Tag: fshat

  • E rëndë në Mat, 39-vjeçari hidhet nga ura 150 metra e lartë

    E rëndë në Mat, 39-vjeçari hidhet nga ura 150 metra e lartë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit. Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.
    Njoftimi i policisë

    Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

    Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

  • Begzad Baliu: Rrëfimi i nënës për shtëpinë e djegur në fshat

    Begzad Baliu: Rrëfimi i nënës për shtëpinë e djegur në fshat

    Nga Begzad Baliu

    U dogj edhe shtëpia jonë në fshatBiro, mos u mërzit, – më tha në mbrëmje me telefon, – mos u mërzitLuftë ështëJanë djegur shumë shtëpi, fshatra e qytete në KosovëDo të digjen edhe të tjeraLuftë ështëU dogj edhe e jonaMos u mërzit

    *Pamë tek po afroheshin autoblindat serbe, policë të maskuar, vullnetarë të rruar kokash, zjarrvënës…Biseduam me plakun dhe vendosëm:I pari doli ai tek dyert e oborritShtëpia në themel ka therrorin e saj dhe nuk bën të digjet pa një akt therrorie, – tha plaku duke shtypur plisin e bardhë thellë në kokëDhe doli…

    *Tek dyert e oborrit e korrën me mashinkë dhe u shtri në tokë, ngadalë, si një trung i moçëmPastaj flaka e përshkoi shtëpinë në të gjitha anëtHambarin e drithit, ahurin, kotecin e pulave, plepin në fund të oborrit, gardhinPata kohë sa t’i liroj kafshët dhe ta zgjidh qeninU shmangëm të gjithë drejt Dushkajës, ndërsa shtëpia digjejVetëm qeni dhe kali i qëndruan te koka plakutPas tankeve ushtarake erdhën autoblindat policorePolicët morën gjënë e gjallë: lopët, viçat, pulatQeni dhe kali nuk ju shkuan prapa, prandaj i vranë te kryet e plakutPastaj nipi i Tushës së Pllavicës me një grup romësh të Gjilanit morën miellin, drithin nga hambari, shporetin me zjarr të ndezur,Frigoriferin pothuajse të prishur, televizorin me gjithë antenëTepsitë, ferteret e nxira, xhygymat dhe gotat e çajit të blera në Pazarin e Shkupit,Vajin, pjatat, lugët, xhezven e kafes të blerë në Panairin e Llatinëve të Janjevës,Filxhanat e kafes me gjithë tabakun e blerë në Shkodër gjatë Luftës së Dytë Botërore,Sheqerin, kripën, kutinë e cigareve të plakut, të blerë në Selanik nga babai i tij Rama në fillim të shekullit XX, shkrepësenJorganët, çarçafët, jastëkët…Morën e nuk lanë gjë, …ndërsa shtëpia digjej.

    *Po binte muzgu e trupi i plakut të vrarë në derë të shtëpisëLuteshim të mos e marrin trupin e tij, kur sakaq breshëri plumbash erdhën nga maliUÇK! UÇK! UÇK! – u dëgjuan thirrjet e policëve serbë, romëve dhe t’birit të Tushës së PllavicësIa mbathen sa në të majtë sa në të djathtë, dhe ikën sikur të mos kishin qenë kurrë aty

    *U kthyem në fshat kush mundi e kush mbetiMblodhëm e varrosëm të vrarët…Përparimi i Jonuzit, Florimi i Beqirit shkrepën një breshëri armësh dhe nderuan ushtarakisht të vrarët nga radhët e tyre, ushtarë të UÇK-sëNuk ju tregova për historinë e asaj cope granate, të cilën plaku e mbajti në shpinë që nga viti 1944, si pjesëtar i NDSH-së,Koha e tij, – thash më vete – ka kaluar, kohë tjetër ka ardhur, që i thonë Koha e UÇK-së

