Tag: fshatrat

  • Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar.. Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar

    Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar.. Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar

    Të  paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda. 

    Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. 

    “Kemi pasur reshje të vazhdueshme me intensitet nga mesatarja deri në nivel të lartë. Delvina është prekur më tepër ka pasur dhe situata që kemi ardhur për t’i parë nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe nga an e bashkisë dhe nënprefektit jemi informuar që janë marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët. Ndodhem në pika të caktuar ku problematikat kanë qenë më të mëdha dhe t’i ndihmojmë sa të mundemi banorët e këtyre zonave për të rikuperuar dëmet që kanë pësuar nga shtirat”, tha Evis Allushi. 

    Nënprefekti Kristaq Kiço u shpreh e inspektime do të bëhen në një gjitha bashkitë si dhe po punohet për rivendosjen e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuar. 

    “Së bashku me prefekten do të bëjmë një inspektim në të gjitha bashkitë e jugut për të evidentuar problematikat. Personalisht dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gatishmërinë për të vendosur në kontroll situatën, për të hapur rrugët kryesore. Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara, Lefetehrori, Kakodhiqi  dhe Varfaj. Sipas informacioneve që morën nga kryetari i Bashkisë do realizohet sot vendosja e turbinave me qëllim rivendosjen e komunikimit. Do bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet që janë prekur nga përmbytjet”, tha nënprefekti Kristaq Kiço. 

    Në terren gjithashtu ndodhet dhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli, i cili tha se aktualisht po ndërhyret për lirimin e rrugës lidhëse me 3 fshatrat e bllokuar ndërsa po punohet në çdo lagje të qytetit për kthimin në normalitet të situatës. 

    “Situata është normalizuar reshjet e shiut janë ulur. Aktualisht jemi duke ndërhyrë në rrugën lidhëse të Delvinës me tre fshatrat. Kjo do të jetë e mundur që banorët e këtyre fshatrave të lëvizin deri në mesditë. Do të bëjmë evidentimin e familjeve që kanë pasur probleme me përmbytjet. Në lagjet e tjera të qytetit po ndërhyhet me skrepa dhe punonjës të bashkë për lirimin e rrugëve dhe kthim në normalitet të situatës”, tha Besmir Veli. 

  • Përmbytjet në Delvinë, shembet ura që lidh 3 fshatrat, banorët mbeten të izoluar

    Përmbytjet në Delvinë, shembet ura që lidh 3 fshatrat, banorët mbeten të izoluar

    Në Delvinë është shembur ura që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me qytetin e Delvinës dhe me Sarandën, duke izoluar plotësisht banorët e këtyre tre komuniteteve.
    Sipas informacioneve nga terreni, një tombino e shembur pranë urës ka shkaktuar dëmtime serioze në strukturën e saj, duke bërë që rruga të thellohet ndjeshëm dhe të bëhet totalisht e pakalueshme.
    Për momentin, banorët nuk kanë asnjë akses rrugor drejt qendrave më të afërta, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të vlerësuar dëmin dhe për të rikthyer sa më shpejt lëvizshmërinë në zonë.

  • Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

    Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

    Fshatrat e Krujës janë përballur më përmbytje për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit. Situata paraqitet më problematike në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc.
    Sipas informacioneve tokat bujqësore janë përmbytur nga uji, ndërsa rrezikohet të përmbyten edhe banesa dhe biznese. Bëhet me dije se kanalet e kullimit nuk funksionojnë për shkak se nuk janë pastruar.

  • “100 Fshatrat” do të marrin 2.5 miliardë lekë në 2026/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 24.8 miliardë lekë në buxhetin e ri

    “100 Fshatrat” do të marrin 2.5 miliardë lekë në 2026/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 24.8 miliardë lekë në buxhetin e ri

    Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) do të ketë në dispozicion një buxhet prej 24.8 miliardë lekësh, që përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm të investimeve publike në infrastrukturën dhe zhvillimin rural të vendit. Shuma përfshin si financimet e brendshme, ashtu edhe ato të huaja, me synimin për të vijuar projektet në rrjetin e infrastrukturës vendore, zhvillimin e zonave rurale dhe programet e dedikuara për komunitetet lokale.
    Nga totali, 2.5 miliardë lekë janë planifikuar për Programin “100 Fshatrat”, një nismë qeveritare që synon të shndërrojë zonat rurale me potencial turistik e bujqësor në modele të zhvillimit të qëndrueshëm. Krahas këtij programi, 7.4 miliardë lekë janë parashikuar për “Infrastrukturën Vendore dhe Rajonale”, ndërsa 14.8 miliardë lekë për “Programet e Zhvillimit”.

