Tag: frikë

  • “E pse ta kemi frikë Shqipërinë”? Ish-kapiteni i Polonisë: Nuk e imagjinoj dot që të mos fitojmë

    “E pse ta kemi frikë Shqipërinë”? Ish-kapiteni i Polonisë: Nuk e imagjinoj dot që të mos fitojmë

    Në Poloni kanë mbetur të kënaqur me rezultatin e goglave për fazën “play off” të Kupës së Botës. Ish-kapiteni i bardhekuqve është shprehur se mund ta imagjinojë dot eliminimin nga Shqipëria. Jaçek Baku mendon se Polonia nuk duhet të frikësohet nga kuqezinjtë e Silvinjos, pavarësisht se këta të fundit do të përpiqen t’i vendosin në vështirësi.
    “A nuk duhet të fitojmë kundër Shqipërisë në shtëpi? Pa ekzagjerim. Pastaj kemi Suedinë ose Ukrainën… dhe mendoj se do të preferoja Suedinë. Ukrainën vetëm nëse ndeshja do të luhej në Poloni. Megjithatë, ia vlen të përmendet se nëse na duhet të shkojmë në Suedi, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Suedezët do të duan të kompensojnë humbjen e tyre në finalen e ‘play-off’-it para kampionatit të mëparshëm.
    Shqipëria? Pse duhet të kemi frikë? Ne luajtëm në kushte të barabarta me Holandën, por kemi frikë kundër Shqipërisë ose Suedisë? E kuptoj që kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Nëse dikush pret një të tillë, duhet të korrigjohet menjëherë. Do të shtyjnë, do të luftojnë dhe do të na vendosin kushte të vështira, por nuk mund ta imagjinoj që të mos fitojmë. Shqipëria… të mos gënjejmë veten. Siç thotë Urbani, ne jemi favoritët dhe supozohet ta fitojmë këtë ndeshje”, thekson Jaçek Baku./Sport Ekspres/

  • “Nuk mund të ankohemi”, trajneri i Polonisë kënaqet me shortin: Nuk kam frikë ta them, luajmë me Shqipërinë dhe jemi favoritë

    “Nuk mund të ankohemi”, trajneri i Polonisë kënaqet me shortin: Nuk kam frikë ta them, luajmë me Shqipërinë dhe jemi favoritë

    Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën ‘play-off’. Kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me Poloninë, ndërsa në finale do të sfidojnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Të dyja ndeshjet për Shqipërinë do të luhen në transfertë. Trajneri i Kombëtares polake ka mbetur i kënaqur mr shortin. Në një deklaratë të dhënë për “Meczyki”-n, Jan Urbani është shprehur se nuk mund të ankohet me atë çfarë kanë rezervuar goglat.
    “Nuk mendoj se mund të ankohemi. Po luajmë kundër Shqipërisë në shtëpi dhe jemi favoritë, nuk kam frikë ta them këtë. Natyrisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por ne po luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë avantazh.
    Shumë lojtarë luajnë në ligën italiane. Sylvinho vjen nga një sfond teknik; kështu luajnë ata. Megjithatë, ne do t’i analizojmë ata; kemi kohë të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse nuk mund të flasim për detaje specifike sot. Katër muaj në futboll është një kohë e gjatë. As unë dhe as trajnerët e tjerë nuk e dimë me siguri se kë do të kenë në dispozicion”, ka thënë trajneri Jan Urban drejtpërdrejt për “Meczyki”-n./Sport Ekspres/

  • Itali/ Makina bie në ujë, sipërmarrësi i moshuar rrezikon të mbytet, shpëtohet nga punëtori shqiptar

    Itali/ Makina bie në ujë, sipërmarrësi i moshuar rrezikon të mbytet, shpëtohet nga punëtori shqiptar

    Frikë e madhe paraditen e së enjtes, më 20 nëntor, kur një automobil ra në kanalin Battaglia, pranë Villa Molin, në Padova, me një të moshuar brenda.

    Për ta shpëtuar nga mbytja ndërhynë dy kalimtarë, të cilët, pasi panë ngjarjen, u hodhën në ujë dhe, me shumë përpjekje, arritën ta nxjerrin drejtuesin e mjetit.

    Ngjarja ndodhi pak pas orës 11 në rrugën Ponte della Cagna, në zonën me të njëjtin emër, mes Mandria-s dhe Mandriola-s, pranë Villa Molin. Prej aty sapo kishte dalë me një Toyota Yaris sipërmarrësi Giuseppe Salvalajo.

