Tag: frutave

  • ‘Kopshti i Edenit’/ Shqipëria synon kultivimin e frutave ekzotike për Europën

    ‘Kopshti i Edenit’/ Shqipëria synon kultivimin e frutave ekzotike për Europën

    Frut pasioni, guava, fruta dragoi apo kivano, ndryshimet klimatike po nxisin fermerët shqiptarë të nisin kultivimin e frutave ekzotike për t’i shitur në tregun europian.

    Ferma e vogël e agronomit me përvojë Irakli Shkoza, jo larg detit në Shqipërinë qendrore, është një lloj “Kopsht Edeni” nën diellin e Adriatikut.

    Me temperaturat që rriten çdo vit, Shkoza pati idenë të diversifikonte prodhimin që në vitin 2019, në një kohë kur shumica e njerëzve në moshën e tij do të kishin dalë tashmë në pension.

    75-vjeçari solli për herë të parë fara nga Afrika dhe Amerika dhe i mbolli në parcelën e tij prej dy hektarësh.

    Të gjitha bimët janë përshtatur shumë mirë me klimën e ngrohtë vendase.

    E vendosur mes tokave bujqësore të valëzuara dhe detit, zona e Divjakës ka qenë dikur hambari i Shqipërisë, dhe sot fermerët aty kultivojnë perime dhe shalqi për tregun vendas dhe eksport.

    Një planet që po ngrohet
    Por temperaturat në rritje dhe mungesa e fuqisë punëtore, vendi i vogël ballkanik me 2.7 milionë banorë ka humbur 400,000 njerëz në një dekadë, kanë lënë pasoja në bujqësi.

    “Frutat ekzotike kanë nevojë për më pak ujë dhe më pak mirëmbajtje, çka i ul kostot e prodhimit,” thotë Shkoza.

    Klima tipike mesdhetare e Shqipërisë, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të butë ka ndryshuar për shkak të ngrohjes globale.

    Sipas një studimi të vitit 2022, deri në fund të këtij shekulli, temperaturat mesatare në Ballkanin Perëndimor pritet të rriten nga 3.5 deri në 8.8 gradë Celsius, nëse vazhdojnë emetimet mesatare ose të larta të gazeve serrë.

    Valët e të nxehtit “me shumë gjasa do të dëmtojnë rendimentin e të korrave, veçanërisht në Shqipëri, ku temperaturat mesatare gjatë verës janë më të lartat,” sipas studiuesve Daniel Muller dhe Max Hofmann nga Instituti Leibniz për Zhvillimin e Bujqësisë në Ekonomitë në Tranzicion.

    Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi përbënin 19 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2020.

    Por ndryshimet klimatike nuk duhet të jenë domosdoshmërisht katastrofike, thotë Shkoza, nëse përshtatemi dhe përfitojmë prej tyre.

    Fermerët shqiptarë duhet të fillojnë të prodhojnë shumë kultura frutash ekzotike për të përfituar nga klima e favorshme, këmbëngul ai.

    “Këto fruta kërkohen shumë në tregun europian, por vijnë nga larg, Amerika Latine, Azia Juglindore, Zelanda e Re, Australia.”

    Transporti i tyre drejt Europës ka një kosto, si financiare ashtu edhe për sa i përket freskisë.

    Nëse do të vinin nga Shqipëria, jo vetëm që do të ishin më të lira, por edhe më të freskëta, argumenton agronomi Altin Hila.

    Papajat që gjenden në tregjet europiane mblidhen pa u pjekur dhe më pas piqen artificialisht në Europë, thotë Vasil Nikolovski, një menaxher prodhimi nga Maqedonia e Veriut që punon prej disa vitesh në Divjakë.

    “Këtu, ato mund të piqen në pemë,” shton ai.

    “Shqipëria ka kapacitetin për të përmbushur kërkesat e tregut europian dhe nga eksporti i frutave ekzotike mund të realizojë një xhiro prej 100 deri në 200 milionë euro në vit.”

