TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, tha se ka angazhim edhe ndërkombëtare për zbardhjen e krimit shtetëror të 21 janarit, ku katër qytetarët protestuese u qëlluan për vdekje teksa po protestonin kundër qeverisë së asaj kohe, që drejtohej nga Sali Berisha.
Ai theksoi se SPAK duhet të hetojë 21 janarin si “gjenocid”, sepse qeveria bëri ligj për të vrarë njerëz.
“Është angazhuar SHBA, është angazhuar Gjykata e Strasburgut, ka një angazhim të madh jashtë vendit më shumë se SPAK apo gjykata, përderisa në këtë rendësi që po flasim, ky fenomen dhe kjo gjë që ndodhi këtu të ndalohet menjëherë sepse kërcënon njëzimin.
Marrim gjënë më të fundit, edhe sikur gardisti ta ketë vrarë konform ligjit, qeveria është gjenocidale, sepse ka bërë një ligj që vret njerëz.
Këta njerëz janë vrarë në mënyrë joligjore. Kjo nuk ka asnjë tolerancë. SPAK duhet ta gjykojë si gjenocid, ose të paktën si vrasje e qeverisë në rrethana jashtëligjore, e cila ka shkaktuar viktima.”, tha ai.
Tag: frrok
-

Frrok Çupi: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid
-

E tmerrshme: Si e dogjën trupin e gjyshit tim, disave u humbi mendja kur e shikonin se si lëvizte trupi nga djegia
Nga: Dashnor Kaloçi
“Pas këtij momenti, sapo u largua Bardha, në prezencë të gjithë mirditorëve të atyre fshatrave që i kishin sjellë me detyrim, kufomën e gjyshit tim, Frrokut, e spërkatën me një bidon vajguri dhe i vunë flakën duke i terrorizuar të gjithë të pranishmit.
Thuhet dhe ka njerëz ende gjallë që kanë qenë prezent aty, disave u humbi mëndja kur shikonin se si digjej kufoma e Frrok Mëlyshit dhe se si lëvizte trupi nga djegia.
Kur u shua zjarri, një nga oficerët, nxorri lekët nga xhepi dhe i tha njërit aty, që të shkonte dhe të blinte edhe një bidon vajguri, pasi e solli ai, ia rivunë edhe njëherë flakën. Ka ende burra gjallë sot në Mirditë që e kanë parë atë skenë”!
Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për Memorie.al, këtë ngjarje të denjë vetëm për filmat horror, është 54-vjeçari, Frrok Mëlyshi me origjinë nga Serishta e Mirditës, i cili ka jetuar në qytetin e Laçit dhe që prej më shumë se dy dekadash jeton e punon në Bruksel.
Edhe pse prej kaq vitesh larg Shqipërisë, Frroku nuk ka rreshtur asnjë herë së kërkuari e mbledhur dokumente, foto, fakte e dëshmi për historinë e familjes të tij, një nga më të njohura në Mirditë, edhe për shkak të librave që janë bërë për fisin e tij si dhe filmin “Operacioni zjarri” ku “Kreshnik Martini” i luajtur me mjeshtëri nga i madhi Llazi Serbo, është personazh real dhe kushëri i parë i babait të Frrokut.
Por historia që rrëfeu Frrok Mëlyshi për Memorie.al ka lidhej vetëm me familjen e tij, gjyshin prej nga ka trashëguar dhe emrin, si dhe babanë, Zef Mëlyshin, e cili në moshën 13 vjeçare, iku nga internimi.
Për gjithë natën udhëtoi i vetëm rrugë e pa rrugë në kërkim të eshtrave të të atit …?!
Z.Mëlyshi, para se të flasim për ngjarjen makabre që ka ndodhur me gjyshin tuaj, Frrok Mëlyshin, emrin e të cilit edhe trashëgoni, a mund të na njihni shkurtimisht me historinë e familjes Mëlyshi?
Gjyshi im, Frrok Mëlyshi ka lindur në Serishtë të Mirditës më 10 gusht të vitit 1908. Ai ishte djali i vetëm i Mark Mëlyshit, që kishte dhe dy vajza, njëra e martuar në Orosh dhe tjetra fshatin Shqalsh.
Kur gjyshi ishte në moshën 8 vjeçare, mbeti jetim se i vdiqën të dy prinërit dhe axha i vet, Gjon Mëlyshi. Ai ishte dhe i pari i fisit tonë dhe gjithashtu bajraktari i Kthellës, e rriti atë me një përkujdesje shumë më të madhe se fëmijët e tij.
Ndërsa Frroku po rritej para kohe, dhe duke parë tek ai disa cilësira të veçanta, axha i tij, Gjoni, dalngadalë po ia lëshonte drejtimin e bajrakut, edhe pse ai ishte ende shumë i ri.
Kur mbushi moshën për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, atë e mobilizuan në Gardën Mbretërore në Tiranë, ku ra në sy për përgatitje të lartë, disiplinë dhe besnikëri, gjë e cila bëri që personalisht, Mbreti Zog, ta gradonte jashtë rradhe me gradën e togerit.
Sa kohë shërbeu Frrok Mëlyshi në Gardën Mbretërore?
Ai shërbeu aq sa ishte koha e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por edhe pse Mbreti Zog donte ta mbante aty efektiv të rregullt, axha i tij, Gjon Mëlyshi, nuk pranoi, duke i dërguar fjalë Mbretit, se Frroku ishte jetim dhe djalë i vetëm.
Por në shenjë mirënjohje për respektin që po tregonte Mbreti, ai i tha se do t’ju jap një djal tjetër dhe i dërgoi, Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, personazhit të njohur tashë edhe nga librat e Mark Dodanit dhe filmi “Operacioni zjarri”, historinë e së cilit regjimi komunist e shtrembëroi, fallsifikoi dhe e përdori për qëllimi të veta dhe për të përçarë fisin Mëlyshi, që ishin të gjithë antikomunistë të vendosur.
Por kjo është një histori më vete dhe nuk besoj se është vëndi ta trajtojmë këtu!?
Po përqëndrohemi tek gjyshi juaj, Frrok Mëlyshi…
Siç ju thashë, Frrokun nuk e lejoi axha i tij, Gjoni, që të rrinte në Gardën Mbretnore dhe në vënd të tij ai dërgoi Nikoll Mëlyshin, i cili u shkollua dhe morri gradën e kapitenit të parë.
Ndërsa Frrok Mëlyshi u kthye në Mirditë ku morri drejtimin e bajrakut, tashmë më i pjekur dhe i burrëruar.
Kjo kohë koinçidoi me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste në prillin e ’39-ës ku Frroku ishte një nga vullnetarët mirditas që arritën të shkonin në Durrës për të luftuar përkrah forcave qeveritare që ishin nën komandën e major Abaz Kupit.
Në atë kohë në Durrës, ka qenë dhe Nikoll Mëlyshi, me gradën e kapitenit të parë, i cili në librin e tij, “Ngjarje, të pame, të ndime të jetueme”, të botuar në 1975-ën në SHBA ku ka jetuar si emigrant politik mbas vitit 1944, i ka përshkruar gjatë, jo vetëm pjesmarrjen e tij në atë ngjarje, por ka bërë dhe një analizë si ushtarak.
