Tag: frikë

  • Përshkallëzimi i luftës tregtare me SHBA, Xi nuk lëkundet: Kina nuk ka frikë!

    Përshkallëzimi i luftës tregtare me SHBA, Xi nuk lëkundet: Kina nuk ka frikë!

    Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka thënë se kombi i tij “nuk ka frikë”, në komentet e tij të para publike mbi përshkallëzimin e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara që ka goditur tregjet ndërkombëtare dhe ka nxitur frikën e një recesioni global.

    “Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe të shkosh kundër botës do të çojë vetëm në izolim,” i tha Xi kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Pekin të premten, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
    “Për më shumë se 70 vjet, zhvillimi i Kinës është mbështetur në vetëbesimin dhe punën e palodhur, asnjëherë në materialet e të tjerëve dhe nuk ka frikë nga ndonjë shtypje e padrejtë”, shtoi Xi.
    “Pavarësisht se si ndryshon mjedisi i jashtëm, Kina do të mbetet e sigurt, do të qëndrojë e fokusuar dhe do të përqendrohet në menaxhimin e mirë të punëve të veta”, tha ai.

    Top Channel

  • “Dil në debat, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë”, Rama i kthehet Bashës: Ke frikë t’i zësh në gojë emrin, o trim me fletë

    “Dil në debat, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë”, Rama i kthehet Bashës: Ke frikë t’i zësh në gojë emrin, o trim me fletë

    Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

    Ndërsa Basha kërkon që kryeministri të dalë në debat me kreun e Partisë Demnokratike, Sali Berishën, Rama i është kundërpërgjigjur se ai nuk mund t’i përmendë as emrin këtij të fundit.
    “Pse më thua mua, pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb”, i është kthyer Rama.

    Basha: O Rame të paska kërku shoku jot në debat.

    Rama: Kush shok mor Lul se unë ty të kam shok.
    Basha: Dil në debat mor Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë.
    Rama: Me kë mor Lul, mos më thuj që është fjala për bufin. Si ka mundësi që ke frikë t’i zësh në gojë emrin mor vlla.
    Basha: Pyesin njerëzit se ça përgjigje do t’i kthesh pyetjes i kujt është Vis Roshi, i joti, apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame.
    Rama: Shi shi, i modh je, po pse s’ia zë emrin me gojë. Pse më thua mua pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb.
    Basha: Dil në debat ramë çfarë ju lidh bashkë, apo fati i shokut të tretë ke veni.
    Rama: Unë debat me bufin, po si mund të dal unë në debat me një buf kënete o Lul kur s’dola me ty që ma kërkove aq gjatë e mu ngujove aty poshtë, ku ma  këndoje himnin dy herë në ditë. Harroje, thuja mor naj llaf bufit, zeja emrin me gojë se po të ftohen euroatlantikët. Jo doktori, jo shoku, boll i gjëmove bishtit tat nga mbrapa o vëlla boll, të përshëndes.

  • “Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste”/ Flet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Kishte frikë të linte makinën vetëm

    “Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste”/ Flet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Kishte frikë të linte makinën vetëm

    Vrasja e Ilareia Sulës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Itali, me hetuesit që vijojnë punën e tyre për të nxjerrë detaje të reja në dritë nga ngjarja makabre që iu bë studentes shqiptare në Romë, nga ish i dashuri i saj.
    Së fundmi, ka dëshmuar dhe një nga miqtë e autorit, Maher Abouzeid, një i ri gjysmë-egjiptian dhe gjysmë-filipinas. Ai tregon se çfarë ndodhi me Mark Antony Samson ditët pasi kreu krimin, duke thënë se nuk e dinte për atë që ai kishte bërë, shkruajnë mediat italiane.

    “Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha si fillim miku i 23-vjeçarit.
    Më pas ai shtoi se Mark kishte frikë të linte makinën e tij vetëm, duke u shprehur se trupi i Ilarias mund të ishte ende në makinë.
    “Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid gjatë dëshmisë së tij.
    “Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit.