    Të korrat e bollshme
    Shkoza tashmë po eksporton fruta dragoi, fruta pasioni dhe pepino, një lloj pjepri me origjinë nga Amerika Latine, në tregjet europiane.

    Së bashku me fermerë të tjerë të zonës së Divjakës, ai ka dërguar së fundmi 30 tonë kivano, ose kastravec afrikan, për blerës në Kroaci.

    “Dhe duket se të korrat e këtij viti do të jenë të bollshme,” thotë ai, duke parë sythat në lulet e frutave të dragoit.

    Rreth 55 km më në perëndim, pranë Elbasanit, Lulzim Bullari ka nisur të kultivojë kivi.

    “Nuk mund të ankohemi për temperaturat e larta, dy vitet e fundit prodhimi i kivit ka qenë një bekim,” i tha ai AFP-së, duke qëndruar në mes të 40 hektarëve të plantacioneve të tij.

    Kivit që ai kultivon janë pothuajse ekskluzivisht për eksport në Zvicër dhe Holandë.

    Së fundmi, Bullari ka nisur të kultivojë edhe fiq nga Afrika e Veriut, të cilët janë shumë rezistentë ndaj klimës së butë dimërore, në rreth 15 hektarë tokë.

    “Fati i ndihmon të guximshmit dhe duhet të vraposh për ta kapur,” thotë Bullari./ AFP – Syri.net/ 

  • Cili është fruti me më pak kalori?

    Cili është fruti me më pak kalori?

    Vera është stina me fruta të shumta dhe të shijshme. Nga shalqiri, pjepri tek kajsia e pjeshka, nuk dimë cilën të zgjedhim as për ta shijuar thjesht si meze apo në receta!

    Nëse mendoni se ngrënia e shumë frutave nuk do t’ju shëndoshë, atëherë e keni gabim. Është e qartë se një frut është shumë më i mirë se një akullore.
    Por nëse konsumoni sasi të mëdha të diçkaje të shëndetshme gjithashtu, padyshim që do të jeni të ngarkuar me kalori shtesë. Pra, le të shohim sa kalori kanë frutat tona të preferuara të verës:

    Shalqiri
    Shalqiri është një frut me pak kalori me 38,9 kcal/100g. Pra, kjo do të thotë që ju mund të konsumoni sasi të mëdha pa frikë. Sigurisht, mos e teproni me kombinimet e tij.
    Për shembull, shalqiri klasik me feta ka shumë kalori për shkak të fetës! Megjithatë, mund ta shtoni në smoothie, lëngje, madje edhe ëmbëlsira.
    Kajsi
    Kajsia ka pak më shumë kalori se shalqiri. 45,9 kcal/100 g. Pra, 3-4 – të paktën – kajsi janë një rostiçeri e mirë për zyrën. Mund ta kombinoni me kos në mëngjes apo pasdite, në smoothie, në sallata frutash, ndërsa përshtatet në mënyrë perfekte edhe në tarte, por duke rritur kaloritë.
    Gjithashtu, mund të bëjmë reçel kajsie , sigurisht duke kontrolluar sasinë e sheqerit sa të mundemi, në mënyrë që kaloritë të mos shpërthejnë.
    Pjeshkë
    Me 46,1 kcal/100 g për pjeshkën e bardhë dhe 46,3 kcal/100 g për pjeshkën e verdhë, ajo renditet e treta ndër frutat e verës me më pak kalori. 1 pjeshkë (ose 2) është gjithashtu një ide e mirë për një vakt në zyrë. Shkon shumë mirë me lëngje dhe smoothie si dhe me sallata frutash. Në versione jo shumë të shëndetshme, është perfekt në tarta, sallata dhe sigurisht në reçel!
    Nektarinë
    Pak më e lartë në kalori është nektarina, e cila është një frut i lidhur me pjeshkën. Me 51,3 kcal/100 g për versionin e verdhë dhe 51,8 kcal/100 g për versionin e bardhë, nektarina është e lëngshme dhe e shijshme me të gjitha recetat tona të tortës së frutave verore.
    Pjepri
    Në ndryshim nga shalqiri, pjepri ka shumë më tepër kalori. Me 62,7 kcal/100g, pjepri ka avantazhin e të qenit “ngopës” dhe krijon ndjenjën e ngopjes. Përveç kësaj, si shalqiri, ai tejmbushet me ujë, gjë që është ideale në verë, kur trupi ynë ka kërkesa të larta për ujë.
    Si ta konsumojmë? Përtej thjeshtësisë, shkon mirë me sallatat e frutave verore dhe smoothie-t. Gjithsesi shkon mirë me sallatat e kripura, por më së shumti na jep ëmbëlsira të këndshme.

