Komentet e Snoop Dogg rreth filmit “Lightyear” të vitit 2022 po bëhen virale pasi ai tha se kishte “frikë” t’i çonte nipërit e mbesat e tij në kinema për shkak të temave që trajtohen në filma.
Reperi u shfaq në një podcast ku kujtoi se nuk dinte çfarë t’i thoshte nipit/mbesës së tij kur u pyet për një skenë midis personave të të njëjtit seks në filmin e animuar të Disney/Pixar.
“Ajo që shihni është ajo që shihni, dhe ata po e vendosin kudo”, tha ai në podkastin It’s Giving (nëpërmjet EW ). “Ata thonë, ‘Ajo ka një fëmijë, me një grua tjetër’. Epo, nipi im, në mes të filmit, thotë, ‘Papa Snoop? Si ka një fëmijë me një grua? Ajo është grua!’”
Snoop kujtoi se kishte menduar, “Oh, nuk erdha për këto gjëra. Erdha vetëm për të parë atë film.’”
Ai shtoi: “Kam frikë të shkoj në kinema. Ju më fusni në mes të gjërave për të cilat nuk kam përgjigje… Më bëri të mendoja pak. Thashë, ‘Cila pjesë e filmit ishte kjo?’ Këta janë fëmijë. Duhet ta tregojmë këtë në këtë moshë? Ata do të bëjnë pyetje. Unë nuk kam përgjigje.”
Lightyear, një vazhdim i serialit “Toy Story” me protagonist Chris Evans që i jep zërin personazhit kryesor, paraqet personazhe LGBTQ+ dhe një skenë puthjeje midis personave të të njëjtit seks. Për shkak të kësaj skene, filmi nuk u shfaq në kinema në tregje të Lindjes së Mesme si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Kuvajti, Omani dhe Katari.
Tag: frikë
-

Skenat mes personave të të njëjtit seks në filmat Disney, Snoop Dogg: Kam frikë të shkoj në kinema
-

Dhimbje kyçesh dhe marrje mendsh/ Ndikimi i emocioneve negative tek shëndeti i njeriut
Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh. Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.
Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:
Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.
Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.
Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.
Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.
Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Mungesë mbështetjeje financiare.
Bërrylat: Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.
Kyçet e duarve: Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
Ijët: Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.
Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.
Kyçet e këmbëve: Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji./Living
-

Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës
“Të jesh i lirë, duhet të të kenë frikë”, deklaroi së fundmi presidenti francez Emmanuel Macron.“Ne nuk na kishin mjaftueshëm frikë”.Ai po fliste vetëm tri ditë pasi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kishte rënë dakord për një marrëveshje tregtare të njëanshme me presidentin amerikan Donald Trump, në fushën e golfit Turnberry të këtij të fundit në Skoci.Marrëveshja përfshi…
-

Mirë se erdhe 1984… provoni ta imagjinoni veten pa internet…
1984 vazhdon të jetë një datë që shkakton frikë… Ngjall frikë nëse përpiqemi të imagjinojmë sikur gjendemi sërish në atë situatë që, atë vit na dukej shumë e përparuar dhe që, e parë në retrospektivë, sot na duket si epoka e teknogurit. Zgjohesh një mëngjes dhe shikon që nuk ka më internet…
Si reagon? Ideja e parë që të vjen do të ishte: a të google-oj një herë e të shoh “si jetohet pa internet”. Shumë mirë, por nuk ka më Google, kompjuteri është rikthyer në atë “birin” e mrekullueshëm të makinës llogaritëse, si dhe një makinë shkrimi, që ka qenë gjithmonë aty.
Kundërshtimi do të jetë: E ç’problem ka? Kemi jetuar deri tani, do të mësohemi. Sigurisht, nuk është se “kemi djegur urat, pasi kemi kaluar”. Me rrobat nuk e bëjmë këtë, pasi na kanë mësuar që, herët a vonë gjithçka rikthehet në modë.
Por në rasin e informacionit dhe komunikimit, çdo risi vret atë të mëparshmen. Ku mund ta gjesh më një faks, përveçse në panairin e gjërave të përdorura? Arkivi i letrës, natyrisht është lënë pas. Mjaftojnë dy klikime për të patur gjithë të dhënat që të duhen. Si do ta blije sot një enciklopedi? A ekzistojnë më ata shitësit që shisnin enciklopedi derë më derë? Nuk e di, provo të google-osh: “shitësit derë më derë të enciklopedive”.
