Tag: frikë

  • Live! “Kam ardhur me shumë frikë sot”, Rama ironizon Alizotin nga Librazhdi: Ka dalë njëri këtej që do na hajë të gjallë, por …

    Live! “Kam ardhur me shumë frikë sot”, Rama ironizon Alizotin nga Librazhdi: Ka dalë njëri këtej që do na hajë të gjallë, por …

    Takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Librazh kryesocialisti Rama e nisi duke ironizuar kandidatin demokrat Tomor Alizoti.
    Rama: Kam ardh me frikë sot gati gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njëri këtej që do na hajë të gjallë. Mirëpo nuk e shoh gjëkundi atë.
    Sot kemi edhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan edhe ju falenderoj që jeni kaq shumë këtu se duke ju parë kaq shumë edhe mua më del pak frika. Se ai kur thotë do hamë ai ha me gjithë mend.

  • “Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë”/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e J.D. Vance: Edhe kur ata nuk pajtohen me udhëheqësit…

    “Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë”/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e J.D. Vance: Edhe kur ata nuk pajtohen me udhëheqësit…

    Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e zëvendës presidentit të SHBA, J.D. Vance.

    Në mesazhin e zyrtarit të lartë thuhet se ‘nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre’.
    “Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre.” – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance.

     

    Top Channel

  • Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

    Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

    Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, i cili ka thënë se “nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”.
    Me anë të një postimi në Facebook, ambasada teksa citon J.D. Vance shkruan se  “të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë”
    “Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre, ka thënë Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance, që është publikuar edhe nga ambasada e SHBA-ve.

  • Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Vance: S’duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe kur ata…

    Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Vance: S’duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe kur ata…

    Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, vetëm 6 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Me anë të një postimi në Facebook, ambasada teksa citon J.D. Vance shkruan se “të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë”.

    “Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”, ka thënë  në mesazhin e tij zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance, që është publikuar edhe nga ambasada e SHBA-ve.

  • Tomor Alizoti: Do ta ha të gjallë Edi Ramën!

    Tomor Alizoti: Do ta ha të gjallë Edi Ramën!

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut të Beratit, iu drejtua kryeministrit Rama se përse nuk pranon debate televizive :”‘po deshi le të dalë me mua se kam qejf ta ha të gjallë”- tha Alizoti.
    “Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë. Doktor të kanë frikë doktor”-u shpreh Alizoti nga Peqini.

    Tashmë Doktorin e kanë frikë edhe vetë grupi Bardhi! Pas kësaj kryeministri iu përgjigj me një video shpotitëse.

  • “Rama thotë 7×7, por nuk guxon të thotë 313-ën e korrupsionit”, Basha:E vërteta është arma jonë më e fortë, qëndrojmë..

    “Rama thotë 7×7, por nuk guxon të thotë 313-ën e korrupsionit”, Basha:E vërteta është arma jonë më e fortë, qëndrojmë..

    Pasditen e sotme, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ishte në Shkodër dhe bashkë me kandidatët për deputet në këtë qark, u takuan me qytetarë dhe sipërmarrës. Vizita u mbyll me një takim në një shtëpi tradicionale shkodrane, ku Basha në fjalën e tij foli për mungesën e transparencës dhe dështimin e qeverisë në përmbushjen e premtimeve për 12 vite.
    Ai ironizoi Ramën duke thën se fraza që tashmë është bërë popullore 7×7=313, po përdoret edhe nga vet kryeministri por që nuk e çon deri në fund pasi nuk përmend dot shokët që ka atje. Basha më tej tha se e vërteta është arma më e fortë e Koalicionit Euroatlantik, ndërsa mbështetja e drejtësisë dhe barazia para ligjit mbeten objektiva kryesore.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    E keni dëgjuar besoj, i fundit në Shqipëri që kishte mbetur pa thënë 7×7, tani filloi dhe Edi Rama me 7×7. Por s’po ia zë goja të vërtetën deri në fund, a ka frikë apo turp, apo të dyja bashkë, i takon atij t’ua thotë shqiptarëve dhe shkodranëve. Sigurisht në bindjen time ka dhe frikë, edhe turp. E ka filluar me 7×7, goja s’po ia zen 313-ën, por thotë 6. Po as 6, as 60 milionë, as 600 milionë, kot e rrotullon gjuhën nëpër gojë, 7×7 bëjnë 313, atje ku janë shokët e Edi Ramës ku kanë përpirë qindra miliona e miliarda nga taksat e shqiptarëve. Edhe për 12 vite, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet, përkundrazi ka përkeqësuar çdo tregues të vendit. Kjo është e vërteta. Dhe pse është e vërtetë, ka ngjitur kudo. Kjo është e vërteta që ne skemi as turp, as frikë ta themi. Sepse me ekipin tonë, në programin tonë, në kauzën tonë, ka diçka që na diferencon nga ata që kanë frikë apo turp nga e vërteta. E vërteta është arma jonë më e fortë. E drejta, drejtësia e pavarur, e verbër, në kuptimin e barazisë para ligjit është objektivi jonë. Barazia para ligjit është instrumenti ynë për të bërë realitet atë që qëndron në emrin e Koalicionit tonë dhe që është aspirata e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë. Një shqipëri e zhvilluar, europiane dhe e mirëqen. Një Shqipëri e standarteve e njëjta me ato të vendeve ku për fat të keq është larguar një pjesë e madhe e rinisë shkodrane, e shumë të tjerë duan të largohen. Megjithatë, sot është një ditë për t’u inkurajuar nga prania e kësaj rinie, nga fuqia dhe energjia që i keni dhënë fushatës të kandidatëve tanë, duke përfshirë kandidatët tanë përfaqësues të kësj rinie shkodrane, dhe mbi të gjitha nga shpresa dhe besimi se e nesërmja do jetë më e mirë.