    Programi “100 Fshatrat” përfshin ndërhyrje në përmirësimin e rrugëve rurale, sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, rikualifikimin urban dhe promovimin e agroturizmit. Qëllimi është të rritet cilësia e jetës në fshat dhe të forcohet lidhja e zhvillimit ekonomik me ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

    Ky fond konsiderohet i rëndësishëm për vijimin e reformës së zhvillimit rural, e cila parashikon bashkërendimin e investimeve publike dhe private në zonat me potencial turistik, si dhe krijimin e rrjeteve të agroturizmit e tregjeve lokale për produktet tradicionale. Në të njëjtën kohë, FSHZH do të vijojë projektet për modernizimin e infrastrukturës vendore dhe forcimin e rolit të pushtetit lokal në menaxhimin e investimeve.

    Në raport me vitet e kaluara, financimi për FSHZH ruan një peshë të lartë në buxhetin e investimeve publike, duke konfirmuar prioritetin që qeveria i jep zhvillimit rural dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës në zonat jashtë qendrave urbane.

    ScanTV

  • Dëme nga reshjet e shiut në Bulqizë, përmbytet rruga në “Zallin e Thatë”, bllokohen për orë të tëra fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj

    Dëme nga reshjet e shiut në Bulqizë, përmbytet rruga në “Zallin e Thatë”, bllokohen për orë të tëra fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj

    Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të Bashkisë Bulqizë, ku uji ka dalë nga shtrati i “Zallit të Thatë”, duke bllokuar rrugën që lidh fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj në njësinë administrative Fushë Bulqizë.

    Banorët e zonës raportojnë se mëngjesin e sotëm kanë mbetur të bllokuar për rreth tre orë, pasi rruga u përmbyt nga prurjet e mëdha të ujit. Ndërhyrja e mjeteve të Bashkisë Bulqizë bëri të mundur pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.
    Sipas banorëve, ky problem përsëritet sa herë që ka reshje të dendura shiu, pasi “Zalli i Thatë” del shpesh nga shtrati dhe përmbyt rrugën që lidh dy fshatrat. Ata kërkojnë nga Bashkia Bulqizë që të ndërhyjë për të rregulluar shtratin e lumit dhe për të shmangur përsëritjen e situatës.
    Autoritetet vendore kanë njoftuar se po monitorojnë situatën në terren dhe janë në gatishmëri në rast përkeqësimi të motit.

    Top Channel

  • Tajfuni Halong shkatërroi fshatrat në Alaskë, 2 mijë banorët e evakuuar nuk mund të kthehen në shtëpi për 18 muajt e ardhshëm

    Tajfuni Halong shkatërroi fshatrat në Alaskë, 2 mijë banorët e evakuuar nuk mund të kthehen në shtëpi për 18 muajt e ardhshëm

    Më shumë se 2,000 banorë janë zhvendosur nga fshatrat e Alaskës, pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin fundjavën e kaluar. Guvernatori Mike Dunleavy deklaroi se dëmet janë aq të mëdha, saqë shumica e këtyre njerëzve nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre për të paktën 18 muajt e ardhshëm.

