Tag: frikë

  • Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

    Përjashtimi i kreut të PD nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala e Berishës, njeriu flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

    Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.

    Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.
    Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
    “Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.
    Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj-socialistëve: Keni frikë nga të vërtetat e tij

    Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj-socialistëve: Keni frikë nga të vërtetat e tij

    Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Agron  Gjekmarkaj ka ngritur zërin në Konferencën e Kryetarëve lidhur me përjashtimin e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga seanca plenare.
    Gjekmarkaj deklaroi se përjashtimi është “një rast i paprecedentë” duke argumentuar se vendimi nuk lidhej me sjelljen brenda sallës por se mazhoranca ka frikë nga fjala e Sali Berishës dhe kërkon t’i shmangni debatit pasi kanë frikë nga të vërtetat që ai thotë
    “Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë” tha ai.
    Konferenca e kryetarëve është mbledhur sot paradite për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”.

  • Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Ai flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

    Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Ai flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

    Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj nga konferenca e kryetarëve, foli për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.
    Sipas tij ky është një rast i paprecedentë, ndërsa tha për mazhorancën se ka frikë nga fjala e Berishës.

    Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
    “Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.
    Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë“, u shpreh ai.

  • Shqipëria sot festë ndaj Anglisë, Sylvinho frikë për pezullimin e disa lojtarëve në Play OFF

    Shqipëria sot festë ndaj Anglisë, Sylvinho frikë për pezullimin e disa lojtarëve në Play OFF

    Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 duelin e fundit kualifikues të kupës së botës teksa pret  në Tiranë, Anglinë kundërshtar që në hapjë të eliminatoreve na mundi 2 me 0.
    Për të dyja kombëtarët, kjo është një ndeshje që kurorëzon suksesin në këtë edicion.
    Anglia është perfekte deri tani me 7 fitore në 7 ndeshje, madje pa pësuar asnjë gol. Kualifikim shumë i lehtë në botëror për një nga skuadrat më të mira të botës. Sot trajneri Tomas Tuhel, mund të bëjë rotacion në formacion, por pa hequr dorë nga baza e skuadrës, pasi britanikët duan ta mbyllin me një rekord historik me të gjitha fitore dhe pa asnjë gol të pësuar në kualifikuese.

    Sulmi i tyre shpërthyes me Harry Kane, Saka dhe Belingham është vërtet për tu pasur frikë. Nga ana tjetër për Shqipërinë kjo është një ndeshje prestigji.
    Jemi kualifikuar për në Play off,  e madje edhe suksesi sot vështirë se mund të ndikojë në pozicionimin tonë në vazon e tretë të shortit. Pika apo suksesi është më shumë çështje prestigji. Dilemat më të mëdha janë për formacionin sepse janë disa lojtarë që rrezikojnë të mos luajnë në Play Off nëse marrin karton të verdhë.
    Për këtë arsye Mitaj e Shehu do të jenë në tribunë ndërsa Manaj, Bajrami dhe Ajeti mund ta nisin nga stoli. Vëmendja sot është tek Broja, i cili u detyrua të mbajë një fjalim. Para skuadrës në stërvitjen e fundit si dhe një lloj pendesë për sjelljen e gabuar në festën kundër Andorrës ku u detyrua të merrte pjesë, i marrë me zor nga Hysaj.
    Sot stadiumi do të jetë plot pasi të gjitha biletat janë shitur para kohe, në një duel që më shumë Sessla Sportiv do të jetë festiv për Shqipërinë dhe shqiptarët./Ervin Sina-vizionplus.tv

  • Berisha nuk u paraqit në SPAK për ‘21 janarin’, Braho: Ka frikë të shkojë, duhet ta marrin me forcë siç morën Metën

    Berisha nuk u paraqit në SPAK për ‘21 janarin’, Braho: Ka frikë të shkojë, duhet ta marrin me forcë siç morën Metën