Pra, se si mund dhe duhej organizuar ajo rezistencë më 7 prill 1939.
Çfarë aktiviteti pati gjyshi juaj, Frrok Mëlyshi, në periudhën e pushtimit të vendit, pra 1939-1944?
Në atë periudhë Frrok Mëlyshi vazhdoi si ushtarak aktiv në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare duke marrë pjesë në Luftën italo-greke dhe si shumë ushtarakë të tjerë shqiptarë dezertoi nga ajo luftë që në fillimet e saj.
Më vonë për dy tre vjet ka shërbyer në rrethin e Matit në armën e Xhandarmërisë, dhe aty është respektuar shumë edhe si ish-besnik i Mbretit Zog.
Po më pas?
Më pas ai ishte efektiv në batalionin e xhandarmërisë të komanduar prej major Dod Nikollës, i cili në vitin 1943 u dërgua nga qeveria për të vendosur rendin në Jug të vëndit, ku forcat partizane kishin pushkatuar njerëz të pafajshëm, sidomos në Qarkun e Gjirokastrës, kryesisht ato të Ballit Kombëtar.
Në këtë kuadër, Frroku morri pjesë në luftimet që zhvilloi batalioni i major Dod Nikollës në fshatit Sinanaj të Tepelenës, ku atij iu vranë dy djem nga Puka, dhe major Doda kaloi në depresion të thellë.
Pas asaj ngjarje major Dod Nikolla humbi mëndjen dhe thonë se atë e morën forcat gjermane për ta kuruar dhe nuk dihet dhe nuk u morr më vesh kurrë fati i tij.
Pas atyre luftimeve në Jug të vëndit, çfarë aktiviteti tjetër pati Frrok Mëlyshi?
Pas asaj ngjarje Frroku u kthye në Mirdirë dhe më pas shkoi në qytetin e Shkodrës ku ishte krijuar “Beslidhja e Shkodrës” që udhëhiqej prej Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit, ku i biri, Mark Gjon Marku, ishte në postin e ministrit të Punëve të Brendëshme.
Frroku me Mark Gjon Markun kishin lidhje të afërta gjaku nga nëna. Në atë kohë, (diku nga fundi i muajit nëntor), në qytetin e Shkodrës para Kafes së Madhe, komunistët vranë me atentat major Ndrec Prengën (të birin e Preng Marka Prengës, bajraktar i Oroshit), që ishte Qark-Komandant i Xhandarmërisë së Shkodrës, dhe nënkolonel, Adem Buletinin, (djali i Isa Boletinit), gjithashtu oficer madhor në atë qytet.
Kjo ngjarje, apo më saktë kjo vrajse që u bë me pabesi, irritoi Kapidanin e Mirditës, Gjon Markagjonin dhe të birin e tij, Markun, të cilët u dërguan fjalë krerëve kryesorë komunistë të Shkodrës, që të vinin të bisedonin dhe të tregonin përse e kishin bërë atë vrasje.
Por ata nuk iu përgjigjën thirrjes së Kapidan Gjonit dhe kështu u vendos që të merrej haku i tyre me çdo kusht, duke u ndarë detyrat gjithsecilit nga besnikët e tij dhe zonat ku ata do të vepronin.
Po Frroku u caktua për të marrë hakun e major Ndrecës dhe nënkolonel Boletinit?
Frroku ishte nga të parët dhe më besnikët e Kapidan Gjonit dhe ndër të vetmit që kreu detyrën e ngarkuar, gjë të cilën ai ia raportoi në darkë kur u bë mbledhja e “Beslidhjes Shkodrane”, te Kulla e Kapidan Gjonit.
Pas asaj ngjarje, ç’ndodhi me Frrokun?
Pas asaj ngjarje, Frroku u detyrua që të largohej nga Shkodra, pasi Qarkori Komunist i drejtuar nga Vasil Shanto, e dënoi atë me vdekje, duke nxjerrë komunikata në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Pasi ka dalë nga qyteti i Shkodrës, ai fillimisht është strehuar te familja, Cara në Vaun e Dejës dhe më pas ka vazhduar rrugën në malësinë e Lezhës që kufizohet me Mirditën, duke bujtur te familja Luli.
Dhe nga aty në Mirditë, ku u morr me organizimin e rezistencën antikomuniste deri në mbarimin e Luftës.
Pse nuk u largua Frrok Mëlyshi nga Shqipëria si Gjon Markagjoni etj, pasi ai e dinte se ishte i dënuar me vdekje që nga koha e luftës?!
Gjyshi Frroku i kishte të gjitha mundësitë që të largohej nga Shqipëria ashtu siç dhe u largua Kapidan Gjoni e shumë të tjerë, por ai nuk donte të largohej se ishte betuar dhe kishte një urrejtje të madhe ndaj komunistëve, të cilët i kishin vrarë me atentate disa nga shokët e tij më të afërt.
Dhe nisur nga ky fakt, ai qëndroi në Shqipëri dhe ka jetuar pesë vjet në malet e Mirditës e krahinat përreth.
Pas vrasjes së Mark Gjon Markut në katundin Prosek të Mirditës dhe më pas vëllait të tij, Lleshit, Frrok Mëlyshi për disa kohë morri komandën dhe udhëhoqi “Komitetin e Maleve”, në rezistencën antikomuniste në rrethin e Mirditës dhe më gjerë.
Por desha të theksoj, se kur u vra Mark Gjonmarku në Prosek, Frroku me 50 burra që ishin nën armë ka qenë në fshatin Perlat, duke vajtur humbjen e Markut, aty janë rrethuar dhe kanë qenë duke u vrarë të gjithë.
Por i ka shpëtuar vetëm ndërhyrja dhe zgjuarsia e Frrokut, i cili udhëhoqi atë grup burrash duke dalë nga rrethimi nëpërmjet rrugës kryesore, ku komunistët nuk kishin vënë prita, nuk e mendonin kurrë se ata do të kalonin aty.
Dhe pasi kanë dalë nga ai rrethim, janë futur në fshatin Shqalsh ku përfundimisht u larguar nga rrezja e rrezikut dhe aty janë shpërndarë duke lënë pika dhe vënde të caktuara takimi.
Kjo ka vazhduar deri në gushtin e vitit 1948, kur dhe ndodhi ngjarja me të në fshatin Lajthizë të Fanit, në kufi me rrethin e Kukësit.
Konkretisht çfarë ndodhi në Lajthizë?
Në fshatin Lajthizë, Frroku me ata që e shoqëronin, të gjithë pjestarë të rezistencës antikomuniste dhe të sprovuar në disa beteja kundër reparteve të Divizionit të Mbrojtjes, kanë qëndruar tre ditë në pritje të Marka Jak Bajraktarit, që ishte në Qafë Mali, afër Fushë-Arrëzit.
Dhe kur arriti Marku aty, Frrok me njerzit që komandonte, ishte i rrethuar nga të katër anët nga forcat komuniste, ndërsa Marku mbeti jashtë rrethimit, pa mundur me u taku me ta.