  • “Doktor, ty të kanë frikë”, Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

    “Doktor, ty të kanë frikë”, Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

    Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”

    Më tej ai vazhdoi duke u thënë socialistëve që të mos guxojnë që të shkojnë natës në shtëpinë e qytetarëve. Sakaq u ndal te kreu i PD-së, Sali Berisha duke thënë “doktor jepi, se ty të kanë shumë frikë”.
    “Juve do iu hamë të gjallë nëse prekni demokratët, nëse vendosni mina s’do ju ndahemi kudo ku jeni.
    Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj , do ju hamë të gjallë.
    Mos guxoni t’iu shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën, mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve. Doktor, jepi se ty të kanë më shumë frikë”, tha ai.

    Top Channel

  • ‘Rama ka frikë nga zgjedhjet, Lapaj: Nuk do ta lejojmë të blejë vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve

    ‘Rama ka frikë nga zgjedhjet, Lapaj: Nuk do ta lejojmë të blejë vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve

    Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për frikë ndaj zgjedhjeve të parakohshme. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se qëllimi i opozitës është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të ndaluar përdorimin e administratës dhe institucioneve shtetërore për përfitime elektorale.
    Ai tha se zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur blerjen e votave me para publike dhe presionin ndaj qytetarëve e bizneseve.
    “Të ka zënë frika i madh, të ka zënë frika. E di se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do të shkojmë që ti të mos e dhunosh më administratën dhe ti detyrosh për votë, do të shkojmë që të mos kesh më të fortë rreth vetes, me ata që mban rreth e rrotull kërcënojnë qytetarët. Do shkojmë që të mos përdorësh tatimorët për të dhunuar biznesin dhe të mos blesh votë me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Çfarë ke ti pse e ke me kaq shqetësim, duhet që të ishe më i qetë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse qytetarët na besojnë ne aq mandate sa ti mos e krijosh dot qeverinë. Edhe 10 ditë,” tha Lapaj.

  • Fushata në Elbasan, eskalon Alizoti kundër qeverisë: Do ju hamë të gjallë

    Fushata në Elbasan, eskalon Alizoti kundër qeverisë: Do ju hamë të gjallë

    Tone kërcënuese u lexuan sot në fjalimin që mbajti drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Elbasanit. Tomorr Alizoti iu drejtua qeverisë, duke thënë: ”Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’ju shkoni njerëzve nëpër shtëpi natën! Mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve! Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë”.
    Me thirrjen drejtuar Berishës për të trembur më shumë kundërshtarin, Alizoti u duk i vetëdijshëm mbi kapacitetin e vet për të ngjallur frikë në kampin tjetër. Doktori nuk e zhgënjeu dhe gjatë takimit elektoral në Librazhd foli me emra, duke treguar si ishte dhunuar shoferi i Taulant Ballës.

    Pas ndalesës në Librazhd, Berisha zhvilloi një takim elektoral edhe në Belsh, nga ku një mesazh pati për administratën. Me premtimin e Shqipërisë madhështore, kreu i PD-së prezantoi programin ekonomik të PD, ku pohoi se brenda 100 ditëve të para qytetarët do të dalin nga varfëria ekstreme.

  • “Nuk i pamë dje me Realin, se kemi frikë Barcelonën”! Trajneri i Interit: Vumë zemrën ndaj Romës, edhe tifozët na duartrokitën pas ndeshjes 

    “Nuk i pamë dje me Realin, se kemi frikë Barcelonën”! Trajneri i Interit: Vumë zemrën ndaj Romës, edhe tifozët na duartrokitën pas ndeshjes 

    Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën.  
    Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule.  
    Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin pas vetes me tre pikë më shumë. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka kërkuar të harrohet kjo humbje duke e dërguar fokusin te përballja ndaj Barcelonës në Champions League. 
    “Është futboll. Ne po arrijmë nga tre humbje që lëndojnë këtë javë, por skuadra sot, me shumë qartësi, u përpoq dhe e vuri zemrën për të, dhe njerëzit e panë. Nuk duhet të flasim për këtë, por të shohim veten, të përpiqemi të analizojmë dhe të rikuperojmë energjinë, duke qenë se pas dy ditësh do të jemi në Barcelonë, nuk kishim nevojë t’i shihnim mbrëmë kundër Realit, do të shkojmë me shumë respekt, por jo me frikë. 
    Duhej të ishim më të mirë si skuadër. Ushtruam shumë presion individual dhe jo si skuadër, Roma krijoi disa probleme. Më pas pranuam golin e parë me një kërcim ku topi u kthye në këmbët e Soule-s i cili ishte i mirë, asgjë për të thënë. Roma luajti një lojë të shkëlqyer për të fituar në San Siro. Duhet të përmendim edhe njerëzit tanë, tifozët tanë, të cilët e kanë kuptuar se çfarë po bëjnë djemtë këtë sezon. 
    Goli i Romës ishte një përplasje e rastësishme. Roma luajti një lojë të mrekullueshme dhe ne i dhamë gjithçka që kishim për të fituar. Djemtë i dhanë gjithçka që kishin në fushë. Edhe tifozët e kuptuan dhe e vlerësuan. Duartrokitja na e harron këtë lojë të keqe, por kjo lojë e keqe në fund, ngecje tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/