Si do ia dilje, në ditën e parë pa internet? Pa Google? Pa Wikipedia? Ku do ta gjeje informacionin që të duhet? Ke vënë një bast me një shok: kush e ka shënuar golin e parë për Italinë në Botërorin e 1978-ës? Paolo Rossi apo Zaccarllli?
Nuk ke ruajtur asnjë libër në shtëpi, përse duhej të zije vend, kur mjaftonin dy klikime në tabletin tënd? Askush nga ata që njeh nuk e ka bërë. Atëherë, të duhet që të bësh atë që ndodhte në vitin 1984: t’i telefonosh gazetës. Kushdo që ka punuar në një redaksi e mban mend: telefonata e lexuesit. Kush nuk e kujton: “është një abonent i gazetës, i cili dëshiron të dijë datën e lindjes së Minës, janë duke diskutuar në familje”. Dhe gazetari e linte në pritje dhe shkonte të konsultohej me arkivin.
Në ditën e parë të 1984-ës së re, redaksitë do të binin në kolaps. Dhe korrespondentët e jashtëm, pa internet, do t’i riktheheshin prerjes së copave të gazetave ndërkombëtare, ndonjëherë edhe duke i kopjuar, siç bënin një herë e një kohë, pa i vënë re askush.
Në këtë 1984-ën e ri, distanca është kthyer të jetë sërish distancë. Nëse ke një djalë në Australi, do të thotë që ke një djalë shumë larg, që rrezikon të mos e njohësh kur të kthehet. Nuk mund t’i flasësh në Skype dhe as ta shohësh me telekamerën e vogël.
Nuk mund të marrësh në kohë reale fotografitë që ai i bën vetvetes. Nuk mund t’i dërgosh një email përpara se të flesh. Mund t’i shkruash letra. Oh, sa bukur, rikthimi i korrespondencës! Kutia e postës, postieri… Stop. Rewind.
Për t’i shkruar dikujt, duhet t’i dish adresën. Përveç personave që i vizitojmë rregullisht, kujt tjetër ia mbajmë mend? Duhet t’u bëjmë një telefonatë e t’i pyesim. Epo, sa i bëjmë telefonatën, më mirë t’ia themi kështu, me zë, atë që duam t’i shkruajmë. Nuk do të kemi më ato spam-et e famshëm në email, si kompensim do të kemi shkretuar hartën tonë ekzistenciale.
Kemi hedhur tutje rubrikat, guidat e qyteteve tanë (“Kemi Google maps!”) dhe atyre që shkojmë të vizitojmë (“Mjafton Trip Advisor!”). Nuk marrim më ekstrakte të llogarive (“Online! I verifikojmë online!”) Edhe banka është virtuale. Ashtu sikurse miqësitë tona në rrjetet socialë (që do i humbasim në çast, duke demonstruar se sa vlenin).
Tani gjuajmë, lidhemi, tradhtohemi, ndahemi me ndihmën e teknologjisë. Pa të do të jemi njësoj, të vetmuar apo në shoqëri të keqe, por më të qetë. Dhe mund të hapim dritaren pa dëgjuar zilet e mesazheve të rinj që nuk pushojnë.
Do ju ndodhë të hyni në një bar dhe të nisni një bisedë të këndshme me një të panjohur në banak. Shkurt, për ata që nuk e honepsin epokën digjitale, do të jetë një botë më e mirë. Për të dashuruarit pas bashkëkohores, një disfatë.
