e tyre, duke zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme.
    Ky program promovon fshatrat e të gjithë botës, të cilat janë destinacione të turizmit të qëndrueshëm dhe mbështesin traditat, kulturën apo asetet natyrore përkatëse.

  • Fshatrat kufitare të Hungarisë, pika e re e nxehtë për kërkuesit rumunë të pronave

    Fshatrat kufitare të Hungarisë, pika e re e nxehtë për kërkuesit rumunë të pronave

    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Jorida Tabaku: Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore

    Jorida Tabaku: Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore

    Jorida Tabaku, kandidate e PD-së në listën e hapur vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale. Këtë të hënë është ndalur tek fshatrat në Tiranë, ku thotë se i ka bekuar Zoti, por që politikat e gabuara i kanë lënë pas dore. ”Fshati meriton zhvillim, jo braktisje! Voto për të ardhmen! Voto 1! Voto Jorida Tabaku”,-shkruan në një postim në Facebook.
    Postimi i plotë

    Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore. Takova banorët e fshatrave të mrekullueshme dhe diskutuam për zgjidhjet që sjell programi ynë:
    -Fond real për kompensimin e pronave;-Mbështetje për fermerët si investitorët tanë strategjikë;-Subvencione për çdo njësi prodhimi dhe për çdo kokë bagëti 🐑 ; ulje e kostove të prodhimit.
    Fshati meriton zhvillim, jo braktisje! Voto për të ardhmen! Voto 1! Voto Jorida Tabaku!

  • Tabaku në fshatrat e Tiranës: I ka bekuar Zoti, por politikat e Ramës i ka lënë pas dore

    Tabaku në fshatrat e Tiranës: I ka bekuar Zoti, por politikat e Ramës i ka lënë pas dore

    Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave të Tiranës, ku shkruan në rrjetet sociale se këto rajone janë të bekuara nga zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore.
    Më tej Tabaku, e cila gjendet në listën e hapur të kandidatëve të koalicionit PD-ASHM në qarkun e Tiranës, shkruan se programi i Partisë Demokratike është zgjidhja më e mirë.
    “Fshati meriton zhvillim, jo braktisje”, shkruan Tabaku në Facebook.
    Postimi i plotë:
    Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore.
    Takova banorët e fshatrave të mrekullueshme dhe diskutuam për zgjidhjet që sjell programi ynë:
     Fond real për kompensimin e pronave;
     Mbështetje për fermerët si investitorët tanë strategjikë ;
     Subvencione për çdo njësi prodhimi dhe për çdo kokë bagëti ; ulje e kostove të prodhimit.
    Fshati meriton zhvillim, jo braktisje!
    Voto për të ardhmen! 
    Voto 1!
    Voto Jorida Tabaku!

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Bardhi viziton fshatrat e Roskovecit, fermerët: Nuk kemi treg, na i marrin produktet për 5 lekë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Bardhi viziton fshatrat e Roskovecit, fermerët: Nuk kemi treg, na i marrin produktet për 5 lekë

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ishte në fshatrat e Roskovecit, ku është takuar me fermerë dhe banorë të zonës, për të parë gjendjen e vështirë të tyre, që vuajnë mbështetjen e qeverisë për të vijuar të punojnë tokën.
    Gjatë bisedës ne fshatin Suk të bashkisë Roskovec në serën e Ilir Rukos, Bardhi deklaroi se me programin e Partisë Demokratike i jepet zgjidhje disa prej problemeve më të mprehta që ka sot fshati shqiptar dhe sidomos në këto zona ku për vite me radhë është aplikuar bujqësi intensive me prodhime që kanë shkuar edhe për eksport jashtë vendit.
    Sipas Bardhit, mbështetja për fermerët është pjesë e planit të emergjencës 100 ditore në programin e Partisë Demokratike.
    “Ne kemi marrë kush janë 10 shqetësimet kryesore që kanë njerëzit. Pra nuk kemi dalë për t’i dhënë zgjidhje çdo gjëje. Se ti nuk i zgjidh dot të gjitha brenda një mandati. Pse e kemi bërë këtë? E kemi bërë këtë, pasi pas 4 vitesh do të vijmë prapë këtu dhe do përballemi me njerëzit çfarë u kemi premtuar dhe çfarë kemi bërë. Kam premtuar këtë gjë, e kam bërë këtë gjë. Prandaj nuk kemi hapur thesin për të thënë që do zgjidhim këtë e do zgjidhim atë. Kemi marrë vetëm kush janë shqetësimet kryesore dhe prandaj e kemi shpallur prioritet bujqësinë. Mjafton të mbështesësh fermerët me atë fond që ne kemi parashikuar dhe me 2-3 gjëra që janë lehtësira dhe ti ke nxjerrë gjysmën e popullsisë nga mjerimi”, deklaroi Bardhi ndër të tjera.
    Gjatë bisedës në një serat e fshatit, Suk, fermerët ngriten shqetësimin për ndikimin negativ që ka pasur projekti “Open Balkan” dhe largimin e të rinjve.
    “Neve na mori m’qaf edhe ky Open Ballkan. Nuk konkurojmë dot ne me serbin, me maqedonasin… Dhe kështu që Open Ballkan ne fermerët shqiptarë na groposi. Këtu në fshat s’ka mbetur këmbë njeriu. Mua më merr malli për nipat dhe për mbesat. Kam 5 nipër e mbesa dhe nuk kam asnjë në shtëpi”, u shpreh fermeri Ilir Ruko.
    Në këto takime, Bardhi ishte bashkë me kandidatin e PD përdeputet në këtë zonë, Pelivan Bufi.

