Zvicra ka vulosur mbrëmë kualifikimin direkt për Kampionatin Botëror “USA–Meksikë–Kanada 2026”, pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Rezultati i mjaftoi skuadrës helvetike për ta mbyllur grupin në vend të parë dhe për të prerë biletën pa kaluar nga faza play-off.
Në këtë fushatë kualifikuese, mesfushori Granit Xhaka ka qenë një ndër figurat kyçe të Zvicrës, duke udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër. Megjithatë, takimi i mbrëmshëm në Prishtinë nuk ishte i lehtë për kapitenin, i cili u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në momentet kur prekte topin një reagim që ai vetë nuk e kishte pritur.
Pas kësaj ngjarjeje, ka ardhur edhe reagimi publik i vëllait të tij, Taulant Xhakës. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare i doli në mbrojtje Granitit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi:
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë.”
Reagimi i Taulantit ka marrë dhjetëra komente mbështetëse, ndërsa debati për pritjen që iu rezervua Granit Xhakës vazhdon të shpërfaqë ndasi mes tifozëve shqiptarë.
Situata e tensionuar me Xhakën, reagon edhe bashkëshortja e tij: Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë
Gruaja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka reaguar në rrjete sociale pas pritjes jo edhe aq të mirë që futbollisti mori gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ndeshja u zhvillua të martën në mbrëmje në Prishtinë, nën një shi të dendur që e shoqëroi gjatë gjithë 90 minutave.
Kosova e mbylli ciklin e kualifikueseve me barazim 1-1 kundër Zvicrës, duke siguruar pikën që i duhej për ta ruajtur vendin e dytë në grup.
Ky rezultat u konsiderua historik pasi për herë të parë Kosova siguroi pjesëmarrjen në ‘play-off’.
Megjithatë, atmosfera në stadium nuk ishte e njëjtë për të gjithë lojtarët.
Xhaka, kapiteni i Zvicrës me origjinë nga Kosova, u përball me reagime të përziera nga tifozët vendas, çka ka nxitur reagime të shumta në rrjet.
Mes atyre që vendosën të reagojnë ishte edhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, e cila përmes një postimi shprehu mbështetjen për Granitin.
“Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë. Përgjithmonë krenare me ty”, shkroi ajo.
Tag: frymëzimi
-

“Model frymëzimi për kombin tonë”/ Fishkëllimat për Granit Xhakën në Prishtinë, reagon bashkëshortja dhe vëllai i tij
-

Lirohet Salianji: Nuk u dënova se vodha gjë! Ditët e mia në burg burim frymëzimi për demokratët
Ish- deputeti demokrat Ervin Salianji, pasi ka dal nga ambientet e qelisë në burgun e Fierit në një prononcim për media, tha se burgosja e tij ishte politike.
Salianji u shpreh se ditët e tij në burg janë burim frymëzimi për demokratët.“Më shumë se 10 muaj në burg për arsye politike dhe sepse kam çuar para drejtësisë një trafikant drogë. Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore dhe është fitorja që kam pasur në cdo zonë që kam mbuluar PD. Ditët e mia këtu janë një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar një qeveri që është kokë e këmbë e kriminuar. Unë do të shkoj që të falenderojë një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD për ti falënderuar për rezistencën. Unë do të vijoj betejën në Strasburg. Burgu si urohet as hasmit, por sot kam një program tjetër dhe e ndjejë që Shqipërinë e ka dobësuar më shumë, për ata që kanë qenë të pavëmendshëm unë s’kam bërë burg për vjedhje, por arsye politike’, tha ai.
-

“26 vite kontribut dhe trofe të fituar”, Duka falenderon Hasanbelliun: Je shembull frymëzimi
Teuta ka përcjellë mbrëmjen e sotme një lajm krejtësisht të papritur. Presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pas 26 vitesh. Armand Duka ka reaguar për këtë largim të Hasanbelliut, të cilin e falenderon për kontriburin e dhënë në futbollin shqiptar. Duka ka shkruajtur në llogarinë e tij në “Facebook” se Hasanbelliu është një shembull frymëzimi për këdo që dëshiron të investojë në futbollin shqiptar.
“Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu! 26 vite kontribut te Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë.
Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport. Suksese në rrugëtimin e radhës”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/ -

Luana Vjollca hap spektaklin me një mesazh të rëndësishëm: Ferma VIP nuk do e përkrahë kurrësesi dhunën dhe bullizimin!
Ka nisur edhe këtë të hënë në ekranin e Vizion Plus spektakli më i ndjekur nga familjet shqiptare Ferma VIP nën drejtimin e Luana Vjollcës, e cila këtë herë dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë!
“Në një ambient ku natyra është artistja më e madhe dhe ka krijuar një vepër arti me peizazhin e mrekullueshëm që gjendet atje, patjetër që frymëzimi për të bërë gjëra të bukura është i pashmangshëm.
Apo ende s’u ka hyrë frymëzimi? Ata vrap, frymëzimi vrapon pas tyre, por nuk i arrin dot.E për të qenë seriozë, më lejoni t’ju them se nëse ka një pikë ku dy gjëra nuk lidhen bashkë, ato janë natyra dhe negativiteti. Thjesht, nuk qëndrojnë dot bashkë me njëra-tjetrën.
Çfarë fundjave ka qenë kjo… nga ato që një skenë të duket sa një film dhe një ditë sa një vit.
Gjithsesi, sonte do të merren masa, sepse Ferma VIP nuk do të përkrahë kurrsesi dhunën dhe bullizimin,” përfundoi Luana.
24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe përmbledhjet ditore në orën 17:00. /vizionplus.tv -

Arteta: Kam besim maksimal te skuadra ime, Ancelotti është burim frymëzimi për trajnerët
7 Prill 2025
14:22
Alfred Lleshi
Në prag të ndeshjes mes Arsenalit dhe Real Madridit, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions League, trajneri spanjoll i “Gunners”, Mikel Arteta, foli në konferencë për shtyp, duke nisur me një analizë të sfidës së të martës mbrëma:
“Kam besim te skuadra ime, jam i bindur se do të fitojmë. Kur luajmë ndeshje të tilla është një mundësi e madhe për të bërë histori. Kemi nevojë që stadiumi ynë të krijojë një atmosferë fantastike”.
Për Real Madridin: “Lojtarët individualë të Madridit janë shumë të mirë, ne e dimë rrezikun që na pret. Jemi të vetëdijshëm për atë që kanë bërë madrilenët në historinë e këtij kompeticioni. Real Madridi është një klub që ka vendosur standarde të reja në historinë e futbollit europian. Është burim frymëzimi për çdo klub në Champions dhe për shumë trajnerë.Ancelotti? Është një burim frymëzimi për mua. Ai ka arritur të fitojë gjithçka në shumë vende, duke transmetuar qetësi, gjë shumë e vështirë në një ambient me kaq shumë presion. Mjafton të dëgjosh futbollistët kur flasin për të për ta kuptuar personalitetin e tij”.
Për rëndësinë e tifozëve: “Shpresoj që stadiumi të jetë plot dhe kjo të jetë një mundësi për të shkruar historinë bashkë me njerëzit tanë. Duhet të krijojmë atë energji, atë ndjesi positive që duhet për kësi ndeshjesh. Besimi që kam te skuadra është diçka që dua t’ua transmetoj edhe tifozëve”.