    Për ish-deputetin Spartak Braho, mosparaqitja e Sali Berishës në SPAK ditën e sotme, ku do të pyetej për 21 janarin, tregon se Berisha ka frikë. Teksa ishte i ftuara dje në një media, Braho tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK duhet që ta marrin me forcë. “Ai ka frikë që të shkojë në SPAK, ai e di fundin e tij, krijon alibi jo nuk e ka marrë fletëthirrjen, jo s’ka dijeni. Imagjino se çfarë kemi pasur ne në krye të shtetit si president dhe kryeministër. Sali Berisha është monstër i pandreqshëm, duhet që ta marrin me polici forcërisht si morën Metën. Akuzat për Metën nuk janë të kësaj kategorie, ai akuzohet për krim shtetëror për vrasje, plus edhe të tjera. Një ditë do të shkojë patjetër me hir ose me pahir”, deklaroi ai. Braho tha se SPAK është i detyruar që ta hetojë 21 janarin, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilësoi krim shtetëror. Kam bindje që sa kohë Gjykata e Strasburgut thotë se kjo çështje duhet hetuar dhe ka të dhëna se ato vrasje cilësohen si krime shtetërore SPAK është i detyruar që ta hetojë, madje mund të them se është shumë i vonuar”, tha ai.
    Teksa u ndal tek çështja ‘Gërdeci, ish-deputeti theksoi se tek kjo çështje Berisha është i përfshirë me gjithë familjen e tij. “Berisha në çështjen e Gërdecit është i përfshirë me të gjithë familjen. Ka akuzë për median por po ndiqet në gjendje të lirë, provat pastaj do ti vlerësoj gjykata nëse ka ose jo faj dhe ajo vendos do të dënohet penalisht ose do të marrë pafajësi”, tha ai. I pyetur nëse SPAK kontrollohet nga mazhoranca, ai e mohoi këtë. “Nuk mund të them se e kontrollon mazhoranca sepse drejtues të mazhorancës kanë hedhur shigjeta në drejtim të SPAK, duke përfshirë edhe kryeministrin. Drejtësia është pushtet me vete ka kush e kontrollon por jo politika”, nënvizoi dje Braho.

  • Letra prekëse e Oriana Fallacit: Kam frikë…

    Letra prekëse e Oriana Fallacit: Kam frikë…

    Ndërmjet Oriana Fallacit dhe Alekos Panagulis ka ekzistuar një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat që kanë ndarë me njëri-tjetrin.

    Ja çfarë i shkruan gazetarja Fallaci poetit grek në një nga letrat e saj. Me siguri do t’ju emocionojë shumë.

    “I dashur Alekos,Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq. Dhe logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një grua kaq e vështirë, kaq ndryshe nga gratë e tjera…

    Kam frikë edhe për veten, kur mendoj se ende nuk ke krijuar kontaktet e duhura me botën dhe kur ”të zhytesh” totalisht tek bota, do të më harrosh. Rrugët janë të mbushura plot me gra më të reja e më të bukura se unë. Dhe një mendim më është fiksuar si makth, mendimi se kur të shohësh një grua më të bukur se unë, do të zbresësh nga makina dhe do të ulërasësh: “Një minutë! Një minutë! Ajo vajzë është e bukur. Është më e bukur se ti!”. Ndoshta mund të jesh i dehur, e di, por të dehurit thonë gjithmonë të vërtetën”. /bota.al

    ____________________

    Lexo edhe:

    ORIANA FALLACI: PRITMË… UNË TË KAM PRITUR SHUMË…

    ObserverKult

  • “U rrita me Gilmando Danin”/ Ish deputeti i PS-së flet për besnikun e Shullazit: Askush nuk e kishte frikë dhe të gjithë e donin..

    “U rrita me Gilmando Danin”/ Ish deputeti i PS-së flet për besnikun e Shullazit: Askush nuk e kishte frikë dhe të gjithë e donin..

