Tag: frikë

  • “SPAK, frikë apo besim?”, analisti: Janë hakeruar Kremlini dhe Pentagoni, politika do që…

    “SPAK, frikë apo besim?”, analisti: Janë hakeruar Kremlini dhe Pentagoni, politika do që…

    Indiciet për ndërhyrje në kompjuterët e SPAK u faktuan ditën e sotme pas një reagimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme ku konfirmonte arrestimin e dy personave.
    Sulmi kibernetik ka arritur të depërtojë në email-et e 3 prokurorëve të posaçëm të SPAK, ndërsa nuk është arritur të zbërthehet adresa elektronike e kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
    Analisti Ervis Iljazaj tregon për “Top Story” se SPAK është një institucion që sulmohet nga politika dhe kjo e fundit ndikon që opinioni publik ta ketë frikë.
    “Hakerimi mund të ndodhë dhe në institucione më të rëndësishme. Janë hakeruar Kremilini apo Pentagoni. Gazetarët kanë zbuluar plane më të rëndësishme në Amerikë dhe e kanë fituar gjyqin. Diskutimi më i rëndësishëm është ajo që tha Anila (Hoxha). Njerëzit kanë frikë nga SPAK, apo e besojnë? Unë mendoj se kjo gjë, ka një sërë interesash në Shqipëri. Deri tani ne kemi pasur frikë nga politika. Tani kam përshtypjen, del një institucion tjetër që e balancon politikën dhe kalojmë në një ekstrem tjetër. Ata që e kanë frikë këtë institucion do e pikturojnë si një gogol, që ndikon dhe opinionin publik. Unë do kisha frikë nga një institucion që nuk sulmohet nga politika, por jo nga një që sulmohet”, tha Iljazi.

  • “Ka dalë doktori me u anku pse të sulmoj unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: S’je më ai Lul cunami i dikurshëm, çudi pse e ke frikë bufin

    “Ka dalë doktori me u anku pse të sulmoj unë ty”, Rama i përgjigjet Bashës: S’je më ai Lul cunami i dikurshëm, çudi pse e ke frikë bufin

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat dhe ironitë me Lulzim Bashën në rrjetet sociale.

    Rama ka postuar një video të bërë më herët nga Basha, ku ai i drejtohet kryeministrit dhe i thotë mes të tjerash se Sali Berisha ka nisur të ankohet se përse e sulmon.
    Basha: O Rameee…!
    Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!
    Basha: Ça bëhet me Ramë?
    Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lartë kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!
    Basha: Ka dalë doktori me u anku, sepse të sulmoj unë ty. A e ndëgjove ça thotë?
    Rama: A e shef, a e shef, rri e dëgjon bufin! Ala i thuaj doktori, po ça doktori me Lul?! Të shkuli si me qenë dhemb qumështi, pa anestezi, me qysqi, doktori, doktori! Cili doktor mo?!
    Basha: Ke dalë nga realiteti, që kur merresh me Lul Bashën, dmth. Më përpara ishe në realitet eee?
    Rama: Por është xheloz, është xheloz për ne mo burrë! Plus që i ka lëshu pllumbat ai, e ke vu re a jo? I fiket llamba mo, përditë! Në mes të bisedës flet kuturu! Mezi po pres kur t’i thotë Flamurit, Luli…! Ti prapëseprapë ke frikë, çudi e madhe mo, pse e ke frikë bufin, pse?
    Basha: Edhe flet ti për dashni! Ty s’të ndahet shpirti nga bufi me Rame, por as bufit nga ty me Rame!
    Rama: Mos ma thuj këtë se më vret. Unë sa hap sytë mo flas me vete, ku është Luli, a do ta shof vallë Lulin, ça do bëjë Luli sot! Pastaj trembem, se më del përpara vigani, timonier, fitimtar, dhe sa hap ti gojën, them mosss, ky mezi pret me ja fut gjumit vetë. Të përshëndes!

