Tag: fshatrat

  • Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

    Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas

    Në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh u ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka private.

    Policia e Kavajës identifikoi dhe procedoi penalisht dy shtetas, R.S. dhe F.K., të dyshuar si autorë të ngjarjes. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga ndezja e mbeturinave, që për pasojë përfshiu sipërfaqe toke në pronësi të tyre.

    Policia apelon që qytetarët të mos ndezin zjarre dhe të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112.

    Njoftimi i policisë:

    Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, sapo morën njoftimin se kishte rënë zjarr në dy fshatra në Kavajë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre.

    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

  • Vijon lufta me flakët në fshatrat e bregut

    Vijon lufta me flakët në fshatrat e bregut

    Zjarri i përhapur në disa fshatra të bashkisë së Himarës ka vijuar të përbëjë një kërcënim serioz për banorët dhe pasuritë e tyre. Aktualisht, janë aktive disa vatra zjarri, me një vatër të madhe që përfshin fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një tjetër në Shën Vasil.
    Gjatë natës, situata ka qenë e vështirë për shkak të erës, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Në fshatin Sasaj, ku flakët u afruan shumë pranë shtëpive, janë evakuuar rreth 50 banorë, të cilët kanë qëndruar në qendrën e fshatit për siguri.
    Zjarri ka origjinën nga një zonë që lidh fshatrat e Delvinës me ato të Himarës, dhe është rritur ndjeshëm duke përhapur rrezikshmërinë edhe në Lukovë dhe Shën Vasil.
    Forcat e zjarrfikësve, policia, FNSH dhe emergjencat civile janë duke punuar pa pushim që prej më shumë se 60 orësh për të vënë nën kontroll flakët, pasi ato riaktivizohen vazhdimisht për shkak të erës. Edhe këtë mëngjes, zjarri në Lukovë është aktiv, por mbahet nën kontroll. Pritet që të mbërrijnë helikopterët për të ndërhyrë nga ajri dhe për të hedhur ujë mbi vatrat e zjarrit.

  • Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës

    Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës

    Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.
    Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.
    Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.
    Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.

  • DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

    DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

    Vatrat e zjarrit kanë rrezikuar banesat dhe jetët njerëzore në fshatrat e Delvinës. Një situatë e jashtëzakonshme në kufijtë e apokaliptikes mund të cilësohet situata pasditen dhe mbrëmjen së premtes në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Palavli, e Vergo të Delvinës. Për shkak se zjarri ishte thuajse jashtë kontrollit fshatrat Palavli dhe Vergo u evakuuan për të garantuar jetën e banorëve.
    Në zonë, forca të shumta të zjarrfikësve, pushtetit lokal, vullnetarëve dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përpjekur të mbajnë nën kontroll situatën.
    Ndërsa banorët përjetuan ndoshta momentet më të vështira që kishin kaluar ndonjëherë.
    Sakaq vatra të fuqishme zjarri ka patur edhe në Senaster në bashkinë e Selenicës, ndërsa në afërsi të qytetit të Beratit një vatër në vijë të gjerë u përhap edhe në malin e Shpiragut, çka angazhoi forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të prefekturës si dhe bazën ajrore.
    Sakaq dita e sotme parashikohet gjithashtu e vështirë për këto zona që kanë patur vatra masive zjarresh, pasi temperaturat pritet të jenë mbi 40 gradë duke favorizuar riaktivizmin e flakëve.

  • Alarmi i kuq/ Sot e gjithë Shqipëria rrezikohet nga zjarret, temperatura deri në 43 gradë celsius

    Alarmi i kuq/ Sot e gjithë Shqipëria rrezikohet nga zjarret, temperatura deri në 43 gradë celsius

    Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
    Temperaturat do të arrijnë arrijnë deri në 43 gradë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dita e sotme pritet të jetë më e rrezikshmja për sa i përket situatës nga zjarret në vend. Ministri Pirro Vengu ka dhënë alarmin duke paralajmëruar për kujdes të shtuar dhe ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësira publike.
    “Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
    Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet. Bashkëlidhur hartat referuese sipas nivelit të rrezikut për çdo qark.”, shkruan ai.
    Që prej nisjes së sezonit veror, Shqipëria është përballur me situata të ndryshme me zjarret, por dje, më 25 korrik është shënuar edhe niveli më i lartë i rrezikut prej tyre. Situata u paraqit shumë problematike në Delvinë ku vatrat e flakëve të përhapura rrezikuan jetën dhe pronat e banorëve. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
    Nga ngjarja ka edhe të lënduar, më saktësisht dy zyrtarë policie. Shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Agim Troci, hyri për të ndihmuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në Vergo, por përfundoi edhe vetë i asfiksuar dhe me djegie. Ai është dërguar për mjekim në QSUT në Tiranë. Me asfiksi përfundoi edhe nënkomisar Eridioni, sipas asaj që njoftoi policia, por ai po merr ndihmë në Spitalin e Delvinës.
    Në tre fshatrat situata është e tillë. Në Vergo janë pesë banesa të djegura, në Kopaçëz tre banesa të pabanuara të shkrumbuara ndërsa në Palavli asnjë.
    Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e zonës, për të kufizuar perimetrin e flakëve.
    Ndërkohë mëngjesin e sotëm po vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit në malin e Dukatit, që po digjet prej disa ditësh. Forcat zjarrfikëse janë prezente në terren ndërsa po punojnë edhe me mjete rrethanore për të shuar flakët. Aktive është vatra e zjarrit që ra ditën e djeshme në fshatrat e Delvinës, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes, si pasojë e erës, u përhap edhe midis fshatrave Borsh dhe Piqeras, të njësisë administrative Lukovë.
    Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës, ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin. Disa shtëpi, sipas banorëve rreth 40, janë prekur nga flakët, 8 prej të cilave ishin të banuara. Dëme të shumta pati edhe në pemëtari dhe bagëti. Në të 3 këto fshatra pati edhe shkëputje të energjisë elektrike.

  • Dimal/ Zjarri masiv në Delvinë shkrumbon banesat, dy efektivë policie të dëmtuar nga tymi dhe djegiet

    Dimal/ Zjarri masiv në Delvinë shkrumbon banesat, dy efektivë policie të dëmtuar nga tymi dhe djegiet

    Zjarri që nisi mesditën e së enjtes në Kalasë, sot ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani janë shkatërruar 11 shtëpi, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe Kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë, një monument me vlerë historike dhe kulturore të zonës.

    Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikësish nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile, policinë dhe autoritetet lokale. Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe një ambulancë për të ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje.

    Për shkak të rrezikut të lartë, është nisur evakuimi i banorëve nga fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçez për të garantuar sigurinë e tyre.

    Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, komisar Agim Troci, i cili ndodhej në vendngjarje për shuarjen e zjarrit, ka pësuar djegie në trup dhe është shtruar në spitalin e Sarandës. Po ashtu, shefi i krimeve në komisariat, Joni Lame, ndodhet në spital pasi është asfiksuar nga tymi.

    Situata mbetet kritike dhe autoritetet vazhdojnë punën intensive për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

  • ‘Duhet të kesh mik për të blerë qumësht…’/ Korreshi: Blegtoria ka rënë në 37%, fshatrat janë të varfër në prodhim

    ‘Duhet të kesh mik për të blerë qumësht…’/ Korreshi: Blegtoria ka rënë në 37%, fshatrat janë të varfër në prodhim

    Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka folur në lidhje me gjendjen e mjerueshme të në vend.

    Ai tha se blegtoria ka rënë me 37% dhe fshatrat sot janë të varfër në prodhim, deri në atë pikë sa banorët detyrohen të blejnë qumësht në qytet. Korreshi përmendi gjithashtu mënyrën e paligjshme të grumbullimit të qumështit dhe mungesën e transparencës fiskale në baxhot.

    “Në raportin e fundit që 37% ka rënë blegtoria në Shqipëri. Ka qenë një lajm para 20 ditësh tek ju dhe tek të gjithë televizionet. Kjo do të thotë që po shkon drejt 0. Unë kam katër vite në parlamentin e Shqipërisë që them se fshati ka kohë që blen qumësht në qytet. Realisht nëpër fshatra sot është thuajse e pamundur të gjesh blegtori si në kohën e mëparshme. Çdo fshatar më parë mbante 2 ose 3 lopë në shtëpi dhe tani shumë shumë pak mbajnë, sepse kostoja është jashtëzakonisht e madhe.

    Tani këtu ka dy fenomene: e para, nëse marrim e shohim sa lopë ka fshati në proporcion me banorët, nuk del për fshatin, jo më për qytetin. Duhet të kesh mik të blesh një bidon qumësht të mirë, nëse do e quajmë, të jetë drejt për së drejti nga lopa. Pasiguria ushqimore është pikërisht tek baxhot. Ka kaq kohë që grumbulluesit e qumështit mbledhin qumësht pa asnjëlloj fature tatimore. Si e kanë kontrolluar deri tani tatimfitimin dhe hyrjen e daljen e këtyre baxhove? Së dyti, përpara se t’i bësh këtë kërkesë fshatit, duhet të rimbursohet.” – tha Korreshi.

  • SYRI TV/ Fshatrat e Korçës nuk kanë ujë për vaditje, fermerët: Do heqim dorë nga bujqësia!

    SYRI TV/ Fshatrat e Korçës nuk kanë ujë për vaditje, fermerët: Do heqim dorë nga bujqësia!

