Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën se po përjashton qëllimisht opozitën nga procesi i integrimit europian, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Vokshi kërkoi “futjen e parlamentit në shinat kushtetuese” dhe denoncoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit si një hap që cenon gjithëpërfshirjen – një nga kriteret kryesore të BE-së.
Deputetja demokrate akuzoi mazhorancën për frikë nga përfshirja e opozitës në procesin e integrimit:
“Ku është grupi i punës për integrimin? Ka thënë gjë sot Edi Rama me kolegët e tij se e kanë hequr opozitën nga ky proces? Pse keni frikë nga opozita? Asnjë vend tjetër i rajonit nuk e ka shkrirë Komisionin e Integrimit.”
Albana Vokshi: Narkoparlament ku banat kanë përfaqësues të tyre mbi 20 deputetë, në një vend ku kryeministri ka më shumë pushtet se sa kishte Hoxha, ka mbi 95% pushtet, parlamenti është si një oaz ku ka dhe një opozitë.
Ne kërkojmë gjithëpërfshirje. Edhe në procesin e integrimit, kur janë kriteret politike, është gjithëprfshirja, mirëfunksionimi i parlamentit.
Ku është grupi i punës? A ka thënë gjë sot Rama me ato kolegët e tij se ia ka hequr mundësinë opozitës për t’u përfshirë në procesin e intergimit, pse kishit frikë nga opozita, asnjë vend i rajonit nuk e ka të shkrirë komisionin e integrimit. Respektoni rregulloren dhe kushtetutën. Futeni parlamentin në shina kushtetuese.
Tag: frikë
-

“Futeni parlamentin në shinat kushtetuese”, Albana Vokshi-mazhorancës: Pse keni frikë nga opozita?
-

“Emëron si ministra kush i lëpin mendjen”/ Murrizi shpërthen ndaj liderëve: Saliu, i rrethuar nga deputetë pula
Demokrati Myslim Murrizi, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e minstrave të rinjë nga Edi Rama dhe zgjedhjes së kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së nga Sali Berisha.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi tha se si Rama ashtu dhe Berisha vendosin gjithçka në partitë që ato drejtojnë. Murrizi shpërtheu ndaj Berishës për zgjedhjen e Bardhit si kryetar grupi, teksa theksoi se ky vendim i Berishës, vjen nga frika se Bardhi mund ti përçajë partinë.
Më tej Murrizi tha se Rama emëron ata që e kanë frikë Ramën. Berisha emëron ata që i ka frikë vetë Berisha.
“Për koincidencë, sot ndodhën ato që deklarova mbrëmë si për Qeverinë Rama me zv.ministrat, edhe për PD-në dhe Berishën që shkel hapur STATUTIN kur emëron kryetarin e grupit dhe nënkryetarin e PD-së pa u votuar në Këshillin Kombëtar.
Pra, Rama nuk pyet askënd dhe emëron si ministra kush i lëpin mendjen. Berisha, i rrethuar nga deputetë pula që rrinë si të dhjerë, nuk pyet askënd dhe emëron kryetar grupi atë që nuk e priste askush te demokratët dhe qytetarët, dhe që nuk ka lënë gjë pa bërë e pa thënë për Berishën dhe Demokratët.
Morali i fabulës së politikës halldupe të Shqipërisë është që: Rama emëron ata që e kanë frikë Ramën. Berisha emëron ata që i ka frikë vetë Berisha, se mund të përçajnë partinë, që në fakt është e shpartalluar, se kështu i thotë Mul Noka. Dhe pastaj themi që nuk mundëm të bindnim qytetarët për të votuar PD-në. Po, a binden qytetarët me mutër në krye të PD-së?”, tha ai. -

