Tag: fruta

  • SYRI TV/ Finalja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, ‘Fruta Perime’ do jetë në Junior Eurovision

    SYRI TV/ Finalja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, ‘Fruta Perime’ do jetë në Junior Eurovision

    Kënga “Fruta Perime”, interpretuar nga Kroni Pula dhe kompozuar nga Adrian Hila, u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.

    Çmimi special “Kujtim Alija” iu dorëzua skenografit Adnan Kastrati për krijimin e një atmosfere magjike në skenë.

    Kënga “Fruta Perime”, e interpretuar nga Kroni Pula dhe me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Adrian Hila, është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.

    Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Robert Radoja dhe Inva Mula, në rolin e anëtarëve të jurisë, vlerësuan nivelin artistik dhe përkushtimin e lartë të të gjithë pjesëmarrësve.

    Pas përfundimit të natës finale, organizatorët ndanë emocionet dhe reflektimet mbi përvojën e këtij edicioni dhe punën e fëmijëve që e bënë të mundur këtë festival.

  • Sallata me Fruta – Rregullat e Arta që Nuk Duhen Injoruar

    Sallata me Fruta – Rregullat e Arta që Nuk Duhen Injoruar

    Sallata me fruta është alternativa më e përshtatshme për të përmbyllur siç duhet një vakt të mirë e të bollshëm.

    Sallata me fruta përgatitet lehtë, është freskuese në shije dhe sjell shumë kënaqësi për shqisat.
    Por sallata me fruta nuk është diçka që mund ta përgatisësh symbyllur.
    Ajo që duhet të dini është se jo të gjitha frutat përshtaten mirë me njëra tjetrën.
    Një sallatë e mirë frutash kërkon fantazi, por edhe njohur për vlerat dhe kundërvlerat e frutave.
    Principet bazë të një sallate frutash të shijshme por mbi të gjitha të shëndetshme janë:
    Mos bashko frutat me aciditet të lartë me të ëmblat.
    Frutat me aciditet të lartë si qitro, portokalli ose agrume të tjera, ananasi, shega, molla e thartë, kumbulla dhe luleshtrydhet nuk duhen kombinuar me frutat e ëmbla si rrushi, bananja, hurma, fiku e kumbullat e thata.
    Kujdes me aciditetin
    Agrumet si qitro janë të vështira për stomakun.
    Në këtë rast, ato mund t’i kombinoni me boronicat.
    Mollët e ëmbla, kajsitë, qershitë, mangoja, nektarina, dardha dhe frutat e pyllit janë neutrale mund të kombinohen si me frutat me aciditet të lartë ashtu edhe me të ëmblat.
    Pjepri duhet konsumuar veçmas
    Nuk dihet akoma zanafilla e përfshirjes së pjeprit nëpër sallata frutash, por është diçka e gabuar.
    Pjepri dhe shalqini kanë përmbajtje të lartë ujore ndaj treten më shpejtë se frutat e tjerë.
    Hiqni dorë nga sallata standarde e frutave
    Një sallatë tipike me pjepër, mollë, ananas, banana dhe lueshtrydhe ngadalëson tretjen.
    Hiqni dorë prej saj dhe më mirë konsumoni boronica dhe mjedër.
    Në verë, nëse preferoni të hani fruta, përqendrohuni tek shalqini që ul temperaturën e frutave.
    Mango është një zgjedhje tjetër ideale sepse është i pasur me vitamina dhe antioksidantë
    Kos dhe mjaltë
    Nëse dëshironi mënyra të shëndetshme për të pasuruar sallatën me fruta zgjidhni kosin, mjaltin ose lëngjet e frutave.
    Mos përzieni fruta me perime
    Frutat dhe perimet treten në ritme të ndryshme.
    Frutat treten më shpejt, madje në momentin që mbërrijnë në stomak janë pjesërisht të tretura.
    Frutat përmbajnë më shumë sheqer, gjë që mund të pengojë tretjen e perimeve.
    Për të njëjtën arsye portokalli me karrotën nuk duhen përzier bashkë sepse shkaktojnë urth.
    Mos përzieni proteinën me niseshte.
    Bananet nuk duhen përzier me patatet ose bizelet, rrushi i thatë me spinaqin e të tjerë sepse tretja ndryshon sipas kategorive.
    Për tretjen e proteinave, nevojitet një bazë aciditeti, ndërsa për niseshten nevojitet alkalina.
    Kur fruti të vjen në ndihmë.
    Nëse e keni tepruar me kripën, të nesërmen konsumoni një frut me përmbajtje të lartë ujore siç është shalqini për të nxjerrë jashtë kripën.
    Nëse keni ngrënë shumë makarona, të nesërmen hani mollë./AgroWeb.org