Por në momentin që rojet e Frrokut dëgjuan zhurma nga ata që po i rrethonin dhe i raportuan atij, ai u tha të mos shqetësoheshin se duhet të ishte Marka Jak Bajraktari, që po e prisnin. Dhe në këtë moment kur ai është ngritur në këmbë, një plumb e morri në brinjë duke i përshkuar trupin.
Çfarë ndodhi më pas me të…?
Në atë moment, ai ka hequr një rrobë të trupit dhe ka lidhur plagët që mos t’i kullonte gjaku e u ka bërë thirrje shokëve të tij që të shpërndaheshin të gjithë me shpejtësinë më të madhe.
A e zbatuan shokët e tij atë që u tha Frroku, pra a u larguan?
Po ata do të largoheshin se nuk mund të qëndronin më aty, pasi do vriteshin të gjithë, por te Frroku është afruar vetëm një djalë i ri i shtëpisë së Lufit, që shtëpia jonë e Mëlyshëve me ta, ishin miq dhe armiq.
Në ç’kuptim?
Ne kishim qenë miq me ta, por pastaj ishim bërë armiq për arsye të ndryshme, por ai djali i shtëpisë së Lufit rrinte në grupin e Frrokut më i sigurtë se me ndonjë tjetër që nuk kishte armiqësi, pasi gjakmarrja ishte e ndaluar dhe kush merrte gjakun në mal, binte në gjak me shtëpinë e Gjonmarkut të Oroshit të Mirditës.
Pra edhe jeta e malit ku ndodheshin grupet e rezistencës antikomuniste, funksiononte në bazë të Kanunit.
Kthehemi tek plagosja e Frrokut?
Djali i është afru dhe tepër i pezmatum, thonë me lotë ndër sy, i ka thënë: “A ngele o Frrok…”?!
Dhe i kërkoi që të rrinte me të deri në fund, por Frroku pasi i ka dhënë një çantë ku mbante dokumentet, i ka dhënë disa porsi gojarisht dhe e ka urdhëruar që të largohej menjeherë që aty.
Ku duhet ta çonte atë çantë me dokumente?
Sipas porosive që i dha Frroku, ai djali i shtëpsë së Lufit duhet ta çonte atë në fshatin Ndërfushas te motra e Mark Gjonmarkut, që ishte martuar me Gjon Fushën, një njeri mjaft i njohur jo vetëm në atë zonë dhe në Mirditë, edhe në Tiranë ku ka pas edhe shtëpinë e tij që nga koha e Monarkisë së Zogut.
Dhe të gjitha porositë që i dha Frroku ai djali i zbatoj me përpikmëri dhe ajo çantë është gjetur vetëm pas viteve ’90-të, pasi e kishin fshehur për shkak të dokumenteve tepër të rëndësishme që kishte për grupet e rezistencës antikomuniste.
Konkretisht çfarë ka pasur të shkruar aty?
Çanta është gjetur e degraduar dhe dokumentet ishin bërë të palexueshme, pra ajo nuk kishte më anjë vlerë dokumentare, pasi vetëm shenjat kishin mbetur.
Të kthehemi tek ngjarja me Frrokun e plagosur, ç’ndodhi me të pas ikjes së atij djalit?
Frroku ka qëndruar aty për disa orë i futur në një zgavër lisi shekullor dhe me armët e fishekët që kishte, qëllonte herë pas herë në atë drejtim nga i kishin ardhur plumbat.
Dhe në fund, kur nuk kishte më fishekë, duke e parandjerë atë që do të ndodhte më të po ta kapnin të gjallë ata që e kishin rrethuar, ai vrau veten duke qëlluar me një plumb në kokë. Dhe ashtu e kanë gjetur Forcat e Divizionit të Mbrojtjes që e kishin rrethuar.
Çfarë bënë më pas me trupin e tij?
Menjerë pasi e kanë gjetur të vetëvrarë, është dhënë urdhëri që të gjithë banorët e fshatrave të asaj zonë të mblidheshin në Shpal që ishte dhe qëndra administrative e Mirditës në atë kohë, pasi aty do çonin trupin e Frrokut me qëllim që të bënin terror në popull.
Po si reagonte populli në fshatrat ku e ndalonin?
Populli sigurisht ndjente keqardhje, pasi Frrok Mëlyshi kishte emër të mirë në të gjithë Mirditën, por komunistët përdorën një dredhi të paparë deri atëhere, pasi në çdo fshat ku e çonin, mblidhin të gjithë popullin dhe fillimisht i pyesnin se: a e njihte njeri atë?
Dhe kush thoshte se e njoh, ky është Frrok Mëlyshi, siç dhe ndodhi në disa fshatra, atë në moment e kapnin e lidhnin dhe e torturonin, duke i thënë: “Ku e ke pa ti Frrok Mëlyshin, si e ke pa, dhe pse nuk e ke denoncuar”, etj.
Para se të flasim se ç’bënë komunistët me trupin e Frrokut në Shpal të Mirditës, ç’u bë me shokët e tij, a dolën ata nga rrethimi?
Ata dolën të gjithë nga rrethimi dhe po atë ditë ata kanë udhëtuar në drejtim të kufirit shtetëror me Jugosllavinë, duke dalë në Kosovë dhe aty gjurmët e tyre kanë humbur përgjithmonë. Pra dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë se ku kanë përfunduar grupi i Frrok Mëlyshit.
Kthehemi tek ngjarja në Shën Pal, ndërkohë që aty mbërriti trupi i Frrok Mëlyshit, po familja e tij a kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur?
Kur u hap lajmi nëpër fshatra që duhet të mblidheshin të gjithë në Shën Pal se kishin vrarë Frrok Mëlyshin, e morri vesh e motra e tij, Bardha, që ishte e martuar në Orosh, ajo u nis menjehere në drejtim të Shën Palit.
Sa mbërriti atje dhe e pa trupin e të vëllajt ashtu gjysëm të zhveshur, iu afrua ia rregulloj ato rroba ashtu si mundi dhe i veshi një palë çorape leshi të reja që i kishte marrë me vete.
Nuk i thanë gjë, pra nuk e ndaluan…?
Një oficer iu afrua dhe e pyeti se kush ishte ajo dhe çfarë e kishte kufomën. Dhe kur ajo i tregoi se ishte e motra, ai oficeri shtoi: “Po mirë, kur qenke e motra, pse nuk e ke mësuar vëllain që të mos përfundonte kështu”?
Si iu përgjigj ajo?
Bardha i tha: “Ky nuk ishte burrë që dëgjonte gratë”. Oficeri mbeti i ofenduar nga ajo përgjigjie dhe urdhëroi që ta hiqnin që aty Bardhën, por ajo i kundërshtoi duke u thënë: mos më prekni, se iki vetë.
Pas këtij momenti, sapo u largua Bardha, në prezencë të gjithë mirditorëve të atyre fshatrave që i kishin sjellë me detyrim, kufomën e Frrokut e spërkatën me një bidon vajguri dhe i vunë flakën duke i terrorizuar të gjithë të pranishmit.
Si reagoi populli në atë moment kur shihte atë skenë?