Frikë dhe kaos në universitetin e Utahs, qëllohet me armë zjarri aktivisti i njohur pro-Trump
Charlie Kirk, themeluesi i Turning Point USA dhe aktivist politik, raportohet të jetë qëlluar në qafë gjatë vizitës së tij të mërkurën në Utah Valley University.
Dëshmitarë në vendngjarje filmuan incidentin dhe raportuan se kampusi u vendos në bllokim menjëherë pas të shtënave.
Sipas Deseret News, studentët konfirmuan se një person i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen. Kirk ishte duke mbajtur një event nga turneu i tij “Prove Me Wrong”, ku ftonte anëtarë të audiencës të debatoheshin me të mbi ideologjitë politike.
Ngjarja erdhi pas një peticioni për të kundërshtuar vizitën e Kirk në universitet, të cilin e nënshkruan më pak se 1,000 persona, sipas raportimeve të 9 shtatorit.
Senatori i Utah, Mike Lee, reagoi në rrjetin X, duke thënë se po lutet për shërimin e shpejtë të Kirk pas lajmit për të shtënat.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet lokale dhe do të sjellim detaje të reja sapo të jenë në dispozicion.Top Channel
-

Serbia me sytë nga UEFA, frikë se ndaj Shqipërisë mund të jenë pa tifozë
Serbia u mund 0-5 nga Anglia në “Stadion Rajko Mitić”, në ndeshjen Kualifikuese të Botërorit.
Situata në tribuna ishte një kaos total, çka mund të vendosë sërish në lëvizje UEFA-n, ku nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sanksioni.Media të ndryshme në Serbi shkruajnë se organizimi i dobët i ndeshjes mund të sjellë një mbyllje të tribunave.
Thirrjet ndaj Kosovës, përplasjet mes tifozëve apo edhe motive të tjera mund të jenë të mjaftueshme për UEFA për të ndëshkuar Serbinë.
Ironi apo jo, por ndeshja e radhës e Serbisë është pikërisht ndaj Shqipërisë, me 11 tetor në Beograd. Nëse do ketë ndonjë vendim për tifozët, na duhet të presim e të shohim.
(J.S/BalkanWeb) -

“E kemi treguar që nuk e kemi frikë Serbinë”, Qazim Laçi tregon çfarë i mungon Shqipërisë: Duhet të shënojmë më shumë
Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Letoninë me shifrat minimale 1-0 në “Air Albania”. Ndeshja u vendos nga Kristjan Asllani në minutën e 25. Një prekje e topit me dorë në zonë i dha mundësinë e një 11 metërshi Kombëtares shqiptare. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu tre pikë mjaft të vyera kuqezinjve. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Super Sport”-it.
Laçi: “Nga minuta e parë e treguam dëshirën që duhet ta fitonim këtë ndeshje. Në pjesën e parë krijuam raste, por na mungoi finalizimi. Kemi folur me lojtarët që krosojnë topin se 5 lojtarë në zonë nuk është e lehtë për t’i çarë. Por jemi të kënaqur me paraqitjen tonë, sepse rastet i kemi krijuar. Shpresoj që të na vijë goli edhe me Serbinë. Në Serbi na pret një ndeshje shumë e vështirë. E kemi treguar në “Air Albania” se nuk e kemi frikë Serbinë. Duhet të përmirësojmë finalizimin”.
Bajrami: “Nuk kam luajtur shumë kohët e fundit, por për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky ishte shansi im. Ndeshjen e fundit kur luajtëm jashtë, e bëmë analizën mirë. Rëndësi tani ka që të kthehemi në klube dhe të fokusohemi aty. Kur të thërritemi sërish në Kombëtare, duhet të japi gati dhe të japim 100%. Këto biseda i kam pasur edhe me trajnerin. Unë ndihem më mirë pas sulmuesit, por luaj edhe në krahë”./Sport Ekspres/ -

