Tag: frutave

  • Drejt përfundimit tregu i ri i frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1

    Drejt përfundimit tregu i ri i frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1

    Punimet për ndërtimin e tregut të ri të frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1 po i afrohen fazës përfundimtare. Projekti ka përfshirë rindërtimin tërësor të markatës ekzistuese si dhe sistemimin e hapësirës së brendshme të bllokut të pallateve, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale.
    Ky investim synon të garantojë standarde të larta higjiene, cilësie dhe sigurie për konsumatorët, si dhe kushte të përmirësuara pune për 35 tregtarët që do të operojnë në këtë hapësirë të re.

    Projekti është realizuar falë bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe IADSA, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për investime të qëndrueshme në funksion të komunitetit.

    Tregu i ri vjen si një premtim i mbajtur i Kryebashkiakut Gledian Llatja, i bërë gjatë takimeve me tregtarët dhe banorët e zonës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe sistemimin e hapësirës përreth ndërtesave.

    Ky investim do të ofrojë jo vetëm një mjedis të rregullt dhe bashkëkohor, por edhe një pikë të rëndësishme funksionale për furnizimin e qytetarëve me produkte të freskëta dhe cilësore.

  • Njihet si ‘mbreti i frutave’, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Njihet si ‘mbreti i frutave’, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Mango njihet ndryshe si “mbreti i frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, me një shije dhe aromë unike. Mangot janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me radhë janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre.

    Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet e mangos, së bashku me disa mënyra të thjeshta për të shijuar këtë frut ekzotik.

    Mund t’ju mbrojë nga qelizat tumoriale

    Ky frut përmban lloje të ndryshme polifenolesh, të cilat kanë veti antioksiduese.

    Kjo gjë mbron qelizat nga dëmtimi, i cili mund të shkaktojë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.

    Forcon sistemin imunitar

    Vetëm një filxhan me mango, përmban rreth një të katërtën e vlerës ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë A, ju mund të ekspozoheni më lehtë ndaj infeksioneve.

    Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
    Vitamina A është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.

    Këto të fundit, të cilat janë të bashkangjitura në gjëndrat e flokëve, ndihmojnë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.

    Ndërsa vitamina C tek mango, është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Një lloj indi që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.

    Mund të lehtësojë kapsllëkun

    Në një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik, u vu re se konsumi i mangos dha rezultate të menjëhershme.

    Megjithatë ato mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, veçanërisht tek ata me sindromën e zorrës së irrituar.

    Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak

    Edhe pse Mango është një frut që përmban sheqer, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak.

    Studiuesit mendojnë se përbërësit bioaktivë tek ky frut, si përshembull antioksidantët, mund të jenë një nga arsyet.

    Ndihmon shëndetin e syve

    Antioksidantët e shumtë që gjenden tek ky frut ekzotik, ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra.

    Ato mbrojnë retinën e syve, rrisin diapazonin dhe kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që ju duhen syve për tu rikuperuar nga stresi i dritave të forta.

    Gjithashtu mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe luftojnë ose ngadalësojnë përparimin e kataraktit dhe degjenerimin makular.

    Si të konsumoni më shumë mango?

    Për fat të mirë, ky frut është i lehtë për t’u përfshirë në çdo vakt.

    Për shembull, ju mund ta shtoni mangon në sanduiçin tuaj me avokado, ta shtoni në kos, ta shoqëroni në tavën e peshkut, në sallatë ose salcë.

  • Njihet si “mbreti i frutave”, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Njihet si “mbreti i frutave”, të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Mango njihet ndryshe si “mbreti i frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, me një shije dhe aromë unike. Mangot janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me radhë janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre.
    Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet e mangos, së bashku me disa mënyra të thjeshta për të shijuar këtë frut ekzotik.
    Mund t’ju mbrojë nga qelizat tumorialeKy frut përmban lloje të ndryshme polifenolesh, të cilat kanë veti antioksiduese.

