Tag: frymë

  • Thellohet pabarazia ekonomike/ Gjysma e qarqeve me të ardhura më pak se 50% e Tiranës

    Thellohet pabarazia ekonomike/ Gjysma e qarqeve me të ardhura më pak se 50% e Tiranës

    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qarqeve të tjera dhe kryeqytetit.

    Të dhënat mbi ekonominë e Rajoneve të publikuara së fundmi nga INSTAT që i referohen vitit 2023, tregojnë se, gjysma e qarqeve rreth 5 prej tyre e kishin PBB-në për frymë më pak se gjysma e kryeqytetit.
    Qarku me të ardhurat më të ulëta është Kukësi, me vetëm 40.2% të Tiranës, çka vë në dukje pabarazitë e mëdha territoriale në vend. Pas tij vijnë Dibra dhe Berati, me rreth 43–44% të nivelit të Tiranës, ndërsa Elbasani dhe Korça shfaqin një situatë pak më të mirë, por sërish nën 50% te të ardhurave për frymë të Tiranës.
    Lezha dhe Shkodra gjithashtu kanë të ardhura për frymë që variojnë nga 50.7% deri në 56.4% të Tiranës, Gjirokastra ngjitet në 62.5%, duke hyrë në grupin e qarqeve me të ardhura më afër mesatares kombëtare.
    Në vijim, Vlora, Fieri dhe Durrësi paraqiten si qarqet më të zhvilluara jashtë Tiranës, me nivel të të ardhurave që shkon nga 71% në mbi 79% të vlerës së kryeqytetit, për shkak të peshës së lartë të sektorëve të turizmit, industrisë dhe transportit në këto rajone.
     
    Në vitin 2023, në rajonin e Veriut, ku bëjnë pjesë qarqet e Shkodrës, Durrësi, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës PBB për frymë është 819 mijë Lekë ose 16,80 % nën mesataren e vendit.
    Në rajonin Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, PBB për frymë rezultoi 1,9 milionë lekë në 2023 ose 21,8 % mbi mesataren e vendit.
    Në rajonin e Jugut të vendit, ku përfshihen qarku i Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës PBB për frymë ishte 845 mijë lekë në 2023 ose 14,12 % nën mesataren e vendit.
    Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.3 milionë lekë, duke u vlerësuar 38,9 % mbi mesataren e vendit. Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.
    Niveli më i ulët i PBB-së për frymë u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë, e ndjekur nga qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku dhe qarku Berat me 599 mije Lekë.
    Në vitet në vijim hendeku i ekonomik me rajonet e tjera pritet të thellohet më tej, për shkak se PBB-ja e kryeqytetit po rritet me ritme më të shpejta./Monitor

  • Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës, kryeson Kukësi dhe Dibra

    Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës, kryeson Kukësi dhe Dibra

  • Te Milan marrin frymë lirisht, nuk ka dëmtim serioz për Leao, do të luajë në Superkupë

    Te Milan marrin frymë lirisht, nuk ka dëmtim serioz për Leao, do të luajë në Superkupë

    10 Dhjetor 2025

    12:53

    Telesport

    Trajneri Massimiliano Allegri dhe të gjithë te Milan po marrin frymë lirisht pas testeve mjekësore që sulmuesi portugez Rafael Leao iu nënshtrua një ditë pas dëmtimit në ndeshjen kundër Torino.
    Siç njoftuan kuqezinjtë, “skanimi MRI që lojtari iu nënshtrua pas një tendosjeje në muskulin e djathtë aduktor të pësuar gjatë ndeshjes Torino-Milan përjashtoi çdo dëmtim të muskujve. Leao tashmë ka filluar trajtimin e nevojshëm për të zgjidhur inflamacionin”.
    Për pasojë, portugezi pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës në orën 12:30 kundër Sassuolo. Dhe, më e rëndësishmja, ai do të jetë i disponueshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë të enjten, më 18 dhjetor kundër Napoli.
    Për t’u siguruar që ai të jetë në formën e tij më të mirë për ndeshjen kundër kampionëve të Italisë, trajneri Allegri pritet ta lërë pushim këtë fundjavë ndaj Sassuolo, sepse Santi Gimenez po rikuperohet dhe mund të luajë përkrah Pulisic.

  • Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë, do i thoja se…

    Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë, do i thoja se…

    Showbiz E Martë, 25 Nëntor 2025 21:28
    Këngëtarja Orinda Huta ka ndarë sot një moment nga jeta e saj personale, duke folur për humbjen e të atit dhe mungesën e madhe që ai la.
    Pjesë e panelit të sotëm në ”Goca dhe Gra”, Orinda tregoi se i ati i ka rritur me një frymë shumë pozitive dhe një frymë të punës. ”Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur i duam këto moment nuk i kemi.
    Mungesa e babit është shumë e madhe. Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Ai është përpjekur për të na dhënë një frymë pozitive dhe të punës. Na ka dhënë kujdes dhe mirënjohje. Nuk do i them asgjë tjetër por vetëm se e dua shumë”, u shpreh Orinda.

  • Alibeaj: Në PD nuk ka frymë! Kupola politike po mbijeton për interesa personale, luftë me njëri-tjetrin

    Alibeaj: Në PD nuk ka frymë! Kupola politike po mbijeton për interesa personale, luftë me njëri-tjetrin

    Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se në PD nuk ka frymë, dhe ka mbetur thjesht kupola politike.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ata persona në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale.
    “Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deptuetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh që janë, jo në harmoni, ka xhelozira, ka luftë me njëri-tjetri, ndoshta, gjendja që është aty, të shpëtojë kush të mundet. Në subkoshiencën e tyre, ky kapitull u mbyll. Nuk janë në grup. Tani, mban aty njerëz me të cilët deri dje, është përplasur. Me njerëz që deri dje ishin kundra tij, që nuk ndjejnë të njëjtin projekt politik, nuk ndihen miq. Fakti që e ka pranuar Sali Berisha, tregon se ka humbur reflekset politike, tregon pafuqi. Nuk do të përfitojë, ekzistenca e vet politike varet nga PS dhe Edi Rama.”, theksoi ai.

  • “Nuk prodhoi frymë”/ Protesta e opozitës, flet analisti Leka: Më zhgënjeu, parti pa ide

    “Nuk prodhoi frymë”/ Protesta e opozitës, flet analisti Leka: Më zhgënjeu, parti pa ide

    Analisti Martin Leka, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar protestën e opozitës një ditë më parë. Leka tha se protesta zhgënjeu dhe tregoi se nuk prodhon as frymë e as aksion.
    Pjesë nga biseda:
    Gazetari: Çfarë ju ngeli nga protesta e djeshme e opozitës?
    Leka: E kam të vështirë të perifrazoj disa që thonin foltore, revoltore etj. Për mua ishte zhgënjim i madh.
    Gazetari: Pse?
    Leka: Sepse unë prisja nga opozita njerëz që të mund të ndryshojnë regjimin. Regjimi i çdo lloji qoftë nuk mund të ndryshojë pa njerëz, pa frymë. Po të vijoj me disa figura, dikush mund të kishte pasur kaq veta në dasmë.
    Gazetari: Nga Shkodra?
    Leka: Nga Shkodra, nga Lezha.

  • “Ngeli pa frymë”, Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që “u çmend” pas saj: Më ndaloi për foto

    “Ngeli pa frymë”, Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që “u çmend” pas saj: Më ndaloi për foto

    Këngëtarja Irini Qirjako rrëfeu eksperiencën e saj të paharrueshme me yllin e Hollivudit, Michael Douglas, gjatë emisioni “Mes’dritë”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Irini tregoi se Douglas kishte qenë në Shqipëri në vitin 2000, ku Ministria e Kulturës organizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve.
    “Aktori i madh i Hollywod, Michael Douglas kur ka qenë në Shqipëri në vitin 2000, Ministri e Kulturës organizoi një koncert të Pallati i Kongreseve. Unë kisha një këngë polifornike. Michael Douglas kur e dëgjoi ngeli pa frymë. Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Ata truprojat më thirrën Irini, Irini mos ik, aktori i madh Douglas do të bëj foto me ty. Më përqafoi me kaq dashuri. Tha: Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte mrekulli që kam parë në jetën tim”, rrëfeu këngëtarja.

