Disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.
Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ndërkohë që kërkon banorët të bashkëpunojnë me autoritetet.
Fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur. Këto fshatra u evakuuan më herët.
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.
Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar brenda.
Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.
Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është tejet e vështirë, për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha, që u rrezikojnë jetën.
Tag: fshatrat
-

Një viktimë, tetë të plagosur! Evakuohen shtatë fshatra, pamje apokaliptike nga Gramshi
-

Zjarr edhe në Tiranë, Ministria evakuuon fshatrat Spanesh dhe Kazie
Pamje nga evakuuimi
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka ndarë sërish një tjetër njoftim të rëndësishëm për mediat. Përveçse në Gramsh ka kërkuar evakuuimin e banorëve në fshatrat e malësisë së Tiranës. Më konkretisht në fshatrat Spanesh dhe Kazie. Në terren janë ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura që po evakuojnë banorët.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA:
Tiranë
Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret. Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve./ZËRI -

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa
Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale duke bërë një thirrje urgjente për banorët e fshatrave në Gramsh.
‘THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt’’, thotë MM.
Edhe më parë është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në fshatrat e Gramshit.
Sipas MM në terren për situatën janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit. -

KODI I KUQ! Flakët shkrumbojnë tërësisht fshatrat Kullollas dhe Bletëz
Foto ilustruese
GRAMSH- Me çdo minutë që kalon, situata sa vjen dhe përkeqësohet në Gramsh. Arif Feimi, administrator i njësisë Skënderbegas ka zbuluar se në terren situata është shumë e vështirë.
Sipas tij, flakët kanë djegur plotësisht fshatrat Kullollas dhe Bletëz. Feimi shtoi se në këto zona vijon aksioni për të larguar banorët.
“Situara shumë e rëndë, po ndërhyhet për të shpëtuar fshatin Skënderbegas,”-bëri me dije administratori Arif Feimi.
Për shkak se i gjithë fshati është rrethuar nga zjarri, në Bulçar banorët po punojnë vetë për shuarjen e flakëve pasi në terren nuk ka asnjë zjarrfikës./ZËRI -

Poliçani mes flakësh, riaktivizohen vatrat e nxehta, zjarri përhapet deri në fshatrat Mbrakull dhe Perik
Qyteti i Poliçanit po përballet prej disa ditësh me zjarre të njëpasnjëshme, ndërsa situata vijon të jetë kritike. Pasditen e sotme janë riaktivizuar sërish shumë vatra zjarri, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke përhapur flakët me shpejtësi të madhe.
Zjarri ka mbërritur tashmë në fshatrat Mbrakull dhe Perik, ku edhe pse përmasat janë të mëdha, nuk rrezikon banesat. Në terren po punojnë intensivisht forcat e zjarrëfikësve të Beratit dhe Poliçanit, dhjetëra ushtarë nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje, si dhe një helikopter nga Bazë Ajrore Kuçovë që po kryen hedhje uji nga ajri.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, zjarri nuk është vënë ende nën kontroll dhe ka marrë përmasa të gjera, duke shkrumbuar deri tani qindra rrënjë ullinj dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në pemtari dhe tokat bujqësore. Ende nuk ka përllogaritje të sakta të dëmeve materiale. Situata mbetet e vështirë dhe me rrezikshmëri të lartë për zonën.
-

Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
Pas orëve të ankthit në Navaricë dhe Livinë, ku rreziku për banesat u shmang falë ndërhyrjes së forcave tokësore dhe ajrore, situata mbetet e rëndë në zona të tjera të Bashkisë Finiq. Zjarri është zhvendosur me shpejtësi, duke rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan, ku era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
Autoritetet kanë dërguar forca shtesë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e këtyre komuniteteve. Banorët janë në gatishmëri të lartë, ndërsa të moshuarit kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.
Nëse kushtet meteorologjike nuk përmirësohen, ekziston frika se flakët mund të afrohen më shumë drejt zonave të banuara, duke shtuar presionin mbi ekipet e emergjencës dhe banorët e fshatrave të rrezikuara.
Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Zjarret në fshatrat e Dhivrit në Gjirokastër jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri! Autoritetet thirrje banorëve: Raportoni çdo shenjë flake apo tymi
Zjarret që kanë përfshirë fshatrat malorë të zonës së Dhivrit, vijojnë të jenë shqetësuese.
Forcat zjarrfikëse janë përforcuar me helikopterë dhe trupa shtesë të ushtrisë, të cilat tashmë kanë mbërritur në terren dhe po operojnë për shuarjen e vatrave aktive.
Në një reagim publik, autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të raportojnë menjëherë çdo shenjë tymi apo zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja.Top Channel
-

Zjarret në fshatrat e Dhivrit në Gjirokastër jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri
Zjarret që kanë përfshirë fshatrat malorë të zonës së Dhivrit, vijojnë të jenë shqetësuese. Forcat zjarrfikëse janë përforcuar me helikopterë dhe trupa shtesë të ushtrisë, të cilat tashmë kanë mbërritur në terren dhe po operojnë për shuarjen e vatrave aktive.
Në një reagim publik, autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të raportojnë menjëherë çdo shenjë tymi apo zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja. -

Zjarr në fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre, evakuohen banorët, ndërhyrje intensive gjatë natës
Është dashur një ndërhyrje intensive gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Forcave të Armatosura për të përballuar flakët që rrezikuan fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre. Qëllimi kryesor i operacionit ishte parandalimi i përhapjes së zjarrit në zonat e banuara.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, gjatë mbrëmjes u mor vendimi për evakuimin e banorëve nga fshati Dhivër, si masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz.
Aktualisht, intensiteti i flakëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbërritur sërish një helikopter për të ndihmuar në operacionet ajrore të shuarjes së zjarrit. -

Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra në Greqi që flitet shqip
Shkruan: Arben LLALLA
Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.
Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra.
Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.
Studimi i Komunitetit Europian
Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesit e njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgang Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez).Qëllimi ishte që përfaqësuesit europianë gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite.
Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime. Megjithatë, grupi i studiuesve nuk u ndal deri në fund të misionit për të sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme shkencore për praninë e shqiptarëve në Greqi.
Fshatrat ku flitet shqip
Emrat e fshatrave të mëposhtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.
Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe.
Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra, ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes. 1-Qarku i Atikëska rreth 84 fshatra, ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami). 2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina.
Kryeqyteti i ishullit të Salaminës, Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanit nga Salamina në një intervistë për një kanal televiziv shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë.
3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri. 4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia. 5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.
6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori. 7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos. 8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja), 9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari. 10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.
11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 12-Mantinias ka Dara. 13-Në Kalavrita është (Lukuria). 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht.
Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 12-Mantinias ka Dara. 13-Në Kalavrita është (Lukuria). 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht.Sot, gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) .
15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur pothuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra. 16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk.
Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase. 17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.