Tag: frymëmarrje

  • Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

    Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

    UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimittë 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.
    Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, ështënjë bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jovetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, përkëto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve tëplatformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj tëporsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetëfalë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me problemenë frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimishumë të specializuar. Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë& Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetetsi: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubatorpër secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilinrajon spitalor.

    Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, ështënjë bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jovetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, përkëto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve tëplatformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj tëporsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetëfalë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me problemenë frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimishumë të specializuar. Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë& Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetetsi: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubatorpër secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilinrajon spitalor.
    Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, përfaqësuesii UNICEF Albania z. Murat Sahin, Drejtoresha e FondacionitCredins, znj. Elvana Hana, si dhe drejtues të lartë të Abi Bankdhe Credins bank në statusin e partnerëve dhe kontribuesve tërëndësishëm në platformën SMILE.al. Në prani edhe tëpersonelit shëndetësor, Genci Hyska, drejtor i maternitetit“Koço Gliozheni”, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi tërëndësishëm, duke theksuar se kontributi i shqiptarëve, donatorëve të sektorit privat si dhe mbështetja e qeverisëshqiptare është thelbësore. Ai citoi se iniciuesi i këtij projekti, UNICEF, ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e shërbimeve të maternitetit, sidomos në neonatologji. Nga anatjetër, z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Albania, vuri nëdukje rëndësinë e angazhimit të sektorit privat në çështje socialeduke cituar: “Kur nisëm bashkëpunimin me sektorin privat vitine kaluar dhe u takuam me përfaqësues të platformës SMILE.al dhe Fondacionit Credins, kuptuam se ky partneritet mund tësillte një impakt real. Deri atëherë punonim vetëm me qeverinë, por tani kemi bashkuar forcat për të mbështetur 10 spitale nëvend”. Si një projekt i një rëndësie jetike të veçantë, ai nukndalet vetëm te pajisjet, por gjithashtu edhe në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e protokolleve standarde si dhe nëtrajnimin e stafit mjekësor për të garantuar një nivel më të lartëtë shërbimeve ndaj foshnjave në nevojë. Ndërkohë znj. ElvanaHana, drejtoreshë e Fondacionit Credins, falenderoipërzemërsisht të gjithë donatorët që e bënë këtë projekt tëmundur duke vënë theksin: “Dua të bëj një falënderim special për mbështetjen kryesore të dhënë nga Credins bank dhe Abi Bank. Nga ana tjetër dua të theksoj mirënjohjen time të veçantëpër 124 individë që kontribuan përmes platformës online SMILE.al, të cilët mundësuan realizimin e projektit.”
    Prej vitesh, platforma SMILE.al është kthyer në një simbol tësolidaritetit dhe angazhimit social në Shqipëri. E njohur përrealizimin e kauzave të rëndësishme që prekin në mënyrë tëdrejtpërdrejtë jetën e komunitetit vendas, SMILE.al nuk ështëthjesht një platformë dhurimi, por një urë e besimit mesindividëve, biznesit dhe institucioneve publike, OJF, etj. Duke kthyer nevojat reale në prioritete konkrete, SMILE.al kakontribuar vazhdimisht jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm tëkomunitetit, por njëherazi edhe në integrimin e shtresave tëmargjinalizuara. Me transparencë, përkushtim dhe vizion tëqartë, sot kjo platformë rendit projekte të realizuara me shumësukses në shumë fusha, si: arsimi, turizmi, trashëgimia kulturore, arti, sporti, mjedisi, teknologjia, etj. Ndaj edhe mbështetja e projektit të UNICEF erdhi me entuziazmin dhe bindjen se çdofrymëmarrje e çdo foshnje është një e drejtë sublime e merituardhe jetike.

  • 3 minuta çdo mëngjes dhe do ju ndryshojë e gjithë dita

    3 minuta çdo mëngjes dhe do ju ndryshojë e gjithë dita

    Nuk ke nevojë për një orë të tërë për të nisur ditën me energji. Mjaftojnë vetëm 3 minuta me vetëdije për të ndryshuar të gjithë rrjedhën e ditës.

    Minuta 1 – Falënderimi: Mbyll sytë dhe përmend 3 gjëra për të cilat je mirënjohëse. Edhe gjërat më të vogla kanë vlerë: një kafe e ngrohtë, një bisedë e djeshme, shëndeti.

    Minuta 2 – Vizualizimi: Imagjino veten duke kaluar një ditë të suksesshme. Përfytyro si ndihesh kur arrin një qëllim, apo kur zgjidh një problem me qetësi.