  • “Kishte frikë të linte makinën vetëm”/ Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste

    “Kishte frikë të linte makinën vetëm”/ Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste

    Vrasja e Ilareia Sulës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Itali, me hetuesit që vijojnë punën e tyre për të nxjerrë detaje të reja në dritë nga ngjarja makabre që iu bë studentes shqiptare në Romë, nga ish i dashuri i saj.

    Së fundmi, ka dëshmuar dhe një nga miqtë e autorit, Maher Abouzeid, një i ri gjysmë-egjiptian dhe gjysmë-filipinas. Ai tregon se çfarë ndodhi me Mark Antony Samson ditët pasi kreu krimin, duke thënë se nuk e dinte për atë që ai kishte bërë, shkruajnë mediat italiane.
    “Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha si fillim miku i 23-vjeçarit.
    Më pas ai shtoi se Mark kishte frikë të linte makinën e tij vetëm, duke u shprehur se trupi i Ilarias mund të ishte ende në makinë.
    “Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid gjatë dëshmisë së tij.
    “Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit.
     

    Top Channel

  • “Vini ka frikë nga Mbappe”, ish-ylli i Real-it: Të dy nuk po japin atë që pritej

    “Vini ka frikë nga Mbappe”, ish-ylli i Real-it: Të dy nuk po japin atë që pritej

    9 Prill 2025

    14:50

    Telesport

    Ish-lojtari dhe ish-drejtori i Real Madridit, Pedja Mijatovic, ka shpjeguar se si ardhja e Kylian Mbappe ka ndikuar në paraqitjet e Vinicius Junrior pasi Los Blancos humbën 3-0 ndaj Arsenal-it në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.
    Një nga lojtarët që zhgënjeu më shumë në Emirates ishte Vincius Junior.
    Me Real Madridin që bëri vetëm tre goditje në portë, Pedja beson se paraqitja e brazilianit mund të jetë ndikuar nga prania e francezit.
    Ai i tha për Cadena SER:
    “Që kur Mbappe mbërriti, Vinicius ka shfaqur pak frikë – pasiguri se çfarë të bëjë tani, veçanërisht në përpjekjen për të bindur madrilenët se kush është më i mirë. Ata nuk kanë dhënë atë që pritej”.

  • Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën

    Frikë për recesion dhe rënie kursesh në mbarë botën

    Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik.Ç’ndikim do të kenë tarifat doganore të Trumpit ndaj ekonomisë në SHBA, Kinë dhe botë?
    Rënia në tregjet financiare botërore po vazhdon për shkak të tarifave dognore të paprecedenta që vendosi Presidenti Donald Trump ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA.Investitorët po bëhen gjithnjë e më nervozë, sepse në horizont po shfaqet gjithnjë e më qartë mundësia e një lufte të madhe tregtare, e cila ka të ngjarë të shkaktojë një recesion global.
    Investitorët supozojnë se tarifat doganore do të kenë një ndikim të gjerë në rritjen ekonomike globale dhe se rritja e kostove të prodhimit do të rrisë inflacionin, do të shtojë pasiguritë e bizneseve dhe do të reduktojë investimet. Ekonomistët presin paqëndrueshmëri të mëtejshme në tregje dhe kanë frikë nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.
    A është ekonomia botërore në rrezik recesioni?
    Përfaqësuesit e bankës amerikane JP Morgan thanë javën e kaluar se besojnë se mundësia e një recesioni global deri në fund të vitit është 60 për qind, krahasuar me 40 për qind përpara se të shpalleshin tarifat doganore gjithëpërfshirëse të Trumpit.
    Të hënën banka gjermane Deutsche Bank paralajmëroi në një analizë të shkurtër se nëse Trumpi vazhdon me politikat e tij tregtare, tarifat e reja do të kenë “ndikime të mëdha mbarëbotërore në vitin 2025 dhe vitet dhe dekadat në vijim”.
    Azia është goditur shumë më rëndë se Evropa, me tarifa doganore prej më shumë se 40 për qind për disa. Kjo rrit presionin ndaj vendeve si Vietnami, Tajvani dhe Indonezia për të negociuar marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin. Kina, të cilën Trump e goditi me tarifa shtesë prej 34 për qind, është e vetmja ekonomi e madhe që ka urdhëruar që vendosjen e tarifave doganore hakmarrëse për importet nga SHBA-ja.
    Pekini të premten vendosi tarifa doganore shtesë prej 34 përqind për mallrat amerikane dhe vendosi kufizime eksporti për disa minerale të rralla që nevojiten urgjentisht për produktet e teknologjisë së lartë dhe pajisjet e energjisë së pastër. Këto tarifa hyjnë në fuqi të enjten (10.04).
    BE-ja diskuton
    Importet nga vendet e Bashkimit Evropian drejt SHBA-së kërcënohen nga tarifa të reja doganore prej 20 për qind, duke filluar nga e mërkura (09.04). Ministrat e Financave të BE-së u takuan të hënën në Luksemburg për të rënë dakord mbi një përgjigje të përbashkët.
    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se Brukseli ishte i gatshëm të “mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale”. Por ajo sinjalizoi gjithashtu se BE-ja është e gatshme të negociojë me SHBA-në./DW

  • Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 14 në Tiranë, batuta me Bashën: Luli e ka frikë bufin!

    Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 14 në Tiranë, batuta me Bashën: Luli e ka frikë bufin!

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.14 në Tiranë. Gjatë takimit, kryeministri u njoh me punën e deritanishme të strukturave në takimet në terren. Rama u shpreh se ka më shumë nevojë për ndërhyrje dhe investime në zonë, ku lajmëroi se do të hiqen taksat për ndërtuesit e parkimeve. Më tej, ai “thumboi” edhe Lulzim Bashën.
    “Kjo zonë ka nevojë shumë për ndërhyrje. Janë bërë shumë ndërtime dhe ka nevojë për ndërhyrje insfrastrukturore. Edhe për shërbime publike. Kjo e takimeve vlen, një program i kombinuar edhe nëpërmjet bashkisë. Duhet lehtësuar kjo çështja e trafikut të makinave se është vërtetë e rënduar. Në pjesë të caktuara të Tiranës ka probleme edhe me parkimin dysh. Do heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Sepse taksimi është bërë njëlloj për ndërtimin e parkimit, apartamentit, dyqanit. Nëse e heqim taksën e parkimit, e do ta bëjmë, do ketë koston e vetë, por s’do ketë ekstra dhe kështu do bëjë më shumë parkime. Do ta zgjidhim edhe këtë. Ore, po ky Luli ka ndonjë deputet këtu? Duhet të ketë ndonjë, apo ka nga ata që nuk njihen! Po vota a ka? Më bën shumë përshtypje, po e ka shumë frikë bufin. E ka frikë, jo jep e merr, doktori thotë, bufi etj., ma lë mua, për referencë, se ka frikë nga bufi! Po këneta si duket aty. Po Luli ka vota aty? Po ky që më sheh me inat ça është ky? Më sheh tër inat”, tha Rama./ZËRI

  • Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 14 në Tiranë: Luli e ka frikë bufin! Më bën përshtypje…

    Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 14 në Tiranë: Luli e ka frikë bufin! Më bën përshtypje…

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Partisë Socialiste, në njësinë 14, në Tiranë.

    Gjatë takimit, kreu i qeverisë u shpreh se Lulzim Basha e ka frikë kryetarin e PD-së, Sali Berishën, duke thënë “Luli e ka frikë bufin|.
    Rama: Këneta si është këtu? Si është në krahasim se herën e kaluar?
    Qytetari: Është më rëndë
    Rama: Më rëndë!?
    Kjo çështja e parkimeve është problem. Do ta heqim taksën e ndërtimit të parkimit. Nëse heqim taksën e parkimit, nuk do ketë kosto ekstra dhe do jenë të nxitur të bëjnë më shumë parkime. Besoj se do ta zgjidhim bukur këtë punën e parkimeve. Parkimet do jenë gjithmonë e më shumë fitimprurëse.
    Ky Luli ka ndonjë deputet këtu? Duhet të ketë ndonjë, apo ka ndonjë që nuk e njihni. Më bën përshtypje që e ka shumë frikë bufin. Jo ‘doktori, jo shoku’. Thotë ndonjë ‘O Rama ti më bufin’, ma lë mua. E ka frikë bufin.

