Tag: frikë

  • Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

    Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

    Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit
    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, foli sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi në KLSH, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit.
    Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat.
    Kreu i KLSH-së tregoi se ka marrë edhe një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e kryeministrit.
    “Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” – tha Shehu.
    Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit.
    “Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu.
    Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet ne Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar keto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjesi i KLSH është larguar nga institucioni.
    Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bente kete për shkak të frikës

  • Kreu i KLSH-së: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

    Kreu i KLSH-së: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, foli sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi në KLSH, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit.
    Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat.
    Kreu i KLSH-së tregoi se ka marrë edhe një letër nga një person që shprehej se do t’u drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e kryeministrit.
    “Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” – tha Shehu.
    Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit.
    “Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm zotit dhe ligjit”, u shpreh Shehu.
    Arben Shehu: Një auditues më ka thënë se nuk është problemi për të komunikuar te ministri Cakaj gjetjet ne Ministrinë e Jashtme drejtuar prej tij, por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar keto gjetje Kryeministrit, sepse ai është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera, punonjesi i KLSH është larguar nga institucioni.
    Më pas më ka dërguar një letër, ku shkruante se do t’iu drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua (Kryetarin e KLSH) për të audituar punën e kryeministrit, sepse ai nuk kishte mundësi ta bente kete për shkak të frikës.

  • “PS ka frikë të tmerrshme”/Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

    “PS ka frikë të tmerrshme”/Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga ambientet e jashtme të Kuvendit paralajmëroi se aksioni i opozitës do të radikalizohet përmes protestave. 
    Sipas kreut të opozitës, ministrat dhe deputetët socialistë janë të trembur, ndërsa PD sheh protestat si zgjidhje që situata të mos degradojë. 
    “Natyrisht ne jemi opozitë. Partia Socialiste ka frikë të tmerrshme, deputetët dhe ministrat e saj kanë frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. Absolutisht do ketë protesta se pa protesta situata vijon të degradojë gjithnjë e më shumë”, tha Berisha. 

  • Replikat/ Berisha lexon përgjimet e Taos: Ai (Dumani) nuk e thërret Ulsiun që t’ia zhveshë kostumet, por ua fsheh dosjet

    Replikat/ Berisha lexon përgjimet e Taos: Ai (Dumani) nuk e thërret Ulsiun që t’ia zhveshë kostumet, por ua fsheh dosjet

    Gjatë debatit të sotëm në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një replikë të ashpër me përfaqësuesit e mazhorancës, duke lexuar pjesë nga ato që i cilësoi si ‘përgjime të Taulant Ballës’.
    Berisha akuzoi drejtuesit e mazhorancës dhe institucionet e drejtësisë se po mbulojnë dosje të rëndësishme hetimore dhe po pengojnë transparencën parlamentare. Ai ironizoi figurat qeveritare, duke përmendur emra konkretë dhe duke aluduar për lidhje të fshehta mes politikës dhe strukturave të drejtësisë.
    Sipas tij, ‘ky është kompromis në frikë, kompromis në krim’, që ka si qëllim shmangien e pyetjeve të opozitës dhe mbrojtjen e ‘mëkatarëve me dosje’. Deklaratat e Berishës sollën tension në sallën plenare dhe pritet të nxisin reagime nga mazhoranca.
    FJALA E PLOTE:
    Tani, në vend të replikës.
    Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
    Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
    Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg.
    Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë.
    Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.
    Replika dy!
    Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.
    Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje.
    Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë.
    Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet.
    Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…
    Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024.
    Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij.
    Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit.
    E keni frikë, e keni nga halli.
    Të dy palët.
    Ky është kompromis në frikë.
    Ky është kompromis në krim.

  • Drejtësia në Kuvend/ “Lejoni pyetjet, Berisha: Kanë frikë se do i pyes për bisedat me Mario Çelën e kostumet e Altin Hajrit

    Drejtësia në Kuvend/ “Lejoni pyetjet, Berisha: Kanë frikë se do i pyes për bisedat me Mario Çelën e kostumet e Altin Hajrit

    Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë në kuvend, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend. 
    Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës dhe atyre, duke i cilësuar të gjithë si bashkëmëkatarë. 
    “Po shkelen parimet themelore të barazisë midis palëve. Nëqoftëse pala që pyetet pyetjet ka të drejtë ka të përgjigjet, ka të drejtë dhe të lexojë pyetjet. Ajo që citoni ju është jashtë konteksti. Këto institucione nuk kanë ekzistuar n vitet që përmendët. 
    Nga viti 2022 e këtej, pyetjet janë bërë siç duhet dhe zotëri, në  rregullohen e parlamenteve evropiane, çdo deputet ka të drejtën e pyetjes orale të padepozituar. Dhe ju e hiqni këtë të dejtë, përse ky kuadër? Ju jeni mëkatarë, Ju të gjithë keni dosje tek ata. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis mes mëkatarëve. Unë e kuptoj që Uluziu nuk do të që të pyes se të kujt janë ato dy kostumet që i solli Altin Hajri. Ky tjetri nuk do që ta pyes me Mario Celën, as për Dëshmitë e Eriona Daupajt. Ju po bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur”, tha Berisha. 

  • Mziu: Rama ka frikë nga Binaj! Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

    Mziu: Rama ka frikë nga Binaj! Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se fakti që kryeministri Edi Rama flet për Florjan Binajn, tregon që kreu i qeverisë ka frikë nga kandidati që mbështet opozita për kryebashkiak të Tiranës.

    I ftuar në A2 CNN, Mziu theksoi se sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues kandidatin e pavarur por të mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, Florjan Binaj. 

    Mziu: Të gjitha sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues Florjan Binajn. U hoq Tirana për në datën 9 nëntor sepse Rama ka frikë. Donte që e gjithë Shqipëria të përqendrohej për zgjedhjet e Tiranës. Sot, kemi në krye një aktor jo humori, por korrupsioni. Edi Rama është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri. Ky kryeministër ka pushtetin vendor, pushtetin qendror, pushtetin e drejtësisë, pushtetin e medias… ky e trajton Shqipërinë më keq sesa një Mbret. Këtij aktori i shkojnë në burg kryebashkiakë, ministra, deputetë, dhe nuk mban përgjegjësi. Ka përgjegjësi politike dhe administrative. Fakti që merret me Flor Binajn është frikë. Rama është në panik dhe jam i bindur që deri ditën e zgjedhjeve do të ndodhin gjëra dhe radhën e ka aktori i Rilindjes. Ndërsa aktori Binaj do të jetë kryetari i Bashkisë Tiranë. 

  • “SPAK duhet të veprojë pa frikë”, Tabaku risjell aferën e Ballukut me aeroportin e Vlorës: Qeveria fsheh kontratën..

    “SPAK duhet të veprojë pa frikë”, Tabaku risjell aferën e Ballukut me aeroportin e Vlorës: Qeveria fsheh kontratën..

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar sot në rrjetet sociale një video nga interpelanca e zhvilluar tre vite më parë në Kuvend për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke risjellë në vëmendje një nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama.
    Në postimin e saj, Tabaku e quan këtë projekt “një koncesion që fluturon mbi ligjin”, duke theksuar se procesi i tenderimit dhe kontrata janë shoqëruar me manipulime, shkelje të hapura dhe mungesë totale transparence.

    “Tenderi u ndryshua vetëm 4 ditë para afatit për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar. Konkurrentët u përjashtuan, dokumentet u falsifikuan dhe garancia e shtetit u kthye në mburojë për klientët e pushtetit”, – shkruan Tabaku.
    Ajo shton se, pavarësisht se gjykata ka urdhëruar publikimin e kontratës, qeveria vijon ta mbajë atë të fshehtë, duke pyetur publikisht: “Pse fshihen faktet nëse gjithçka është e ligjshme?”.
    Tabaku kujton se sipas kontratës, 138 milionë euro nga xhepat e qytetarëve shqiptarë janë garantuar në rast dështimi të projektit, çka e kthen çdo humbje të mundshme të koncesionarit në barrë për taksapaguesit.
    Deputetja demokrate thekson gjithashtu se edhe Bashkimi Europian ka konstatuar shkelje të ligjit dhe të konventave ndërkombëtare për këtë projekt, ndërsa zv.kryeministrja që e firmosi është tashmë nën hetim.
    “Drejtësia duhet të veprojë pa frikë e pa vonesë. Askush, as ministër, as kryeministër, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin,” – apelon Tabaku, duke rikujtuar se prej tre vitesh ka kërkuar transparencë të plotë mbi këtë aferë që, sipas saj, përfaqëson kapjen e shtetit dhe abuzimin me paratë publike.
    Postimi i Tabakut:

     
     

  • “PD-ja ka frikë që t’i kërkojë dorëheqjen Berishës sepse mund të punësohet tek PS-ja”

    “PD-ja ka frikë që t’i kërkojë dorëheqjen Berishës sepse mund të punësohet tek PS-ja”

    Analisti Endri Tafani u shpreh në emisionin “Drejt” nga Luan Rama se mbase në PD kanë frikë që t’i kërkojnë dorëheqjen Berishës, sepse mund ta gjejnë të punësuar tek PS-ja. 
    “Mbase në PD kanë frikë që t’i kërkojnë dorëheqjen Berishës sepse mund ta gjejnë të punësuar tek PS-ja, sikurse po ndodh me shumë demokratëve kohët e fundit. Pastaj PD-ja duhet të ketë përballë edhe Ramën e Berishën dhe do të jetë përgjithmonë e humbur. Kjo tregon se PD-ja është duke u shkërmoqur, edhe me rastin e nënkryetares së bashkisë në Vlorë, apo në Elbasan. Kjo po ndodh në të gjithë Shqipërinë.” – u shpreh ai. 

  • Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

    Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

    Juventus do të luajë sot në mbrëmje në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, një ndeshje delikate dhe e vështirë për bardhezinjtë. Sulmuesi Kephren Thuram foli për këtë përballje, që vjen në një moment delikat për skuadrën italiane, pas humbjes 0-2 në fushën e Como në kampionat.
    “Biseduam dhe patëm një takim të shkurtër sepse menduam se ishte e rëndësishme të diskutonim se çfarë po ndodh. Kemi një trajner të shkëlqyer që beson tek ne dhe duam të bëjmë më mirë se kaq. Përgjegjësia jonë është të fitojmë”, u shpreh Thuram pak orë para ndeshjes me “los “blancos”.
    Më tej, ai konfirmoi besimin ndaj trajnerit Igor Tudor: “Shumë njerëz flasin për trajnerin tonë, por ne kemi besim tek trajneri dhe duam të fitojmë çdo ndeshje.” Thuram foli edhe për përballjen me Kylian Mbappe, shokun i tij në kombëtare.
    “E dimë që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer, por jemi gjithashtu të fortë dhe duam të marrim një rezultat të shkëlqyer. Mbappé është më i miri dhe e dimë se çfarë lloj lojtari është. Për mua, ai është më i miri në botë bazuar në atë që ka treguar në fillim të këtij sezoni”, shtoi Thuram.
    Sulmuesi francez nuk dëshiron të mendojë për një sezon si ai i vitit të kaluar: “Nuk mund të luash me frikë dhe ne jemi të sigurtë sepse ka njerëz që besojnë tek ne. Ne nuk duhet të kemi frikë nga asgjë.”

  • Një grue rreth të 40-tave e ka jetu ferrin e parajsën, nuk ka frikë!

    Një grue rreth të 40-tave e ka jetu ferrin e parajsën, nuk ka frikë!

    Një grue rreth të 40-tave asht e ndjeshme dhe egër njikohësisht. E ka jetue ferrin e parajsën. I pëlqejnë shëtitjet e gjata. Vetmia, muzika klasike, e lehtë, mbi të gjitha e shoqnueme me nji gotë pije.

    Nga Arjola ZadrimaNjë grue rreth të 40-tave nuk ka frikë. Ajo ka kurajë dhe ecë me hapa vigan drejt realizimit të saj. Lexon shumë, i pëlqejnë këmishat e najlonta të shkurta seksi, dhe të gjata deri në fund të kambve. Nuk i vesh për një burrë. Thjesht ndihet shkëlqyeshem me vedin. Pëlqen gjoksin të çlirët, shkujdesun, pambërthyem mbas sytjenave. Aroma e trupit të saj duhet me e dehë së pari Atë. Një grue rreth të 40-tave nuk mërzitet për kurgja, ajo gjen diçka ma interesante se mërzia. Nëse nuk i kushton vëmendje i kushtohet tanësisht vehtes. Një grue e tillë asht sfidë, qysh në shikim. Liria e saj të tremb, të ban me u ndje inferior. Por asht ajo vetë që kërkon esencën e gjithçkaje.Një grue rreth të 40-tave asht botë e pazbulueme, shenjta e djalli flenë brenda saj. Ajo asht çka dëshiron me kenë dhe nuk mundet me e ndalë askush. Asht e zoja e vehtes dhe nëse të fal vëmendje je me fat.

    Një grue e tillë të kalon nëpër hundë e të len veç aromën. Dhe nuk e vendos ti sa ka me zgjat ajo aromë!Kaq kisha.ObserverKult

    ———————————

    Lexo edhe:

    SILVANA KOLA-LOKA: NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË ‘KEQDIAGNOSTIKIM’ TË SHOQËRISË SHQIPTARE