Thuhet dhe ka njerëz gjallë që kanë qenë prezent aty, se disave u humbi mëndja kur shikonin se si digjej kufoma e Frrok Mëlyshit dhe se si lëvizte trupi nga djegia.
Kur u shua zjarri, një nga oficerët, nxorri lekët nga xhepi dhe i tha dikujt aty që të shkonte të blinte edhe një bidon vajguri, pasi e solli ai, ia rivunë edhe njëherë flakën. Ka ende burra gjallë sot në Mirditë që e kanë parë atë skenë!
Po motra e vet, Bardha ishte aty në atë moment?
Jo, ajo u largua pasi e parandjente se diçka të rëndë do ndërrmernin komunistët ndaj kufomës së vëllait, por kurrë nuk e kishte menduar se do e digjnin me vaj guri.
Po pas kësaj ngjarje, ç’ndodhi me familjen e gjyshit tuaj, a u hakmorrën komunistët?
Pas kësaj filloi menjeherë persekutimi. Të shoqen e Frrokut, Gjelën, (gjyshen time) e internuan fillimisht te Kisha e Rubikut dhe më vonë në Kalanë e Beratit e në Tepelenë, u lirua kur u mbyll kampi.
Gjela ishte bashkë më katër fëmijët e saj, dy djemtë: Zefin (babai im), Gjergjin, Dranen e Rozën.
Ndërsa vajza tjetër, Dava, (që ishte më e madhja e fëmijëve) nuk u internua, pasi ajo ka qenë e martuar në Laç (me Ndue Likën) dhe kështu ajo mundi të shpëtonte nga vuajtjet dhe tmerret që hoqi nëna e saj, vëllezërit e motrat.
Sa kohë qëndruan te Kisha e Rubikut?
Aty kanë qëndruar 8 muaj dhe babai im, Zefi i cili ishte vetëm 13 vjeç në atë kohë, sapo mësoi ngjarjen, se të jatin ja kishin vrarë dhe trupin e tij i’a kishin djegur, kur mbaroi familja apelin e darkës, pa i thënë njeriu, ikën nga shtëpia dhe duke ecur gjithë natën, shkon në Shën Pal për të kërkuar varrin e të jatit.
Por para se të nisej, ai kishte biseduar edhe me një polic, që po të vonohej ai në mëngjez, ky ta justifikonte që të mos merrej vesh.
Kush ishte ai polic?
Jak Lala, quhej ai dhe ishte nga fisi i Qypit të Malit të Bardhë të Kurbinit, me të cilin familja jonë kishte miqësi.
Arriti babai juaj, Zefi që të mësonte vëndvarrimin e të jatit, Frrokut?
Po, sapo shkoi në Shën Pal, baba trokiti te një shtëpi që kishte dëgjuar nga bisedat në familjen tonë se ishin miqtë tanë dhe u kërkoi ndihmë.
Edhe pse ishte frikë e madhe dhe gjë që mund të kishe pasoja të mëdha, ata pranuan dhe u treguan të gatshëm të dilnin menjeherë duke marrë një thes lini me vete dhe shkuan te vëndi ku ishte groposur kufoma gjysëm e djegur e Frrokut.
Dhe i gjetën…?
I gjetën, pasi aty nuk ishte varrë i thellë, por thjesht një grope, ku ata kishin hedhur kufomën e Frrokut gjysëm të djegur dhe e kishin mbuluar me dhe jo më shumë se 10 cm.
Kështu na tregonte baba dhe ato i zbuluan me shumë vështirësi, pasi nuk kishin as kazëm dhe as lopatë me vete. Nuk i morrën që të mos kuptoheshin.
Çfarë bënë pasi e gjetën vendin ku e kishin futur?
Baba na tregonte se ai i kishte gjetur pothuaj pjesën më të mëdhe të eshtrave, ato kryesoret dhe kafkën e kokës me vrimën e plumbit.
Të gjitha ato ai i futi në thesin e linit, baba Zefi nga Shpali udhëtoi për në fshatin tonë të origjinës, Serishtë, që nuk është shumë larg, ku ndodheshin shtëpitë tona të djegura, pas internimit që i kishin bërë familjes së Frrokut.
Dhe çfarë bëri aty?
Aty gjeti një vënd në qoshe të kullës duke i mbuluar me gur, me mendimin që do vinte një ditë tjetër po natën dhe t’i merrte për t’i groposur. Pas kësaj, udhëtoi për gjithë natën dhe në mëngjez ishte në Rubik ku u bë apeli dhe ai nuk pati asnjë problem.
Ç’ndodhi më pas me ato eshtra?
Pas 8 muajsh familjen e Frrokut, nanë Gjelën, Zefin e Gjergjin, si dhe dy vajzat, Roza dhe Dranja, i internuan fillimisht në kalanë e Beratit, më pas në Tepelenë dhe ky internim zgjati 8 vjet.
Kur u kthyen nga internimi, baba shkoi menjeherë aty ku i kishte mbuluar eshtrat, por nuk gjeti asnjë shenjë, pasi edhe gurët i kishin lëvizur.
Baba tregonte se atë gjë mund ta kishin bërë kafshët e egra, apo dhe ndonjë njeri që kishte shkuar për të marrë gurët, për të bërë ndonjë qoshe muri, pasi ato ishin të gdhendur.
A i mbeti merak babës kjo histori, humbja e eshtrave të të jatit?
Shumë, baba këtë gjë e përmëndëte shpesh pas viteve ’90-të dhe ai ndërroi jetë me një merak të madh.
Por para se të vdiste, ai i bëri një varr simbolik, të jatit, në fshatin Malaj te Kisha e Shën Vlashit, ku në pllakën që vihet te koka, ka shkruar “Këtu pushon shpirti i tij”./Memorie.al
ObserverKult
Lexo edhe:
DASH KALOÇI: POEZIA-AMANET E PANO TAÇIT, MË THA ‘BOTOJE DITËN QË UNË DO VDES’
Gazetari Dash Kaloçi rrëfen bisedat me poetin bohem, që jetoi e vdiq i vetmuar
Nga: Fatmira Nikolli
Tregojnë për një burrë që endej e sillej nëpër Tiranë, sa në një kafe në tjetrën, me një gotë përpara e një laps në dorë, që ulej e shkruante vargje pa drojë.
Tregojnë për një burrë që i donte gratë, i admironte gratë, i joshte gratë dhe fliste për gratë e shkruante për gratë, dhe u përulej grave.
Tregojnë për një burrë bohem, të pazakontë, të çiltër, të qeshur, hokatar. Tregojnë për një burrë që dinte të ishte dashnor e i dashur i zemrës. Nuk njihte kufij as në jetë, as në poezi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

“As ide, as teza, as zhvillim”, Frrok Çupi reagon ashpër: Shqipëria po mbetet pa opozitë reale
Analisti Frrok Çupi është shprehur se vendi po mbetet pa opozitë, pasi nuk ka as ide, as teza, as zhvillim politik
Çupi tha se SPAK e ka dëmtuar opozitën, duke e favorizuar.
“Ka një kujtesë gjithmonë, juristët prokurorët gjyqtarët, kanë një mendim ndryshe për popullin. Populli ka një kujtesë të fortë, ndodhemi para një fakti që mbështetja ndaj maxhorancës ka një rënie. Por lajmi është se ka rënë mbështetja ndaj opozitës.