Si në gjithçka, rezultati varet nga këndvështrimi. Ndonjëherë, është vetëm imagjinatë. Pasi të lexoni këtë artikull, mos harroni, shkoni në Google dhe bëni një kërkim: “Si të jetoj pa internetin”! Pastaj printojeni. Ku i dihet, ndoshta do t’ju duhet… / (La Repubblica – Bota.al)
Lexo edhe:
LANSOHET FAQJA E INTERNETIT KU PËRFSHIHEN KËNGËT EPIKE LEGJENDARE SHQIPTARE
-

Avni Ponari, “kapiteni” që po fundos basketbollin, me një bord dhe sekretariat që i vijnë pas si hije
Pas shumë thirrjesh e kritikash, që më së shumti bëhen publike në median e shkruar dhe në studio televizive – pasi kërkesat zyrtare dhe kritikat censurohen nga kapiteni – presidenti që nuk merr guximin të përballet me anëtarët e tij, të flasë hapur dhe marrë përgjegjësitë e mbarëvajtjes së aktivitetit basketbollistik, si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Kërkesa pa përgjigje ndaj anëtarëve, një verë me aktivitete ndërkombëtare dhe asnjë analizë për rezultatet skandaloze, me të cilat një vit më parë u mbushën rrjetet duke u shitur si “suksese të rreme”. FSHB është në krizë jo për shkak të mungesës së talenteve apo pasionit në fushë, por për shkak të një federate që e ka humbur besimin, legjitimitetin dhe autoritetin moral për të drejtuar. Ky është realiteti i hidhur i Federatës Shqiptare të Basketbollit nën drejtimin e Avni Ponarit. Në qendër të gjithçkaje mbetet pyetja që të gjithë e bëjnë: Pse ka frikë presidenti të mbledhë Asamblenë e Federatës Shqiptare të Basketbollit? Mesa duket, ai ka frikë nga Asambleja. Herët e fundit që ajo është mbledhur, i është kthyer në boomerang, pasi shoqatat me të drejtë kanë ngritur shqetësime për drejtimin autoritar të “një burri të vetëm”, kanë denoncuar mungesën e transparencës dhe arrogancën e drejtimit.
Sot, në vend që të përballet me zërin e komunitetit, ai zgjedh të fshihet, të censurojë dhe të shmangë përballjen me klubet. Asambleja nuk është luks – është obligim ligjor dhe moral. Çdo president që ka frikë nga Asambleja, ka frikë nga e vërteta. Në një federatë normale, vendimet merren mbi bazën e dokumenteve të nënshkruara, të vulosura dhe të pranuara nga anëtarët. Në FSHB, përkundrazi, shohim një praktikë skandaloze: vendime pa firmë, pa vulë dhe pa autor të qartë. Kush i merr këto vendime? Kush mban përgjegjësi për to? Në asnjë vend demokratik nuk është e pranueshme që një federatë sportive të marrë vendime pa asnjë legjitimitet institucional. Ky është skenar i ilegjitimitetit total, ku ligji, me sa duket, është shkelur hapur dhe institucionet kompetente duhet të reagojnë menjëherë. Është koha që Gjykata dhe Ministria e Sportit të shpallin moskompetencën totale të FSHB-së si nga përbërja dhe nga veprimtaria jashtë kompetencave ligjore të percaktuara në statute dhe rregullore.
Një federatë që mbyll gojën me gjoba
Në vend që të krijojë hapësira për debat, FSHB ka zgjedhur një rrugë tjetër: të gjobisë ata që flasin. Në rregulloren e saj thuhet: “Deklaratat fyese të personave drejtues të shoqatave, trajnerëve, lojtarëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol, të cilat dëmtojnë imazhin e FSHB-së, të bëra publikisht në media apo rrjete sociale – gjobiten me 1 milion lekë”. Pra, në një kohë kur vetë federata fyen ditë pas dite shoqatat – duke mos i pyetur, por duke i përdorur ato si vegël për të mbushur arkat e veta me vendime ekonomike të njëanshme – tenton të mbyllë gojën e kujtdo që guxon të flasë. Kjo është jo vetëm arrogancë, por edhe frikë e pastër nga e vërteta. Madje ka shkuar aq larg sa të fshijë edhe komentet kritike në rrjetet e saj sociale – një praktikë e turpshme për një institucion që duhet të jetë i hapur, transparent dhe demokratik. Ky është tregues i qartë se federata është zhytur në llumin e turpit, dhe se presidenti Ponari nuk pranon as realitetin, as përgjegjësitë e veta.
Federata, e kthyer në një “mol” privat per Ponarin dhe rrethin e tij të ngushtë
Çfarë federate është kjo ku sekretar bëhet një njeri pa arsim si Franko Bushati? Ku drejtorë ekipesh kombëtare emërohen njerëz pa eksperiencë si Klaudio Ndoja – që u kthye në simbol të dështimit duke rrënuar gjeneratën më të mirë të ekipit kombëtar U18? Këto emërime nuk janë thjesht gabime – janë fyerje për basketbollin shqiptar. Mos ndoshta kjo federatë është thjesht një rrjet për të mbajtur pushtetin dhe për të shfrytëzuar të mirat publike? Deri më sot, faktet flasin qartë: asnjë vendim në interes të përbashkët, vetëm njëanshmëri dhe përçarje për interesat e presidentit dhe servilëve të tij.