    Kjo gjë mbron qelizat nga dëmtimi, i cili mund të shkaktojë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.
    Forcon sistemin imunitarVetëm një filxhan me mango, përmban rreth një të katërtën e vlerës ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë A, ju mund të ekspozoheni më lehtë ndaj infeksioneve.
    Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëveVitamina A është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.
    Këto të fundit, të cilat janë të bashkangjitura në gjëndrat e flokëve, ndihmojnë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.
    Ndërsa vitamina C tek mango, është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Një lloj indi që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.
    Mund të lehtësojë kapsllëkunNë një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik, u vu re se konsumi i mangos dha rezultate të menjëhershme.
    Megjithatë ato mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, veçanërisht tek ata me sindromën e zorrës së irrituar.
    Përmirëson nivelet e sheqerit në gjakEdhe pse Mango është një frut që përmban sheqer, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak.
    Studiuesit mendojnë se përbërësit bioaktivë tek ky frut, si përshembull antioksidantët, mund të jenë një nga arsyet.
    Ndihmon shëndetin e syveAntioksidantët e shumtë që gjenden tek ky frut ekzotik, ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra.
    Ato mbrojnë retinën e syve, rrisin diapazonin dhe kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që ju duhen syve për tu rikuperuar nga stresi i dritave të forta.
    Gjithashtu mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe luftojnë ose ngadalësojnë përparimin e kataraktit dhe degjenerimin makular.
    Si të konsumoni më shumë mango?Për fat të mirë, ky frut është i lehtë për t’u përfshirë në çdo vakt.
    Për shembull, ju mund ta shtoni mangon në sanduiçin tuaj me avokado, ta shtoni në kos, ta shoqëroni në tavën e peshkut, në sallatë ose salcë.

  • Njihet si “mbreti i frutave”/ Ja të gjitha arsyet, pse duhet të konsumoni një mango në ditë

    Njihet si “mbreti i frutave”/ Ja të gjitha arsyet, pse duhet të konsumoni një mango në ditë

  • E dinit dallimin midis reçelit, peltes dhe marmelatës? – Ja ku ndryshojnë ato

    E dinit dallimin midis reçelit, peltes dhe marmelatës? – Ja ku ndryshojnë ato

    I lyejmë çdo ditë mbi bukë të thekur, petulla apo kroasanë, por pak kush e di se çfarë dallimi ka mes reçelit, peltes dhe marmelatës. Të tria përgatiten nga frutat, por ndryshojnë në përbërje, sasinë e sheqerit dhe në strukturë.
    Tetë lloje ëmbëlsirash frutash
    Sipas Rregullores për produktet e frutave, ekzistojnë deri në tetë kategori të këtyre produkteve: reçel, reçel ekstra, pelte, pelte ekstra, marmelatë, reçel-marmelatë, reçel i trashë dhe pure gështenje të ëmbëlsuar.
    Reçeli – më i trashë dhe më i vjetër
    Reçeli është forma më e trashë dhe më tradicionale e përpunimit të frutave. Ai përgatitet pa sheqer të shtuar, duke zier frutat për një kohë të gjatë – më shpesh kumbulla, kajsi ose fiq – derisa të trashet dhe të marrë një ngjyrë të errët.Në shumë zona të Ballkanit, reçeli përgatitet ende sipas recetave të lashta, në kazanë bakri mbi zjarr të hapur. Ai ka përmbajtje të lartë frutash dhe shumë pak sheqer.
    Reçeli (jam) – më i butë dhe me pektinë
    Reçeli klasik ka një strukturë xhelatinoze dhe përgatitet nga tuli i frutave ose nga kombinime të tyre, me shtimin e sheqerit dhe pektinës.Në variantin “ekstra”, përdoret vetëm tuli i frutit i pakoncentruar dhe në përmasa më të mëdha. Pjesët e ngrënshme të frutit priten ose shtypen për të formuar një masë homogjene.
    Marmelata – pa copa frutash
    Marmelata përftohet gjithashtu duke zier frutat, por derisa të trashet mjaftueshëm për t’u lyer lehtë në bukë apo petulla. Ajo nuk përmban copa frutash, ndaj shpesh i shtohet xhelatinë për ta bërë më të qëndrueshme.Edhe pse shumë mendojnë se marmelata bëhet vetëm nga frutat agrume, kjo nuk është e vërtetë. Ka marmelata të shijshme me kajsi, qershi apo luleshtrydhe – madje mund të kombinohen edhe disa fruta bashkë.
    Tradita dhe teknologjia moderne
    Sot, metodat tradicionale shpesh ndërthuren me teknologjitë moderne të përpunimit. Në treg mund të gjenden produkte me më pak sheqer, pa aditivë, apo me fruta ekzotike si mango, boronica dhe fruti i pasionit.
    Këshilla e ekspertëve
    Kur blini, kontrolloni përmbajtjen e frutave në etiketë – sa më shumë fruta, aq më e mirë cilësia. Reçeli i bërë në shtëpi, sipas ekspertëve, është ai që “qëndron vetë”: nuk rrjedh, nuk është tepër i lëngshëm dhe nuk ka trashësues artificialë.

  • A e dini dallimin midis reçelit, peltes dhe marmelatës? Ja çfarë i ndan ato

    A e dini dallimin midis reçelit, peltes dhe marmelatës? Ja çfarë i ndan ato

    I lyejmë çdo ditë mbi bukë të thekur, petulla apo kroasanë, por pak kush e di se çfarë dallimi ka mes reçelit, peltes dhe marmelatës. Të tria përgatiten nga frutat, por ndryshojnë në përbërje, sasinë e sheqerit dhe në strukturë.

    Tetë lloje ëmbëlsirash frutash

    Sipas Rregullores për produktet e frutave, ekzistojnë deri në tetë kategori të këtyre produkteve: reçel, reçel ekstra, pelte, pelte ekstra, marmelatë, reçel-marmelatë, reçel i trashë dhe pure gështenje të ëmbëlsuar.

    Reçeli – më i trashë dhe më i vjetër

    Reçeli është forma më e trashë dhe më tradicionale e përpunimit të frutave. Ai përgatitet pa sheqer të shtuar, duke zier frutat për një kohë të gjatë – më shpesh kumbulla, kajsi ose fiq – derisa të trashet dhe të marrë një ngjyrë të errët.
    Në shumë zona të Ballkanit, reçeli përgatitet ende sipas recetave të lashta, në kazanë bakri mbi zjarr të hapur. Ai ka përmbajtje të lartë frutash dhe shumë pak sheqer.

    Reçeli (jam) – më i butë dhe me pektinë

    Reçeli klasik ka një strukturë xhelatinoze dhe përgatitet nga tuli i frutave ose nga kombinime të tyre, me shtimin e sheqerit dhe pektinës.
    Në variantin “ekstra”, përdoret vetëm tuli i frutit i pakoncentruar dhe në përmasa më të mëdha. Pjesët e ngrënshme të frutit priten ose shtypen për të formuar një masë homogjene.

    Marmelata – pa copa frutash

    Marmelata përftohet gjithashtu duke zier frutat, por derisa të trashet mjaftueshëm për t’u lyer lehtë në bukë apo petulla. Ajo nuk përmban copa frutash, ndaj shpesh i shtohet xhelatinë për ta bërë më të qëndrueshme.
    Edhe pse shumë mendojnë se marmelata bëhet vetëm nga frutat agrume, kjo nuk është e vërtetë. Ka marmelata të shijshme me kajsi, qershi apo luleshtrydhe – madje mund të kombinohen edhe disa fruta bashkë.