    Në një kërkesë zyrtare drejtuar Shtëpisë së Bardhë, ai kërkoi shpalljen e një katastrofe të madhe, që do të mundësonte ofrimin e ndihmës federale.
    Ndër fshatrat më të prekur është Kipnuk, ku një vlerësim paraprak tregon se rreth 90% e shtëpive  ose 121 banesa janë shkatërruar plotësisht. Situata është gjithashtu e rëndë edhe në Kwigillingok, ku janë zhdukur dhjetëra shtëpi dhe mbi një e treta e tyre janë shpallur të pabanueshme.
    Sipas autoriteteve, përmbytjet u shkaktuan nga mbetjet e tajfunit Halong, i cili goditi zonën me forcën e një uragani të kategorisë së dytë, duke sjellë dallgë të fuqishme dhe erëra të forta që lanë pas një shkatërrim të jashtëzakonshëm.
    Bilanci i viktimave përfshin një person të vdekur dhe dy të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë evakuuar dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre, të cilat u përmbytën ose u rrënuan nga era. Për shkak të izolimit të rajonit, i paarritshëm me rrugë tokësore, transportimi i të prekurve është bërë vetëm me helikopterë dhe avionë ushtarakë. Shumica e të evakuuarve janë strehuar në shkolla të komuniteteve përreth ose janë dërguar në Anchorage, qytetin më të madh të Alaskës.
    Autoritetet e Anchorage kanë bërë të ditur se presin të strehojnë deri në 1,600 persona. Deri tani, rreth 575 të evakuuar janë transportuar në qytet nga Garda Kombëtare e Alaskës dhe janë vendosur përkohësisht në një arenë sportive dhe një qendër konventash.
    Po bëhen përpjekje për t’i zhvendosur ata në akomodime më të përshtatshme, si hotele, dhe më vonë në strehim afatgjatë. Sipas guvernatorit Dunleavy, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe infrastrukturës së dëmtuar, është shumë e mundshme që shumë komunitete të mos jenë të banueshme gjatë dimrit.
    Ndërkohë, qeveria federale ka ofruar ndihmë për operacionet e shpëtimit, vlerësimet e dëmeve dhe mbështetjen logjistike për evakuim. Një deklaratë zyrtare për katastrofë nga Presidenti Donald Trump do të mundësonte ndihmë shtesë, përfshirë fonde për rindërtim dhe asistencë për banorët e prekur. Delegacioni i Alaskës i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë të reagojë me urgjencë dhe të miratojë kërkesën për ndihmë.
    Fshatrat e prekura janë të izoluara dhe të paarritshme nga rrugët kryesore. Komunitetet janë të vogla dhe varen kryesisht nga gjuetia dhe peshkimi për mbijetesë. Për shumë prej banorëve, largimi nga këto zona nuk është vetëm një humbje fizike, por edhe kulturore dhe shpirtërore.

    Top Channel

  • Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksin kombëtar

    Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksin kombëtar

    Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin.

    Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.
    Situata më e vështirë është gjatë dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zonë.
    Protesta ishte paqësore dhe pa incidente
    Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta, vargu i makinave në këtë fundjavë që tepër i gjatë, gjithsesi protesta përfundoi sapo banorët shprehën kërkesat e tyre, që ishte shtrimi i rrugëve të 6 fshatrave.
     

    Top Channel

  • Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksion kombëtar

    Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksion kombëtar

    Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin.

    Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.
    Situata më e vështirë është gjatë dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zonë.
    Protesta ishte paqësore dhe pa incidente
    Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta, vargu i makinave në këtë fundjavë që tepër i gjatë, gjithsesi protesta përfundoi sapo banorët shprehën kërkesat e tyre, që ishte shtrimi i rrugëve të 6 fshatrave.
     

    Top Channel

  • Arkitektura bio-klimatike – një mundësi për fshatrat shqiptare të shekullit XXI

    Arkitektura bio-klimatike – një mundësi për fshatrat shqiptare të shekullit XXI

    Dhërmi, qendra historike në muzg, tipologji bregdetare tradicionale në reliev të pjerrët. Foto Autori. Nga Thethi në Qeparo të Vjetër, tradita jonë ka ditur gjithmonë si të ndërtojë në harmoni me klimën. Sot, me standarde të qarta dhe financime, kjo përvojë mund të kthehet në normë: shtëpi më komode, fatura më të ulëta dhe fshatra drejt të ardhmes duke ruajtur identitetin. Nga Gjergj Kota…

  • Shuhen zjarret në vend/ Ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

    Shuhen zjarret në vend/ Ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

    Duket se situata me zjarret në vend ka ardhur drejt qetësimit, pas uljes edhe të temperaturave. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 5 vatra zjarri, 3 vatra janë aktive dhe 2 në monitorim.
    Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës. Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.
    Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.
    Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.
    Zjarri i nisur më 10 gusht në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.
    Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.