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë ku në rrethrrotullimin e Rinasit mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani. 
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Valteri ka bërë me dije se qysh fëmijë e njihte Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit dhe ndryshe nga sa po thuhet përgjatë ditëve të fundit, ai ishte një njeri i qetë dhe i respektuar në komunitetit. 
    “Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje. 
    Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone. Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes. 
    Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi”, shkruan Valteri. 
    Teksa më tej thekson se fakti që e bën këtë ngjarje akoma dhe më të rëndë është mënyra se si është trajtuar nëpër media. Valteri shton se mënyra se si pamjet e atentatit u shpërndanë në media dhe rrjetet sociale, duke traumatizuar publikun dhe duke normalizuar dhunën, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët. 
    Postimi i plotë i Valterit: 
    Vrasja e Gilmando Danit, nje plage per shoqerine dhe nje pasqyre e erret e realitetit te shoqerise tone. 
    Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje. 
    Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone. 
    Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes. 
    Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi. 
    Fatkeqesisht, ne ditet e sotme, gjyqin nuk e ben me drejtesia, por tastiera. Ne vend qe te presim organet kompetente te flasin me fakte, kemi lejuar qe rrjetet sociale e disa media te behen gjykate publike. Tashme te gjithe ndihen te lire te shpallin fajtore apo viktima, te shpikin motive e histori, duke harruar se pas cdo lajmi ka familje, femije, njerez qe vuajne. 
    Por ajo qe e ben kete ngjarje edhe me te rende, eshte menyra si u publikuan pamjet e atentatit. Shperndarja e videove te dhunes ekstreme eshte nje akt qe shkon ne te njejten vije me autoret e krimit, ata qe duan te perhapin terror dhe te dergojne mesazhe frike. 
    Ne vend qe media te luaje rolin e saj si filter moral dhe edukues, shpesh ajo po behet mjet nxitjeje e traumatizimi publik. 
    Rrjetet sociale jane te hapura per te gjithe, per te rritur, por edhe per adoleshente e femije qe kalojne cdo dite me celular ne dore. Kur nje femije sheh dhune te vertete ne ekran, pa asnje filter, pa asnje paralajmerim, ai mesohet me dhunen. Ajo nuk i shkakton me tronditje, por kuriozitet. Neser, mund ta shohe si dicka te zakonshme. 
    Keshtu lind indiferenca. Dhe shoqeria qe humb ndjeshmerine ndaj dhunes, eshte nje shoqeri qe po humb humanitetin. 
    Kjo ngjarje duhet te na zgjoje si prinder, si qytetare, si shoqeri. Duhet te na beje te reflektojme per rolin e medias, per etiken e informimit, per kufijte qe duhet te vendosim mes se drejtes per t’u informuar dhe detyrimit per te mbrojtur shendetin mendor te publikut. 
    Sot nuk kemi nevoje per me shume pamje dhune. Kemi nevoje per me shume pergjegjesi, per me shume ndjeshmeri, per me shume edukim. 
    Kemi nevoje te kujtojme se pas cdo lajmi fshihet nje njeri. Dhe se dhimbja e nje familjeje nuk eshte kurre material per klikime. 
    Dua te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per nenen e Gilmando Danit, per familjaret e tij, per miqte dhe te afermit. Nuk ka fjale qe lehteson dhimbjen e nje nene qe humbet djalin, por dua t’i them se ne nuk do ta harrojme. Ai do te kujtohet si nje djale i mire, i qete dhe i dashur, si nje njeri qe nuk meritonte te largohej keshtu. 

  • Dy makina të blinduara për Edi Ramën dhe anulimi në minutë të fundit i udhëtimit për në Bruksel, nga kush ka frikë…

    Dy makina të blinduara për Edi Ramën dhe anulimi në minutë të fundit i udhëtimit për në Bruksel, nga kush ka frikë…

    Kryeministri Edi Rama ka porositur dy automjete të blinduara, një vendim që ka ngjallur shumë pyetje dhe spekulime. Ky lajm ngre dyshime të forta se nga kush ndjehet i kërcënuar kryeministri? Është një frikë e brendshme nga përplasjet politike, apo kërcënime më të jashtme që e detyrojnë të ndërmarrë masa të tilla? Për momentin, përgjigjja mbetet e paqartë, por veprimet e fundit të tij flasin më shumë se çdo deklaratë zyrtare. Rama nuk mori pjesë disa ditë më parë në Samitin e Zgjerimit të BE-së, megjithëse kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e tij drejt Brukselit. Rama e anuloi pjesëmarrjen ku ishte parashikuar tre ditë më parë që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”.
    Ai mori pjesë nga zyra e tij në Tiranë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit. Teksa intervistuesja tha se kryeministri nuk mund të ishte i pranishëm fizikisht për shkak një çështje politike, vetë Rama tha se nuk mundi pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë. “Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajror që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama. Fakti që makina të blinduara janë porositur dhe vendimi për anulim është marrë në minutë të fundit tregon një ndjeshmëri të lartë ndaj rreziqeve, por edhe një klimë frike dhe pasigurie, që mund të lidhet me skandale të fundit në politikë, si ato me tenderët e dyshimtë, presionin e mediave dhe konfliktet e hapura me strukturat ndërkombëtare.
    Akuzat
    Nga ana tjetër, lajmi se Rama ka porositur makina të blinduara nuk i ka shpëtuar as opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj Ramës, duke e akuzuar se ka blerë dy automjete Benz të blinduara dhe një tjetër veturë, me një vlerë që sipas tij shkon në 500 mijë euro. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama po i shmanget çdo kontrolli nga auditimi shtetëror, ndërsa theksoi se qeveria është e zhytur në korrupsion. “Dosjet janë bërë sa Mali i Dajtit. Duhet të dalim në shesh. Auditi nuk mund ta kontrollojë Edi Ramën, se i gjen Benz-in. Ka blerë Benz të ri të blinduar. Ju kujtohet kur 20 vite më parë blemë një Benz për delegacionet? Unë s’e kam përdorur kurrë. Ai që tha të vërtetën u pushua nga puna. Tani Rama blen makina luksoze dhe bllokon auditin”, tha Berisha. Edhe gazetari Lavdrim Lita ngriti akuza për blerjen makinës të re blinduar për kreun e qeverisë. Lita e ka cilësuar këtë shpenzim si të papërballueshëm dhe provokues për qytetarët shqiptarë.
    “Pyetja është: nga kush sulmohet ky zotëri? Nga kush ka frikë?”. Sipas tij, në një vend ku mungojnë fondet për shërbime publike, blerja e një automjeti luksoz për kryeministrin është e papranueshme dhe jep një mesazh të gabuar për qytetarët që përballen me vështirësi ekonomike. Gazetari shtoi se pas 13 viteve në pushtet dhe në mandatin e katërt, Rama nuk mund të justifikojë një shpenzim të tillë. Ai e krahasoi luksin e qeverisë shqiptare me shpenzimet e udhëheqësve të fuqive botërore. “Do të ecë edhe kryeministri ynë me makinat e blinduara të tipit të Donald Trump-it? Nga kush ka frikë ky?”, pyeti Lita. Ky reagim ka ndezur debat në publik për shpenzimet e qeverisë dhe prioritetet e saj financiare, ndërsa qytetarët shprehin shqetësim për luksin në kosto të shërbimeve publike.