  • Sasia e gramëve të frutave arrore në ditë të cilën duhet patjetër ta hani, në mënyrë që truri juaj të jetë i shëndetshëm

    Sasia e gramëve të frutave arrore në ditë të cilën duhet patjetër ta hani, në mënyrë që truri juaj të jetë i shëndetshëm

    Konsumimi i rregullt i frutave arrore mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për funksionet njohëse të njerëzve të moshuar, duke ulur gjithashtu rrezikun për zhvillimin e demencës. Kështu konfirmon një studim i realizuar në Australi me pjesëmarrjen e 4.822 meshkujve dhe femrave mbi moshën 55-vjeçare, sipas të cilit individët që konsumonin më shumë se 10 gramë fruta arrore në ditë kishin kujtesë dhe aftësi mendore dukshëm më të mira sesa ata që nuk konsumonin fare.

    Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr. Ming Li në University of South Australia, tregoi se përfshirja e frutave arrore në dietën e përditshme mund të përmirësojë funksionet kognitive deri në 60%. Kikirikët u renditën si fruti aror më i konsumuar dhe njëkohësisht më ekonomik, i pasur me përbërës që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e trurit.

    Sipas ekspertëve, frutat arrore përmbajnë antioksidantë, përbërës kundërinflamatorë, yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra që ndihmojnë në ruajtjen e strukturës dhe funksioneve të trurit. “Edhe pse nuk mund të rikthejmë funksionet e humbura kognitive, mund të ngadalësojmë procesin e rënies me zgjedhje të shëndetshme të jetesës, dhe frutat arrore janë një nga to,” tha Dr. Li.
    Studiuesit theksojnë se ndërsa popullsia po plaket me ritme të shpejta në nivel global, ushqimi i shëndetshëm dhe ndërhyrjet parandaluese nëpërmjet dietës bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për përballimin e sfidave që lidhen me çrregullimet neurodegjenerative.

    Këshillat e studimit:

    • Sasia ideale: 10–15 gramë në ditë (rreth një lugë gjelle apo një grusht i vogël)
    • Frutat më të rekomanduara: kikirikë, bajame, arra, lajthi
    • Mënyra e konsumit: pa kripë dhe të papërpunuara industrialisht
    Për të ruajtur një tru të shëndetshëm, një grusht i vogël frutash arrore në ditë mund të jetë një hap i thjeshtë, por efektiv.

  • Importi i frutave shënon vlerën e katërt më të lartë në 20 vite

    Importi i frutave shënon vlerën e katërt më të lartë në 20 vite

    Importi i frutave në Shqipëri ka marrë një rol të rëndësishëm në sigurimin e tregut vendas gjatë gjithë vitit. Për shkak të sezonit të shkurtër të prodhimit vendas dhe kërkesës në rritje për fruta të ndryshme, Shqipëria importon kryesisht agrume dhe fruta tropikale nga vende si Italia, Greqia dhe Spanja. Ky import ndihmon në plotësimin e nevojave të konsumatorëve dhe stabilizon çmimet, por gjithashtu sfidon prodhimin lokal për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në treg.
    Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme shohim se vlera e importit të frutave për muajin Prill të këtj viti vlerësohet në 861 milionë lekë. Kjo vlerë ka prekur rekordin e katërt më të lartë të importeve që nga muaji Janar i vitit 2005.

    Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse analizojmë importet në peshë, pra në volum, shohim se vlera regjistrohet në rreth 10 milionë kilogramë.
    “Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të shkurtër për të parë se sa vlejnë importet e frutave për kilogram përgjatë muajit të katërt të vitit.
    Sipas shifrave, në Prill, një kilogram fruta importi kanë kushtuar rreth 80 lekë mesataraisht. Vlera është pak a shumë e njetjë në katër muajt e parë të vitit. Megjithatë, nëse e krahasojmë me të njetën muaj të vitit të kaluar duket se një kilogram fruta e kemi blerë më shtrenjtë.Scan.tv

  • Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

    Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

    Në Lapardha të Beratit fermerët kanë hedhur sytë drejt plantacioneve të pjeshkës për industri. Sipërfaqet po shtohen çdo vit dhe fermerët po kërkojnë të heqin dorë nga rritja e tyre me pesticide.
    Kthimi i ngarkesave për eksport të mandarinës apo i luleshtrydhes pasi dolën me pesticide të rrezikshme ka detyruar fermerët të heqin dorë nga përdorimi i tyre.
    Baftjar Çifliku ka mbjellë 50 dynym pjeshkë, madje ka lidhur kontratë për ta shitur në industrinë e përpunimit të frutave për eksport. Prodhimi do të kalojë nëpër analiza të shumta ndaj garancia për fermerin është përdorimi i plehrave organike në pemët frutore.
    “Janë organike se ne jemi lidhur me një pedagog të universitetit dhe ai na rekomandon çfarë të përdorim që të na dalin bio. Do fillojmë tani spërkatjet, kanë ardhur që andej plehrat për spërkatje, siç morëm për rrënjë do të marrim edhe për spërkatjen. Atje do shkojmë t’i marrim përsëri”, tha Baftjar Çifliku, fermer.
    Përdorimi i preparateve kimike pa kriter përveçse janë të dëmshme për njeriun janë edhe të shtrenjta. Specialistët e bujqësisë pohojnë se ato dëmtojnë edhe mjedisin ndërsa në pemtore ka ndryshime të dukshme që nga cilësia dhe sasia prodhimit. Fermerët kërkojnë të asistohen nga agronomet pasi nuk kanë njohuri në përdorimin e preparateve të caktuara.
    “Çdo cilësi që edhe bota i kërkon analiza toke, detyrohemi te plehrat organikë, në të cilët janë më të sigurta dhe japin efekt.”
    “Në rastin konkret që ne po bëjmë një trajtim në këtë fazë është që të kujdesemi më shumë për frutin, që të kemi një zhvillim uniform të frutave, të kemi një rritje të madhësisë së tyre sa më të shpejtë, të kemi një shije të mirë sepse grumbullohet sa më shumë sheqer. Po kështu ka dhe një pamje të bukur tregtare.”
    Mbi 2000 ton pjeshkë nga ky plantacion pritet të merret në muajin Qershor dhe e gjithë sasia është e destinuar për industri. Berati është zona më e madhe e plantacioneve me pjeshkë dhe deri më tani prodhimi është për tregun vendas. Me synimet për eksport këta prodhues po shohin të ndryshojnë mënyrën e rritjes së frutave organike. Klan News

  • Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash…

    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash…

    Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

    Kjo sepse konsumo i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron konsumi i një fruti të plotë.

    Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal gjithashtu shumë fibra, që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht ato nga regjimi juaj, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

    Ju mund të pyesni me të drejtë se çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë dhe si ta përshtatni atë në një regjim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.

    Mund të rritet sheqeri në gjak

    Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trupin tuaj. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak.

    Kjo mund të rrisë shkaktojë probleme tek personat që kanë diabet ose kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Ka nivel të lartë glicemie

    Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë se sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik.

    Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

    Ju mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

    Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, dhe kjo ende qëndron, pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak.

    Lëngje si ai i portokallit dhe i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

    Disa lëngje janë gjithashtu të fortifikuara me kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe densitetin mineral të kockave.

    Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave

    Nëse jeni duke pirë lëng frutash si një zëvendësues për frutat e plota, ju do të humbisni fibrat e frutave, të cilat janë një nga lëndët ushqyese që i bëjnë këto produkte kaq të shëndetshme.