    SYRI TV

    Fermerët e fshatrave të Korçës po përballen me mungesën e ujit për vaditjen e tokave, duke rrezikuar qe prodhimet bujqësore te thahen. Nëse kjo situatë do të vijojë dhe nuk do të merren masa, fermerët shprehen se vitin e ardhshme do te heqin dore nga bujqësia.

    Prej vitesh fshatrat Kuçi, Belorta dhe Neviçishti të Bashkisë Korçë po përballen me mungesën e ujit për vaditje duke krijuar vështirësi serioze për fermerët e zonës. Ata ngrenë shqetësimin se mungesa e ujit për vaditje ka ulur rendimentin e prodhimit, ndërsa patatja e cila është një kukturë që kërkon shumë ujë, rrezikon që të thahet duke shkaktuar dëm ekonomik.

    Fermerët pensionistë thonë se vitin e ardhshëm do të heqin dorë nga kultivimi, pasi kostot e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe subvencionet nga shteti, po i falimenton.

    Situata është përkeqësuar edhe nga temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve, që e kanë bërë tokën më të thatë. Disa fermerë janë detyruar të braktisin  parcelat e tyre, pasi vaditja është bërë e pamundur.

  • Ura e re mbi Osum, afron 2500 banorë të zonave rurale me Beratin

    Ura e re mbi Osum, afron 2500 banorë të zonave rurale me Beratin

    Një urë e re panoramike prej 290 metrash mbi lumin Osum tashmë lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom me Beratin dhe vendndodhjen e tij të trashëgimisë të mbrojtur nga UNESCO, duke zgjidhur sfidat e hershme dhe duke krijuar mundësi të reja si për vendasit ashtu edhe për turistët ndërkombëtarë.
    Ndërsa siguron qasje më të shpejtë në qytet përmbi 2500 banorë në këto fshatra aty pranë, ura ka ulur gjithashtu ndjeshëm numrin e automjeteve që kalojnë nëpër qendrën historike, duke ndihmuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.

    “Tani fshatrat janë më afër Beratit, gjë që i bën produktet dhe pronat tona më të vlefshme. Kjo urë ishte një kërkesë dhe një ëndërr e banorëve për 50 vjet, sepse më parë kishte vetëm një rrugë të ngushtë dhe dredha-dredha që na lidhte me qytetin. Për ne, është një lehtësim shumë i madh”, thotë Shkëlqim Hadaj, kryetar i njësisë administrative të Velabishtit, e cila përfshin 13 fshatra.
    Ura e re i sjell dobi jo vetëm Bilçës, por edhe fshatrave si Droboniku, Bardhaj, Zhitomi dhe Terpani. Investimi, një nismë e financuar nga BE-ja përmes Programit të Mbështetjes së Zhvillimit Ekonomik Vendor të Modelit të Drejtuar nga Turizmi, sipas banorëve vendas e ka dyfishuar vlerën e zonës, duke i nxitur fermerët të investojnë më shumë në prodhimin bujqësor dhe duke krijuar mundësi të reja për bizneset, artizanët dhe sipërmarrësit vendas.
    Duke pasur parasysh potencialin e jashtëzakonshëm të Beratit për turizëm vendas dhe ndërkombëtar, Ura e Bilçës lehtëson qasjen në zonat rurale, ku vizitorët mund të shijojnë peizazhet e buta kodrinore të rajonit.

  • Lekbibaj në garë për ”Fshatrat më të mirë turistikë në botë”, Rama: Përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave

    Lekbibaj në garë për ”Fshatrat më të mirë turistikë në botë”, Rama: Përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave

    Lekbibaj në Tropojë është fshati i tretë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin ”Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit”, pas atij të Zogajt në Shkodër dhe Nepravishtës në Gjirokastër.
    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikuan pamje nga Lekbibaj, duke theksuar se është një fshat që përcjell rrënjët e traditave dhe mikpritjen. Rama shkruan se ky fshat përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave.

    ”Lekbibaj, zemra e Nikaj-Mërturit sjell jehonën e Alpeve, përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave e mikpritjes së bjeshkëve në hartën globale të turizmit të qëndrueshëm si një nga gjashtë fshatrat që përfaqësojnë Shqipërinë në nismën globale “Fshatrat më të Mirë Turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit. Ky aplikim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është një pasqyrë e gjithë zonës së Nikaj-Mërturit, me pamje dhe frymëzim nga fshatrat e mrekullueshëm përreth”,-shjruan Rama.
    Ky aplikim është një pasqyrë e gjithë zonës së Nikaj-Mërturit, me pamje dhe frymëzim nga fshatrat e mrekullueshëm përreth. Lekbibaj është kthyer vitet e fundit në destinacion të preferuar për këdo që adhuron natyrën dhe Alpet e Shqipërisë.