    /vizionplus.tv

  • Tirana, gjeneratori i ekonomisë/ Thellohet diferenca rajonale, Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    Tirana, gjeneratori i ekonomisë/ Thellohet diferenca rajonale, Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

     A po rritet ekonomia shqiptare apo vetëm Tirana? Shifrat tregojnë se kryeqyteti po mban mbi supe gjysmën e gjithë rritjes kombëtare ndërsa pjesa tjetër e vendit po ecën shumë më ngadalë.

    Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia shqiptare në 2023 u rrit me 4.02% ndërsa Tirana kontribuoi me mbi 2%. Por cilat qarqe e pasojnë më tej kryeqytetin?
    Teksa Tirana mban rolin e saj dominues si qendra kryesore financiare, tregtare dhe administrative e vendit, pas saj renditen qarqet Fier dhe Durrës, që mbeten nyje të rëndësishme për industrinë dhe transportin, ndërsa Elbasani dhe Vlora tregojnë një aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në zonat qendrore dhe bregdetare. Qarqet Shkodër dhe Korçë mbajnë një peshë të moderuar. Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi përbëjnë qarqet me kontributin më të ulët në PBB.
    Kjo tablo tregon se hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit mund të thellohet edhe më shumë.
    Edhe sipas PBB për frymë diferencat rajonale janë të thella.
    Vlera ekonomike e prodhuar mesatarisht nga një person brenda periudhës 1 vjetore u vërejt medoemos në rajonin qendror përfshirë këtu Tiranën me 1.36 milionë lekë për frymë më pas vijon me Durrësin e Fierin mbi 1 milionë lekë për frymë.  Në fund të listës qëndrojnë Kukësi, Dibra dhe Berati, që kanë PBB për frymë shumë më të ulët se pjesa tjetër e vendit.
    Një rezultat i tillë ku rritja e lartë ekonomike dhe PBB-ja për frymë e përqendruar është e përqendruar kryesisht në Tiranë dhe disa qarqe bregdetare, tregon një zhvillim të pabalancuar rajonal.
    Duke bërë kështu që mundësitë ekonomike, investimet dhe punësimi të drejtohen në pak zona, ndërsa rajonet e tjera mbeten prapa. Kjo bën që të rritet hendeku social dhe ekonomik mes qarqeve, duke nxitur migrimin drejt qendrave urbane dhe duke e kthyer në një sfidë zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvendor.

    Top Channel

  • “Përse e le të marrë frymë dhe pason topin mbrapa?”, Henry kritikon Vinicius Junior: Nuk arrij do ta kuptoj këtë lojtar

    “Përse e le të marrë frymë dhe pason topin mbrapa?”, Henry kritikon Vinicius Junior: Nuk arrij do ta kuptoj këtë lojtar

    Thierry Henry, legjenda e futbollit botëror, ka analizuar ndeshjen e djeshme mes Liverpul dhe Real Madrid. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 1-0, ndërsa Henry është ndalur shumë tek Vinicius Junior. Ai ka thënë se nuk arrin dot që të kuptojë sjelljen e këtij lojtari në fushë, veçanërisht ndaj Liverpul.
    “Nuk e kuptoj këtë. Duhet të luash me atë që ke përpara. Vinicius kishte avantazhin ndaj Conor Bradley për pesë deri në shtatë minutat e para dhe pastaj e la të merrte frymë. Pse e le të marrë frymë? Sulmo derisa të marrë një karton të verdhë dhe pastaj ai nuk mund të mbrohet në të njëjtën mënyrë, por kjo nuk ndodhi.
    Vinicius mori topin në një situatë një-me-një dhe ia kaloi mbrapsht mbrojtësit të tij të majtë për ta marrë përsëri. Pas kësaj ishte një-me-tre. Ai sulmoi mes tre vetave dhe mendova: ‘Prit pak ishe një-me-një” Pse e pasove mbrapsht, pastaj e morët përsëri topin dhe shkove një-me-tre? Thjesht nuk e kuptoj”, tha Henry. /Sport Ekspres/