    Fibra luan një rol të rëndësishëm në shëndet: ul nivelin e kolesterolit, normalizon lëvizjet e zorrëve dhe ruan shëndetin e tyre, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

    Sipas studimeve, konsumi i frutave të plota, veçanërisht mollët, rrushi dhe boronicat, lidhen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

    Ndërsa konsumi i rregullt i lëngjeve të frutave është shoqëruar me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

    Mund të shtoni në peshë

    Lëngu i frutave mund të jetë i lartë në kalori, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shtim në peshë nëse pini shumë prej tij.

    Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen

    Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në shëndetin e dhëmbëve tuaj, në rastin e lëngjeve të frutave, është e mundur që ju mund të rrisni rrezikun për prishjen e tyre.

    Pijet acidike si lëngu i mollës dhe portokallit mund të kontribuojnë, kështu që është më mirë t’i konsumoni rrallë dhe jo në përditshmëri.

    Përfundimi

    Në veçanti, konsumi i lëngjeve të frutave çdo ditë mund të jetë e rrezikshme për ata me diabet. Por edhe nëse nuk keni diabet, ju do të humbisni përfitimet e shumta shëndetësore, ai fibrat e tretshme.

    Këshilla më e mirë është që të konsumoni sa më tepër fruta të plota dhe sa më rrallë lëgjet e tyre.

     

     

  • Ky është toniku i duhur për pastrimin efikas të frutave dhe perimeve

    Ky është toniku i duhur për pastrimin efikas të frutave dhe perimeve

    Një regjim i shëndetshëm ushqimor, nënkupton ngrënien e shumë perimeve dhe frutave të freskëta të stinës.

    Këto produkte, ofrojnë një pjesë të konsiderueshme të vitaminave dhe mineraleve për të cilat njeriu ka shumë nevojë. Megjithatë në këtë kohë, rreziku i pesticideve, zbeh vlerat shëndetësore të shumë prodhimeve bujqësore. Shumica prej frutave dhe perimeve bien në kontakt me pesticidet që në fazat e para të mbjelljes.

    Rrjedhimisht, çdo perime ose frut që mund të blejmë në treg ka gjurmë domethënëse të pesticideve të dëmshme.

    Nevoja për një pastrim rrënjësor të ushqimeve të tokës është e madhe në ditët e sotme. Kjo nuk do të thotë që njeriu duhet të përdorë kimikate për të larguar kimikate të tjera. Beteja do të ishte e humbur po të mos ishte uthulla. AgroWeb.org do t’ju tregojë për recetën e një solucioni praktik dhe efikas për pastrimin e duhur të frutave dhe perimeve.

    E vërteta është se nuk ju nevojiten detergjentë, locione të dedikuara për të pastruar perimet dhe frutat. Uthulla dhe limoni janë dyshja më efikase në pastrimin e tyre. Përpara se të lexoni më tej, duhet të dini që uthulla ka rol pastrues por nuk shërben si disinfektues. Së dyti, frutat dhe perimet mund të pastrohen së bashku por ato nuk përzihen me barishtet.

    Si Ta Përgatisni Vetë Në Shtëpi Solucionin Për Pastrimin e Frutave Dhe Perimeve
    Për përgatitjen e këtij solucioni ju nevojiten:

    Një shishe spërkatëse
    Kullesë
    Uthull e bardhë
    Ujë
    Lëng limoni
    Furçë perimesh
    Letra kuzhine

    Përgatitja:

    Në një shishe spërkatëse hidhni një filxhan çaji uthull të bardhë dhe katër filxhanë ujë. Më pas shtoni një lugë gjelle lëng limoni. Tundeni shishen mirë. Vendosini frutat dhe perimet në një kullesë në lavamanin e kuzhinës. Më pas spërkatini të gjitha frutat dhe perimet me këtë solucion dhe prisni nga dy deri në pesë minuta.

    Shpëlajini frutat dhe perimet me ujë të rrjedhshëm dhe të ftohtë dhe përdorni furçën për të pastruar produktet me lëkurë të trashë.