  • 2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    Fshatrat e Përrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës.

    Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të zonës, neglizhenca e autoriteteve ka çuar në shpopullimin e fshatrave Stranik dhe Pojanik duke lënë pas vetëm të moshuarit, të cilët përballen me vështirësi të mëdha

    Këtu ka pas zhvillim të madh, vetëm në qytezë ka pas mbi 400 banorë. Po të fusësh edhe kooperativën 2000 punonin në atë zonë në atë kohë. Me kalimin e viteve me mbarimin e shfrytëzimit të pyllit u rralluan dhe punëtoret. Unë mbaj mend Dhimitër Xhuvanin shkrimtarin e Elbasanit vinte këtu, shkrimtari Ismail Kadare rrinte nga 15 ditë, ekipi Sopotit stërvitej këtu. Sot ka ndryshuar 100 për qind kanë ikur shumë njerëz këtu kanë ngelur 20 për qind e asaj popullate. “

    Këtu ka pas shumë njerëz, këtu mund të kishte 2000 punëtor që punonin, kurse sot është një shkretëtire që nuk ka fundin. ”

    Si pasojë e largimit të popullsisë edhe shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit e mbetur u duhet të shkollohen në institucionet larg vendbanimit te tyre.

    “ Kohët e fundit është bërë largim shumë i madh. Pasojat janë goxha si për fshatin ashtu edhe për vetë komunitetin këtu. Kryesorja është se rruga është goxha e prishur, është problem rruga. Shkollat i kemi pasur deri tani, por numri i fëmijëve ka rënë jashtë mase, dhe gjendja është e papërballueshme për komunitetin tonë. Ç’të them mosha jonë ka ngel këtu tani. ”

    Sot jo vetëm në Prrenjas shumë fshatra janë braktisur, shkollat janë mbyllur dhe dimrat e ashpër izolojnë banorët e mbetur./ Euronews Albania

  • Bllokohet pika kufitare në Qafë Prush/ Banorët e Tropojës dhe Hasit protestojnë për ndertimin e rruges

    Bllokohet pika kufitare në Qafë Prush/ Banorët e Tropojës dhe Hasit protestojnë për ndertimin e rruges

    Banorët e Tropojës dhe Hasit vijuan për të dytën herë këtë të hëne protestën për rrugën e amortizuar rreth 20 km Kam-Qaf Prush duke bllokuar edhe hyrjen për në pikën e kalimit kufitar të Qaf Prushit në Has.
    Përfaqësues nga 20 fshatrat të bashkive Has dhe Tropojë kërkuan me ngulm rikostruksionin që lidh fshatrat me aksin nacional, Krumë-Qaf Prush-Gjakovë, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.
    Banoret thane se nuk do te dalin në votime më 11 Maj, nëse nuk asfaltohet aksi 20 km që është e pakalueshme e që u shërben 2 mijë banorëve.
    Në përkrahje të protestës së banorëve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti. Rruga e ndërtuar që në vitin 1938 për shfrytëzimin e burimeve minerale, nuk është mirëmbajtur dhe është e pakalueshme për shkak të gropave në të gjithë gjatësinë e saj.

  • Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë

    Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm
    Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhes e Voskopojës
    Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë
    Burime bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës shoqëruar me erë të fortë ka probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

  • Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona në ‘ter’

    Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona në ‘ter’

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.

    Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës.
    Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.
    Burime zyrtare bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës, shoqëruar me erë të fortë, ka probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

  • Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    Fshatrat e Përrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës.

    Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të zonës, neglizhenca e autoriteteve ka çuar në shpopullimin e fshatrave Stranik dhe Pojanik duke lënë pas vetëm të moshuarit, të cilët përballen me vështirësi të mëdha.

    ” Këtu ka pas zhvillim të madh, vetëm në qytezë ka pas mbi 400 banorë. Po të fusësh edhe kooperativën 2000 punonin në atë zonë në atë kohë. Me kalimin e viteve me mbarimin e shfrytëzimit të pyllit u rralluan dhe punëtoret. Unë mbaj mend Dhimitër Xhuvanin shkrimtarin e Elbasanit vinte këtu, shkrimtari Ismail Kadare rrinte nga 15 ditë, ekipi Sopotit stërvitej këtu. Sot ka ndryshuar 100 për qind kanë ikur shumë njerëz këtu kanë ngelur 20 për qind e asaj popullate. “

    ” Këtu ka pas shumë njerëz, këtu mund të kishte 2000 punëtor që punonin, kurse sot është një shkretëtire që nuk ka fundin. ”

    Si pasojë e largimit të popullsisë edhe shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit e mbetur u duhet të shkollohen në institucionet larg vendbanimit te tyre.

    “ Kohët e fundit është bërë largim shumë i madh. Pasojat janë goxha si për fshatin ashtu edhe për vetë komunitetin këtu. Kryesorja është se rruga është goxha e prishur, është problem rruga. Shkollat i kemi pasur deri tani, por numri i fëmijëve ka rënë jashtë mase, dhe gjendja është e papërballueshme për komunitetin tonë. Ç’të them mosha jonë ka ngel këtu tani. ”

    Sot jo vetëm në Prrenjas shumë fshatra janë braktisur, shkollat janë mbyllur dhe dimrat e ashpër izolojnë banorët e mbetur./ Euronews Albania