Nizar Qabbani: Du me shkrue fjalë tjera për ty…
Poezi nga Nizar Qabbani
Du’ me shkrue fjalë tjera për ty,veç për ty me shpikë nji gjuhë tjetërnë përputhje me masën e trupit tande të dashtunisë t’eme.
Due me i ikë fjalorëve të gjuhës,e buzët me i lan’ mbrapa.
M’asht mërzitë goja eme,tash dua nji gojë tjetër,që herë bahetpemë qershije, e herë kuti shkrepsash.
Nji gojë nga e cila fjalët vijnësi nymfat prej detit,a si zoçkat e bardha të pulësnga kapela e magjistarit.
Në shqip: Xhabir Tabaku
ObserverKult
Lexo edhe:
NIZAR QABBANI: TË DUA…POR KAM FRIKË!
Biseda jote është si një qilim persianSytë e tu janë dy harabela damaskienëQë fluturojnë mes dy mureshDhe zemra ime, udhëton si pëllumbiSipër ujit të duarve të tua, ku merr një dremitjenën hijen e bylyzykëve.
Të dua…Por, ja, unë kam frikë të përfshihem në tyKam frikë të rimishërohemKam frikë të shkrihem në tyPasi, tashmë, më kanë mësu’ përvojatt’i dredhoj dashurisë së gravedhe valëve të detit.
Unë nuk po e diskutoj dashurinë tënde…pasi, ajo është dita imee si të diskutoj diellin e ditës?unë nuk po diskutoj dashurinë tëndepasi, ajo, vendos në ç’ditë do të vijë dhe në ç’ditë do të ikë.për më tepër, ajo përcakton kohën e dialogut dhe formën e tij…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
-

Hygo: Kam frikë t’i njoh njerëzit…mund të zhgënjehem!
Nga Viktor Hygo:
“Sinqerisht kam frikë t`i njoh njerëzit!Gjithmonë do të ketë diçka brenda tyre, që do të të surprizojë pafund. Madje do të të zhgënjejë!Fatkeqësisht…”
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE PËR HAVZI NELËN: NJË POET U LËKUND NË TRIKËMBËSH, NË QYTETIN VERIOR TË KUKËSIT…
-

Letër dashurie/ Juan Rulfo: Zemrën do ta jepja ty… pa pasur aspak frikë…
Nga Juan Rulfo
Qysh kur të kam njohur, dëgjoj një jehonë në çdo degë që përsërit emrin tënd, në degët e larta, të largëta, në degët që janë pranë nesh. Duket sikur jam zgjuar nga një ëndërr në agim.
Dëgjohet frymëmarrja në gjethe dhe lëviz ashtu si lëvizin pikat e ujit. Klara: zemër, trëndafil, dashuri… Në emrin tënd, dhimbja është një gjë e çuditshme.
Është një gjë që shikon dhe ikën, siç ikën gjaku nga një plagë, siç ikën vdekja nga jeta. Jeta mbushet me emrin tënd: Klara, e qartë, qartësi, ndriçim.
Unë do të vendosja zemrën time në duart e tua pa u penduar aspak. Pa pasur fare frikë, sepse e di se kujt ia jap. Dhe vetë zemra e ndjen se bie në dorën, e një zemre tjetër, kësisoj nuk ka frikë nga asgjë.
E çfarë mbrojtje më të mirë do të kishte ajo se duart e tua, Klara? Më është bërë zakon të them emrin tënd ndërsa fle. E them atë edhe në mesnatë. Kanë mësuar ta thonë emrin tënd edhe pemët, edhe era. Madje, era e merr emrin tënd dhe e çon në male, e vendos atë në kallinjtë e arave me grurë. Edhe lumi murmurit Klara, Klara, Klara…
Klara: Sot kam mbjellë një pjeshkë me emrin tënd.
(Fragment nga letra e Juan Rulfos drejtuar Klara Aparisio)
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
NATASHA DURIÇI: M’PUTHE E HAJT…
M’puthe n’shpirte prej buzës n’buzë ra fara t’trandafilitU jeshil e çili n’shpuzore frymeflakërima e dielltë i t’kurri retë.
M’puthe…butë si petalkrejt amëlsi toka kur avullon dehje diellie lëshon përdhe akujt e djeshëm
M’puthe…ashtu tuj u dridhëe krejt kodrat ranë përdhe rrafshfushë u banë e kufi vunë pafundësinëmes agut t’dritëse perëndimit para muzgutpa natë mbetën yjet
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Jude Law: Nuk kam frikë nga pasojat për interpretimin e Putinit
Aktori i njohur anglez, Jude Law portretizon presidentin rus, Vladimir Putin në një thriller të ri politik që u shfaq premierë të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia dhe tha se nuk ishte i shqetësuar për reagimin e udhëheqësit rus.
“Në mënyrë naive, shpresoj jo, por nuk kam frikë nga pasojat”, tha 52-vjeçari në një konferencë për shtyp në Venecia.
“The wizard of the Kremlin” u shfaq premierë të dielën në mbrëmje në festivalin e filmit.
Vepra e regjisorit francez Olivier Assayas po konkurron me 20 filma të tjerë për Luanin e Artë.
Në adaptimin e tij filmik të romanit, Assayas thekson ngritjen e Putinit për t’u bërë president i Rusisë.
Historia tregohet nga perspektiva e një këshilltari të ri (Paul Dano), i cili është një personazh imagjinar, por thuhet se bazohet në politikanin rus, Vladislav Surkov.
“Ndihesha i sigurt, në duart e Olivierit dhe skenarit, se kjo histori do të tregohej në mënyrë inteligjente dhe me nuanca dhe konsideratë”, tha Law.
“Ne nuk po kërkonim polemika për hir të polemikave. Është një personazh në një histori më të gjerë. Ne nuk po përpiqeshim të përcaktonim asgjë për askënd”, shtoi Law.
Ai tha se ekipi punoi ngushtë me specialistë të grimit dhe flokëve dhe u mbështet në referenca nga ajo periudhë e jetës së Putinit për të krijuar një ngjashmëri bindëse.
“Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një paruke e shkëlqyer”, tha ai.
Për përgatitjen e rolit, Law tha se u zhyt në materiale të gjera video.
”Sfida më e madhe ishte se imazhi publik i Putinit ofron shumë pak informacion”, tha ai.
Kur u pyet nëse mori diçka pozitive nga roli, Law tha se “mësova xhudon”.
Putin njihet si praktikant i xhudos./KultPlus.com
-

