Tag: frontin

  • Shkoi të kontrollonte frontin e punës, aksidentohet administratori i minierës në Martanesh, humb jetën

    Shkoi të kontrollonte frontin e punës, aksidentohet administratori i minierës në Martanesh, humb jetën

    Foto ilustruese

    DIBËR- Nja aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar. Sulejman Kurti, 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, kishte shkruar për të kontrolluar punën në minierë, në momentin që është përfshirë në aksident, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
    Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

  • Top Channel në frontin e luftës! Gazetari Artur Bibe nis raportimin nga Tel Avivi

    Top Channel në frontin e luftës! Gazetari Artur Bibe nis raportimin nga Tel Avivi

    Ndërsa tensioni mes Izraelit dhe Iranit hyri sot në javën e dytë, Top Channel zbarkoi në frontin më të ri të konfliktit ku janë drejtuar sytë e gjithë botës, duke ndjekur nga afër përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

    Top Channel është i pari televizion shqiptar që do të sjellë raportim LIVE nga Tel Aviv, aty ku tensioni po ndizet çdo ditë e më shumë ndaj Iranit, që kërcënon me armë bërthamore, duke bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Lindja…
    Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, tregon për udhëtimin e vështirë për të hyrë në Izrael nga Jordania.
    “Sapo kemi vulosur në doganën e Jordanisë dhe po largohemi drejt Izraelit. Ishte një udhëtim që zgjati disa orë, një udhëtim i vështirë dhe mbi të gjitha hasëm disa postblloqe nga ushtria jordaneze, që na shihte me dyshim dhe na pyesnin herë pas herë, përse shkojmë në Izrael. Tani jemi shumë pranë hyrjes në Izrael. Pas meje, ka dhe qytetarë të tjerë që presin të hyjnë nga Jordania në Izrael, duke se kjo pikë funksionon, doganat e tjera jo…
    Tani kaluam kufirin, ndodhemi në territorin e Izraelit, jemi në pritje për të avancuar drejt Izraelit. Hyrja ishte e vështirë pasi autoritetet kërkuan shumë procedura. Ekipi ynë i xhirimit mund të nisë tashmë zyrtarisht mbulimin e luftës Izrael – Iran”.

    Top Channel

  • Top Channel në frontin e konfliktit! Gazetari Artur Bibe nis raportimin nga Tel Avivi

    Top Channel në frontin e konfliktit! Gazetari Artur Bibe nis raportimin nga Tel Avivi

    Ndërsa tensioni mes Izraelit dhe Iranit hyri sot në javën e dytë, Top Channel zbarkoi në frontin më të ri të konfliktit ku janë drejtuar sytë e gjithë botës, duke ndjekur nga afër përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

    Top Channel është i pari televizion shqiptar që do të sjellë raportim LIVE nga Tel Aviv, aty ku tensioni po ndizet çdo ditë e më shumë ndaj Iranit, që kërcënon me armë bërthamore, duke bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Lindja…
    Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, tregon për udhëtimin e vështirë për të hyrë në Izrael nga Jordania.
    “Sapo kemi vulosur në doganën e Jordanisë dhe po largohemi drejt Izraelit. Ishte një udhëtim që zgjati disa orë, një udhëtim i vështirë dhe mbi të gjitha hasëm disa postblloqe nga ushtria jordaneze, që na shihte me dyshim dhe na pyesnin herë pas herë, përse shkojmë në Izrael. Tani jemi shumë pranë hyrjes në Izrael. Pas meje, ka dhe qytetarë të tjerë që presin të hyjnë nga Jordania në Izrael, duke se kjo pikë funksionon, doganat e tjera jo…
    Tani kaluam kufirin, ndodhemi në territorin e Izraelit, jemi në pritje për të avancuar drejt Izraelit. Hyrja ishte e vështirë pasi autoritetet kërkuan shumë procedura. Ekipi ynë i xhirimit mund të nisë tashmë zyrtarisht mbulimin e luftës Izrael – Iran”.

    Top Channel

  • Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

    Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

    Belgjika është e tronditur nga lajmi i vrasjes së një nëne 46-vjeçare dhe vajzës së saj 6-vjeçare, të cilat u gjetën të pajeta pas një zjarri në shtëpinë e tyre.

    Viktimat ishin familje ukrainase e zhvendosur në Belgjikë tre vitet e fundit.
    Ajo çka e bën ngjarjen më të rëndë është fakti se në trupat e tyre janë gjetur plagë me thikë, ndërsa dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. Po ashtu fakti që kryefamiljari shërben në frontin e Ukrainës.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverle.
    Mediat belge raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjeke për ta rikthyer në jetë, ato nuk patën rezultat.
     

    Top Channel