    Top Channel

  • “Ylber plot dashuri pas gjithë asaj stuhie”; Joana Sanz njofton se është shtatzënë me Dani Alves

    “Ylber plot dashuri pas gjithë asaj stuhie”; Joana Sanz njofton se është shtatzënë me Dani Alves

    Pas lajmit të pafajësisë së Dani Alves për krimin e sulmit seksual, për të cilin ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg, Joana Sanz ka ndarë në rrjetet sociale se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. “Nuk doja të ndaja asgjë derisa të isha më shumë se e dukshme, por desha ta ndaj për ato që janë në luftë”, – ka nënvizuar ajo në deklaratë.
    Modelja ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj procesin që ka kaluar para se të mund ta shpallte këtë lajm: “Kam pasur nevojë të përballesha që nga mosha 22 vjeçe me pyetjen: Kur do të kesh fëmijë? Sa presion shoqëror kam pasur, ka qenë kaq i frikshëm. Kurrë nuk e kam pasur instinktin e nënës, atë dëshirë për të pasur fëmijë ose për të patur dëshirë të mbaja fëmijën e dikujt”.
    Joana ka pranuar gjithashtu se disa kohë më parë ka filluar të mendojë për idenë e të bërit nënë, por nuk ka arritur ta realizojë deri tani: “Pesë vite më parë e mendoja me shumë frikë idenë e të bërit nënë.
    Frikë, sepse një qenie njerëzore do të varet nga unë për të mbijetuar, frikë se nuk do të punoja, frikë se do të humbisja veten si grua… Por kjo është një histori tjetër. Ajo që doja të tregoja është se një grua e shëndetshme 27-vjeçare përballet me dy fertilizime ‘in vitro’, tri humbje dhe së fundi një operacion të tubave të fallopit, shoqëruar me shfaqjen e endometriozës”.
    Në fund, modelja kanariane nuk ka dashur ta humbasë mundësinë për të kujtuar nënën e saj, e cila vdiq para pak më shumë se dy vitesh: “Unë e di që ishte ajo që ma dërgoi këtë, për të mos u ndjerë më kurrë e vetmuar, për të bërë përpjekje për jetën dhe pasur këtë ylber plot dashuri pas gjithë asaj stuhie”.

  • “Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh

    “Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh

    Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale iu përgjigj një komentuesi që i tha se më 11 maj do të marrin Noc Rrokun. Por, kreu i qeveris ëi bëri thirrje që të investojë për të marrë pasaportën europiane, ndërsa theksoi se ka frikë se më 11 maj do të zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve.
     
    “Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5”, tha Rama.
     
    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një komentuesi që shkruante se nuk ka asnjë program elektoral.  Rama deklaroi se pjesë e programit është edhe anëtarësimi në BE.
     
    “Nuk kemi asnjë program? Po mirë, futja në BE nuk të duket program. Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Të merret BE dhe thua që zgjidhni mes meje dhe bufit të kënetës? Përkundrazi. Megjithatë, edhe më e bukura është se ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program nuk e dëgjoni hiç”, tha kryeministri.
     
    Një tjetri që e pyeti se si do të rikëmbëhet ekonomia, kryeministri iu përgjigj:
     
    “Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”.

  • Ahmetaj, në versionin e një filmi thriller

    Ahmetaj, në versionin e një filmi thriller

    Nga arratia, kësaj herë jo për televizonin e familjes Berisha, ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë intervistën e radhës, duke ofruar një panoramë të errët të fatit të tij në Shqipëri.
    Me teprime të dukshme, tipike si një mundësi për të ofruar azil, ai foli dhe për një version hipotetik të eliminimit të tij fizik.
    Duke folur për Vincent W.J. van Gerven Oie e quajtur për të disatën herë si “politike” ndjekjen e tij penale, Ahmetaj ka pretenduar kërcënime që kanë ardhur në adresën e tij dhe të familjarëve.
    Ish-besniku i Ramës ka zbuluar se që prej vitit 2022, kohë kur dhe u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, filloi përndjekja e tij. I frikësuar për jetën, Ahmetaj tha se u largua nga Shqipëria, pasi përpos për veten kishte dhe frikë për familjen e tij.
    “Menjëherë pasi u shkarkova nga Kryeministri. Ishte shtator apo tetor 2022 kur filloi përndjekja. Pastaj largova familjen. Nuk u ktheva më në Shqipëri sepse kisha frikë për jetën time. Kisha frikë për jetën e familjes sime.
    Nëse do të përfundoja në burg, jam i sigurt që nuk do dilja i gjallë nga andej. Duke ditur që jam pak emocional, ata do të kishin krijuar ndonjë incident në burg dhe do të thoshin: ‘Eh, që ta dini, ngaqë u grind, prandaj u vra’, ka thënë Ahmetaj.
    Sipas asaj që ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Financave tha, përveçse se kërcënuesit kishin akses tek kamerat e pallatit në kryeqytet ku ai jetonte, ata kishin kërcënuar edhe dadon që partnerja e Ahmetaj kishte punësuar për tu kujdesur për fëmijën e tyre.
    “Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëhere u tmerrova vërtet”, tha Ahmetaj ndër të tjera.
    Por ky lloj thrilleri që Ahmetaj pretendon se ka ndodhur rreth tij dhe me shënjestër pikërisht atë, ngjan si të ishte kundërshtar i Putinit e jo prej një politikani të zakonshëm shqiptar, paçka posteve të larta që ka mbajtur, pjesë e një politike të rëndomtë e jo aq kriminale sa e ka servirur, duke e heroizuar veten deri në nivele qesharake. /tesheshi.com/  