Gamboa: Gratë e brezit tim, bukurisht reale, plot vetëbesim e djallëzisht joshëse…
Gratë e brezit tim janë më të mirat. Dhe pikë. Sot janë pak më shumë se 40, ndoshta dhe pak më shumë se 50, ose aty afër… dhe janë të bukura, shumë të bukura, por dhe të qeta, të kuptueshme, të ndjeshme dhe mbi të gjitha, djallëzisht joshëse, kjo pavarësisht fillimit të rrudhave këmbë pule apo të atij celulitit që ëmbëlsisht përqafon muskujt e tyre, por që i bën aq njerëzore, aq reale. Nga Santiago Gamboa
Bukurisht reale. Pothuajse të gjitha, sot, janë të martuara ose të divorcuara, ose të divorcuara dhe të martuara sërish, me idenë që të mos gabohen në tentativën e dytë, që shpesh është një mënyrë për t’iu afruara tentativës së tretë dhe të katërtës.
Ç’rëndësi ka kjo….
Të tjerat, megjithëse të pakta, ruajnë një beqari kokëforte dhe e mbrojnë si një qytet të ngujuar, që rrallëherë i hap derën ndonjë vizitori.
Të lindura në epokën e Ujorit, me ndikimin e muzikës së Beatles, të Bob Dylan. Trashëgimtare të “revolucionit seksual” të dekadës së ’60 dhe të rrymave feministe dhe mbeturinave të tjera të atyre kohëve… ato dinë të kombinojnë lirinë me koketerinë, emancipimin me pasionin, pohimin me joshjen.
Kurrë nuk e panë burrin si armik pavarësisht se ia kanë thënë ca të vërteta, sepse ato e kuptuan se emancipimi është diçka më shumë se vendosja e burrit për të larë banjën apo për të ndërruar letrën higjienike kur ajo, tragjikisht, mbaron dhe vendosën të bënin pakt për të jetuar në çift. Janë të mrekullueshme dhe kanë stil, edhe kur na bëjnë të vuajmë, kur na gënjejnë apo na lënë. Përdorën funde me pala kur ishin 18 vjeçe, u mbuluan me triko leshi dhe humbën ngjashmërinë e tyre me Marien, virgjëreshën, në një natë të çmenduar të premteje ose të shtunë pasi kishin kërcyer.
Folën me pasion për politikën dhe patën dëshirë të ndryshonin botën. Këtu janë disa arsye se përse një grua më shumë se 40 vjeçe kurrë nuk të zgjon nga gjumi në mes të natës për të të pyetur… “Çfarë je duke menduar?” . Nuk i intereson ajo që ti je duke menduar.
Nëse një grua më shumë se 40 vjeç nuk do të shikoj një ndeshje futbolli, ajo nuk sillet rrotull teje. Fillon të bëj diçka që ajo do të bëj dhe në përgjithësi është diçka shumë më interesante se futbolli.
Një grua më shumë se 40 vjeç, e njeh mirë veten sa për të qenë e sigurt në vetvete, për atë që do dhe për atë që nuk do.
Janë shumë të pakta gratë më shumë se 40 që t’ju interesojë ajo se çfarë ti mendon për atë që ajo bën. Një grua më shumë se 40, e ka të mbuluar pjesën e saj të marrëdhënieve “të rëndësishme” dhe “angazhimeve”. Gjëja e fundit që do në jetë është një partner posesiv.
Gratë më shumë se 40 janë zakonisht bujare në lavdërime. Ato e dinë se ç’është të mos jesh e vlerësuar sa duhet. Kanë mjaftueshëm siguri në veten e tyre për të të prezantuar me miket e tyre. Vetëm një grua më e re në moshë dhe e papjekur mund të ketë frikë të të prezantoj me shoqen e saj më të mirë.
Gratë më shumë se 40 kthehen në psikologe me kalimin e kohës. Nuk është e nevojshme t’iu tregosh mëkatet e tua, ato gjithmonë i dinë. Janë të ndershme dhe drejtpërdrejta. Të thonë në sy që je një idiot nëse kjo është ajo që ndiejnë dhe mendojnë për ty. Kemi shumë gjëra të mira për të thënë për gratë më shumë se 40 vjeçe dhe për një mori arsyesh.
Fatkeqësisht kjo nuk është reciproke. Për çdo grua mahnitëse më shumë se 40 ose 50 vjeçe inteligjente, argëtuese dhe seksi ka një burrë me pothuajse ose më shumë se 50 vjeç… budalla, të parruar, barkmadh dhe pantallona me rrudha që është duke bërë qesharakun me një vajzë 20 vjeçare.
Zonja, ju kërkoj falje për ta!
*shkrimtar, filozof, diplomat, gazetar dhe reporter kolumbian
Përktheu nga spanjishtja Meri LIKA
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALËT E FUNDIT TË SHKRIMTARIT, VIKTOR HYGO, 3 DITË PARA VDEKJES
Lexo edhe:
VASKO POPA: S’KE FRIKË PREJ ASKUJT…
Gjithë ditën lakuriqësinë tënde e këqyrNë lumin parajsorRrotullohesh n’vendDhe i zbulohen qytetit t’bardhëTetë kofshët e tua t’gurtaPër gjithë natën fluturon përmes qiellitDhe lufton zjarret e zezaPër trashëgimin’ e diellitNë agim ti shkëlqen mbi brigje sërishTufa pëllumbash pishtarmbajtësHeqin gjurmët e gjakutNga tetë fytyrat e tuaS’ke frikë prej askujtAs edhe tët atë Jupiterin.
Përktheu: Ben Andoni
ObserverKult