Në kohën që jemi duke ndezur motorët për BE, opozita gjithmonë ka ngritje. Maxhoranca ishte në pistën e saj të zakonshme, por po ndodh që opozita në të gjitha planet po bie, po shkohet drejt asaj që ankohen të gjithë që vendi po mbetet pa opozitë. Rënia e opozitës është performanca në zgjedhje, manifestimi në konferenca ku fliten gjëra të pavërteta.
Nuk ka as ide, as teza, as zhvillim politik. SPAK duhet të mbajë mend se duke i rënë në qafë atij që të binte, maxhorancës dhe duke favorizuar opozitën vetë SPAK e ka dëmtuar shumë rëndë opozitën. Ka mbajtur anën e shtrembër të njeriut.”-tha ai. -

Frrok Çupi nxjerr të tjera detaje nga skandali që po trazon PS, ja si Elisa Spiropali e ktheu Kuvendin në…
Rigels Seliman
Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka reaguar pas skandalit që ka përfshirë Partinë Socialiste dhe ish-kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Pak ditë më parë mediat publikuan të dhëna sipas të cilave kabineti i saj ka konsumuar rreth 400 milionë lekë nga buxheti i shtetit për këshilltarë nepotikë, analistë dhe figura të showbiz-it. Çdo muaj janë paguar mbi 3.3 milionë lekë bruto, ndërsa neto në xhepat e tyre kanë shkuar rreth 2.5 milionë lekë. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe rrjete sociale. Ndërkohë Frrok Çupi në një analizë të gjatë u shpreh se Elisa Spiropali e ka kthyer Kuvendin në një “bankomat personal”. Ai theksoi se fondet publike janë shpërdoruar për të paguar “këshilltarë nepotikë, parapëlqyes e showbizistë”. Sipas Çupit, kjo sjellje është një dëm i madh për vetë kryeministrin Edi Rama, të cilin Spiropali, sipas tij, e ka tradhtuar me komplot pas shpine. Ai e akuzon ish-kryetaren e Kuvendit për arrogancë, servilizëm dhe për uljen e nivelit të institucioneve të larta. Madje Çupi shton se kjo histori tregon degradimin e mazhorancës socialiste dhe kthehet në barrë të rëndë për qeverinë. Ai e përshkruan Spiropalin si një “kokërr mollë të showbiz-it”, që përdor servilizmin si armë për pushtet. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të z. Çupi.
Ja reagimi i plotë i z. Frrok Çupi
“Pse të vjen e keqja nga Elisa? Sepse e keqja nuk të vjen si surprizë kur vjen nga Elisa. Kjo është përgjigja më e thjeshtë. Elisa ishte dikur në ‘botën e përrallave’, kur e pat vendosur Jozi aty, por doli nga përralla dhe i zuri karrigen Jozit. Tani si Jozi edhe Elisa janë në tregun publik me të njëjtën njollë: Jozi ka bërë një dasmë me gjysmë milioni euro në një vilë të pableshme në Itali. Ndërsa Elisa ka bërë rrush e kumbulla fondet publike për të paguar këshilltarë nepotikë, parapëlqyes, Bigbradhistë, përputhistë, analistë, rrondokopë në Kuvend. Pastaj numërohen njëmijë arsye pse të vjen e keqja nga Elisa. Në Shkodër ku ajo u njoh për herë të parë me njerëz, thonë se ‘duhet me kenë rod që mu ba rod’. Kur vjen nga hiçi mund të bësh çdo hiç. Në Shkodër kishte njohur edhe djalin e Becit dhe e bëri këshilltar me 1.8 mijë euro në muaj. Sikur nuk kishte Beneti. Në Tiranë kishte mentor fjalimesh Lorenc Vangjelin, analist. Edhe ky me 1.800 euro për qejf. Jozi, sipas saj, do të thoshte ‘nga djali i Becit te analisti i leshit’. Gjithsej u bënë 400 milionë lekë nga arka e shtetit, për qejf. Tani Elisa Spiropali, pasi ka shkelur mirë e mirë mbi nderin e Kuvendit, ndodhet në krye të Ministrisë së Jashtme. Aty është vënë si në shkallë të dytë për ta zbritur në shesh. Përderisa kryeministri Edi Rama tha se ‘po e vëmë Elisën që nuk i pushon goja’, duket se vetë ‘krijuesi’ i saj ka kuptuar kutinë bosh. Në Ministrinë e Jashtme nuk mund të jesh një ‘njeri që s’i pushon goja’, por një njeri që nuk i pushon mendja dhe heshtja.
Komploti kundër Ramës
Të keqen më të madhe ia bëri ‘krijuesit’ të saj. Edi Ramën e kishte quajtur dhe i thurte vjersha si ‘Skënderbe’. Qe një moment që e quajti edhe ‘qershi mbi tortë’, neveri! Do ta quante ‘Alexander the Great’, por nuk kishte dijeni për atë. Paul Valery, eseist e poet francez pat thënë: “Nëse dikush të lëpin këpucën, shtypja kokën para se të të kafshojë!’. Elisa bëri komplot pas shpinës së Edi Ramës. Elisa, në fakt kafshoi, e bëri dëmin. Mazhoranca socialiste sapo deklaroi se ‘nuk ka vend për nepotikët, nuk ka vend për familjarët, nuk ka vend për korrupsionin’, as për kokëboshët. Po Elisa i kishte bërë të gjitha në heshtje. Elisa e kishte bërë më keq se Monika. Atëherë çfarë bëri Monika me buzët e mollëzat, që po shkon në burg?… Shikoni Elisën, jo një zyrtare e lartë e shtetit, por një kokërr mollë e showbiz-it duket. Ishte ngrënë edhe me Sali Berishën, por derisa uli gjërat në karrigen e Parlamentit, pastaj heshtje. Saliu mund t’i thoshte: ‘Nuk bëhet luftë me të keqen, o Elizë, kur edhe vetë je zhytur!’. A ishte mike apo armike e Saliut dhe korrupsionit? Servilët u ngjajnë miqve si ujqërit qenve. Elisa ka pasur gjithnjë një të drejtë dhe një mençuri: Ka përdorur servilizmin si tharësen e flokëve: Vu-vu-vu!. Servile me atë lart, arrogante me rrafshin e poshtë. E mësoi shpejt se ‘Servilizmi është shoqërues i fatit të madh’. Paç fatin e servilit!, do të thoshte edhe vetë Saliu…, jo Saadiu. Po e keqja që bën?! Që në fillim të legjislaturës, mazhoranca europianiste e vendit tonë, duhet të mbajë mbi kurriz mëkatet e Elizës. Artur Shopenhauer pat thënë: ‘Mos ia fërko kokën skllavit se të zbulon bythën!’. (E shkrova siç e ka thënë vetë filozofi i madh, ndryshe nuk do të guxoja se duket si banale)”, shkruan analisti i njohur, Frrok Çupi. -

Dashuri e rrallë: I fejuari u dënua me 101 vjet burg, Marta nuk e braktisi kurrë…
Ajo ishte Marta, e njohur si gruaja e Bib Frrok Gjomarkut, një grua e rrallë, historia e së cilës mund të ishte lëndë e pare, për filma e dokumentarë.