    Në fund, fshijini ato me letër kuzhine.

    Solucioni i Duhur Për Pastrimin e Barishteve

    Barishtet janë më të brishta ndaj duhet të tregoni kujdes në pastrimin e tyre. Hapi i parë është që barishtet t’i vendosni në një enë të madhe e të thellë qelqi. Sasia e rekomanduar e uthullës në këtë rast është një filxhan çaji uthull për çdo katër filxhanë çaji ujë. Pasi ta keni mbushur me ujë, shtoni një lugë gjelle kripë. Lërini barishtet të rrinë në këtë tretësirë për dy deri në pesë minuta dhe më pas transferojini në një kullesë. Shpëlajini mirë me ujë të bollshëm dhe më pas thajini me kujdes. Ky proces duhet bërë përpara konsumit të barishteve.

    Larja e tyre dhe futja në frigorifer nxit dhe shpejton kalbjen e barishteve.

  • Zbulo magjinë e frutave të pyllit vetëm në Megatek!

    Zbulo magjinë e frutave të pyllit vetëm në Megatek!

    A e dini se Java e Frutave të Pyllit në Megatek ju jep plot mundësi zgjedhje për të krijuar këndin tënd bio në shtëpi? Në javën kushtuar bimëve me vlera të larta ushqyese, ju ftojmë të njiheni me llojet më të mira të frutave të pyllit dhe mënyrën më të mirë për t’i mbjellë dhe mirëmbajtur ato.

    Përfitimet që i japin organizmit tonë frutat e pyllit janë të shumta: ato ndihmojnë në forcimin e zemrës, parandalimin e plakjes, përmirësimin e kujtesës, uljen e kolesterolit dhe të presionit të gjakut në menopauzë, luftimin e infeksioneve dhe inflamacionit, si dhe janë një ndihmës i shkëlqyer për ata që kërkojnë të dobësohen në mënyrë natyrale. Boronica, manaferra, mjedra, aronia, rrushi dhe luleshtrydhja janë ndër frutat më të kërkuara falë vlerave të tyre të larta në antioksidantë, përmbajtjes së ulët në kalori dhe ndikimit pozitiv në ruajtjen e një peshe të qëndrueshme.

    Mbjellja e tyre është fare e thjeshtë, madje mund të realizohet lehtësisht në kushte shtëpie apo kopshti. Këshillohet që gropa e mbjelljes të jetë 2-3 herë më e madhe se rrënja ekzistuese, ndërsa për një drenazhim të mirë të bimës duhet vendosur një shtresë argjile prej 2-4 cm në fund të saj. Plehërimi bëhet herët në pranverë, ndërsa ujitja duhet të jetë e kontrolluar, duke e lënë tokën të thahet ndërmjet ujitjeve për të shmangur mbingopjen me ujë. Krasitja është më e përshtatshme të kryhet në fund të dimrit, kur temperaturat janë më të buta dhe bima është në gjumë vegjetativ.

    Në Megatek do të gjeni një gamë të pasur frutash të pyllit dhe fidane të përzgjedhura me kujdes, të cilat mund t’i mbillni lehtësisht në kopshtin apo ballkonin tuaj. Ndër më të kërkuarat është boronica ‘Pink Lemonade’, e njohur për shijen e ëmbël dhe ngjyrën e pazakontë rozë, si dhe mjedra ‘Golden Everest’, me ngjyrë të artë dhe aromë delikate. Për adhuruesit e frutave me vlera të larta ushqyese, nuk mungon as manaferra goji, e pasur me vitamina dhe e njohur për efektet pozitive në sistemin imunitar. Po ashtu, për një shije tradicionale dhe kultivim të lehtë, mund të zgjidhni rrushin e egër ‘Ribes rubrum Jonkheer van Tets’, ideal për klimën shqiptare dhe jashtëzakonisht i përshtatshëm për reçel apo konsum të freskët.