    Top Channel

  • “Dhe nata vazhdon, celulë m’celulë…”, Rama takim në Laprakë, batutë me të rinjtë: Tët ëmë dhe tët atë i njoh që kur ishin të dashuruar…

    “Dhe nata vazhdon, celulë m’celulë…”, Rama takim në Laprakë, batutë me të rinjtë: Tët ëmë dhe tët atë i njoh që kur ishin të dashuruar…

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, morën sot në mbrëmje (4 prill) takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.11 në kryeqytet.
    I shoqëruar edhe nga ministrja Albana Koçiu, e cila bëri prezantimin e punës së deritanishme dhe shifrave, kryeministri u njoh me punën e strukturave.
    Gjithashtu ministrja Manastirliu, e cila drejton politikisht edhe socialistët në Tiranë, bëri me dije se qëllimi është që “njësia të dali me rezultat më të mirë e të lartë se zgjedhjet e kaluara”.
    Dhe nata vazhdon, celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle!”, shprehet kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, teksa e shoqëron edhe me pamjet filmike të takimit dhe diskutimeve me strukturat e Njësisë nr. 11.
    Manastirliu tha se punohet edhe me njësitë e tjera fqinje dhe me elektoratin.
    Kryeministri nuk harroi edhe batutat me të pranishmit, ku iu drejtua një prej të rinjve drejtues i strukturës:
    “Unë njoh tët ëmë dhe tët atë që në kohën kur ishin të dashuruar”, shprehet kryeministri me një nga drejtuesit e Njësisë.
    I riu i përgjigjet se “ashtu janë ata akoma, të dashuruar dhe se kshtu vjen jeta!”.
    Por Rama ia kthen:
    “Atë nuk e dimë ne…!”, teksa salla shpërthen në të qeshura.
    Ndërsa e pyet për familjen, Rama i kujton atij se “të kemi me dy koka si deputet ty, edhe për Tropojën dhe për Tiranën…!”, teksa merr përgjigjen pohuese.
    Më tej kreu i PS përshëndeti një nga anëtarët e vjetër të PS, që në kohën kur ai nisi karrierën politike. Dhe pasi e përqafon i thotë:
    “Kur kemi filluar ne me Pashkun i kishim flokët e zeza. Tani janë bërë të bardha, të paktën ky i ka të gjata e kaçurrela, i ka akoma”, duke shkaktuar të qeshura të të pranishmëve.
    Më tej Rama mësoi rezultatet e punës dhe shqetësimet e votuesve.
    Teksa nuk e harroi ngacmimin në distancë edhe për kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke pyetur shtabin nëse kishte ndonjë votë në Laprakë dhe nënvizoi se ai e kishte frikë bufin dhe ka rënë këto kohë nga frika e ‘doktorit.
    “Po Luli ka ndonjë votë këtu? Hë, a ka vota ai? Zyrë ka ai, po kandidat a ka? O Lul… Ka ai po aha, u ngrit ca kohë, por ka ra. Ka frikë bufin ai, ka frikë! Jo, e ka shumë frikë doktorin ai, doktori, doktori thotë, e ka frikë! Ka frikë bufin se e shkul si dhëmb qumështi!”
    Rama foli edhe për zhvillimin e zonës, projektet dhe investimet për lagjet periferike të Tiranës që prekte ajo njësi dhe kryesisht rrugët që lidhin zonat me Rrugën e Arbrit. Ai tha se pas investimeve dhe bërjes së rrugëve, kjo zonë do zhvillohet së tepërmi dhe madje çmimet e ndërtesave dhe pronave do të rriten së tepërmi.