  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 mars 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 25 mars 2025

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 08:59
    DashiNjë situatë e vështirë lehtësohet falë ndihmës së dikujt që vjen me një zgjidhje krijuese për vetë problemin me të cilin po luftoni. Kjo ide mund të duket e largët në fillim, por pas shqyrtimit më të afërt, do të shihni potencialin në të.
    DemiStruktura ose formati që është aktualisht në fuqi nuk ju ndihmon domosdoshmërisht të arrini qëllimet tuaja. Tani është koha për të provuar një qasje të re. Punoni me sistemin dhe jo kundër tij ose hiqni plotësisht këtë strukturë dhe filloni tuajën.

    BinjakëtVetëbesimi juaj i përgjithshëm do t’ju fitojë pikë të mëdha sot. Stili juaj origjinal mund të jetë paksa i tepërt për t’u kuptuar në fillim nga njerëzit, por besimi juaj në veten tuaj dhe idetë tuaja do t’i bëjë ata të kuptojnë se ju dhe idetë tuaja mund të vlerësohen.
    GaforrjaNjë kompani e re ose një profesion i ri do t’ju bie në sy. Ndoshta kjo është një kompani në të cilën dëshironi të investoni, ose një profesion në të cilin dëshironi të përfshiheni. Sido që të jetë, mos kini frikë të hidheni në bord. Kjo është ajo që ju keni pritur.
    LuaniNjerëzit do t’i marrin gjërat shumë më seriozisht, ndaj kini kujdes me kë po bëni shaka. Sensi juaj i humorit ka të ngjarë të keqinterpretohet në një mënyrë negative. Përpiquni t’i bëni gjërat sipas planit.
    VirgjëreshaDita e sotme mund të jetë e mrekullueshme për të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me marrëdhëniet dhe talentin artistik. Ju mund të ndjeni diçka të veçantë në shikim të parë me një person dhe të paktën ngrohtësi të madhe dhe një përputhshmëri natyrore.
    PeshorjaE keni menduar ndonjëherë një karrierë si aktor apo aktore? Ndoshta dëshira juaj e fshehtë është të bëheni regjisor, apo kritik filmi. Çdo punë që përfshin filmat do të jetë veçanërisht tërheqëse për ju tani. Është një kohë e mirë për të bërë një lëvizje në këtë fushë.
    AkrepiDo të ketë ristrukturim në jetën tuaj dhe veçanërisht në karrierën tuaj. Mos kini frikë të lejoni që puna juaj aktuale të shkërmoqet në mënyrë që të mund të filloni nga e para me diçka të re, me diçka që ju pëlqen.
    ShigjetariPo hyni në një periudhë në të cilën duhet të përqendroheni më pak në karrierën tuaj dhe më shumë te familja. Puna juaj po ndikon në jetën tuaj personale. Mos lejoni që puna juaj t’ju kontrollojë deri në atë pikë sa të humbni kontaktin me të dashurit tuaj.
    BricjapiNjë lëvizje në karrierë është afër. Idetë do t’ju vijnë tani dhe gjatë ditëve të ardhshme që do t’ju frymëzojnë të mësoni një aftësi, zanat ose profesion të ri. Ndiqni këto instinkte dhe mos kini frikë. Frika nga dështimi është armiku juaj më i keq në këtë kohë.
    UjoriSot ju paraqitet një mundësi e madhe financiare. Mos kini frikë të vendosni paratë tuaja në një investim që mendoni se është i denjë. Do të merrni këshilla të mira nga njerëz që njohin zanatin e tyre.
    PeshqitPrezantimi është gjithçka – veçanërisht sot. Personi me idenë më të mirë nuk është domosdoshmërisht fituesi. Personi që e paraqet idenë e tij/saj në mënyrë më elokuente dhe të qartë do të ketë sukses. Jini krijues në qasjen tuaj me të tjerët.