Asokohe, pra në mesin e vitit 1947, Martja me guximin e një 23-vjeçareje tha:
“Unë do jem nuse në atë derë, për sa kohë ai të jetë i gjallë, edhe pse burri im i ardhshëm, është dënuar me 101 vite burgim”, u shpreh Martja.
Kjo shuajti çdo dilemë për dy krushkat, Davën e Zef Gjok Pjetër Përvizit dhe Mara e Frrok Dod LLeshit.
Po cila është kronologjia e kësaj ngjarje të rrallë?!I dënuari me 101 vite burg, personazhi i kësaj historie, Bib Frrok Gjomarku, më herët kishte kaluar përmes një shkollimi solid me fillesë në konviktin e Oroshit. Më tej në shkollën “Normale” të Shkodrës i cila ishte hapur me 27 mars të vitit 1917, shkollë ku organizoheshin edhe kurse pedagogjike ku përgatiteshin mësuesit e parë për fshatrat e Shkodrës dhe Krujë.
Rezultatet e larta në mësime i krijuan kushtet për të ndjekur universitetin për Inxhinieri Ushtarake në Firenze, Itali, ndërkohë. Part-time jep provime dhe merr me sukses edhe Juridikun, në po atë universitet.
I plotësuar me dy diploma, pa asnjë mëdyshje, niset për në Shqipëri, ndonëse shenjat ishin të plota se situata kishte ndryshuar. Me të mbërritur në Mirditë në vitin 1945, i bashkohet çetave të rezistencës antikomuniste nën komandën e Mark Gjon Markut.
Historia e kësaj çete është e njohur në disa këndvështrime, ndërsa pas vrasjes së Mark Gjon Markut, djali i parë i Gjon Marka Gjonit, me 13 qershor të vitit 1946, në moshën 33 vjeçare, Bib Frrok Gjomarku, arrestohet dhe çohet në burgun famëkeq te Shkodrës.
Pas torturash çnjerëzore, trupi gjykues e dënon me pushkatim, por në gjykimin vijues në Gjykatën e Apelit, dënimi me pushkatim, i zbret në 101 vite burg.
Si i kujton ngjarjet e rrëfyera prej prindërve, Prenga, djali i Bib Frrok Gjomarkut!?Prenga, një ndër tre djemtë e Bib Frrok Gjomarkut asokohe të dënuar me pushkatim e më pas me 101 vite burgim, kujton çdo detaj të atyre ngjarjeve rrëfyer nga babai i tij, u cili u nda nga jeta në mënyrë natyrale, në vitin 1993. Ai kujton rrëfimet e netëve të gjata të gjyshes së tij, Marës së Frrok Gjomarkut, por dhe nënës së tij, bijës së Përvizëve të Skurajt të Kurbinit, protagoniste e kësaj ngjarje të rrallë, e cila u nda nga jeta në vjeshtën e vitit 2002.
Pasi u vendos dënimi me 101 vite burg, rrethi miqësor i vajzës nga Skurajt, sugjeronin që kjo miqësi të prishej, falë ndërhyrjeve të fshehta të regjimit komunist që po instalohej me shpejtësi. Njerëz influentë tek të dy familjet e kishin shtruar këtë ide, pasi askush nuk mund të shikonte ardhmëri në këtë lidhje. Kështu, në fillim vjeshtën e vitit 1948 niset drejt Skurajve, Mara e Frrok Dod Lleshit (Gjomarkaj), për t’u takuar me nënën e nuses, Davën e Zef Gjok Pjetrit të Kurbinit.
Dy krushkat e veja me burra të pushkatuar, (Frrok Dod Lleshi i vrarë në luftën italo-greke dhe Zef Gjok Pjetri i Kurbinit, i vrarë nga çetat partizane), kalojnë një natë të gjatë në kullën e Përvizit. Nëna e dhëndërrit të dënuar me 101 vite burg, përmes një dhembshurie të pashpresë, linte hapësira që Martja vetëm 23 vjeçe, të zgjidhte mundësi të tjera. Ndërsa burrëresha e Përvizit, ishte në dilemë….?!
Këtë mund ta zgjidhte vetë vajza, prandaj e thërrasin dhe i japin verdiktet e tyre, dy mikeshat që u kishte ra barra e madhe e kullave në zë. Vajza e kësaj dere, Martja e Zef Përvizit, e vendosur më shumë se kurrë, këmbëngul, duke thënë se: unë nuk e koris babën e pushkatuar. Më ka dhënë nuse për Bibën e Frrok Gjomarkut dhe sa të kem dijeni se ai është gjallë, do jem nusja e tij. Me arsyetimin shtesë se: fatet janë fate dhe nëse nuk do kishin ndryshuar kohët do isha nuse në një derë princore, mbyllet kjo temë mes dy grave sojnike, të kullave me emër.
Martesa sekrete e Martes me Bib Frrokun, e dënuar me 101 vite burg!
Tashmë nuk kishte asnjë dilemë. Caktohet data e martesës, data kur Martja do të mbërrinte në Ndërfushaz, për t’u larguar vetëm kur kaloi në amshim, në vitin 2002. Më herët, në fshatin Ndërfushaz, ishte caktuar një dasëm tjetër. Në tetor të vitit 1947, në të njëjtën ditë që u vendos martesa e Bib Frrok Gjomarkut, ishte caktuar të martohej edhe një banor tjetër i këtij fshati, Frrok Leci.
Për këtë arsye disa kohë më parë, i zoti i kësaj shtëpie, Hil Leci, i kishte kërkuar leje familjes Gjomarkaj, për t’u marrë krushkun e parë të tyre, Geg Pjetër Gjoci. Mara, duke mos i parashikuar ngjarjet, duke e ditur se djalin e kishte në burg, i kishte dhënë lejen. Prenga i Bib Frrok Gjomarkut, sot përsërit pa pushim se, me qindra herë kishte dëgjuar nga prindërit historinë e kësaj ngjarje.
“Gjyshja ime, me djalin e saj Bibën në burg, me peshën e madhe të drejtimit të kësaj martese, në kushte tepër të fshehta, i drejtohet bashkëfshatarit të saj Hil Leci, duke i kërkuar besë, që të mbante sekret këtë martesë, pra t’i lironte krushkun e parë Geg Pjetër Gjoci, pasi do duhej në atë datë të shkonte për të marrë nusen e Gjomarkajve, te Pervizët e Skurajve. Hil Leci, jep besë, çdo gjë mbahet sekret deri kur Martja nuse shfaqet e hipur në një kalë (mbajtur i fshehur nga sekuestrimet), shoqëruar me krushkun e pare, Geg Pjetër Gjoci, kunatin e Martes, Gjon Frrok Gjomarkaj, dhe nëna e tyre, Mara e Frrok Dod Lleshit.
Me t’u parë nusja në të hyrë të fshatit Ndërfushas, dasmorët e Lecit, fillojnë të çohen me këngë e valle, për ta pritur. Por i zoti i shtëpisë Hil Leci, u drejtohet dasmorëve, duke u thënë të prisnin dhe pak, pasi nuk është nusja jonë. Dasmorët, duke e ditur se nuk kishte dasëm tjetër atë ditë në atë fshat, i kërkojnë sqarime. Hil Leci, u drejtohet atyre duke u thënë se; sot martohet edhe Bib Frrok Gjomarku e, nusja që po hyn në katund, është për derën e Gjomarkut, ardhur nga Përvizjat e Skurajve”, kujton Prenga.
Për nusen re, Martën e Bib Frrokut, nis kalvari i vuajtjeve.
E rritur në një derë te fisme e të kamun, nusja e re fillon një jetë plot vuajtje dhe trajtim çnjerëzor, pasi kulla e Gjomarkajve, ishte djegur, pasuritë i ishin sekuestruar dhe e vetmja mundësi mbijetese, ishte puna në prerje të lëndëve drusore në pyje, në këmbim të triskave për miell dhe ushqime. Ndërsa vendimi i qeverisë së asaj kohe, për ndryshimin e dënimit për të gjithë të burgosurit, nga 101 vite burg, në 25 vite, shtonte shpresat e saj.
Nusja e re shkon në burg së bashku me kunatin Gjon Frrok Gjomarku dhe vjehrrën, për të parë bashkëshortin, por ndeshet me mos aprovimin dhe sugjerimin e tij. “Mos e humb jetën – i thotë Biba, – je e lire, pasi fati im nuk dihet”
Nusja e re përsërit refrenin e saj me vendosmëri. “Unë nuk heq dorë nga vendimi i babës, për t’a mbyllur këtë histori përfundimisht”. Nuk kaloi shumë dhe Martja e pa veten në internim në Berat. Pikërisht aty, mes atij kalvari, takohet për herë të parë pas martese, me nënën e saj, Davën e Zef Gjok Pjetrit dhe motrën, Marien.
Kjo ndodhi se pas martesës së Martës, familja e mbetur prindërore e saj, si ndëshkim për refuzimin e “sugjerimeve” dhe presioneve të njerëzve të Sigurimit të Shtetit, kishin rilidhur miqësi me kullën e Kapidanit, duke martuar Martën, për Bib Frrok Gjomarkun. Familja e Bibës, që ndodhej në burg, qëndroi në internime nga viti 1947 deri në vitin 1952.
Më pas kthehet në fshat, duke punuar për mbijetesë, pa asnjë pronë, tokë apo çati mbi krye. Pas 14 vite vuajtjesh burg, pikërisht në vitin 1960, pas disa amnistive, del nga burgu Bib Frrok Gjomarku, për t’ju bashkuar, nuses së tij, e cila, kurrë nuk hoqi dorë edhe në kushtet më të vështira ekonomike, fizike e psikologjike.
Pas kësaj, jeta vijoi nën kontroll të rreptë të regjimit komunist të asaj kohe, deri në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe kohe, familja u shtua fillimisht me një vajzë, Veronikën e, më pas me tre djem, të Bib Frrok Gjomarkut, si: Napoloni, Prenga e Deda. Të dy bashkëshortët e kësaj historie tashmë nuk jetojnë më, ndërsa jetojnë ngjarjet dhe historitë në kujtesën e pasardhësve, histori që herë here, duken fare të pabesueshme…!
Nga Aleksandër Ndoja/ Histori njerëzore, rrëfyer nga Preng Bib Gjomarku! /Memorie.al/
ObserverKult
————–
Lexo edhe:
VETMIA NDONJËHERË ËSHTË SHOQËRIA MË E MIRË…
-

“Nuk ka lidhje me politikën”, Frrok Çupi ‘thumbon’ ish-kryeministrin: Ja pse është i frikësuar Berisha
Çupi tha se Berisha është i frikësuar.
Analisti Frrok Çupi kritikoi qasjen e Sali Berishës në PD, por theksoi se kjo nuk është një gjë e re, pasi sipas tij, sjelljet e ish-kryeministrit njihen tashmë.
Çupi tha se Berisha është i frikësuar.
“Kjo sjellje e Berishës është e njohur. Sot është shumë e shëmtuar sepse pala tjetër, ka shkuar në një epokë tjetër. Është në epokën e satelitëve. Por në tipologjinë e saj, kjo është sjellja e Sali Berishës. Berisha është i frikësuar…Nuk merr ministër një njeri që e shoqja e tij nuk është shoqe me Argitën…Aferat e tij janë shumë familjare. Tani të gjithë janë të futur në një situatë. Kemi të bëjmë me një kënetë të vogël që rri e mendon se “si të shpifë për këdo”. Albana Koçiun nuk e përmendin sepse e di se nuk ka çfarë të thotë. Ai nuk i afrohet Tiranës sepse e di që është qytetare, e përparimit…”, tha Çupi. -

Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka bërë një analizë mbi sfidat që po përballet Shqipëria në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke theksuar hendekun mes aspiratës politike dhe realitetit qytetar.
Ai theksoi se kjo që ka marrë Rama mbi supe është një mision dhe sfidë e madhe.
“Ne e njohim situatën në Shqipëri, njohim dhe qytetarinë shqiptare, Edi Rama po tenton të bëjë një Shqipëri evropiane me një qytetari joeuropiane. Me një qytetari që për të thënë të vërteten është e hutuar, e goditur, e trullosur, sepse vjen nga kontrolli strikt i territorit i viteve të diktaturës në një tallava, që u zgjat për shumë kohë pas 1990.
U godit ideja që duhet zbatuar ligjet, u goditën vlerat shumë të mëdha të shoqërisë edhe pse u ndërtuan ën diktaturë, duhet ishin mbajtur.
Dhe tani Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë ndodhet para këtij fakti, është një tragjedi në fakt se si mund të ndodhesh para kësaj gjëje. Ai qoftë që e ka marrë përsipër për ta përballur këtë gjë dhe sigurisht që do ta përballojë, jo është njëra anë. Ana tjetër është se cilat janë detyrimet ndaj BE dhe qytetërimit evropian.
Edhe sikur Edi Rama të mos ndodhte, nuk mund të jesh në radhën e shteteve të BE me sjellje të tilla qytetare. Punët e kontrollit të territorit dhe të ambientit janë të rëndësishme.
Kontrolli i territorit është shumë i rëndësishëm. Territori është pasuria më e madhe që ka kombi dhe njerëzit në këtë vend. Nuk mund të garantosh sigurinë e aleteve për aq kohë sa nuk di se çfarë ke në kopshtin tënd, Nuk mund të kontrollosh pastaj qytetarinë”, tha ai.
Ai komentoi dhe ndërtimet pa leje, të cilat sipas Çupit janë një problematikë, që duhet zgjidhur dhe është testi i fortë për integrimin në BE.
“Një pjesë e caktuar e territorit shqiptar tenton separatizëm. Këtë patriotë të mëdhenj, që veshin tirqe dhe marrin pushkë të gjata, këtë janë aq antishqiptarë, aq të papranueshëm sa bëjnë të njëjtën gjë që bëjnë separatistët e Serbisë, Bosnjës, dhe separatistët e cilit vend që nuk e do atdheun e vet.