Ministria e Sportit nuk mund të heshtë
Ministria e Sportit, si institucioni që çertifikon legjitimitetin dhe delegon misionin për organizim të aktiviteteve basketbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjitha kategoritë, duhet të shqyrtojë seriozisht alternativat pasi kjo federatë po humb çdo ditë kompetencat ligjore dhe sportive, duke mbetur thjesht federata e 3×3 dhe bashkëpunimit me gjyqtarët e futbollit. Çudira që vetëm kjo federatë mund të shpikë dhe sajojë për shkak të amortizimit të saj në drejtim. A do të vazhdojë ministria të mbyllë sytë ndaj shkeljeve flagrante të FSHB-së? A do të lejojë që fondet publike të shpërdorohen pa llogari dhe me rezultate negative. Është detyrë e shtetit të sigurojë që fondet shkojnë për zhvillim – jo për shkatërrim. Për më tepër që këtyre fondeve i atashohet dhe kontributi i trajnerëve të tenderuar që zgjidhen sipas “kush paguan më shumë” merr ekipin kombëtar. Është detyrë e institucioneve shtetërore të vendosin një kontroll të plotë mbi këtë federatë që sot funksionon jashtë çdo norme ligjore.
Avni Ponari nuk është pronari i basketbollit
Ky president mendon se basketbolli është prona e tij. Por ai harron një gjë: sakrificat e klubeve, lodhja e trajnerëve, pasioni i sportistëve dhe kontributi i brezave nuk janë për të, por për këtë sport. Paratë mund të blejnë shumë gjëra, por nuk blejnë respektin, historinë dhe lavdinë e një sporti.
Thirrje për komunitetin
Basketbolli shqiptar është një pasuri kombëtare, një traditë që ka rritur breza të tërë me kulturë, disiplinë dhe qytetari. Nuk mund të lihet peng i interesave personale. Nëse ky president nuk ka guximin të përballet me realitetin, atëherë duhet të pranojë dështimin dhe të tërhiqet. Sepse një gjë është e qartë: Basketbolli shqiptar nuk është dhe nuk do të jetë peng i interesave personale. Dhe sa më shumë të vonohet kjo ditë, aq më shumë Avni Ponari do të mbahet mend jo për atë që bëri për sportin, por për atë që i mori atij.
-

Shtomë dashuri
Poezi e shkruar nga Nizar Kabbani
Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti,O më e ëmbla krizë e times çmenduri.Shtoma mbytjen zonja ime,Vërtet deti më thërret,Shtomë vdekje përmbi vdekje,Më ringjall nëse më vret.
O më e ëmbla vajzë mes vajzave të universit,Më dashuro.O ti që për ty dashurinë dogja,Mes krahëve më shtrëngo.Nëse strehim prej meje kërkon ti,Do të të strehoj në dritën e syve të mi.
Dashuria jote për mua është hartë,Hartë është për mua dashuria jote.Asnjë kuptim më nuk ka,Harta e kësaj bote.
Jam kryeqyteti më i vjetër i dëshpërimit.Jam gjurma e plagës së Faraonit.Jam pluhur, pluhur që shtrihet,Si i pëllumbit fluturim,Prej Bagdadit deri në Kinë.
O harabel i zemrës sime,O prill i shpirtit tim,O rërë e detit,O shpirt i shpirtit,O pylli me ullinj,O shije bore,O shije zjarri,O aromë dyshimi, e njëkohësisht besimi.
Kam frikë,Kam frikë nga errësira,Të lutem më ndriço.Kam frikë,Kam frikë nga e panjohura,Të lutem më mbro.
Kam ftohtë,Kam ftohtë e më mbulo.Rri pranë meje e këndo,Se që kur linda,Vatan ku të mbështes kokën s’po gjej.Një dashuri mikeje kërkoj,Të më marrë, e prapa diellit të më hedhë.
O ndriçuesja e jetës sime,Ti më freskon.Je kandil për bletën time,Rrugën i’a tregon.Atje ku erë limoni kundërmon më ço.E me krehër fildishi krihi flokët,Më ledhato.
Për ty spirancën e ngrita,Shtëpinë dhe të afërmit i lashë.Damarët i preva,Letërnjoftimin e grisa,Këtë botë e braktisa.
