Tag: frikë

  • ”Prokuror është Rama”, Kryemadhi: Frikë kam vetëm nga drejtësia hyjnore. Do më thërrasin prapë

    ”Prokuror është Rama”, Kryemadhi: Frikë kam vetëm nga drejtësia hyjnore. Do më thërrasin prapë

    Deputetja aktuale deri në shtator e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, tha se nuk tha asnjë fjalë pasi do të flasë vetëm kur të shkojë në gjyq. Kryemadhi tha se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore.
    ”Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH? Aty prokuror e BKH është Edi Rama.

    Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë. Duhet me jetuar fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nuk e di”, tha Kryemadhi.

  • “Vota u ble, qytetarët kishin frikë”, deklarata e fortë nga PD: Krimi dhe pushteti bashkë në Portin e Durrësit

    “Vota u ble, qytetarët kishin frikë”, deklarata e fortë nga PD: Krimi dhe pushteti bashkë në Portin e Durrësit

    Kryetari i degës numër dy të PD-së në qarkun e Durrësit, Osman Stafa i ftuar në  një emision televiziv tha se më 11 maj vjedhja e votës ndodhi në të gjithë Shqipërinë.
    Më tej, Stafa u shpreh se do kërkojë nga KQZ të verifikohen kamerat, për të parë se çfarë ka ndodhur në Xhafzotaj dhe Romanat, pasi aty ka fakte e prova.
    “Porti i Durrësit sot kontrollohet nga krimi e pushteti. Ka 3 vite që nuk ka pasur asnjë rast që të jetë goditur trafiku i drogës në dalje e në hyrje. Më 11 maj në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje por votime.  Zgjedhjet nuk janë vjedhur vetëm në Durrës, janë vjedhur në të gjithë Shqipërinë. Shoh një skenar të mirëorganizuar për të goditur sistemin e demokracisë. Ka pasur qytetarë që e kanë pranuar që kanë shitur votën por kanë pasur frikë të denoncojnë.
    Shumë shpejt KQZ do i kërkoj të verifikojë kamerat çfarë kanë ndodhur në Xhafzotaj dhe Romanat ku krimi ka realizuar projektin ogurzi. Aty ka fakte e prova”, tha Stafa.
     
     

  • Liverpool ka frikë se Wirtz shkon te Bayern, plani B i klubit anglez kushton 83 mln euro

    Liverpool ka frikë se Wirtz shkon te Bayern, plani B i klubit anglez kushton 83 mln euro

    David Ornstein raporton se Liverpool ka një plan B, nëse Florian Wirtz vendos të transferohet te Bayern.Edhe pse klubi i kuq ka besim se mund t’ia dalë të blejë yllin gjerman duke investuar 150 mln euro, po mendon për një devijim të planit A. Emri tashmë dihet. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Eberechi Eze.Anglezi së fundmi ndihmoi Crystal Palace të fitojë 1-0 me Manchester City në finalen e Kupës. Këtë sezon, ai numëron 14 gola. Ndryshe nga Wirtz, kostoja e tij është e ulët, sepse ka klauzolë largimi 83 mln euro.
    Liverpool ende nuk ka bërë ofertë për të, por po pret momentin e duhur.

  • Zelensky formon një ekip negociator: Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë

    Zelensky formon një ekip negociator: Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë

    Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas tha: “Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”.
    Ai tha se përpjekjet ruse për të “bërë kërcënime” ndaj ekipit të tij negociator në Turqi u refuzuan dhe delegacioni ukrainas ia doli të “mbante bisedimet në një mënyrë dinjitoze”.
    “Jemi gjithashtu të përgatitur për një takim në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kryesore”, tha Zelenskyy.
    Moska deri më tani e ka hedhur poshtë idenë e një takimi midis Zelensky dhe Vladimir Putin.
    Sa i përket marrëveshjes së vetme thelbësore që doli nga bisedimet me Turqinë – një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish për secilin – Zelenskyy tha: “Ekipi ynë po punon aktualisht mbi detajet e shkëmbimit.”

  • Zelenskyy: Lufta do të mbyllej në Ankara, por Putin kishte frikë të vinte

    Zelenskyy: Lufta do të mbyllej në Ankara, por Putin kishte frikë të vinte

    Zelenskyy

    Zelenskyy: Faleminderit shumë, faleminderit shumë Shqipërisë që n aka mirëpritur. Shqipëria është një vend që beson tek Evropa, një vend që vazhdon të luftojë për të qenë pjesë e BE-së.  E vlerësoj faktin që e kuptoni njësoj situatën tonë dhe mendoni që lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi.