    Minuta 3 – Frymëmarrje e vetëdijshme: 10 frymëmarrje të thella. Mbushe barkun me ajër, mbaje pak, pastaj lësho ngadalë. Qetëson sistemin nervor dhe mendjen.

    Praktikojeni këtë çdo ditë dhe do të shihni se ditët tuaja do të jenë të mbushura plotë energji.

  • Çfarë është ‘psherëtima’ përtej asaj që mendojmë?

    Çfarë është ‘psherëtima’ përtej asaj që mendojmë?

    Psherëtimat janë si një kolonë zanore e pandalshme e jetës sonë të përditshme, ‘të lehta, të pavetëdijshme dhe shpesh të keqkuptuara’. Nëse deri tani i keni parë si një shprehje të thjeshtë të mërzisë apo lodhjes, shkenca thotë ndryshe, çdo psherëtimë është një mekanizëm jetësor që mban gjallë mushkëritë tona dhe, ndoshta, edhe ekuilibrin tonë emocional.

    Sipas një studimi të botuar në revistën prestigjioze Nature në shkurt të vitit 2016, njeriu psherëtin mesatarisht çdo pesë minuta, afërsisht 12 herë në orë. Dhe çuditërisht, pjesa dërrmuese e tyre ndodhin pa vetëdijen tonë.

    Nga jashtë, duket si një frymëmarrje më e thellë se zakonisht, një thithje e dyfishtë, e ndjekur nga një nxjerrje e gjatë. Por ajo që ndodh brenda trupit është shumë më komplekse: një proces thelbësor për funksionimin e mushkërive.

    Gjatë frymëmarrjes normale, ajri shkon deri në alveola, qeska mikroskopike në fund të bronkiolave ku ndodh shkëmbimi i oksigjenit me gjakun. Me kalimin e kohës, disa nga këto alveola mund të shemben, duke ulur kapacitetin e mushkërive dhe efikasitetin e shkëmbimit të gazrave. Këtu hyn në lojë psherëtima – një hiper-frymëmarrje që rihap këto struktura të bllokuara dhe ndihmon në rivendosjen e funksionit normal të mushkërive.

    Shkencëtarët nga universitetet e UCLA-së dhe Stanfordit zbuluan se truri ynë përmban një qark nervor të dedikuar vetëm për psherëtimat. Dy grupe neuronesh punojnë në koordinim: njëri prodhon neuropeptide, sinjale kimike që nxisin psherëtimën, ndërsa tjetri i merr dhe e aktivizon refleksin. Kur ky qark u ‘fik’ gjatë eksperimentimeve tek minjtë, kafshët ndaluan së psherëtimuri, por vazhduan të marrin frymë normalisht. Një provë bindëse se ky mekanizëm është i veçantë dhe i pavarur nga ritmi i zakonshëm i frymëmarrjes.

    Por psherëtimat nuk janë vetëm biologjike, ato janë edhe emocionale. Acarimi, lehtësimi, ankthi apo mërzia, të gjitha këto emocione kanë një gjuhë të përbashkët: një frymëmarrje e thellë që del si psherëtimë.

    Nuk është ende e qartë nëse psherëtimat emocionale dhe ato biologjike aktivizohen nga i njëjti qark, por studiuesit besojnë se ato veprojnë si një buton ‘reset’. Një moment i shkurtër që trupi dhe truri e përdorin për të rivendosur një ekuilibër të brendshëm, për të ulur tensionin dhe për të qetësuar sistemin nervor.

    Herën tjetër që psherëtini, qoftë nga mërzia në një mbledhje, stresi në një situatë të vështirë apo lehtësimi pas një lajmi të mirë, kujtoni këtë: nuk është vetëm një reagim emocional. Është trupi juaj, në mënyrë të heshtur, duke bërë një mirëmbajtje të brendshme për të siguruar që gjithçka vazhdon të funksionojë. Dhe ndoshta, edhe një thirrje e heshtur për të ndalur për një moment dhe për të marrë frymë, me vetëdije. Syri.net-iefimerida

  • “Taksë 9 për qind biznesit”, Basha: Do t’i japë më shumë frymëmarrje sipërmarrjes së lirë

    “Taksë 9 për qind biznesit”, Basha: Do t’i japë më shumë frymëmarrje sipërmarrjes së lirë

    Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka qenë sot në një fasoneri në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku u njoh me shqetësimet e sipërmarrëses dhe punëtorëve.
    Pasi u njoh me problematikat, Basha tha se taksa 9% që është pjesë e programit, do t’i sjell më shumë frymëmarrje biznesit dhe do t’u jap mundësi sipërmarrësve që të ofrojnë paga dinjitoze.
    “Ne do të ecim me planin tonë për taksën 9%. Ulja e taksave i jep më shumë frymëmarrje biznesit. Sapo flisja me Evën, në qoftë se ne ulim taksën në 9%, nga 15% që është, kjo do të thotë që 6% që mbetet, unë mund ta përdor edhe për të rritur pagat e punonjësve. Pra, është një formulë nga e cila fitojnë të gjithë palët. Shteti duke ulur taksën në 9%, ndalon informalitetin. Ju mund ta keni dëgjuar, shumica e bizneseve sot në Shqipëri punojnë me dy balance, një për tatimet dhe një të vërtetë. Pse? Sepse taksat janë shumë të larta, janë pothuajse dyfishi i taksave në Mal të Zi, apo në Maqedoni”, tha Basha.

    Ai më tej tha se korrupsioni i qeverisë 12 vjeçare i ka çuar lekët e shqiptarëve në xhepat e pushtetarëve.
    /vizionplus.tv

  • “Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit”/ Rama prezanton projektet infrastrukturore: Rrjet damarësh që i japin frymëmarrje të gjithë vendit

    “Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit”/ Rama prezanton projektet infrastrukturore: Rrjet damarësh që i japin frymëmarrje të gjithë vendit

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot së bashku me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku projektin “Korridori Blu”.

    Gjatë takimit Rama tha se projekti “Korridori Blu” do ketë dy autostrada të klasit A që kalojnë në korridore europiane. Kryeministri kritikoi qeverinë e mëparshme duke thënë se ka ndërtuar rrugë, por pa një projekt real dhe pa krijuar një rrjet rrugësh.
    “Ajo që dua të nënvizoj është se janë hapur tendera gjatë gjithë aksit nga Shkodra deri poshtë, por nuk është bërë kurrë një rrugë që të ketë lidhje me një korridor europian dhe është lejuar të pushtohet rruga nga çdokush. Në rrugën për Fier do detyrohemi ti shmangemi aksit aktual disa here sepse u ni s si autostradë, por ajo është rrugë rreziqesh. Tani do kemi dy autostrada të klasit A që janë korridor europian. Kur e lançuam Korridorin Blu talleshin me ne: Nuk di gjë piktori etj. Por kjo rrugë do rrisë ekonominë dhe është rrugë e domosdoshme duke qenë se në synojmë qartë të jemi shteti kampion i turizmit ne Ballkan”, tha Rama.
    Ai shtoi se të gjitha rrugët që janë ndërtuar në dekadën e fundit kanë krijuar një rrjet damarësh që i jep frymëmarrje të gjithë vendit.
    “Të gjitha këto rrugë janë vena dhe arterie që kemi ndërtuar gjithë këto vite, bëjnë sens sepse janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk është se kemi gjetur një shteg dhe i kemi futur një rrugë kot, për të marrë vota. Është një rrjet damarësh që i ka dhënë frymëmarrje gjithë vendit. Do të jetë një Zvicër, një Austri e Ballkanit sa i përket turizmit. I njëjti nivel. Por, kjo i takon dekadave të tjera”, u shpreh kryesocialisti.

    Top Channel

  • Xhixho te Medreseja: Do t’i japim frymëmarrje ekonomisë, do të rrisim pagat dhe pensionet

    Xhixho te Medreseja: Do t’i japim frymëmarrje ekonomisë, do të rrisim pagat dhe pensionet

    Zv/presidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidate për deputete, Erisa Xhixho zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Medresesë, ku ka shpalosur programin e koalicionit. Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se PL premton rritje të pagave dhe pensioneve, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare.
    ”Sot në Medrese, aty ku çdo ditë ndihen gjithnjë e më shumë pasojat e mungesës së fuqisë blerëse, fuqisë punëtore dhe vështirësitë që përballen bizneset e vogla.

    Pas 11 majit, do të rikthejmë shpresën me një model të ri ekonomik që u shërben çdo qytetari dhe biznesi: ulim taksat, çmimin e naftës dhe të energjisë elektrike.
    Taksat lokale nuk do të kalojnë 1% të xhiros vjetore. Do të rrisim pagat dhe pensionet, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare. Është koha për të votuar për ndryshim”,-shkruan Xhixho.