Siç ka separatizëm territorial, në shoqërinë tonë ka një separatizëm ligjor, legal, kushtetues, një krahinë e terë tentoi të qeveriset me kanun dhe me ligjet e sheriatit, që do të thotë se nuk njohin republikën e Shqipërisë”, tha ai. -

Frrok Çupi: Opozita është një ‘dru i thatë’, Berisha i vdekur politikisht dhe i rrethuar nga një ushtri pa shpresë
Analisti Frrok Çupi ka bërë një analizë të situatës politike aktuale duke folur edhe për parlamentin e ri. Gjatë një interviste dje për mediat, Z. Çupi theksoi se opozita aktualisht është shumë e dobët dhe në një situatë shumë të keqe. “Populli shqiptar e ka kuptuar që këta nuk duhet të kenë asgjë në dorë sepse janë të dëmshëm dhe ndaj mazhoranca i ka të gjitha. Në të gjithë botën opozita ka figura pozitive…”, tha Çupi. Gjithashtu shtoi se foli për situatën në PD, dhe nëse ka mundësi të ketë një reformim të opozitës? Sipas analistit Çupi, Partia Demokratike nuk mund të sjellë më asgjë të re. “PD, opozita do të jenë në shtator, po ashtu siç kanë qenë. Partia Demokratike tashmë është një “dru i thatë” është një rrënjë e tharë. Nuk ka gjallëri. Se kush është Sali Berisha e di. Berisha është një sherraçi, ai nuk ka “takatë as të arratiset. Edhe të tjetër janë “të vdekur politikisht” sepse nuk kanë ide. Nuk e duan Shqipërinë, nuk e duan të mirën e vendit.
Ndërsa për besnikët, mund të them që janë njerëzit që nuk kanë shpresë… Janë pa perspektivë, pa horizont dhe patjetër që do të rrinë atje. Berisha si autor i krimeve të mëdha, ka rreth tij një ushtri të caktuar dhe nuk shfaqet me egërsinë që ka sepse njeh forcën e shtetit”, deklaroi ai. Ndërkohë analisti Frrok Çupi vlerësoi arritjet e mazhorancës dhe punën që ka bërë për t’i dhënë vendin një tjetër imazh. Z. Çupi u shpreh kritik ndaj ish-kryeministrit Berisha duke e akuzuar se nuk bëri asnjë të mirë për vendin, por “trashëgoi vetëm një pisllëk”. “Berisha kishte të njëjtat pasuri, por la trashëgimi një pisllëk. Menaxhimi i territorit do të zgjasë gjithë jetën…Por jo me të njëjtin intensitet sepse tani po bëhet maksimumi i tyre. Përmirësimi përsosja e administratës do të thotë përsosja e shtetit, e njeriut. Raporti midis shtetit dhe njeriut. Qytetari kërkon shërbime çdo ditë dhe kjo gjë kërkohet nga administrata. Po ashtu Shqipëria po bëhet gati për në BE me hapa të shpejtë”, u shpreh ai.
Po ashtu, analisti Frrok Çupi thotë se reforma për lirimin e hapësirave publike në vend do të kërkojë më shumë se 4 vite. “Po tentojnë të ngrejnë alarm, grusht shteti kundër sistemit dhe sigurisë së vendit, duke cënuar territorin. Nuk është aq shumë çështje pasurore. Është barazia ndaj biznesit. Disa njerëz me makutëri tentojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në territore që nuk iu takojnë. Të tjerë që nuk e bëjnë këtë, respektojnë ligjin. Kush mbron ligjin mbetet i diskriminuar. Kjo disbalancë duhet të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Besoj se do ketë më shumë se 4 vite, për shumë arsye. Për arsye të pranimit në BE, që do jetë e sigurt dhe e afër. Është problemi i traditës sonë, e dëmtuar shumë pas viteve ’90. Ligji është gjëja më e fundit që respektohet nga njerëzit, prandaj kërkon më shumë se 4 vjet”, nënvizoi Çupi. -

“Grabitja e territoreve, e rëndë për bizneset”/ Frrok Çupi: Ja sa do të zgjasë lirimi i hapësirave publike
Analisti Frrok Çupi thotë se reforma për lirimin e hapësirave publike në vend do të kërkojë më shumë se 4 vite. Në një intervistë Çupi u shpreh se ligji duhet të respektohet nga të gjithë.
“Po tentojnë të ngrejnë alarm, grusht shteti kundër sistemit dhe sigurisë së vendit, duke cënuar territorin. Nuk është aq shumë çështje pasurore. Është barazia ndaj biznesit. Disa njerëz me makutëri tentojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në territore që nuk iu takojnë. Të tjerë që nuk e bëjnë këtë, respektojnë ligjin. Kush mbron ligjin mbetet i diskriminuar. Kjo disbalancë duhet të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme.
Besoj se do ketë më shumë se 4 vite, për shumë arsye. Për arsye të pranimit në BE, që do jetë e sigurt dhe e afër. Është problemi i traditës sonë, e dëmtuar shumë pas viteve ’90. Ligji është gjëja më e fundit që respektohet nga njerëzit, prandaj kërkon më shumë se 4 vjet.”, theksoi ai. -

Vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, autori e qëlloi me pistoletë, iku me motorçikletë
Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje 12 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, çka forcon dyshimet se autori nuk ka qenë i vetëm, por ka pasur bashkëpunëtorë.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banese pranë vendit të ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Gjithashtu, dyshohet se autori është larguar me motorçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit.
Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90 pesë viktima deri më tani.
Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim të viteve ’90, ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj, me të cilin nisi konflikti, si dhe një shtetas tjetër nga Puka.
Ngjarja e parë ndodhi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Asokohe u tha se i riu ishte vrarë nga policia greke në rrethana të paqarta, por familja e Frrok Lleshajt dyshonte se pas ngjarjes fshiheshin kushërinjtë e tij.
Disa vite më vonë, dyshohet se Frrok Lleshaj mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kushëririn Dodë Lleshaj. Megjithatë, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, për të cilin e pranoi autorësinë në gjykatë dhe u dënua me 25 vite burg. Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshajt.
Me vrasjen e 65-vjeçarit mbrëmjen e 4 gushtit 2025, shkon në pesë numri i viktimave si pasojë e kësaj gjakmarrjeje. Policia vendore e Shkodrës, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet paraprake përmes grupit të posaçëm të ngritur për këtë rast.
Frrok Lleshaj, një ish-efektiv policie, u arrestua për vrasjen e ndodhur gjatë konfliktit me familjen nga Puka, por u arratis nga burgu në vitin 1997. Ai u kap sërish në vitin 2006 dhe vuajti 21 vite burg, duke dalë para dy vitesh. Edhe pse u dënua, ai nuk e pranoi kurrë autorësinë për vrasjen e kushëririt.
Pas daljes nga burgu, ai ishte braktisur nga familja, gruaja dhe fëmijët, dhe jetonte i vetëm në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori. Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Dyshimet kryesore për vrasjen e Frrok Lleshajt lidhen me këto dy hasmëri të vjetra, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar.
gijotina.com/