    Për shkak të një gabimi në manovrim, makina e vogël e themeluesit të njohur të kompanisë së ndërtimit rrëshqiti përgjatë argjinaturës së kanalit Battaglia, duke u zhytur në ujë.

    Skenën e panë disa kalimtarë, dy prej të cilëve u hodhën menjëherë në ujë, duke arritur automjetin që po tërhiqej nga rryma dhe nga i cili dukej vetëm pjesa e pasme.

    Njëri prej tyre është tridhjetëvjeçari Elton Zefi, punëtor me origjinë shqiptare: ‘U hodha menjëherë në ujë, ka treguar për ANSA, dhe menjëherë, me ndihmën e një kalimtari tjetër, arritëm ta nxjerrim zotin Giuseppe, të cilin e njoh prej kohësh. Nuk pata frikë, mendoja vetëm se duhej bërë shpejt.’ Si i moshuari, ashtu edhe dy kalimtarët u kontrolluan më pas nga stafi mjekësor.

  • 21 janari në SPAK, Leka: Të gjithë e kanë frikë Sali Berishën

    21 janari në SPAK, Leka: Të gjithë e kanë frikë Sali Berishën

    Sali Berisha pritet të dëshmojë ditën e mërkurë në SPAK për çështjen e 21 janarit, çka ka rritur diskutimet, pikëpyetjet por edhe debatin se çfarë do të ndodhë më pas, a do të zbardhet kjo ngjarje, që po bën 15 vite që ka kaluar?
    I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, analisti Martin Leka tha se kjo çështje duhet zbardhur njëherë e mirë.Sipas tij, zgjatja pa fund e kësaj çështjeje tregon se të gjithë kanë frikë nga Sali Berisha.
    Pjesë nga biseda:

    Leka: Të gjithë kanë frikë nga Sali Berisha.
    Borakaj: Të gjithë? Kush janë të gjithë?
    Leka: Po edhe ata, përndryshe nuk do të kishte mbetur pa u hapur për 15 vite si çështje.

  • Berisha: Këtu bandat e qeverisë likujdojnë njëra-tjetrën si në Rinas! “Mbyllën” Kuvendin se kanë frikë nga opozita

    Berisha: Këtu bandat e qeverisë likujdojnë njëra-tjetrën si në Rinas! “Mbyllën” Kuvendin se kanë frikë nga opozita

    Ka nisur para pak minutash protesta përpara Kryeministrisë.  I pari që ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e ngritur, është kreu i PD Sali Berisha, i cili u shpreh : 
    “Po këtë javë në vendin më të sigurt të supozuar masakra kur banda të qeverisë likujdojnë banda të tjera të qeverisë, por ajo që kulmoi në qëndrimet e narko shtetit ishte mbyllja de facto e narko parlamentit. Rama e banda e tij të dalë nga dhunimi i votës dhe grabitja e saj, nga paratë e drogës dhe afera korruptive, kanë frikë nga fjala e deputetëve të opozitës dhe zgjodhën të vendosin terrin, bllokimin dhe errësirën. Në 10 seanca në asnjë vend më parë, opozita u lejua të debatojë në vetëm një seancë. Qeveria e përbërë nga lubira e të tjerë u votua për 28 minuta për të treguar se ka frikë e tmerr nga ju, nuk del dot para jush. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhje që u vërtetuan tashmë si farsë”, tha ai. 

  • Orban: Nuk kam frikë nga humbja

    Orban: Nuk kam frikë nga humbja

    Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaron se nuk ka frikë nga humbja në zgjedhjet parlamentare të pranverës 2026.
    Në një intervistë për Matthias Döpfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik gjerman Axel Springer, Orban theksoi se ka përvojën e duhur për t’u përballur me çdo skenar politik.
    “Kam kaluar 16 vjet në politikë si udhëheqës i opozitës. Mos kini frikë, unë di si të vazhdoj”, tha ai, duke nënvizuar se nuk shqetësohet për mbijetesën politike.

    Orban, i cili ka drejtuar Hungarinë për afro 20 vite – 15 prej tyre radhazi – u shpreh se mban rekord si kryeministër, por edhe si figurë kryesore e opozitës.
    Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë se partia e tij, Fidesz, ndodhet pas formacionit opozitar Tisza, të drejtuar nga Péter Magyar.
    Tisza kryeson për shkak të premtimeve për luftën kundër korrupsionit dhe rimëkëmbjen ekonomike, sipas Politico.
    Zgjedhjet pritet të zhvillohen në pranverë, me shumë gjasa në muajin prill. Orban, megjithatë, sheh si kundërshtar të vërtetë jo opozitën, por institucionet e Bashkimit Europian.

