Pesë vatra zjarri janë evidentuar vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, tre prej të cilave janë aktive, ndërsa dy të tjerat po monitorohen.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vatrat aktive janë në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht në terren të vështirë dhe në pamundësi për ndërhyrje nga toka; në fshatrat Damjan e Isufaj të Tiranës edhe në zonën e Pezë – Helmës; si dhe Në Parkun Natyror Gërmenj.
“Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raporton 5 vatra zjarri nga të cilat: 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim, si më poshtë:
Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.
Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.
Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme”, thuhet në njoftim.
Vatrat të cilat janë në monitorim prej efektivëve të MZSH dhe Forcave të Armatosura ndodhen në Ternovë dhe fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.
Tag: fshatrat
-

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra aktive, dy në monitorim
-

Syri Tv në fshatrat e Gramshit të shkrumbuar nga zjarri, banorët humbën shtëpitë! Gruaja me lot në sy: Katastrofë
Syri Tv ishte sot në fshatin Shimër të njësisë administrative Skënderbegas të Gramshit. Një nga 8 fshatrat e shkatërruar nga zjarri i cili ra më 11 gusht dhe u arrit të shuhej më 14 gusht 2025
Fshatrat që dikur kishin karakteristikë gjelbërimin masiv, i ngjanë një skene lufte.
Ajo çka të sheh syri përreth është e trishtë.
Rrënoja e pyje të djegura masivisht. Nga shtëpitë nuk ka mbetur asgjë vetëm mure të shkatërruara.
Fshati që vitet e fundit po i gëzohej pak jetës duke përmirësuar kushtet falë dhe shitjes së livandos, tani është shkrumbuar.
Sipas një bilanci paraprak janë 42 banesa të djegura totalisht. Janë djegur dhe 130 krerë bagëti të imëta, 80 koshere bletësh dhe 30 kafshë pune.
Banorët që kanë humbur banesat nga flakët përkohësisht janë strehuar në konviktin shtetëror. Ata e dinë se ky strehim është i përkohshëm ndërsa e gjithë ekonomia që kishin vënë me aq mund tashmë është bërë hi prandaj sytë i kanë nga shteti.
Grupi i xhirimit i Syri TV me gazetaren Margarita Mëhillka mori në intervistë një banore të fshatit. Me lot në sy ajo tregon se tashmë ka humbur çdo gjë. Ende është e shokuar, ndërsa familja nuk e lë një minutë vetëm pasi kanë frikë se gruas mos i përsëritet sëmundja e tokës.
Gruaja është skeptike për ndihmën që do u japë shteti pasi nevoja që ata kanë nuk është një drekë, as një kafe.. por shtëpia të cilën atyre iu desh mbi 10 vite ta ngrenë e tani para syve e shohin të shkrumbuar
“Atë ditë kur ra zjarri kisha burrin në pyll. Sa shkarkuam kalin e druve, mora burrin e ika se mbi kokën.. Por nuk e dija që do të më vinte kaq dallga, tani jam në qiell të hapur. Unë këtë kisha jetesë. Unë me burrin fle në konvikt. Qeveria më jep bukë por nuk jetohet dot në konvikt. Është katastrofë. Tani që e vura jetën përpara… (Përlotet) . Unë vuaj nga sëmundja e tokës. Ja hëngre 10 ditë.. S’kam kokërr leku”
Autoritetet kanë deklaruar se të hënën do të nisin verifikimet në terren për të evidentuar dëmet.
-

Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive
Pas ditësh beteje me flakët, e sidomos gjatë dy ditëve të fundit, situata me zjarret në fshatrat e Gramshit këtë të enjte duket disi më e qetë.
Të paktën vatrat nuk janë me intensitetin që sollën djegien tërësisht të 6 fshatrave dhe rrezikuan disa të tjerë.
Gazetareja e A2 Belinda Ruçaj tregon se “nata ka qenë e vështirë për efektivët në terren”.
“Fshati Ermenj ka pasur një situatë zjarri mbrëmjen e djeshme, por është vënë nën kontroll. Situata sot është më e qetë, por jo pa rrezik. Edhe intensiteti i erës ka rënë, duke ndihmuar ekipet zjarrfikëse”, tha gazetarja Belinda Ruçaj. -