Shtomë dashuri,Dashuri shtomë ti.O më e ëmbla krizë,E times çmenduri./KultPlus.com
-

“Pres shumë nga De Bruyne këtë sezon, nuk kam pasur kurrë frikë se Conte do të largohej”
Romelu Lukaku flet nga grumbullimi i Napolit në “Castel di Sangro”, në prag të miqësores me Girona, e planifikuar për nesër në orën 19:00: “Objektivi është të mbrojmë titullin, por e nisim të gjithë nga zero. Duhet të bëjmë përgatitje të mira, të punojmë fort, ta ngremë nivelin e skuadrës. Në disa miqësore nuk kemi marrë rezultat pozitiv, por duhet të shikojmë përpara dhe t’i përmirësojmë të metat. Të provojmë t’i fitojmë të tilla teste, pavarësisht lodhjes, për ta nisur sezonin e ri me ndjesi të mira”.
Disa fjalë edhe rreth trajnerit Antonio Conte, me të cilin e lidhin shumë gjëra: “Gjithmonë përpiqet të më motivojë që të jap më të mirën time. Në debat mund të jetë shumë i ashpër, por ndonjëherë është edhe i butë. Varet nga momenti, të kuptuarit e njëri-tjetrit ka qenë gjithmonë forca jonë. Jemi këtu për të fituar, ai e di që jap gjithçka për skuadrën dhe për të. Nuk kam pasur kurrë frikë se ai do të largohej pas titullit kampion”.
Mbi marrëdhënien me Kevin De Bruyne: “Unë dhe Kevin kemi folur disa herë para firmës. Marrëdhënia jonë nuk bazohet shumë te futbolli, por më tepër në nivel njerëzor. Ne e njohim njëri-tjetrin që nga fëmijëria. Kur ishim 13 vjeç, unë luaja tek Anderlecht dhe ai te Genk, debutuam në të njëjtin sezon, karrierat tona nisën bashkë. U takuam vetëm për një periudhë të shkurtër në një grumbullim te Chelsea, kur ishte Mourinho, madje ndanim edhe të njëjtin apartament. Pastaj ai shkoi te City, unë tek Everton.
Tani do të luajmë bashkë çdo ditë, është diçka e bukur. Për Napolin i kam treguar që ka tifozë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me njerëz të vërtetë, të gjithë të gatshëm për grupin. Këtë e ka parë me sytë e tij që kur ka ardhur këtu, po përshtatet shpejt me mënyrën tonë të punës. Kupton edhe pak italisht, është shumë inteligjent, pastaj ne belgët mësojmë 3-4 gjuhë në shkollë. Unë ia kam mësuar bazat e italishtes: ‘Mirëmëngjes, si je, etj’. Pres shumë prej tij këtë sezon”. -

Parashikimi i horoskopit 6 gusht, zbuloni çfarë ju premton fati sot
Dashi
Keni energjinë e duhur për të “çarë botën”, por ndaluni për pak dhe bëni rregull në mendimet tuaja. Jo çdo gjë zgjidhet me pasion apo vrull, ndonjëherë është e nevojshme të mendoni me gjakftohtësi. Në punë do të merrni shpejt një konfirmim që do t’ju japë shtysën e duhur. Në dashuri shmangni debatet e ashpra, loja fitohet me dialog!
DemiTregoni anën tuaj praktike dhe përballuni me atë çështje ekonomike që ju shqetëson. Nuk është koha për blerje impulsive, ecni me kujdes. Nëse ka pasur ftohje me dikë të veçantë, ka shanse për të rikuperuar marrëdhënien, por kjo kërkon qetësi dhe zemër të hapur.
Binjakët
Mjaft i mbajtët idetë tuaja në sirtar! Është momenti për t’i propozuar dhe për të rënë në sy. Keni fjalët e duhura dhe njerëzit po ju dëgjojnë, pse të mos guxoni? Në dashuri, dikush mund t’ju surprizojë me një gjest të pazakontë: mbani sytë hapur dhe hapni zemrën pa ngurrim.
Gaforrja
Bëni qartësi me veten pa u rënduar nga pendesa të vjetra. Jeni mes asaj që dëshironi dhe asaj që keni frikë të humbni. Është koha për të marrë vendime të vërteta për veten tuaj. Mos kini frikë të ndryshoni drejtim, nëse zemra jua kërkon.