    Për një eksperiencë të plotë dhe të personalizuar, ekspertët e Megatek do t’ju ndihmojnë të përzgjidhni bimët më të përshtatshme për ambientin tuaj dhe do t’ju japin këshilla praktike për mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e tyre. Mos e humbni ofertën e kësaj jave, e cila përfshin fidane të frutave të pyllit dhe humus me çmime të veçanta. Vizitoni Megatek dhe bëni hapin e parë drejt një jetese më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

    Megatek është një kompani në kulmin e ekselencës, e cila mbledh bashkë ekspertët më të mirë në fushat përkatëse. Me një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bujqësor, Megatek ofron mundësi për studentët që, pasi mbarojnë shkollën dhe kalojnë praktikat profesionale, të integrohen në kompani si specialistë, duke vazhduar kështu traditën e zhvillimit dhe inovacionit. Ky proces mundëson zhvillimin e talenteve dhe krijimin e një force pune të kualifikuar. Pjesë e kësaj iniciative është edhe administratori Dionis Teqja, i cili angazhohet në nisma sociale që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.

    Keyphrase

    FrutatEPyllit në Megatek

    Tags

    FrutatEPyllit

    FidaneMegatek

    KëndBio

    MbjelljeNëShtëpi

    FidanePërKopsht

    Boronica

    Manaferra

    Mjedra

    RrushIEgër

    GojiBerry

    JeteseEShëndetshme

    MegatekOfertë

    PranverëNëKopsht

    FidaneMeÇmimTëMire

    GreenLivingAlbania

     

    Metadescriptions

     

    Java e Frutave të Pyllit në Megatek sjell një mundësi të shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe jetës së shëndetshme

  • Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj Nëse Konsumoni Çdo Ditë Lëng Frutash

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj Nëse Konsumoni Çdo Ditë Lëng Frutash

    Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

    Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

    Kjo sepse konsumo i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron  konsumi i një fruti të plotë.

    Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal gjithashtu shumë fibra, që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht ato nga regjimi juaj, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

    Ju mund të pyesni me të drejtë se çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë dhe si ta përshtatni atë në një regjim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.

    Mund të rritet sheqeri në gjak

    Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trupin tuaj. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak.

    Kjo mund të rrisë shkaktojë probleme tek personat që kanë diabet ose kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Ka nivel të lartë glicemie

    Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë se sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik.

    Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

    Ju mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

    Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, dhe kjo ende qëndron, pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak.

    Lëngje si ai i portokallit dhe i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

    Disa lëngje janë gjithashtu të fortifikuara me kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe densitetin mineral të kockave.

    Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave

    Nëse jeni duke pirë lëng frutash si një zëvendësues për frutat e plota, ju do të humbisni fibrat e frutave, të cilat janë një nga lëndët ushqyese që i bëjnë këto produkte kaq të shëndetshme.

    Fibra luan një rol të rëndësishëm në shëndet: ul nivelin e kolesterolit, normalizon lëvizjet e zorrëve dhe ruan shëndetin e tyre, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

    Sipas studimeve në të cilat AgroWeb.org mbështetet, konsumi i frutave të plota, veçanërisht mollët, rrushi dhe boronicat, lidhen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

     Ndërsa konsumi i rregullt i lëngjeve të frutave është shoqëruar me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

    Mund të shtoni në peshë

    Lëngu i frutave mund të jetë i lartë në kalori, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shtim në peshë nëse pini shumë prej tij.

    Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen

    Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në shëndetin e dhëmbëve tuaj, në rastin e lëngjeve të frutave, është e mundur që ju mund të rrisni rrezikun për prishjen e tyre.

    Pijet acidike si lëngu i mollës dhe portokallit mund të kontribuojnë, kështu që është më mirë t’i konsumoni rrallë dhe jo në përditshmëri.

    Përfundimi

    Në veçanti, konsumi i lëngjeve të frutave çdo ditë mund të jetë e rrezikshme për ata me diabet.

    Por edhe nëse nuk keni diabet, ju do të humbisni përfitimet e shumta shëndetësore, ai fibrat e tretshme.

    Këshilla më e mirë është që të konsumoni sa më tepër fruta të plota dhe sa më rrallë lëgjet e tyre.