Qetësohet situata në fshatrat e Gramshit/ Banorët rikthehen në banesa, vijon groposja e bagëtive të djegura
Paraqitet më e qetë situata këtë mëngjes në fshatrat e Gramshit të cilët prej tre ditësh janë përfshirë nga flakët.
Ulja e temperaturave, ulja e intensitetit të erës, por dhe puna e qindra ekipeve të terrenit kanë bërë që sot situata të jetë më e qetë. Ka ende vatra aktive në fshatrat e Skënderbegasit dhe Kodovjatit, por ato po mbahen nën monitorim nga autoritetet dhe po punohet për fikjen e tyre.
Kanë filluar ndërkohë të kthehen në banesat e tyre banorët, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik.
Më vonë ekipet do të kthehen në fshatra për evidentimin e dëmeve dhe do të kemi një statistikë paraprake.
Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme.
Kujtojmë se 3 njësi administrative në Gramsh u përfshinë nga flakët. Në Skëndërbegas u dogjën 7 fshatra, u prek nga zjarri fshati i 8, Narta, por fatmirësisht autoritetet arritën ta shpëtojnë këtë fshat.
Zjarri në Gramsh shënoi dhe viktimën e parë në vend, një 80 vjeçar i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij zjarri.Top Channel
-

Qetësohet situata në fshatrat e Gramshit, banorët rikthehen në banesa
Paraqitet më e qetë situata këtë mëngjes në fshatrat e Gramshit të cilët prej tre ditësh janë përfshirë nga flakët.
Ulja e temperaturave, ulja e intensitetit të erës, por dhe puna e qindra ekipeve të terrenit kanë bërë që sot situata të jetë më e qetë. Ka ende vatra aktive në fshatrat e Skënderbegasit dhe Kodovjatit, por ato po mbahen nën monitorim nga autoritetet dhe po punohet për fikjen e tyre.Kanë filluar ndërkohë të kthehen në banesat e tyre banorët, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik.
Më vonë ekipet do të kthehen në fshatra për evidentimin e dëmeve dhe do të kemi një statistikë paraprake.
Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme.
3 njësi administrative në Gramsh u përfshinë nga flakët. Në Skëndërbegas u dogjën 7 fshatra, u prek nga zjarri fshati i 8, Narta, por fatmirësisht autoritetet arritën ta shpëtojnë këtë fshat.
Zjarri në Gramsh shënoi dhe viktimën e parë në vend, një 80-vjeçar i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij zjarri. -

Zjarri në Gramsh, rreth 40 banesa të shkrumbuara nga flakët
Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë kthyer të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi i plotë për shkak se flakët vazhdojnë me intensitet.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sa i përket aspektit të blegtorisë, katër fshatra të cilat nuk patën kohë të përgatiteshin për evakuimin, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër ishin më të dëmtuara dhe sipas verifikimeve në terren një numër prej 50-60 bagëtish janë gjendur të djegura dhe disa dhjetëra kafshë pune që nuk kishin arritur të dilnin nga strehat. Ditën e sotme u morën masa për groposjen.
Edhe ato bagëti që i kanë mbijetuar flakëve në fshatrat më të thella ku nisi vatra e zjarrit thuajse nuk kanë shanse për të mbijetuar për shkak të vapës dhe mungesës së ujit duke qenë se banorët vijojnë të jenë të evakuuar. Po ashtu, përbën rrezik për rikthimin e tyre në banesa.
Flakët aktualisht janë me intensitet të vogël por ende po monitorohet nga strukturat vendore sepse era herë pas herë rrit intensitetin, shton rrezikun për vatrave të reja.
-

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.
Ndërkohë, po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur. Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.
Po ashtu, janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.
Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.
Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar. -

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pas zjarrit, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.
Bëhet me dije se po ashtu po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur.Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.
Pop ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.
Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.
Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar. -

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pas zjarreve, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.
Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.
Pop ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.
Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.
Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar. -

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se po ashtu po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur.
Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.
Pop ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.
Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.
Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.Top Channel