    *U dogjën të gjitha, biroLuftë është, mos u mërzitNë shtëpi vetëm oxhaku po qëndron në këmbë – thonë shej e mirë është!Plaku shkoi me fytyrëDhe nusja jote sigurisht paska nis një djalë

    *U dogjën të gjitha, biro, – më thoshte nënaLuftë është, mos u mërzitU dogjën librat e babait dhe të gjitha librat që ti i pate sjellë në fshat pas Demonstratave të vitit 1981 nga frika se në Prishtinë mund t’i marrë Sigurimi serbBotimi i parë i librit Istori e Skënderbeut e Naim Frashërit, me shënime në margjinë të At Shtjefën GjeçovitLahuta e Malcisë e Gjergj Fishtës, të cilën Baci Bejtë, atëherë student i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, me Indeksin nr. 1, e pati blerë gjatë ekskursionit në Romë, në vitin 1959. Brenda saj ruheshin edhe shumë “fshehtësi” të tjera. Plaku ruante Himnin e Flamurit të Asdrenit dhe një vjershë të Nolit për Bajram Currin, ndërsa Shabani, atëherë student i albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, kopjet e gazetave ilegale Liria e Zëri i Kosovës, si dhe disa këngë për Enver Hoxhën e Partinë e Punës së Shqipërisë, të cilat i pati fshehur menjëherë pas demonstratave të vitit 1981.Kurani, një botim i Sarajevës në gjuhën boshnjake, të cilin Plaku e pati sjellë nga Mitrovica, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur pati shkuar atje ta blinte një guri të MullinitDhjata (nuk e di e reja apo e vjetra), të cilën në vitet ‘80, kur ti ishe në Gjimnazin e Gjilanit, ta patën dërguar me postë nga Radio Monte KarloNjë libër i vjetër me poezi të shkrimtarit Esad Mekuli, të cilën e ruanim më shumë për shkak të kopërtinës me një pamje malësori nga Rugova, se sa për shkak të poezive.Një vepër pa kopërtina, e grisur nga revista Jeta e re, për të cilën Shabani thoshte se është romani i Adem Demaçit Gjarpijt e gjakut dhe e patë fshehur në librin e Eduard Kardelit, Zhvillimi i çështjes kombëtare sllovene. Plaku mendonte që mbi parimet teorike të kësaj vepreje të Kardelit, mund të shtrohej edhe çështja shqiptare në Jugosllavi.Romani i Rexhep Qosjes Vdekja më vjen prej syve të tillë, të cilin Lida e Dadës Naxhë e patë blerë për lexim gjatë verës së vitit 1974, duke menduar se fjala është për një roman dashurie. Gjithë verën e atij viti, Bejta i Rizahit, Enveri i Rrahmanit, Shabani jonë, Nexhati Hasanit janë grind, se kush është autori e kush personazhi kryesor. Bejta thoshte, autori i vërtetë i romanit është Luan Dukagjini, e Shabani thoshte jo, autor i romanit është Rexhep Qosja, të cilin ai e njihte se e kishte Profesor të Estetikës në Prishtinë, ndërsa personazh i vërtetë mund të ishte Luan Dukagjini. Një ditë Enveri i Rrahmanit tha që, autori i romanit mund të ishte Luan Dukagjini apo Rexhep Qosja, po diku kishte dëgjuar se personazhi kryesor nuk ishte Xhezairi i Gjikës, po Adem Demaçi. Plaku e dëgjoi dhe i tha, ule zërin, të mos dëgjoj Ai, Kia i Selakut se na merr në qafë. Dhe aty e lanë. Lida nuk e mori më romanin me veti në Gjilan. Le të ruhet këtu në fshat, tha ajo.Romani Kështjella e Ismail Kadaresë, të cilën e kanë lexuar gjysma e nxënësve të Mahallës dhe ngjante më shumë në një harmonikë se në një libër. Disa herë kam dashur ta gjuaj, po ja pata ruajt Myrvetit, se ajo ka qenë gjatë në burg dhe ndoshta nuk ka pas mundësi ta lexojë.Libri Këngë historike të Rilindjes Kombëtare, të cilat plaku, netëve të dimrit, më shumë i këndonte nën zë se sa i lexonte. “O Abdyl, shite pasurinë, /shko në Berlin, shpëto Shqipërinë…”