Luani
Energjia juaj është e fuqishme, por shmangni dëshirën për të bërë gjithçka vetë ose për të dominuar me çdo kusht. Në punë, duhet më shumë përulësi dhe më pak ego, përndryshe mund të kthehet kundër jush. Në dashuri, ata që kërkojnë ndjenja të vërteta do të përjetojnë surpriza që ngrohin zemrën, edhe pa i kërkuar shumë.
Virgjëresha
Koka juaj është si radar sot, kapni probleme që të tjerëve u shpëtojnë, dhe që ndoshta nuk janë aq të vogla sa duken. Përdorni këtë aftësi për të rifreskuar kontakte të vjetra që mund të ju hapin rrugë të reja. Në dashuri nuk ka rëndësi sa kohë kaloni bashkë, por si e jetoni atë kohë, synoni cilësinë!
Peshorja
Së pari dëgjoni, pastaj flisni, ky është parimi që duhet të ndiqni këtë gjysmën e dytë të javës. Një bashkëpunim është në zhvillim dhe detajet e vogla mund të bëjnë diferencën. Në dashuri, bëni qartësi me veten: mos e ngatërroni pasigurinë tuaj të përhershme me mungesën e ndjenjës.
Akrepi
Ndiqni instinktin (që rrallë ju tradhton), një ndjesi do t’ju tregojë rrugën e duhur, veçanërisht nëse jeni duke menduar për një ndryshim. Në dashuri, hiqni dorë nga kontrolli i tepërt: ai që ju do, dëshiron t’ju shohë siç jeni, jo të përsosur apo të ngrirë emocionalisht. Shfaqni veten pa frikë.
Shigjetari
Dëshira për të ikur dhe për të bërë vetëm atë që ju pëlqen është legjitime, por më parë duhet të zgjidhni disa përgjegjësi që po ju ndjekin. Organizohuni mirë dhe në fund të ditës do të shijoni lirinë ashtu siç ju pëlqen. Kujdes me gjykimet e nxituara në çift.
Bricjapi
Po e tendosni shumë litarin në punë, edhe pse në fakt keni nevojë për frymëmarrje. Jepini vetes një hapësirë tuajën, qoftë edhe të shkurtër, një pushim të shenjtë. Në dashuri, nëse jeni në çift, rizbuloni ato gjeste të vogla që krijojnë ndjesinë e afërsisë dhe të përputhjes.
Ujori
Keni ide të çuditshme por gjeniale, përdorini pa frikë sepse ky është një moment i mirë astrologjik. Do të ketë nga ata që do të mahniten nga origjinaliteti juaj. Në dashuri, tregoni veten ashtu siç jeni, me të gjitha dobësitë: kjo do të jetë arma juaj më e fortë.
Peshqit
Këtë javë mund të rikthehet një ndjenjë që e mendonit të mbyllur. Mos e shtypni atë që ndjeni, do të ishte më mirë ta shprehni. Në punë, besoni te ata që tashmë kanë treguar se janë të ndershëm dhe nuk do t’ju tradhtojnë.
/vizionplus.tv -

Horoskopi, e mërkurë, 6 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Dashi
Keni energjinë e duhur për të “çarë botën”, por ndaluni për pak dhe bëni rregull në mendimet tuaja. Jo çdo gjë zgjidhet me pasion apo vrull, ndonjëherë është e nevojshme të mendoni me gjakftohtësi. Në punë do të merrni shpejt një konfirmim që do t’ju japë shtysën e duhur. Në dashuri shmangni debatet e ashpra, loja fitohet me dialog!Demi
Tregoni anën tuaj praktike dhe përballuni me atë çështje ekonomike që ju shqetëson. Nuk është koha për blerje impulsive, ecni me kujdes. Nëse ka pasur ftohje me dikë të veçantë, ka shanse për të rikuperuar marrëdhënien, por kjo kërkon qetësi dhe zemër të hapur.
Binjakët
Mjaft i mbajtët idetë tuaja në sirtar! Është momenti për t’i propozuar dhe për të rënë në sy. Keni fjalët e duhura dhe njerëzit po ju dëgjojnë, pse të mos guxoni? Në dashuri, dikush mund t’ju surprizojë me një gjest të pazakontë: mbani sytë hapur dhe hapni zemrën pa ngurrim.