  • Maratona Zgjedhore/ Denion Ndrenika: Partitë kanë frikë nga vota e diasporës

    Maratona Zgjedhore/ Denion Ndrenika: Partitë kanë frikë nga vota e diasporës

    Gazetari Denion Ndrenika nga SHBA i është bashkuar transmetimit maratonë në Vizion Plus.
    Në një bisedë me moderatorin Roland Zili, Ndrenika tha se vota e diasporës nuk do të mbushë boshllëkun e votuesve në Shqipëri. Gjithashtu Ndrenika theksoi se vota e diasporës është thjesht një votë e kanalizuar nga partitë për intersat e tyre.

    Denion Ndrenika: Është një votë që nuk do ta mbushë boshllëkun e votuesve të Shqipërisë. Votimi është më tepër në karakterin e tifozllikut. Partitë kanë frikë nga vota e diasporës. Përderisa ne kemi ende biseda, kërkime në formën e shantazhit, kjo e bën votën e diapsorës të barabartë me votën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Nëse diaaspora do të ishte strukturuar vërtet do të kishte një autoritet të madh në votë. Kjo është thjesht një votë e kanalizuar nga partitë për inetersat e tyre.
    Roland Zil: Pse nuk ka ndodhur kjo?
    Denion Ndrenika: Vota e diasporës do të ishte votë e mirëfilltë për kandidatë të diasporës dhe jo për kandidatë që vijnë nga listat e partive. Nëse diaspora do të kishte zë dhe votë duhet të zgjidhte kandidatët e saj./vizionplus.tv

  • Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

    Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

    Robert Prevost është zgjedhur Papa i ri.  Ai do të njihet si Leo XIV.
    Papa Leo XIV ka dalë në ballkonin e Shën Pjetrit, ku ka dhënë edhe mesazhin e tij të parë.Lexo edhe :Related Posts
     “Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.

    Zoti na do shumë, Zoti na do të gjithëve. Jemi të gjithë në duart e Zotit. Pa frikë dhe të bashkuar, dorë për dore me Zotin mes nesh do të shkojmë përpara. Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë. Faleminderit Papa Françesko. Dua të falënderoj edhe të gjithë vëllezërit kardinalë që më zgjodhën që të jem pasardhës dhe të eci bashkë me ju, duke kërkuar paqe. Të punojmë bashkë dhe pa frikë për të qenë misionar”, tha ai.
    /vizionplus.tv

  • “Paratë e mykura dhe rrypat 1600 €”/ Basha: Fytyra e një qeverie që ka braktisur njerëzit, KE i vetmi që nuk ka frikë

    “Paratë e mykura dhe rrypat 1600 €”/ Basha: Fytyra e një qeverie që ka braktisur njerëzit, KE i vetmi që nuk ka frikë