    II.Pas luftës nëna nuk u kthye në fshat“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”, – arsyetohej ajo.Kemi biseduar shumë herët me nënën për ato ditë trishtimi, të cilat e rëndonin shumëDyshonte nëse plaku ishte varrosur me plis apo ja kishte marrë Imeri i MuslisëRuana zot, lëkundej nga vendi ajo, Imeri nuk ka mbajtur plis dhe mund ta ketë bërë furrik të pulave plisin e plakutAnkohej për njërën pandufkë, nëse i kishte mbetur në trenin e Fushë Kosovës, në Bllacë apo Kampin e Stankovecit. Para se të kthehej ajo e hodhi pandufkën por kur u kthye në Prishtinë e gjeti tjetër në shtëpi. U mërzit shumë, por besonte se me të i kishte lënë atje edhe vuajtjet e atij mallkimi. Nipat e mbesat, disa herë i patën blerë pandufke të reja, por asnjë palë nuk i ndejtën në këmbë, si ato që ja pati sjellë Myrveti, kur u martuamKujtohej shpesh për tubën e buburrecave sa një kodër, e cila u dogj pas shtëpie, bashkë me krenat e shtëpisë që ranë mbi taKur u kthyem në të rënë të muzgut, – kujtonte ajo, – së pari e hodha një kovë me ujë mbi tufën e tyre, thash ndoshta ka shpëtuar ndonjëKujtohej shpesh për çerdhen e dallëndyshes së djegur nën strehën e hambarit, por nuk e dinte nëse aty kishte vetëm vezë apo zogj me krah ende të kapur për trupi. Mallkonte bollën e shtëpisë, sorrëshkinën dhe “një thi mace”, që shpesh ngjiteshin t’i kafshojnë zogjtë e sapo dalë nga veza, ndërsa plaku i gjuante me çfarë i qëllonte në dorë.

    *Nëna ime pas luftës kurrë nuk deshi të shkonte në fshatI vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët – e përsëriste ajoPlaku shkoi te vëllai i tij Tafa – shehit i vitit 1944. Tafën e pati pushkatuar te Fusha e Madhe, Tusha i Pllavicës bashkë me partizanët e Brigadës Maqedono-KosovareUnë po rri këtu në Prishtinë me fëmijët e nipat e plakut dhe të Tafës: Mustafën, Muharremin, Nezirin – thoshte nëna – e bindur se këtë të drejtë ja kishte miratuar edhe zoti. I vizitonte me mëngjes: Pinte kafe te Mustafa, çaj te Ramizja, hante një patate të pjekur te Mina dhe i kujtonin ditët e rinisë në Makresh, por fshatin nuk e donteAs donte ta pinte ujët e Kroit, të cilën me kova druri e kishte bartur “thik përpjetë” në të ritë e sajAs ta shihte Gropën e Qereçit ku ra dhe vdiq i biri Asllanit, pa i mbushur tri vjetAs të kalonte rreth Sklladit të arave ku varroseshin kopilat e fshatit dhe fëmijët e pafe, që vdisnin pa i mbushur “shtatë ditët e të lumit zot”As ta shihte Lamën e Dautit, që ndalte kuajt në mes të ditës dhe “ja grahte çajit” vetë i pesëmbëdhjetiAs ta kujtonte Prronin e Shejtanit ku qe çmendur Hoxhë Kadria, me shtatë hajmali në xhep, Natën e KatragjeqaveAs të pushonte te Krekci i Lamës Smajlit, ku uleshin shpesh milictë pas vitit 1981 dhe i pyesnin udhëtarët e rastit, nëse kishin parë në fshat ndonjë parullë me emrin “Kosova Republikë”, të shkruar me inicialet “KR”