Gaforrja
Bëni qartësi me veten pa u rënduar nga pendesa të vjetra. Jeni mes asaj që dëshironi dhe asaj që keni frikë të humbni. Është koha për të marrë vendime të vërteta për veten tuaj. Mos kini frikë të ndryshoni drejtim, nëse zemra jua kërkon.
Luani
Energjia juaj është e fuqishme, por shmangni dëshirën për të bërë gjithçka vetë ose për të dominuar me çdo kusht. Në punë, duhet më shumë përulësi dhe më pak ego, përndryshe mund të kthehet kundër jush. Në dashuri, ata që kërkojnë ndjenja të vërteta do të përjetojnë surpriza që ngrohin zemrën, edhe pa i kërkuar shumë.
Virgjëresha
Koka juaj është si radar sot, kapni probleme që të tjerëve u shpëtojnë, dhe që ndoshta nuk janë aq të vogla sa duken. Përdorni këtë aftësi për të rifreskuar kontakte të vjetra që mund të ju hapin rrugë të reja. Në dashuri nuk ka rëndësi sa kohë kaloni bashkë, por si e jetoni atë kohë, synoni cilësinë!
Peshorja
Së pari dëgjoni, pastaj flisni, ky është parimi që duhet të ndiqni këtë gjysmën e dytë të javës. Një bashkëpunim është në zhvillim dhe detajet e vogla mund të bëjnë diferencën. Në dashuri, bëni qartësi me veten: mos e ngatërroni pasigurinë tuaj të përhershme me mungesën e ndjenjës.
Akrepi
Ndiqni instinktin (që rrallë ju tradhton), një ndjesi do t’ju tregojë rrugën e duhur, veçanërisht nëse jeni duke menduar për një ndryshim. Në dashuri, hiqni dorë nga kontrolli i tepërt: ai që ju do, dëshiron t’ju shohë siç jeni, jo të përsosur apo të ngrirë emocionalisht. Shfaqni veten pa frikë.
Shigjetari
Dëshira për të ikur dhe për të bërë vetëm atë që ju pëlqen është legjitime, por më parë duhet të zgjidhni disa përgjegjësi që po ju ndjekin. Organizohuni mirë dhe në fund të ditës do të shijoni lirinë ashtu siç ju pëlqen. Kujdes me gjykimet e nxituara në çift.
Bricjapi
Po e tendosni shumë litarin në punë, edhe pse në fakt keni nevojë për frymëmarrje. Jepini vetes një hapësirë tuajën, qoftë edhe të shkurtër, një pushim të shenjtë. Në dashuri, nëse jeni në çift, rizbuloni ato gjeste të vogla që krijojnë ndjesinë e afërsisë dhe të përputhjes.
Ujori
Keni ide të çuditshme por gjeniale, përdorini pa frikë sepse ky është një moment i mirë astrologjik. Do të ketë nga ata që do të mahniten nga origjinaliteti juaj. Në dashuri, tregoni veten ashtu siç jeni, me të gjitha dobësitë: kjo do të jetë arma juaj më e fortë.
Peshqit
Këtë javë mund të rikthehet një ndjenjë që e mendonit të mbyllur. Mos e shtypni atë që ndjeni, do të ishte më mirë ta shprehni. Në punë, besoni te ata që tashmë kanë treguar se janë të ndershëm dhe nuk do t’ju tradhtojnë. -

Agim Vinca: Kështu fliste Zijadini
Agim Vinca: Kështu fliste Zijadini – ObserverKult
T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtës;T’m’u bësh të fala e t’i përqafosh. S’u çmalla kurrë me ta.Njëherë burgu, pastaj mërgimi.Kështu fliste Zijadini.
T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtëse të m’i përqafosh si unë ty. Kështu. Kam një jetë pa i parë.Andej burgu, këndej mërgimi.Kështu flise Zijadini.
Çdo natë i shoh në ëndërr RrapatVakufet, pleqtë, Varrete meranë te Drini.(I mjeri unë i mjeri!)Kështu fliste Zijadini.
T’m’u bësh të fala edhe gurëve (për njerëzit as mos pyet!)Edhe gurëve… gurëve… gurëve…Kështu fliste Zijadininë aeroportin John Fitzgerald Kennedynë Nju-Jork. Atë ditë gushti.
Druaja se avioni mund ta bartë gjithë atë mall;druaja se do të kallej PAN-AM-i mbi Atlantik.Kisha frikë… frikë kisha… frikë…Good-bye, Amerikë!
ObserverKult