  • “Kanë frikë nga dëshmitë e mia”/ ’21 janari’, flet Berisha: Nuk më kanë thirrur në 12 vite, sepse…

    “Kanë frikë nga dëshmitë e mia”/ ’21 janari’, flet Berisha: Nuk më kanë thirrur në 12 vite, sepse…

    Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se 21 janari ka qenë protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Berisha theksoi se nuk është thirrur në gjykatë pas 12 viteve, pasi sipas tij, socialistët kanë frikë nga dëshmitë e tij.
    “Në rastin konkret një radhë më parë shtron pyetjen pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti. Nga 2013 çështja ishte duke u hetuar nga 2013 para dy javësh.
    Pse nuk u thirr, kush e pengoi. Cilin institucion kontrollonte Sali Berisha, Ina Ramën apo Arta Marku. Asnjë! Nuk u thirra asnjëherë të vetme. Dhe në rastin se do të thirresha padiskutim se unë do të paraqitesha.
    Por nuk u thirra se kishin frikë nga dëshmia e mia. E tëra kjo nuk u bë për shkak të dëshmisë sime. Dhe prapë kanë frikë. Çfarë ishte ajo? Protesta më e dhunshme në historinë e vendit.” tha Berisha

  • Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia! Në atë protestë, PS kishte dhunë

    Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia! Në atë protestë, PS kishte dhunë

    Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit.

    Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha nënkuptoi se gjatë paraqitjes sot, ka marrë edhe thirrjen për dosjen e 21 janarit, ku do te pyetet të premten si person që ka dijeni.
    Berisha: Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrë se kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
    A ndjeni përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni gjë për të fshehur?
    Berisha: Siç e dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë një seri dënimesh. Për këtë çështje Sali Berisha ka bërë deklaratë në datën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë të vetme, kanë biseduar me mua zyrtarë të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e Shtetit sepse kanë pasur frikë  nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme e vende. PS kishte agjendë dhune, dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra duke vërshuar drejt mbrojtjes së ndërtesës, vrima plumbash, xhama të thyer, automjete që duan të thyejnë derën. Ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte agjendë dhune.  Në rast se do isha thirrur do kisha shkuar por nuk jam unë. Janë ata që nuk më ka thirrur mua. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse e ka pasur garda është punë tjetër”
    -Çfarë date ju caktuan
    Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim
    -Mos është të premten z, Berisha?
    Berisha:  Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua

    Top Channel

  • Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, ja si justifikohet Berisha para gazetarëve

    Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, ja si justifikohet Berisha para gazetarëve

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u thirr në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, është shprehur se është një çështje e hetuar, sipas ish-kryeministrit, nga armiqtë e tij më të egër. Berisha theksoi se nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur lidhur me dosjen, duke shtuar se “kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”.
    “Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, deklaroi kryedemokrati.
    Sali Berisha: Festa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, datën që unë isha këtu, isha para jush në zyrat e SKAPIT.
    Dhe donte jo njoftimin tim, por që mercenarë, lakenj të qeverisë në media të hapnin studio televizive jo me Lubinë dhe Ramën me vjedhjet e tyre, por se e ftuam, nuk e ftuam, erdhi, nuk erdhi. Këto janë gjëra të turpshme.
    Asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë.
    Kam dy poste elektronike, njëra e imja, tjetra e Parlamentit që nuk e përdor, vetëm njëherë e kam përdorur që ishte e detyrueshme. Por, unë kam një numër që e njeh gjithë bota. Aty s’ka ardhur asgjë. Z. Peleshi nuk ka sjellë asgjë, po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Për çdo thirrje, unë paraqitem është ligji im, është ligj i pandryshuar i jetës sime.
    Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku. Për temën, edhe pse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër të mi publikë. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Prokuroria e Shtetit nuk më ka thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune.

  • Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia

    Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia

    Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit.
    “Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi.

    Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrë se kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
    A ndjeni përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni gjë për të fshehur?
    Siç e dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë një seri dënimesh. Për këtë çështje Sali Berisha ka bërë deklaratë në datën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë të vetme, kanë biseduar me mua zyrtarë të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e Shtetit sepse kanë pasur frikë  nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme e vende. PS kishte agjendë dhune, dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra duke vërshuar drejt mbrojtjes së ndërtesës, vrima plumbash, xhama të thyer, automjete që duan të thyejnë derën. Ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte agjendë dhune.  Në rast se do isha thirrur do kisha shkuar por nuk jam unë. Janë ata që nuk më ka thirrur mua. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse e ka pasur garda është punë tjetër”