    *Pas luftës nëna nuk u kthye në fshat“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”, – përsëriste ajo duke u kotur.Telefon nuk mbante, madje as kontakte me njerëzit e fshatit, vetëm ndonjë thashetheme, të cilat ia tregonin vajzat e sajE megjithatë i dinte të gjitha ato që kishin ndodhur para luftës, gjatë dhe pas saj.M’i përsëriste shpesh pasdite dhe mbrëmjeve të vona pa gjumë.Ajo e dinte se fshatin tonë e sulmoi me armë ushtria dhe policia serbePo shtëpitë i dogjën nipat e Tushës së Pllavicës dhe bijtë e Stojanit, – zadrugarit të Fshatit të EpërmAjo e dinte se plakun e vranë, jo pse i rrezikonte ai, po se nuk e duronin dot plisin e bardhë në kokën e tijAjo e dinte se po mos të b’zajshin me krisma pushke ata të UÇK-së, Përparimi, Florimi i Beqirit t’Kllokoçve e shokët e tyre, plakut as xhenazen nuk ja kishim gjeturAjo e dinte se dyert e oborrit, pas luftës i ka marrë Raifi i Sylejmanit, “e hallall i qofshin, se e ka ba katunin xhenet”Ajo e dinte se krenat e padjegur të shtëpisë i ka marrë Habibi i Kllokoçve, -zoti e ruajt, qe e pastroi themelin e shtëpisë, që të mos mbushej me gjarpinjAjo e dinte se Koshin e Kollomoçit e ka marrë shoku im i bankës Ruhani i Beqirit, jo pse nuk kishte, po pse duke jetuar në Gjermani, kishte mësuar se të ruash trashëgiminë është kulturë dhe vlerë kombëtare

    III.Para se të vdiste e pata pyetur nëse ishte kujtuar t’i skajonte disa fotografi të fëmijërisë sonëPo më pati thënë, jam kujtuar, po nuk i kam larguarNuk kam dashur t’i ruaj as fotografitë “e kohës së shkaut”Më lëndojnë kujtimet e kësaj kohePo unë çka mund të ruaj në truallin e vjetër, e pata pyeturMerre Enin dhe shko e lutuTe shenjat e fshatit, me të cilat jetuam nga mëngjesi në mbrëmje: Oda e Mixhës Ramë, Fusha e Madhe, Shkolla me emrin e Skënderbeut, Mejtepi, që në vitin 1945 u bë Xhami, Varrezat e martirëve të vitit 1944, Kroni i Mahallës, Lisi i Orlit, Vorri i Bugarit, Bota e Kuqe, Guri i Hallës Hysë, Guri i Kanës, Bregi i Koshave, Dardha e Nanës t’Madhe, Vorret e Moçme, Mullini i Rimit, Dhevi i ZiTe Varret e munguara të vullnetarëve të Luftës së Çanakalasë: Imer Shaban Islamit, Halil Hasan Miftarit, Qazim Idriz OsmanitTe Varrezat e martirëve të kohës së bugarit: Hasan Radecit, Vocës së Ibishti, Sahit Isuf Isufit, Imer Zekës, Isuf Zekës dhe tri gra të familjes së Voc RadecitTe Varrezat e të pushkatuarve nga partizanët në vitin 1944: Hajrullah Behlulit, Bejtullah Behlulit, Mustafë Ramadan Mustafës, Ali Kranidellit, Imer Ukshinit, Tahsin Hamdi Shehut, Shaban Govorit, Familjes së Poroshticve.Te Familja e të burgosurve të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në krye me Ramiz Osmanin. Dhe mos harro se ti mban emrin e njërit prej djemve të kësaj familjeje, emrin e Begzad Osmanit

    *Dhe mos harro të jetosh“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët!, – këmbëngulte prapë AjoDuke zbritur drejt heshtjesDuke u ngritur drejt qiellitDuke u shu në përjetësi.Prishtinë, mars 2023.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BEGZAD BALIU: NË FILLIM ISHE TI PASTAJ ERDHI OBAMA