  • Gazment Bardhi për Ballukun: “Ka frikë të dalë në Parlament për 50 mln euro”

    Gazment Bardhi për Ballukun: “Ka frikë të dalë në Parlament për 50 mln euro”

    Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mungesën e zv.kryeministres Belinda Balluku në seancën e sotme plenare në Kuvend.
    Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Balluku ka frikë të vijë në Parlament për të dhënë llogari për vjedhjen e 50 milionë eurove të taksave të shqiptarëve.
    Ai shton me nota ironie se Balluku është futur në tunel dhe i dërgon mesazhe Edi Ramës për t’i treguar atij se krimin e kanë bërë bashkë.
    Sipas Bardhit heshtja e ministres tregon pranim të krimit dhe se ajo e ka kryer vjedhjen me vetëdije të plotë.
    Reagimi i Bardhit
    E pandehura në ilegalitet!
    Me akuzën penale të abuzimit në tendera, e pandehura Belinda Balluku ka frikë të vijë në Parlament dhe të japë llogari për vjedhjen 50 milionë euro të Tunelit të Llogarasë.
     Me të drejtën që na jep ligji, kërkuam interpelancë urgjente me Belinda Ballukun, por ajo është futur në tunel dhe s’ka ndërmend të dalë prej tij derisa të sigurohet se e ka nënshtruar plotësisht Edi Ramën përmes shantazhit.
    E shkarkon ose jo Edi Rama, Belinda Balluku ka një rrugë të gjatë për të bërë në dyert e SPAK-ut, por çdo zyrtar publik e ka detyrim që përpara se të japë llogari në prokurori e gjykatë, t’u shpjegojë qytetarëve që përfaqësohen në Kuvend nga deputetët e tyre.
     Heshtja dhe shfaqja si në normalitet, tregon dy gjëra: së pari, Belinda Balluku e ka kryer krimin me vetëdije të plotë. Së dyti, me angazhimin e saj direkt të paligjshëm dhe kriminal janë vjedhur 50 milion euro.
     Belinda Balluku bën një gabim të madh duke u fshehur në tunel. Mesazhet që i dërgon Edi Ramës për t’i treguar atij se krimin e kanë bërë bashkë, nuk ia heqin dot akuzën penale. Po i jap një këshillë falas: Dorëhiqu dhe Pendohu Belinda! Mesazhet e Edi Ramës bëji publike dhe çoji më SPAK! Kush bashkëpunon me drejtësinë, ka gjithmonë lehtësira!

  • Vizitoi Nuredin Dumanin, mjeku: Kur shkova në spital, një makinë më ndiqte nga pas, edhe në shtëpi ika me frikë

    Vizitoi Nuredin Dumanin, mjeku: Kur shkova në spital, një makinë më ndiqte nga pas, edhe në shtëpi ika me frikë

    Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka zbardhur detaje nga dëshmia e Julian Malaj, mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin gjatë kohës që ai ishte i plagosur.
    Në dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, Malaj ka treguar detaje se si u gjend në apartamentin ku ndodhej Dumani, teksa shton se vizita e tij ka qenë e shkurtër, pasi i plagosuri ishte për operacion.
    Më tej, ai shton: “Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”.

    “Në 2022 kam qenë kirurg.
    Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me coi në ca rrugica që nuk po i kuptoja.
    U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që cfarë do shikosh atje nuk do tregosh.
    Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë.
    Apartamenti ishte kati o pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte.
    Atje ishte edhe një vajzë, si edhe Bërdalla, një person që kishte një laborator.
    As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur:, tha Malaj në dëshminë e tij./vizionplus.tv