    Tradita dhe teknologjia moderne

    Sot, metodat tradicionale shpesh ndërthuren me teknologjitë moderne të përpunimit. Në treg mund të gjenden produkte me më pak sheqer, pa aditivë, apo me fruta ekzotike si mango, boronica dhe fruti i pasionit.

    Këshilla e ekspertëve

    Kur blini, kontrolloni përmbajtjen e frutave në etiketë – sa më shumë fruta, aq më e mirë cilësia. Reçeli i bërë në shtëpi, sipas ekspertëve, është ai që “qëndron vetë”: nuk rrjedh, nuk është tepër i lëngshëm dhe nuk ka trashësues artificialë.

  • A mund të zhduket alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët apo zgjat gjithë jetën?

    A mund të zhduket alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët apo zgjat gjithë jetën?

    Është e rëndësishme të dallojmë alergjinë e vërtetë ndaj frutave arrore nga sindroma e reagimit polen-ushqim, e njohur si PFAS (pollen-food allergy syndrome)

    Alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët paraqet një sfidë të ndërlikuar dhe të qëndrueshme, si për prindërit dhe kujdestarët, ashtu edhe për pediatrit dhe alergologët.

    Ndryshe nga disa alergji ushqimore si ajo ndaj qumështit apo vezëve, të cilat shpesh zhduken me kalimin e moshës, alergjia ndaj frutave arrore zakonisht është afatgjatë, dhe rastet e shërimit janë të rralla.

    Çfarë është alergjia ndaj frutave arrore

    Kjo alergji ndodh kur sistemi imunitar i fëmijës i percepton gabimisht proteinat në frutat arrore si substanca të rrezikshme dhe shkakton reagim mbrojtës. Në këtë grup përfshihen: arrat, bajamet, lajthitë, fëstëkët, arrat indiane, arrat amerikane e të tjera.

    Reagimi zakonisht ndërmjetësohet nga imunoglobulina E (IgE) dhe ndodh menjëherë pas kontaktit me alergenin, edhe në sasi shumë të vogla.

    Si shfaqen simptomat

    Pas konsumimit të një sasie të vogël të frutave arrore ose produkteve që i përmbajnë ato, tek fëmijët e ndjeshëm mund të shfaqen simptoma që variojnë nga kruarje në gojë dhe ënjtje e buzëve, deri te vështirësi në frymëmarrje, rënie e tensionit dhe anafilaksi.

    Është thelbësore të dallojmë alergjinë e vërtetë nga PFAS, ku reagimi është zakonisht lokal, për shembull, kruarje në gojë pas konsumimit të lajthive të papërpunuara dhe rreziku për anafilaksi është shumë më i ulët, transmeton Telegrafi.

    Përhapja dhe rëndësia klinike

    Sipas të dhënave ndërkombëtare, prevalenca e alergjisë ndaj frutave arrore te fëmijët varion nga 0.05% deri në 4.9%, në varësi të rajonit. Një studim australian tregoi se rreth 3% e fëmijëve 6-vjeçarë kishin alergji ndaj arrave indiane.

    Një tjetër studim me fëmijë parashkollorë (mesatarisht 3.1 vjeç) tregoi se anafilaksia e shkaktuar nga frutat arrore ishte një ndër shkaqet më të shpeshta të reaksioneve të rënda alergjike, dhe 92% e tyre kishin edhe alergji të tjera. Reagimi ndodhte shumë shpejt, në 92% të rasteve brenda 30 minutash.

    Studimet e fundit tregojnë se frutat arrore, veçanërisht arrat indiane, janë ndër shkaqet kryesore të anafilaksisë ushqimore te fëmijët në shumë vende të botës. Kjo tregon rëndëinë e identifikimit të hershëm të alergjenit dhe të masave mbrojtëse.