  • 36-vjeçari u vra nga kushëriri, banorët: Autorin s’e kemi parë në fshat, ka ardhur se ka të atin sëmurë

    36-vjeçari u vra nga kushëriri, banorët: Autorin s’e kemi parë në fshat, ka ardhur se ka të atin sëmurë

    Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Bertil Alliaj 32 vjeç vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj 36-vjeç ka shkaktuar tronditje tek banorët e fshatit Gjorm në Selenicë të Vlorës.
    Për mediat, ata thonë se lajmin e morën vesh nga televizori,  dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015, kohë kur ndodhi “Masakra e Çoles” dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.Lexo edhe :Related Posts
    Por banori shton se arsyeja e ardhjes së Bertil Alliajt në fshat mund të jetë edhe gjendja shëndetësore e babait të tij, i cili së fundmi është operuar.

    “E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.
    Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.
    Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm./vizionplus.tv

  • Një fshat i tërë në “luftë”! Masakër në Kretë, breshëri me 2 mijë plumba mes dy familjeve, viktima dhe të plagosur

    Një fshat i tërë në “luftë”! Masakër në Kretë, breshëri me 2 mijë plumba mes dy familjeve, viktima dhe të plagosur

    krete

    GREQI- Hakmarrja mes dy familjeve në Kretë ka përfunduar në një masakër të përgjakshme. Tre persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.
    Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë nga të dyja familjet e përfshira, ndërsa mes të plagosurve ka edhe të tjerë që nuk kanë lidhje me hakmarrjen. 
    Të shtënat me kallashnikov nisën si hakmarrje ndaj një bombe që shpërtheu në banesën e një prej familjeve. Në fshat kanë shkuar forca të shumta policie që të japin përshtypjen e një lufte që ka ndodhur në fshatin e vogël grek.
    Sipas mediave vendase, situata përshkruhet kaotike. Janë shtënë më shumë se 2 mijë plumba, ndërsa ende nuk është e sigurt nëse ka mbaruar, pasi dëshmitarët vërejnë se dëgjohen vazhdimisht të shtëna me armë zjarri, me të plagosurit që madje janë transportuar në spitale me automjete bujqësore. 
    Pjesa tjetër e banorëve të fshatit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, duke qenë nën “pushtetin” e plumbave. Në momentin që ka ndërhyrë policia, ata kanë pushuar së qëlluari në fshat.
    Ndërkohë autoritetet përballen me një problematikë tjetër, frikës se hakmarrja mund të vazhdojë edhe në dyert e spitaleve. Forca të forta policore po veprojnë në fshat për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të kontrolluar situatën.

  • Ish-kryebashkiakja e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, nën akuzë edhe ndërtuesi Rrok Gega – Detajet

    Ish-kryebashkiakja e Tropojës merret e pandehur nga SPAK, nën akuzë edhe ndërtuesi Rrok Gega – Detajet

    Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithashtu i akuzuar nga SPAK është edhe ndërtuesit Rrok Gega.
    Çështja hetimore në ngarkim të tyre është hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Dyshimet e grupit hetimor janë se Islamaj ka ndërtuar urë në këtë fshat me fondet e bashkisë për interesa personalë, konkretisht për familjarët e saj që banojnë në këtë fshat. Ky tender i hapur nga Bashkia e Tropojë u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega.
    Rasti është denoncuar në dhjetor të vitit 2024 nga Partia Demokratike. Ka qenë zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cila denoncoi tenderin e fituar nga Rrok Gega për ndërtimin e një ure në fshat për llogari të familjarëve të saj, kryesisht motrës së Islamajt. Sipas PD, ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.
    Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024 pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi. Ky i fundit akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik të vlerësuar në 2.7 miliardë lekë të vjetra.

  • “E varrosi nënën për të marrë pensionin: Zbulohet sekreti makabër që tronditi një fshat në Greqi”

    “E varrosi nënën për të marrë pensionin: Zbulohet sekreti makabër që tronditi një fshat në Greqi”

    Një rast i frikshëm u zbulua orët e fundit në Greqinë Qendrore, ku një grua u arrestua pasi akuzohet se kishte varrosur nënën e saj prej tre vitesh në një fshat në Viotia, me qëllim që të vazhdonte të merrte pensionin e saj.
    E dyshuara, e cila ishte drejtoreshë në një Qendër Shëndetësore të Edukimit (KEP) lokale, i tha policisë se nëna e saj e moshuar kishte probleme me lëvizshmërinë dhe ndërroi jetë nga shkaqe patologjike në shtëpinë e tyre në vitin 2023, në moshën 91 vjeç.
    Megjithatë, për shkak se po përballej me probleme financiare, ajo e fshehu vdekjen e saj në mënyrë që të vazhdonte “të merrte pagesën e paaftësisë dhe pensionin e saj” dhe e varrosi në një stallë, pranë shtëpisë, me ndihmën e një të huaji.
    Që nga vera e vitit 2023, kur ndodhi incidenti, gruaja e moshuar nuk ishte parë askund në fshat dhe me këtë rast, një kallëzim iu drejtua prokurorit të Tebës, i cili nisi hetimin, shkruan “Protothema”.
    Të shtunën, 62-vjeçarja paraqiti një grua tjetër të moshuar që kishte një problem shëndetësor si nënë të saj, por më pas i zbuloi policisë se e kishte varrosur nënën e saj të vërtetë pranë shtëpisë me ndihmën e një burri, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.
    Më pas, në prani të një oficeri gjyqësor, u krye një zhvarrim gjatë të cilit u gjet një skelet njerëzor i mbuluar me çarçafë.
    Policia, e cila kontrolloi shtëpinë e 62-vjeçares, drejtoreshë e Qendrës Komunitare Oinofyta, u drejtua në hambarin fqinj dhe hapi një gropë të vogël, duke gjetur brenda trupin e pajetë të 91-vjeçares.
    Trupi nuk ishte varrosur shumë thellë dhe ishte i mbuluar vetëm me dhe , ndërsa gropa kishte një diametër të vogël, që do të thotë se i huaji që e varrosi e vendosi të mbështjellë.
    Sekreti makabër doli në dritë pas këmbënguljes së të afërmve të saj dhe banorëve të zonës që kishin humbur “gjurmët” e plakës, por 62-vjeçarja këmbënguli t’u thoshte atyre se nëna e saj ishte në shtëpi.
    Ajo pritet të çohet në prokurorin e Tebës brenda ditës, ndërsa është urdhëruar një dosje kundër saj për shkelje të neneve mbi “mosnjoftimin e zbulimit të një personi të vdekur”, “dëshminë e rreme”, “vrasjen nga pakujdesia” dhe “mashtrimin”.

  • Rrëfime vuajtjesh/ Një prej fshtatrave më të goditur nga sistemi, Mursi në Sarandë përkujton të persekutuarit nga…

    Rrëfime vuajtjesh/ Një prej fshtatrave më të goditur nga sistemi, Mursi në Sarandë përkujton të persekutuarit nga…

    Përmes një ceremonie përkujtimore, fshati Mursi i Sarandës, i njohur për persekutimin nga regjimi komunist, kujtoi dhimbjet e shkaktuara nga sistemi komunist gjate viteve 46-90.
    Banore te zonës, deputet dhe përfaqësues të shoqatave të persekutuarve në Shqipëri u ndalen tek qëndresa e banorëve te kësaj zone te cilët kaluan neper kalvarin e vuajtjeve te regjimit.
    Banorët e zonës teksa kujtojnë persekutimin dhe vuajtje sjellin dëshmi te vuajtjeve që nuk harrohen.
    “Nëna ime u arrestua më 20 shtator 1959 së bashku me 4 burra me akuzën si ndërlidhëse e grupit. Për të ngjallur terror në fshat, i nxorrën përpara fshatit. Nënës i kërkohej vazhdimisht të bëhej bashkëpunëtore e Sigurimit, por ajo rezistoi dhe nuk pranoi.
    “Babain tim e dënuar me 101 vjet burg sepse nuk pranoi të bëhej bashkëpunëtor dhe të dërgohej si agjent në Greqi” thotë një e moshuar tjetër.
    “U rritëm zbathur, zhveshur dhe të pangrënë. Fustani im kishte 12 balloma. Nuk kishim të drejt të shkonim në mbrëmje, të ishim anëtar të Rinisë apo Frontit. Nuk kishim të drejtë të martoheshim në fshat dhe as të punonim në fshat, por dërgoheshim disa orë larg. Pas daljes nga burgu babai u mbyt në liqenin e Mursisë nga frika dhe presioni që ushtrohej nga operativët e sigurimit për të dëshmuar gjëra të pavërteta” – Thotë një grua.
    Mursia në Sarandë konsiderohet nder fshatrat më të goditur të sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Fshati Mursi numëron 1 të pushkatuar, dhjetëra të burgosur, 9 prej tyre të vdekur në burgjet komuniste.

  • Zjarr në një fshat të Kukësit, nis hetimi nga autoritetet

    Zjarr në një fshat të Kukësit, nis hetimi nga autoritetet

    Një zjarr i papritur ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi të banesave në fshatin Kodër Lumë, në njësinë administrative Shtiqën.
    Falë njoftimit të shpejtë nga banorët dhe reagimit të menjëhershëm të shërbimit zjarrfikës, flakët janë shuar në kohë reale, duke shmangur rrezikun për përhapje të mëtejshme dhe dëme në banesat pranë.

    Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme ose pakujdesie.
     

  • Nga lopët në fshat tek Interi, kroati Sucic rrëfen rrugëtimin emocionues në futboll

    Nga lopët në fshat tek Interi, kroati Sucic rrëfen rrugëtimin emocionues në futboll

    Petar Sucic, mesfushori i Interit, rrëfen historinë e tij në “On Board”, formati i “Inter Media House”: “E kam kaluar fëmijërinë në një fshat të vogël me familjen. Kishim një fermë të vogël, babai im mbarështronte lopët dhe ndonjëherë, kur isha i vogël, e ndihmoja në mjeljen e qumështit. Ishte një jetë shumë e lumtur për mua. Rrija gjithë ditën jashtë, ndërsa kujtimet me kafshët tona do t’i mbaj gjithmonë.
    Kujtimet më të bukura i kam nga vendlindja ime, Bugojno. Aty kam mësuar shumë për jetën. Ndeshja ime e parë në Champions? Po binte një shi i madh dhe mendova se nuk do të luhej, por në fund zbritëm në fushë dhe isha jashtëzakonisht i lumtur. Aty shënova një nga golat më të bukur në karrierën time. Ishte një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë.
    Jashtë fushës nuk më pëlqen të humbas kohë me rrjetet sociale. Janë një mjet i vlefshëm, por mund të të marrin edhe 5 orë kohë, ndërsa unë dua të përjetoj jetën reale. Pas ndeshjes apo stërvitjes më duhet të çlodhem, të kaloj kohë me familjen. Kjo është një nga arsyet pse nuk i përdor rrjetet sociale.
    Vëllai im, Luka, është rritur në Austri dhe kur ka pak kohë, vjen çdo vit të më vizitojë. Luajmë si fëmijë dhe jemi shumë krenarë për veten, ashtu edhe familjet tona. Kur ishim të vegjël shikonim ndeshjet në TV së bashku, tani luajmë bashkë në kombëtare. Për mua kjo është një histori speciale.
    E dua shumë kombëtaren dhe ndihem më i lumturi në botë kur vesh fanellën e saj. Çdo herë që hyj në fushë është një mundësi e madhe për mua, debutimi ishte moment dhe emocion i veçantë”.