Tag: frikë

  • Tërmeti ‘shkundi’ vendin fqinj, frikë edhe për paslëkundje të tjera/ Panik te njerëzit, ja çfarë parashikon sizmiologu

    Tërmeti ‘shkundi’ vendin fqinj, frikë edhe për paslëkundje të tjera/ Panik te njerëzit, ja çfarë parashikon sizmiologu

    Një tërmet i fuqishëm tronditi Greqinë ditën e sotme (5 nëntor), duke shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët. Forca e lëkundjeve u raportua se ishte 4.5 magnitudë Rihter dhe epiqendra në veriperëndim të Xanthit, por dridhjet u ndjenë në zonat përreth.
    Konkretisht, dridhja sizmike, sipas Zgjidhjes së Rishikuar të Institutit Gjeodinamik, kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra e saj ndodhet 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Xanthit, (Ksanthit).
    Sizmologu dhe presidenti i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet, Efthimis Lekkas – duke folur për “Protothema” – sqaroi se është shumë herët për të ditur nëse do të pasojë një pasgoditje më e madhe. Ai theksoi, megjithatë, se kjo është një çarje e njohur, çarja e Krisoupolisit, e cila “ka dhënë një shkallë Rihteri në të kaluarën”, siç tha ai karakteristikisht.
    “Ndodhi në orën 9:16. Rastësisht, ndodhem në Kavala dhe ishte veçanërisht i dukshëm. Është një tërmet për të cilin duhet të ketë vëmendje të veçantë, duke qenë se është në një çarje të madhe, çarjen Xanthi-Krizoupolis-Kavala. Ishte i shkurtër, por veçanërisht intensiv dhe u ndje nga të gjithë.
    “Është një tërmet që duhet ta monitorojmë me kujdes në orët në vijim , për të parë se si do të zhvillohet situata. Nuk ka arsye për shqetësim. “Organet kompetente përgjegjëse për menaxhimin e situatave të tilla janë në gatishmëri”, përfundoi ai.
    Dridhja sizmike ishte jetëshkurtër, por u ndje fuqishëm jo vetëm në Ksanthi, por edhe në Kavala, Krisoupoli, Komotini dhe Dramë.

  • ‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

    ‘Nuk ka vend për frikë’, Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera, ku ka folur për sigurinë në Evropë, luftën në Ukrainë dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon.