    Diagnoza dhe monitorimi

    Diagnoza e alergjisë ndaj frutave arrore përfshin disa hapa të rëndësishëm:

    Vlerësimi klinik: analizimi i historisë së ekspozimit ndaj frutave arrore dhe simptomave të shfaqura.
    Testet alergjike: testi i pickimit të lëkurës (skin prick test – SPT) dhe matja e antitrupave specifikë IgE (sIgE).
    Testi oral i ekspozimit ndaj ushqimit (oral food challenge – OFC), që konsiderohet “standardi i artë” për konfirmim ose përjashtim të alergjisë, sidomos kur rezultatet e testeve janë të paqarta.
    Monitorimi periodik: përsëritja e vlerësimeve çdo disa vite, pasi në një përqindje të vogël fëmijësh (rreth 9%) alergjia mund të zbutet me kalimin e kohës.

    Në shumë raste, fëmijët që janë alergjikë ndaj një lloj fruti arror mund të kenë ndjeshmëri të kryqëzuar edhe ndaj llojeve të tjera.

    A mund të “shërohet” alergjia?

    Ndryshe nga alergjitë ndaj qumështit apo vezëve, që shpesh zhduken me moshën, alergjia ndaj frutave arrore rrallëherë kalon vetvetiu. Një rishikim shkencor i vitit 2024 thekson se kjo alergji është shpesh e përhershme dhe shanset për shërim janë të vogla.

    Një studim tjetër në Journal of Allergy and Clinical Immunology, tregoi se fëmijët me alergji ndaj kikirikut apo vezës kanë më shumë gjasa të zhvillojnë edhe alergji ndaj frutave arrore deri në moshën 6-vjeçare.

    Pra, shërimi është i mundur, por shumë i rrallë, ndaj theksi duhet të vihet në kujdesin afatgjatë dhe shmangien e rrezikut.

    Masat parandaluese dhe mbrojtëse

    Për prindërit dhe mjekët, kujdesi ndaj fëmijëve me alergji ndaj frutave arrore përfshin:

    Shmangie të plotë të frutave që shkaktojnë reagimin dhe të produkteve që mund të përmbajnë gjurmë të tyre (si ëmbëlsira, çokollata, drithëra, erëza, etj).
    Lexim të kujdesshëm të etiketave, pasi shumë produkte të paketuara mund të kenë kontaminim të paqëllimshëm.
    Plan emergjent për raste të rënda, që përfshin mbajtjen e autoinjektorit me adrenalinë (EpiPen) dhe njohjen e përdorimit të tij nga prindërit, mësuesit dhe kujdestarët.
    Edukimin e fëmijës për të njohur dhe shmangur alergjenin, si dhe për të njoftuar të rriturit në rast shqetësimi.
    Kontrolle të rregullta mjekësore për të monitoruar nëse ka ndryshime në ndjeshmërinë alergjike me kalimin e kohës.

    Sipas European Academy of Allergy and Clinical Immunology (EAACI), edukimi i familjes dhe bashkëpunimi i ngushtë me mjekun janë çelësi për parandalimin e komplikimeve të rënda dhe për një jetë të sigurt e cilësore të fëmijës me alergji ushqimore.

  • Çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

    Çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

    Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë.
    Ai rekomandohet të konsumohet çdo ditë në të mirë të shëndetit nga koka tek këmbët.
    Mësoni përfitimet që merr organizmi falë konsumit të dy frutave në ditë.

    Imunitet më i fortë
    Kivi përmban doza të larta të vitaminës C e cila shërben si antioksidant për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.
    Kivi ka dy herë më shumë vitaminë C se portokallet. Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C.
    Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.
    Humor dhe energji
    Enzimat aktive të kivit përmirësojnë nivelet e energjisë në organizëm por edhe humorin e mirë. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të nivelit të energjisë me 31%.
    Tretje më e mirë
    Kivi përmban sasi të larta të fibrës e cila është e domosdoshme për tretjen. Duke ngrënë dy kivi në ditë, trupi do të furnizohet me 4.2 gramë fibër dietike.
    Studimet kanë treguar se njerëzit e prekur nga konstipacioni kronik, të cilët konsumojnë 2 kivi në ditë për një muaj përjetojnë një përmirësim të ndjeshëm të problemit.
    Gjumë më i mirë
    Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave një orë përpara gjumit përgjatë katër javëve, përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Sipas tyre, kohëzgjatja e gjumit rritet me 15% ndërsa njerëzit i zë gjumi 41% më shpejt se më parë.
    Kivi përbën një kurë shumë të mirë kundër azmës. Enzimat përbërëse të tij zbusin simptomat duke ulur sasinë e rruazave të bardha të gjakut të cilat prodhohen më shpejt tek azmatikët.

  • Pesticidet “helmojnë” fermerët, prodhuesit e frutave e perimeve thonë se po dëmtohen që të gjithë nga abuzuesit

    Pesticidet “helmojnë” fermerët, prodhuesit e frutave e perimeve thonë se po dëmtohen që të gjithë nga abuzuesit

    Arrestimi i një eksportuesi bashkë me 2 inspektorë të AKU-së në Berat pas bllokimit të një ngarkese me 8 ton domate me pesticide në Kroaci, ka nxitur frikën dhe pasigurinë tek grumbulluesit dhe eksportuesit e tjerë.

    Në Roskovec grumbulluesit thonë se personalisht nuk kanë asnjë ngarkesë të kthyer apo bllokuar, por rreziku mbetet i lartë.
    “Si fillim i bëjmë një thirrje gjithë faktorëve kryesor të cilët janë fermerët që të kenë shumë kujdes në përdorimin e pesticideve ushqyesve së bimës së tyre i bëjmë thirrje gjithashtu edhe agronomëve që tu qëndrojnë afër fermerëve t’i ndihmojnë dhe tu mësojë atyre së çfarë dhe si ti përdorin këto ingriendient. Çdo fermer dëshiron rendiment dhe të fitoj por duhet patjetër që të ruajnë çdo karencë në produktin e frutave dhe perimeve, pasi pasojat i vuajmë ne eksportuesit”, tha Amarildo Agaci, eksportues.
    Përgjegjësia për produktin që del në treg apo eksportohet sipas këtij grumbulluesi bie te çdo hallkë e zinxhirit, nga fermeri deri te pikat e grumbullimit, të cilat duhet të sigurojnë gjurmueshmërinë e produktit. Sipas tij, mungesa e kujdesit dëmton jo vetëm eksportuesit, por edhe imazhin e fermerëve shqiptarë.
    “Duhet patjetër të rregullojmë mënyrën e punës pasi ky është një zinxhir. U bëj thirrjeve institucioneve që të vendosin një rregullator dhe të bëjnë një plan që të ndihmojnë fermerët me agronome të bëjnë kontrollin tek pikat e farmacive bujqësore a janë te licencuara apo jo. Fermeri duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për produktin që ai shet”, u shpreh Agaci.
    Për domatet shqiptare me përmbajtje të lartë të preparatit të ndaluar “Chlorfenapyr” u arrestuan dy ditë më parë pronari i kompanisë eksportuese “Era Fruit”, Mariglen Qorri, si dhe dy inspektorë të AKU-së së Beratit, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, të cilët lejuan kalimin në doganë drejt Kroacisë me fatura fiktive.