  • Ja metoda se si t’i eleminoni pesticidet nga frutat dhe perimet

    Ja metoda se si t’i eleminoni pesticidet nga frutat dhe perimet

    Çdo ditë, miliona njerëz në mbarë botën bëjnë përpjekje të vetëdijshme për të ngrënë më shëndetshëm, duke mbushur shportat me fruta dhe perime të freskëta, shpesh të zgjedhura me kujdes si bio, lokale apo sezonale. Por, edhe pas këtij kujdesi të admirueshëm, një rrezik i padukshëm qëndron mbi tryezën tonë: pesticidet.

    Shpëlarja me ujë të ftohtë, edhe pse një hap bazë në higjienën e ushqimit, nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Mbetjet kimike në sipërfaqen e frutave dhe perimeve shpesh janë të projektuar për t’i rezistuar ujit, pikërisht që të mos lahen nga shiu kur janë ende në fushë. Kjo do të thotë se edhe pas një shpëlarjeje të zakonshme, një pjesë e konsiderueshme e pesticideve mbetet.

    Zgjidhja? E gjeni tashmë në kuzhinën tuaj. Uthulla, një përbërës i thjeshtë, i lirë dhe natyral,  mund të jetë mjeti më efektiv që keni në dispozicion për të larguar mbetjet e pesticideve nga produktet e freskëta.

    Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, zhytja e frutave dhe perimeve në një tretësirë prej 1 pjese uthull (e bardhë ose molle) dhe 3 pjesë ujë për 15-20 minuta ndihmon në tretjen e përbërjeve kimike që ndryshe do të ngeleshin në ushqim.

    Pas këtij procesi, rekomandohet t’i shpëlani produktet nën ujë të bollshëm, duke përdorur një furçë të butë për të pastruar çdo zonë me strukturë të ashpër apo të çarë. Ky veprim i thjeshtë mund të ulë ndjeshëm ekspozimin ndaj substancave potencialisht të dëmshme, pa ndikuar aspak në shijen apo cilësinë e ushqimit.

    Kjo metodë është veçanërisht e dobishme për ato fruta dhe perime që konsumohen me gjithë lëkurën: mollët, dardhat, rrushi, qershitë, domatet, kastravecat dhe luleshtrydhet janë në krye të listës. Po ashtu, edhe gjethet e gjelbra si sallata ose spinaqi mund të përfitojnë nga kjo pastrim i thellë, me kusht që të trajtohen me kujdes.

    Nga ana tjetër, produktet që qërohen, si bananet, avokadot apo qepët, kanë më pak risk – megjithatë, nuk ka asnjë të keqe që edhe ato të lahen në këtë mënyrë për një pastrim më të plotë.

    Në një kohë kur konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa të natyrshme dhe të sigurta për jetën e përditshme, kthimi te uthulla si zgjidhje tradicionale për pastrimin e ushqimeve është një zgjedhje e mençur. E përballueshme, e lehtë për t’u përdorur dhe pa efekte anësore, kjo metodë përfaqëson një hap të thjeshtë drejt një diete më të pastër dhe më të sigurt. Syri.net-newsbomb.gr.

  • Sekreti i një barku të sheshtë? Këto fruta dhe perime ju ndihmojnë më shumë nga ç’mendoni me tretjen

    Sekreti i një barku të sheshtë? Këto fruta dhe perime ju ndihmojnë më shumë nga ç’mendoni me tretjen

    Tretja e mirë është çelësi i një organizmi të shëndetshëm. Ushqyerja me produkte të pasura me fibra, enzima natyrale dhe përbërës anti-inflamatorë mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin e sistemit tretës.
    Më poshtë janë 10 fruta dhe perime që rekomandohen për një tretje më të lehtë dhe të shëndetshme:
    1. Banania

    E pasur me fibra të tretshme, banania ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe qetëson traktin tretës, veçanërisht në rastet e diarreve apo aciditetit.
    2. Kosi me fruta natyrale (sidomos me mollë apo dardhë)
    Kosi përmban probiotikë natyralë që nxisin rritjen e baktereve të mira në zorrë. Kur kombinohet me fruta si molla apo dardha, efekti tretës shtohet edhe më shumë.
    3. Papaja
    Papaja përmban enzimen papainë, e cila ndihmon në ndarjen e proteinave dhe lehtëson tretjen. Është gjithashtu një frut anti-inflamator shumë efektiv.
    4. Ananasi
    I pasur me bromelain, një enzimë natyrale që ndihmon në shpërbërjen e proteinave, ananasi është një frut ideal për pastrimin e sistemit tretës.
    5. Avokado
    Me përmbajtje të lartë fibrash dhe yndyrash të shëndetshme, avokado ndihmon në rregullimin e tretjes dhe parandalon kapsllëkun.
    6. Molla
    Mollët janë të pasura me pektinë, një lloj fibre që përmirëson funksionin e zorrëve dhe nxit lëvizshmërinë e tyre.
    7. Panxhari
    Panxhari ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe stimulon prodhimin e lëngjeve biliare, që janë thelbësore për tretjen e yndyrnave.
    8. Xhinxheri
    I përdorur prej mijëra vitesh në mjekësinë tradicionale, xhinxheri ndihmon në lehtësimin e fryrjes, ndalon të përzierat dhe përmirëson lëvizjen e ushqimit nëpër traktin tretës.
    9. Karrota
    Të pasura me fibra dhe antioksidantë, karrotat ndihmojnë në rregullimin e lëvizjes së zorrëve dhe përmirësojnë florën bakteriale të zorrës.
    10. Lakra turshi (fermentuar)
    Lakra e fermentuar (si lakra turshi) përmban probiotikë natyralë që mbështesin mikrobiomën e zorrëve dhe përmirësojnë ndjeshëm tretjen.
    Për një tretje të shëndetshme, kombinoni këto fruta dhe perime me konsum të mjaftueshëm uji dhe një stil jetese aktiv. Evitoni ushqimet e përpunuara dhe yndyrnat e tepërta që ngadalësojnë sistemin tretës.

  • Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

    Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

    Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji.

    Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.
    E vërteta është se mjaftojmë të bëjmë disa ndryshime të vogla në stilin tonë të ushqyerjes dhe gjallëria do të kthehet një herë e mirë. AgroWeb.org do t’ju mësojë se si të mposhtni plogështinë e të jeni energjikë në mënyrë natyrale.
    Rikthimi i energjisë
    Ndiheni të pangopur me gjumë dhe nuk mendoni dot për asgjë tjetër përveç se rehatisë së shtratit? Ndiqni këshillat e mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org që të transformoni trupin tuaj dhe të gjallëroni mendjen.
    Lëvizni
    Vetëm 10 minuta ecje dhe do të ndiheni energjikë për të paktën 2 orë, thonë studimet.
    Provoni shtriqjen
    Qëndroni në prag të derës me këmbët e ndara pak centimetra. Përpiquni të kapni pjesën e sipërme të derës.
    Mbajini gishtat të puthitur fort dhe ngrijeni kraharorin lart deri sa të ndieni shtriqjen e trupit. Qëndroni në atë pozicion për 30 sekonda.
    Kjo metodë stimulon sistemin nervor, që është më aktivi, ndaj do të kuptoni menjëherë rikthimin e energjisë në trup dhe në tru.
    Aktiviteti fizik
    Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.
    Hani shëndetshëm
    Studimet kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.
    Energjia do ushqim
    Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore. Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin. AgroWeb.org do t’ju tregojë një menu të thjeshtë për ditën ideale.
    Mëngjesi: Një lëng me fruta pylli. Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.
    Dreka: Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile. Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.
    Zemra: Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.
    Darka: Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri. Ky është një vakt i lehtë që nuk do t’ju prishë gjumin. Duhet të hani të paktën 2 orë përpara gjumit.
    Mos e injoroni lodhjen!
    Ndonjëherë gjumi nuk mjafton për të zgjidhur problemin e lodhjes. Më poshtë, do të gjeni disa shpjegime mjekësore për energjinë e munguar.
    Anemia. Kjo sëmundje shfaqet kryesisht te femrat. Anemia ndodh kur organizmi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku të shëndetshme që të transportojnë oksigjenin. Nëse analizat e gjakut tregojnë se vuani nga anemia atëherë duhet të shtoni dozën e suplmenteve të hekurit.
    Sëmundja e celiakisë. Një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje është lodhja. Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimet imunitare ndaj dëmit që shkakton gluteni në sistemin tretës. Nëse analizat e gjakut sugjerojnë se vuani nga kjo sëmundje, terapia më e mirë janë ushqimet pa gluten.
    Sëmundjet e zemrës. 70 përqind e njerëzve që kanë vuajtur nga një atak në zemër, kanë treguar se kanë përjetuar një lodhje të pazakontë, pothuaj një muaj përpara goditjes.
    Hipotiroidizimi. Nëse organizmi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides, atëherë do të përjetoni një lodhje dhe këputje të vazhdueshme. Ky çrregullim mund të trajtohet me mjekime, sipas këshillës së mjekëve./AgroWeb.org

  • Caracat e vogla, frutat e harruara të Shqipërisë

    Caracat e vogla, frutat e harruara të Shqipërisë

    Në Shqipëri, caracat janë konsideruar si shenjë dalluese e kopshteve dhe bahçeve në shumë zona të vendit.

    Caracat, frutat e famshme të fëmijërisë së shumë prej nesh besohet të kenë origjinën në Evropën Jugore. Por gojëdhënat tregojnë se origjina e këtyre kokrrave shtrihet përtej deri në Himalaje.

    Këto fruta në Shqipëri njihen edhe si çercem dhe nuk kanë arritur të jenë në qendër të vëmendjes së konsumatorit megjithëse përmbajnë vlera të mira plot.

    Caracat janë pjesë e traditës kombëtare të mbledhjes së frutave të pyllit, por edhe një trashëgimi e një fëmijërie të lumtur për të cilën kemi nostalgji.

    Sot këto fruta sa një topth kanë arritur popullaritetin e munguar në brigjet e Mesdheut ku ato shërbejnë edhe si bimë dekorative. Të paktë janë ato vende që rritin këto fruta për motive komerciale.

    Caracat nuk shiten në asnjë dyqan apo market. Ato mund t’i gjesh vetëm tek shitësit e rrugës të cilët mund të të ofrojnë një grusht me caraca të mbështjella në një copë letër.

    Si çdo frut i egër, edhe caracat janë të preferuarat e zogjve. Madje kjo është arsyeja përse ju duhet të tregoheni të shkathët dhe t’i këpusni nga pemët sa janë të freskëta ashtu siç i ka bërë natyra.

    Caracat e papjekura janë në ngjyrë të gjelbër dhe skuqen me të ardhur vjeshta. Kur piqen ato marrin një ngjyrë vjollcë të errët me nuanca të zeza.

    Një shenjë tjetër e pjekjes së tyre është që këputen lehtësisht nga kërcelli. Caracat e papjekura kanë një shije që të rrudhin gojën. Kur lëkura e tyre errësohet, kjo ndjesi zhduket duke i lënë vend shijes së ëmbël.

    Vlerat e caracave

    Fruti ka shije të ëmbël edhe nëse tuli është i thatë, siç janë edhe hurmat e Arabisë. Përdorimi i caracave në recetat e kuzhinës është shumë i vështirë për shkak të kohës që duhet për të nxjerrë bërthamat.

    Ëmbëlsia e frutit varet nga pema. Disa fruta kanë një tul më të thatë, disa më të ëmbël. Duke qenë se nuk bëhet fjalë për një produkt tregëtar, frutat nuk janë shartuar që të krijojnë një shije uniformë.

    Ekspertët thonë që caracat kanë 14.35 % proteina, por ato përmbajnë edhe acid fosfori dhe minerale. Kjo kokërr është një burim i mirë ushqyesish dhe përfiton nivel të lartë karbohidratesh, proteinash dhe yndyrnash.

    Caracat përdoren për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe simptomash si ato të cikleve menstruale me gjakderdhje të rënduar ose të pakët, dhe dhimbjet e barkut.

    Ato funksionojnë edhe si qetësues për njerëzit që vuajnë nga ulçera peptike, diarea dhe dizenteria. Lëvorja e pemës së caracave është përdorur për të trajtuar problemet me fytin dhe përshpejtuar proçesin e lindjes dhe kuruar.

    Caracat mund të bëhen reçel ose shurup. Caracat e ëmbla kërkojnë ¼ filxhan me sheqer për çdo frut.

    Nëse doni të hiqni bërthamat nga tuli, zijini frutat në ujë dhe shtypini në përpunues ushqimor. Shtoni lëng limoni ose portokalli dhe do të përballeni me një shije fantastike./AgroWeb.org

  • E dinit? Ky është kuptimi i etiketave të ngjitura në fruta

    E dinit? Ky është kuptimi i etiketave të ngjitura në fruta

    Të gjithë i kemi parë ato etiketat e vogla të ngjitura në fruta. Përveç logos së ndritshme që kanë në to, është edhe një kod digjital jo pak i rëndësishëm. Rezulton se prodhuesit e frutave jo vetëm përpiqen të reklamojnë veten e tyre, por gjithashtu të japin informacione të rëndësishme për konsumatorin. Më poshtë do ju tregojmë kuptimin që kanë këto numra dhe sekretet që fshehin.
    1. Kodi katër-shifror që fillon me numrin 3 ose 4
    Nëse kodi është katër-shifror do të thotë që fruti ose perimi është prodhuar me ndihmën e mjeteve moderne agronomike, duke përfshirë sasi plehrash dhe pesticidesh.

    2. Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 8
    Kur e shihni këtë afishe, frut është i modifikuar gjenetikisht si pjesë e procesit të rritjes. Kërkimet tregojnë se pjeprat, bananet dhe papajat janë llojet e frutave që modifikohen gjenetikisht më shpesh.
    3. Kodi pesë-shifror që fillon me numrin 9
    Nëse e shihni këtë lloj kodi, kjo do të thotë që fruti është rritur me metoda të vjetra bujqësore, me ndihmën e duarve dhe pa ndonjë pleh kimik. Këto janë produktet organike.
    4. Nëse fruti nuk ka kod
    Shumë nga ne përpiqen të gjejnë fruta pa etiketë duke menduar se janë më të shëndetshme. Por kjo në fakt mund të jetë e rrezikshme: frutat dhe perimet që importohen nga jashtë duhet të etiketohen gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse nuk ka një etiketë, shanset janë që janë hequr për një arsye specifike.