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet me qytetarët dhe bizneset në Njësinë 6 në Tiranë, ku theksoi se koalicioni që ai përfaqëson është e vetmja forcë politike që mbështet fuqimisht SPAK-un dhe drejtësinë. Basha u shpreh se asnjë nga 140 kandidatët e koalicionit nuk ka probleme me drejtësinë dhe se të gjithë janë në lista të hapura, duke ftuar qytetarët që të gjykojnë me votë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e duhur për të çuar deri në fund liftën kundër korruposionit.
    Ai më tej tha se Edi Rama nuk i jep përgjigje pyetjes se pse i ka shokët tek 7×7=313, pasi korrupsioni me taksat e qytetarëve është kthyer në luks për zyrtarët. Sipas tij, nga ana tjetër edhe Berisha kërkon të luftojë korrupsionin dhe krimin me Ilir Metën dhe Elvis Roshin. Basha gjithashtu deklaroi se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që nuk kërkon votën për të mbrojtur veten nga drejtësia, por për ta fuqizuar atë. Ai shtoi se shpresa për ndryshim qëndron te një drejtësi e barabartë për të gjithë.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Të vetmit që e kërkojnë votën jo pre krahët SPAK-ut, po për t’ia fuqizuar krahët SPAK-ut në mënyrë që lekët të vijnë në xhepat tuaj, është 4, është Koalicioni Euroatlantik. Asnjë prej 140 kandidatëve tanë, nuk ka asnjë çështje në SPAK, as ka frikë nga SPAK-u. Përkundrazi e sheh atë si një shpresë për t’i kthyer shqiptarëve jo vetëm paratë e vjedhura, por edhe shpresën e vrarë nga kjo lloj, nga kjo biçim politike, se as politikë sështë. Nga kjo biznes politikë që është përgjegjëse për gjendjen ku është vendi sot. Të 140, 47 që jemi në Tiranë, jemi në listë të hapur. Asnjë në listë të mbyllur. S’kemi frikë, përkundrazi, ne e kërkojmë që qytetari të na gjykojë me votë. Dhe ata që do marrin më shumë vota, do shkojnë në parlament. Asnjë votë nuk shkon kot, ky s’i përgjigjet pyetjes ku i ke shokët. Po mbarojnë zgjedhjet, nuk i përgjigjet. Ku i ke shokët, gëk mëk e ndryshon muhabetin, se i ka në burg, tek 313 i ka. Pse i ka shokët aty?
    O je buf se bufi, ose je pronari i kënetës. Po qe më buf se bufi, ti nuk bën as për roje inceneratori, jo më për kryeministër. Ose je më i poshtër se ata, je ti pas atyre. Alternativë tjetër unë nuk mund të mendoj. Tani frikën e kanë tek SPAK-u. Bëjnë çfarë bëjnë aty e kanë frikën. Unë them që shpresa është tek SPAK-u. “Të gjithë jemi të barabartë para ligjit” nuk është fjalë, si kapet njëri me një cigare hashash dhe plaset në burg, e tjetri kapet duke vjedhur 200 milionë euro dhe duhet të shkojë të kërkojë leje në parlament, t’i hiqet imuniteti, të arrestohet apo jo, ndërkoh që ka kërcit ka ik në Zvicër. Apo këtijtjetrit iu kapën 500-et e mykme, thoshte procesverbali i SPAK-ut. Kishte blerë një apartament ngjit me apartamentin e vet që e përdorte vetëm si kasafortë. Dhe harxhonte 1 milionë dollarë apo euro në vit për mbathje dhe bizhuteri.
    Po kjo është e palejueshme, e papranueshme edhe në vendet më të pasura të botës, jo këtu. Del tundet kjo tjetra, kërcen valle në hapje të fushatës me 1600 euro rrypi. Aq sa është pensioni 1-vjeçar i një pensionisti, ajo ka rrypin e belit. Me çfarë e bleve? Vjen ky tjetri krimi dhe korrupsioni janë problemet më të mëdha, bravo! Me çfarë do ta zgjidhësh ti krimin dhe korrupsionin, me Ilir Metën dhe Vis Roshin?Vjen e diela, ka një vendim i madh për t’u marrë. Me atë vendim keni për të jetuar 4 vitet e ardhshme. Dhe thirrja jonë është mos me e shpërdoru atë votë. Vota për ne është votë për ta vazhduar këtë betejë deri në fund.

  • Ambasada e SHBA mesazh-qytetarëve: Votoni pa frikë!

    Ambasada e SHBA mesazh-qytetarëve: Votoni pa frikë!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka përçuar një mesazh për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane i kërkon shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar pa pasur frikë. Teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare 2025, mesazhi i Ambasadës është për të gjithë.

    “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë!,”- ky është mesazhi i Ambasadës amerikane.
    Ndërkohë numërimi mbrapsht ka filluar dhe forcat politike kanë deh dy ditë kohë të kapin objektivat e tyre për 11 majin. Partia Demokratike ka njoftuar e para se do të mbyllë fushatën elektorale ditën e premte më 9 Maj në orën 19:00 në Bulevaridin e Ri. Partia Socialiste po ashtu ka njoftuar mbylljen e fushatës në Tiranë, po në orën 19:00 pranë Parkut Olimpik./ZËRI

  • Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane mesazh qytetarëve: Mos lejo të tjerët të flasin për ty, voto pa frikë

    Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane mesazh qytetarëve: Mos lejo të tjerët të flasin për ty, voto pa frikë

    Katër ditë para zgjedhjeve, ambasada amerikane u është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë.
    Duke theksuar rëndësinë e votës, ambasada u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, se vota është personale dhe duhet të shprehin vullnetin e tyre pa pasur frikë.
    “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

    Të dielën e 11 majit, shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.