    Top Channel

  • ‘Kopshti i Edenit’: Shqipëria synon kultivimin e frutave ekzotike për Evropën

    ‘Kopshti i Edenit’: Shqipëria synon kultivimin e frutave ekzotike për Evropën

    Foto ilustruese

    DIVJAKË- Ferma e vogël e agronomit veteran Irakli Shkoza, jo shumë larg detit në Shqipërinë qendrore, është një lloj Kopshti i Edenit në diellin e Adriatikut. Me temperaturat që rriteshin çdo vit, Shkozës i lindi ideja për të diversifikuar aktivitetin në vitin 2019, në një kohë të jetës së tij kur të tjerët do të kishin qenë prej kohësh në pension.
    75-vjeçari solli fillimisht fara nga Afrika dhe Amerika dhe i mbolli ato në parcelën e tij prej dy hektarësh. Të gjitha bimët janë përshtatur shumë mirë me klimën e ngrohtë lokale. I vendosur midis tokës bujqësore të valëzuar dhe detit, rajoni i Divjakës ishte hambari i Shqipërisë. Por rritja e temperaturave dhe mungesa e punëtorëve kanë lënë gjurmën e tyre në ferma.
    “Frutat ekzotike kanë nevojë për më pak ujë dhe mirëmbajtje, gjë që i ul kostot e prodhimit,”- tha Shkoza.
    Klima tipike mesdhetare e Shqipërisë, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimra të butë, ka ndryshuar për shkak të ngrohjes globale. Deri në fund të shekullit, temperaturat mesatare në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rriten midis 3.5 dhe 8.8 gradë Celsius, bazuar në një studim të vitit 2022, duke supozuar se emetimet e gazrave serrë do të vazhdojnë nga mesatarja në të lartë.

    Por ndryshimi i klimës nuk ka pse të jetë plotësisht katastrofik, tha Shkoza, nëse përshtatemi për të përfituar prej tij.
    Fermerët shqiptarë duhet të fillojnë të prodhojnë shumë fruta ekzotike për të përfituar nga klima e favorshme.
    “Këto fruta janë shumë të kërkuara në tregun evropian, por ato vijnë nga larg, Amerika Latine, Azia Juglindore, Zelanda e Re, Australia.”
    Transporti i tyre në Evropë ka një kosto, si financiare ashtu edhe për sa i përket freskisë. Nëse do të vinin nga Shqipëria, jo vetëm që do të ishin më të lira, por do të ishin edhe më të freskëta.
    “Papajat që gjenden në tregjet evropiane korren kur janë ende të gjelbra dhe më pas sillen në Evropë ku piqen artificialisht,”- tha Vasil Nikolovski, një menaxher prodhimi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka punuar në Divjakë për disa vite.
    “Këtu, ato mund të piqen në pemë. Shqipëria ka kapacitetin për të përmbushur kërkesat e tregut evropian dhe me eksportet e frutave ekzotike mund të bëjë një xhiro prej 100 deri në 200 milionë eurosh në vit.”
    Korrje e bollshme
    Shkoza tashmë po eksporton fruta dragoi, fruta pasioni dhe pepinos, ose dardha me ngjyrë pjepri, të cilat burojnë nga Amerika Latine, në tregjet evropiane. Së bashku me fermerë të tjerë në rajonin e Divjakës, ai dërgoi së fundmi 30 ton kiwano, i njohur edhe si kastraveci afrikan me brirë, te blerësit në Kroaci.
    “Dhe korrja e këtij viti duket se do të jetë e bollshme,”-tha ai duke parë sythat e luleve të tij të frutave të dragoit.
    Rreth 55 kilometra (34 milje) në perëndim pranë Elbasanit, Lulzim Bullari ka filluar të kultivojë kivi.
    “Nuk mund të ankohemi për temperaturat e larta, prodhimi i kivit në dy vitet e fundit ka qenë një bekim,”- i tha ai AFP-së, duke qëndruar në mes të 40 hektarëve të tij me pemishte. Kivit që ai kultivon janë pothuajse ekskluzivisht për eksport në Zvicër dhe Holandë. Kohët e fundit, Bullari ka filluar të kultivojë edhe fiq nga Afrika e Veriut, të cilët janë shumë rezistentë ndaj klimës së butë dimërore, në rreth 15 hektarë.
    “Fati i favorizon të guximshmit dhe duhet të vraposh për ta kapur,”- tha Bullari./ZËRI
    Marrë nga France24