    Rama është shprehur se Rusia nuk përbën rrezik për vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, duke theksuar se një sulm ndaj tyre do të ishte “krejtësisht marrëzi”.
    Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e një plani të qartë paqeje nga ana e BE-së për konfliktin në Ukrainë dhe ka kërkuar më shumë angazhim diplomatik.
    Sipas Ramës, shqiptarët “nuk kanë frikë” dhe vendi nuk ka arsye të ndiejë presion nga Rusia, ndërsa thekson se në Ballkan duhet të ketë më shumë vëmendje dhe siguri për stabilitetin e rajonit.
    Artikulli i Al Jazeera:
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka zbutur shqetësimin e Perëndimit se Rusia po përgatitet për konflikte të tjera në Europë dhe ka sugjeruar që Bashkimi Europian duhet të ketë një plan konkret paqeje për Ukrainën, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të japin fund luftës.
    Rama, duke folur për Al Jazeera në margjinat e konferencës “Berlin Global Dialogue” në fund të muajit të kaluar, tha se do të ishte “krejtësisht marrëzi” për ndonjë shtet të sulmonte anëtarët e BE-së ose të NATO-s.
    “Rusia nuk do të sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian,” tha ai. “NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka pse të ketë frikë nga askush apo nga asgjë, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani.”
    23 nga 27 vendet anëtare të BE-së janë anëtarë të NATO-s. Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe është vend kandidat për BE që prej vitit 2014.
    “BE-ja po provokohet shumë nga Rusia,” tha Rama. “Vendet që kufizohen me Rusinë po provokohen çdo ditë … BE-ja po e mbron veten dhe po mendon si ta mbrojë veten edhe më mirë.”
    Që nga fillimi i shtatorit, disa vende europiane, përfshirë Poloninë, Finlandën, Letoninë, Lituaninë, Norvegjinë dhe Rumaninë, e kanë akuzuar Rusinë për një sërë inkursionesh të dyshuara me dronë. Tensionet u rritën më tej më 19 shtator, kur NATO tha se kishte ndaluar tre avionë luftarakë rusë MiG-31 të dyshuar për hyrje në hapësirën ajrore të Estonisë, një pretendim që Moska e mohoi.
    Muajin e kaluar, shefi i inteligjencës së jashtme gjermane, Martin Jager, paralajmëroi ligjvënësit se, për të zgjeruar “sferën e ndikimit të saj më në perëndim të Europës”, Rusia “nuk do të ngurronte të shmangte një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me NATO-n nëse do të ishte e nevojshme.”
    Moska ka hedhur poshtë akuzat se ka dërguar qëllimisht dronë në hapësirën ajrore europiane, duke fajësuar ato vende për nxitjen e histerisë.
    Mungesa e një plani paqeje nga BE-ja “duket shumë e çuditshme”
    Qeveria e Ramës ka qenë e zëshme në kritikën e saj ndaj pushtimit të plotë rus të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Moskës.
    Por ai i tha Al Jazeera-s: “Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm.”
    Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump përpiqet të sigurojë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, Rama tha se BE-ja duhet “të mendojë për të pasur diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e vet të paqes.”
    Ai gjithashtu sugjeroi që zyrtarët e BE-së duhet “të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët” për t’i dhënë fund luftës.
    Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte parë ndonjë plan europian për t’i dhënë fund luftës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
    Rama deklaroi se Shqipëria, e cila nuk ka raportuar ndonjë shfaqje dronësh rusë, ndien pak presion pavarësisht incidenteve të dukshme, ndërkohë që vendet e Europës Lindore që kufizohen me Rusinë janë në gatishmëri të lartë sigurie.
    “Unë jam shqiptar,” tha Rama. “Ne nuk kemi frikë … Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri, sepse nuk ka simpati për Rusinë.”
    Para shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore, Moska prej kohësh ishte akuzuar për angazhim në “luftë hibride”, duke përdorur metoda jo konvencionale si sulme kibernetike apo fushata dezinformimi për të përçarë vendet e BE-së. Inkursionet me dronë, janë pjesë e kësaj taktike.
    Ekziston frika se lufta e Rusisë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, që përfshin, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, republikën e vetëshpallur të Kosovës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë , një rajon me tensione të thella historike.
    Më 22 tetor, kur Rama u prit nga homologu i tij britanik Keir Starmer së bashku me pesë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e quajti rajonin “djepin e Europës, vendin ku vihet në provë siguria e kontinentit tonë.”
    Të gjashtë vendet janë në nivele të ndryshme negociatash me BE-në për anëtarësim, duke u përpjekur të reformojnë sektorë që nga gjyqësori deri te mirëqenia sociale për t’u bërë pjesë e bllokut.
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së fundmi ka vlerësuar përparimin e bërë nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
    Në Tiranë më 25 tetor, në një konferencë për shtyp krah Ramës, ajo tha se Shqipëria është në “rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”, duke shtuar se “ka pasur një përshpejtim të jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës të ritmit që nga viti 2022.”
    Rama pranoi, duke i thënë Al Jazeera-s se qëndrimi i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit dhe gatishmëria për t’i mirëpritur ato është përmirësuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

    Top Channel

  • Shёn Nënë Tereza në përkujtim të atyre që na thanë lamtumirë: Vdekja ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor

    Shёn Nënë Tereza në përkujtim të atyre që na thanë lamtumirë: Vdekja ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor

    Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin, Vdekja për ta gjetur, Amshimi për ta shijuar për gjithmonë. Nënë Tereza: Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin..
    Mё 2 nёntor përkujtojmë të gjithë besimtarët e vdekur, Kisha, shtegtare mbi tokë jeton dhe shpreh, përmes Liturgjisë Shenjte, hallkën shpirtërore që e bashkon me Kishën qiellore. Kremtimet fetare të këtyre ditëve na ndihmojnë të thellojmë dy nga të vërtetat themelore të fesë së krishterë që besojmë: “Shoqërinë e Shenjtërve dhe të ngjallurit e korpit”.

    Jeta na është dhuruar për të kërkuar Zotin,Vdekja për ta gjetur,Amshimi për ta shijuar për gjithmonë.

    Nё kёtё ditё veçantё qё pёrkujtojmё tё vdekurit dhe i lutemi Zotit tё Jetёs sё Amshuar pёr ta, duam t’i kujtojmë fjalёn e Shenjtës shqiptare, Ganxhe Bojaxhiut – Nёnё Terezёs, e cila ndërroi jetë më 5 gusht 1997, mbi “Vdekjen”, qё sipas mёsimit tё krishterë ёshtё kthim në shtëpinë e Atit Qiellor, siç e priste edhe shenjtja shqiptare që kur ishte gjallë:

    “Vdekja – thoshte Nënë Tereza – është kthim në shtëpi; e megjithatë, njerëzit kanë frikë nga ç’mund t’u ndodhë e, atëherë, nuk duan të vdesin. Nëse nuk e shohim vdekjen si mister, atëherë kemi frikë të vdesim. Ekziston edhe brerja e ndërgjegjes: ‘Ndoshta mund të bëja diçka më të mirë’.
    “Gati gjithmonë, njeriu vdes ashtu siç ka jetuar.
    Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin.
    Çdo fe beson në amshimin, në një jetë tjetër. Kjo jetë nuk ka ndonjë fund të përcaktuar: ata, që besojnë se jeta mbaron përgjithmonë, e kanë frikë vdekjen. Nëse këtyre njerëzve do t’u shpjegohej mirë se vdekja s’është tjetër, veçse kthim në shtëpinë e Zotit, nuk do të kishin më frikë”.
    (nga “Madre Teresa – meditazioni per ogni giorno dell’anno liturgico”, botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))R.SH. / Vatikan

  • “Faleminderit kampion”, fjalimi prekës i të birit: Fatos Nano nuk e kishte frikë humbjen, ishte kalorës

    “Faleminderit kampion”, fjalimi prekës i të birit: Fatos Nano nuk e kishte frikë humbjen, ishte kalorës

    “Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira.
    Familjen time ka lidhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht.
    Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka, garën e vërtetë dhe ringritjen. Më foli për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika,. Besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Mbolli ide, kulturë dhe qytetarë. Tolerant me gjithkënd që mendonte ndrysh. Sot i them lamtumirë tim eti, faleminderit kamion”-u shpreh Sokol Nano.

    Top Channel

  • Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan

    Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan

    “Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati me popullin shqiptar dhe e kemi ndjerë mbështetjen. Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen. Ai më mësoi garën e vërtetë. Ai ishte njeriu shumë dimensional. Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai ngrinte ura, jo mure. Ishte i butë e tolerant. Faleminderit kampion për guximin, kokfortësinë dhe zemrën. Do të kujtojmë si baba, shok e burrë shteti që vuri atdheun para vetes”, tha Sokol Nano.

  • Reforma në Drejtësi, Bido: Kuvendi, peng i mentalitetit! Sulmohet gjyqtarja sepse opozita nuk i pëlqen vendimet e saj

    Reforma në Drejtësi, Bido: Kuvendi, peng i mentalitetit! Sulmohet gjyqtarja sepse opozita nuk i pëlqen vendimet e saj

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet. Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë.
    “Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punonjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë  e drejtësisë. Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘Greqisë’.
    E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persona që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e një gjyqtari për politikë. Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në çështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, deklaroi dje Bido.

  • Boçi-deputetëve të PS: Pse keni frikë të ngrini komision hetimor për McGonigal?

    Boçi-deputetëve të PS: Pse keni frikë të ngrini komision hetimor për McGonigal?

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Reforma në Drejtësi po sjell frikë”, Ardit Bido: Sot sulmohet gjyqtarja që nuk u pëlqen politikanëve

    “Reforma në Drejtësi po sjell frikë”, Ardit Bido: Sot sulmohet gjyqtarja që nuk u pëlqen politikanëve

    Deputeti i PS-së Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet.
    Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë.
    “Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punpnjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë e drejtësisë. Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘greqisë’. E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persoan që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e nëj gjyqtari për politikë.
    Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në cështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, tha Bido.

  • “Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën?”/ Balla-demokratëve: Dilni me të se na turpëru

    “Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën?”/ Balla-demokratëve: Dilni me të se na turpëru

    Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi demokratët në sallë lidhur me kandidatin e pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ku i tha se takohen me të natën dhe jo ditën.
    “Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!?”, tha Balla.
    Socialisti vijoi ironinë duke thënë se kandidati i opozitës ka frikë të dalë publikisht me drejtuesit e Partisë Demokratike, pasi mund të mos e votojnë qytetarët.
    “Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”, tha Balla.
    Pas deklaratës së Ballës, reagoi menjëherë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mbrojti kandidatin e opozitës dhe kundërshtoi akuzat e socialistëve.
    “Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK”, tha Noka.
    Taulant Balla: Të pash në një fotografi zoti Këlliçi. Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!!?
    Ka frikë kandidati, kujton kandidati së është në një rol të Portokallisë dhe i kanë thënë mos dil me regjisorin. Po pse si kujtoni ju, ka ndonjë buf në Tiranë që  nuk e di që regjisori i kandidatit është Saliu. Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i Portokllisë ja thotë Saliu në darkë. Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati “nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”.
    Si ka mundësi të përfundoj PD që kandidati i PD për Tiranën ka turp të dalë me udhëheqësit e partisë, se me Saliun e di që nuk del, se me të takohet natën. Zgjidhe këtë punë Belind, dilni me kandidatin se na turpëruat.
    Flamur Noka: Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK.