Tag: frikë

  • Çfarë janë sulmet e panikut

    Çfarë janë sulmet e panikut

    Kam frikë nga ataket e panikut, ndihen të forta dhe të frikshme. Por kur kupton çfarë i shkakton dhe si t’i menaxhosh, ato nuk kanë më të njëjtin pushtet mbi ty.

    E zbulojmë si:

    1. Si ndihen ataket e panikut?

    2. Si kalon njeriu nga frika në çrregullim?

    3. Sjellje dhe reagime tipike nga ataket e panikut

    4. Ndihma dhe trajtimi

    1. Si ndihen ataket e panikut

    Ndihesh sikur trupi yt po përfshihet nga një rrymë elektrike me tension të lartë, frymëmarrja jote vështirësohet dhe mendja nxiton duke kërkuar një zgjidhje për ato ndjesi të pashpjegueshme. 

    Nevoja për ndihmë, mbrojtje, dhe lufta për t’i shpëtuar asaj situate, pengojnë çdo përpjekje për të kontrolluar veten dhe reagimet e tua.

    Pastaj, papritmas, gjithçka mbaron, duke lënë të njëjtën ndjenjë shkatërrimi të prodhuar nga një cunami, në këtë rast, një psikologjik.

    2. Si kalon njeriu nga frika në çrregullim?

    Frika bëhet çrregullim kur mekanizmi ynë natyror i alarmit të rrezikut nuk fiket më në kohë dhe fillon të reagojë edhe kur jemi realisht të sigurt. 

    Zakonisht nis nga një situatë konkrete (një frikë natyrore, një ngjarje stresuese, një simptomë fizike), ku trupi ynë reagon fort: zemra rreh shpejt, mendja mendon “jam në rrezik”, muskujt tendosen. 

    Nëse ky përjetim na tremb shumë, truri e regjistron: “kjo situatë është super e rrezikshme”. Herën tjetër, mjafton një kujtesë e vogël, një vend, një mendim, një ndjenjë në trup  dhe alarmi ndizet sërish, shpesh edhe më fort. 

    Njeriu fillon të shmangë: nuk del, nuk hipën në makinë, nuk merr ashensorin, nuk prek objekte të caktuara, nuk përballet me njerëz. Kjo shmangie e çon trurin të besojë edhe më shumë që rreziku qenka realisht aty. 

    Me kalimin e kohës, frika zgjeron territorin e saj, ndikon tek gjumi, puna, marrëdhëniet dhe liria e përditshme dhe aty flasim jo më për një frikë natyrore, por për një çrregullim ankthi, fobi apo OCD. Ku frika nuk na mbron më, por na pengon të jetojmë.

    3. Sjellje dhe reagime tipike nga ataket e panikut

    Duke analizuar reagimet më të zakonshme ndaj një perceptimi të frikës intensive, vërejmë disa përsëritje të vazhdueshme në njerëz dhe situata të ndryshme:

    Kur njeriu përjeton një frikë shumë të fortë, shpesh reagon në disa mënyra që, pa e kuptuar, e ushqejnë edhe më shumë këtë frikë. 

    Së pari, fillon ta shmangë çdo gjë që e frikëson, vende, situata, njerëz, mendime. Por sa më shumë shmang, aq më i paaftë ndihet për t’u përballur, ndërsa “përbindëshi” në mendje bëhet gjithnjë e më i madh. 

    Së dyti, kërkon vazhdimisht sigurime dhe mbrojtje nga të tjerët (telefonata, mesazhe, shoqëri, kontrolle). Në fillim e qetësojnë, por në plan afatgjatë e mësojnë trurin se “vetë nuk ia dal dot, kam nevojë patjetër për dikë tjetër” pra ia delegon fuqinë tjetrit. 

    Së treti, mund të mundohet me çdo kusht të kontrollojë trupin e vet (zemrën, frymëmarrjen, dridhjet), por sa më shumë përpiqet t’i kontrollojë, aq më shumë rritet ankthi dhe duket sikur po humb kontrollin. 

    Këto tre mekanizma, shmangia, mbështetja e tepruar tek të tjerët dhe lufta për të kontrolluar çdo simptomë fizike, e mbajnë frikën gjallë dhe e kthejnë pak nga pak në një çrregullim.

    4. Ndihma dhe trajtimi

    Kur një person arrin të ndalojë këto reagime jofunksionale,  shmangien, kërkimin e vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet për të kontrolluar trupin, atëherë edhe frika fillon të rikthehet në formën e saj normale, atë që thjesht na paralajmëron por nuk na paralizon. 

    Nëse këto tre sjellje janë ato që e kthejnë frikën në panik, atëherë heqja dorë prej tyre është hapi kryesor për ta zhdukur vetë çrregullimin.

    Shembull:

    Marrim një person që ka pasur një sulm paniku në supermarket. Që prej asaj dite ai nuk shkon më atje (shmangie), merr dikë gjithmonë me vete për çdo dalje (kërkim ndihme) dhe kontrollon vazhdimisht frymëmarrjen që të mos “i ndodhë përsëri” (përpjekje për kontroll). 

    Nëse gjatë trajtimit mëson të kthehet gradualisht në supermarket, të shkojë vetë dhe të lejojë trupin të qetësohet pa luftuar simptomat, paniku fillon të zbehet, sepse truri mëson sërish se nuk ka rrezik real.

    Për ta bërë këtë proces të sigurt dhe të suksesshëm, nevojitet ndihma e një psikologu, i cili krijon një plan ndërhyrjeje të personalizuar sipas historisë, nevojave dhe ritmit të personit. 

    Terapia i jep njeriut mjetet që t’i rikthejë vetes fuqinë dhe ta rikthejë frikën në vendin e saj natyral, një sinjal mbrojtës, jo një armik.

  • Vendimi për Ballukun në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po krijon furtunë, ka frikë

    Vendimi për Ballukun në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po krijon furtunë, ka frikë

    Vendimi për Ballukun në Kushtetuese/ Gjokutaj: Rama po krijon furtunë, ka frikëAvokati Genc Gjokutaj, e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut një presion që po bën Rama për të shpëtuar paradhomën e tij.
    I ftuar në “Studio 24”, Gjokutaj tha se as Venecia dhe as Strasburgu nuk janë shprehur, por sipas avokatit, kjo lëvizje e Ramës, është një presion, furtunë e krijuar nga vetë ai, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sipas avokatit, nuk ka kaluar kompetencën GJKKO, por vetë Rama.
    “Ajo kërkesë do të rrëzohet, këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sigurisht qëndrimi i tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender”, tha Gjokutaj.
    Genc Gjokutaj: këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sigurisht qëndrimi I tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender.
    Kjo është masë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave jo për ministrin e kryeministrin. Atë VKM eka firmosur Rama me dorën e tij. Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë në jetë ka marrë rolin e avokatit. Ai ka thënë se nuk mbron askënd, tani firmos për një kërkesë në Kushtetuese. E ka kthyer në poligon qitje për interesat e tij.”,- tha Gjokutaj.

  • Frikë për Dani Olmo, u dëmtua në zonën ku kreu operacion para dy vitesh

    Frikë për Dani Olmo, u dëmtua në zonën ku kreu operacion para dy vitesh

    3 Dhjetor 2025

    8:07

    Alfred Lleshi

    Pas një prej ndeshjeve të tij më të mira këtë sezon, Dani Olmo pësoi një dëmtim të rëndë në Barça–Atlético Madrid. Në momentin e golit të 2-1, ai ra keq dhe dëmtoi shpatullën. Gëzimi i shokëve të ekipit kontrastonte me dhimbjen e dukshme të ish-lojtarit të RB Leipzig.
    Olmo, që kishte kaluar një dëmtim muskulor në fillim të sezonit, po radhiste paraqitje të mira dhe afrohej te niveli i tij më i lartë. Ai është shumë i rëndësishëm në skemën e Flick, katalizator dhe vendimtar në fazën sulmuese.
    Stafi mjekësor, i udhëhequr nga Dr. Pruna, hyri menjëherë në fushë, kontrolloi shpatullën dhe kërkoi zëvendësimin. Rashford dhe Ferran hynë në vend të tij dhe Lewandowskit. Ishte një goditje e rëndë për një lojtar që shpesh ka pasur fat të keq.
    Në klub ka shqetësim, sepse ai u operua në të njëjtën zonë në nëntor 2023, për një rikthim të luksacionit akromioklavikular. Barcelona e konsideron thuajse të pamundur rikthimin e tij para vitit 2026; Olmo pritet të mungojë të paktën tri javë, ndërsa rezultatet diagnostikuese mjekësore do të dalin sot.
     

  • ‘Rama frikë nga SHBA-FBI ’/ Ndoka: E ka zënë paniku, s’e ka problem të shesë bashkëpunëtorët!

    ‘Rama frikë nga SHBA-FBI ’/ Ndoka: E ka zënë paniku, s’e ka problem të shesë bashkëpunëtorët!

    Kryeministri Edi Rama nuk po vepron nga një pozicion force, por i shtyrë nga një frikë e thellë dhe paranojë që po e çojnë drejt veprimeve kaotike dhe jokushtetuese.

    I këtij mendimi është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, teksa i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv bëri një analizë mbi sjelljen politike të kreut të qeverisë, i cili akuzohet se po e përdor mazhorancën absolute për të kapërcyer çdo kufi institucional.

    Sipas Ndokës, supermazhorancat shpesh përfundojnë në kaos, dhe qeveria aktuale nuk bën përjashtim, teksa vërehet gjithashtu një tendencë e vazhdueshme e kryeministrit për të shtrirë pushtetin e tij gjithandej, duke shpërfillur Kushtetutën dhe pengesat ligjore, të cilat i percepton si pengesa personale ndaj vullnetit të tij.

    Kjo sjellje përshkruhet nga Ndoka, si tipike për një “autokrat” dhe “aventurier”, por argumentohet se nuk buron nga forca, por nga një ndjenjë e thellë dobësie dhe pasigurie.

    Në qendër të veprimeve të Ramës vendoset frika, teksa ish ligjvënësi opozitar, pretendon se kryeministri është i kompleksuar nga frika dhe vuan nga një paranojë e vazhdueshme. Këto frikëra variojnë nga shqetësimet për sigurinë personale, frika se “po vijnë amerikanët apo FBI-ja”, deri te frika nga rivalët e brendshëm politikë.

    “Ky njeh vetëm frikën,” theksohet në analizë, duke e portretizuar si një lider që sheh kërcënime kudo. Situata e tensionuar me Bashkinë e Tiranës shihet si një manifestim konkret i kësaj politike të bazuar te paniku.

    Veprimet e ndërmarra, si heqja e një nënkryetari me dhunë, luhatjet në qëndrime ndaj kryebashkiakut Veliaj, dhe takimet e gjata me zëvendëskryeministren Balluku, interpretohen [ër Ndokën, jo si lëvizje strategjike, por si veprime të dëshpëruara për të menaxhuar një skenar që i ka dalë jashtë kontrollit.

    Sipas analizës, kryeministri ka frikë nga Balluku dhe po vepron për të mbrojtur veten, jo bashkëpunëtorët e tij. Si një shenjë e këtij paniku përmendet edhe veprimi i paprecedentë i dërgimit të SPAK-ut në Gjykatën Kushtetuese, një lëvizje që konsiderohet “fundi” i respektit institucional.

    Kjo situatë ka shkaktuar kosto të mëdha për institucionet dhe ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Pretendohet se edhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë ata më të afërtit, po i kërkojnë privatisht kryeministrit të tërhiqet, pasi “agonia nuk ka më kuptim”. Në përfundim, kjo qasje e kryeministrit përshkruhet si një “rrezik i madh” për vendin, qeverisjen, sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

    Sjellja e tij, sipas Ndokës, ku fshihet ose “gjuan me gurë” këdo që i del përpara ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij përfitojnë, shihet si dëshmi e një lideri në panik, jo në kontroll të situatës.

    Gjithmonë super mazhorancat kalojnë në kaos. Pra, duket që edhe ky pushtet sikur nuk të mjafton dhe tenton gjithmonë që të kalosh përtej, t’i fusësh duart gjithandej. Kështu ka bërë me të gjitha, me të gjitha pushtetet, se këto, këto s’i ka për gjë fare. Është çështje edhe kulturë politike. Për fatin e keq, Edi Rama është i vetmi kryeministër në këto 30 e kusur vite që nuk ka një njohje minimale të institucionale. Pra, ky nuk e njeh kushtetutën. Realisht nuk e njeh. Pra, ky çdo veprim që e ka në ide thotë duhet bërë. Pse duhet të më pengosh mua ti me kushtetutë, çfarë është ky ligj që është kështu, pse prej këtij ligji do të pengohemi ne. Pra, është, është mendësi. Edhe kjo është, kjo është realisht, pra. Përtej kësaj pastaj është ajo pjesa e autokratit të tij, tip aventurierit. Ky nuk mund të shohë, pa diskutim që e ndjen veten të dobët. Nuk është puna se, e kupton edhe ky që gjithmonë këto që janë mazhoranca si shkërmoqen. Nuk është puna se është forca e atyre numrave që ka në parlament se pushteti nuk janë vetëm numrat. Pra, ky ndjehet i frikësuar, frika është ajo që, që mbizotëron te ky personazh. Ky pra njeh vetëm frikën. Ka frikë ky. Gjithmonë ka qenë një njeri që është i kompleksuar nga frika.

    Dikur kishte frikë se e rrahin në rrugë, ndonjëherë ka frikë që i ndodh natën ndonjë gjë në gjumë. Pastaj tashti ka frikë që po më vijnë amerikanët, erdhi FBI-ja, del dikush aty, sheh te dritarja se kush, kush kalon në bulevard, kush kalon te bulevardi. Është, ka paranoja. Ky i tillë është, është formuar. Kështu që, në aspektin e frikës, panikut që ky ka, përpiqet që ta çlirojë me çdo, me çdo çmim Bashkinë e Tiranës duke bërë edhe kështu aventura, duke caktuar atë me dhunë, duke hequr një nënkryetar, një ditë del e mbështet Erion Veliajn, ditën tjetër e sulmon. Pastaj rrinë shtatë orë me, me Ballukun në zyrë për me gjet një, një zgjidhje. Këto i kanë nga frika. Po diskutim pse ti mendon që ky i bën me dëshirë. Pra, kjo është një skenar i Ramës që i del shpeshherë jashtë kontrollit. Edhe detyrohet që të tërhiqet, të bëjë gjoja sikur është në krahë të Ballukut. Nuk e mbron ky Ballukun. Nuk është puna se ky është një, e mbrojti. Ky po mbron veten e tij se s’ka problem ky për me i shit bashkëpunëtorët e këdo që i ka afër.

    Por problemi është që kjo është një kosto shumë e madhe për vendin që ne kemi, ëh, një kryeministër të tillë që nuk njeh pengesa ligjore. Edhe kjo është rast unikal, kryeministri dërgon SPAK-un në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është, kjo është fundi. Këto janë mekanizma, edhe kur funksionojnë, janë për opozitën, janë për grupet e interesit, janë për individët, kur ti mbron interesin publik, jo me mbrojt interesin tënd. Kjo është, absurd, kjo është fundi. Pra, këto veprime tregojnë që ky personazh është në panik, është në frikë. Pa diskutim që është një kosto shumë e madhe edhe për institucionet, edhe për, edhe për faktorin ndërkombëtar, se edhe ato e kanë duruar deri në një farë mënyre që ky i ka, mik Luli, i ka korruptuar.

    Por në fund të fundit edhe aty ka zëra që po fillojnë ore vallë se çfarë bëhet në këtë Shqipëri. Si ka mundësi që zv/kryeministrja qëndron akoma në detyrë dhe ky nuk e shkarkon. Dhe unë kam informacione realisht edhe të sakta që këtij ia kanë kërkuar edhe këto që i bën kështu me ato qokat e veta. Edhe këto i thonë, ore, tundu pak se sikur s’ka kuptim kjo agoni që vazhdon. Pra, në këtë sens, pa diskutim që është një problem shumë i madh, është një rrezik, është një rrezik në fund të fundit edhe për vendin, për qeverisjen, për sigurinë tonë, për, ëh, ato marrëdhëniet që kemi ne me faktorin ndërkombëtar. Nuk mund të rrijë një kryeministër duke u fshehur apo duke gjuajtur me gurë këdo që i del përpara. Bashkëpunëtorët e tij hanë dardha, kumbulla, ky merr gurë edhe i gjuan ato, e gjuan rojet me gurë që mos t’i ofrohen atyre hajdutëve.

  • ‘Frikë nga drejtësia’/ Berisha: Rama mashtroi në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë

    ‘Frikë nga drejtësia’/ Berisha: Rama mashtroi në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me deklaratën skandaloze të kryeministrit Edi Rama në krah të Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, ku tha se ‘praktika e GJKKO për të pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku e akuzuar nga SPAK është unike në botë’.

    ‘Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”’, shkruan Berisha në Facebook.

    Gjithashtu lideri i opozitës thekson se ‘e vërteta është e thjeshtë, që Rama ka frikë nga drejtësia’.

    Postimi i plotë:

    Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE: Rumani, Itali, Francë, Belgjikë, Kroaci, Spanjë. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia!

    Rama shamelessly lied in the statement ëith Marta Kos to protect Balluku. The suspension of ministers during investigations is a normal practice in the EU: Romania, Italy, France, Belgium, Croatia, Spain. Only in Rama–Balluku’s Albania is it presented as a “coup.” The truth is simple: fear of justice!

  • Frika nga fitimi i kandidatit ultra-konservator në Kili! Frikë nga vala e migrantëve: Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në kufi

    Frika nga fitimi i kandidatit ultra-konservator në Kili! Frikë nga vala e migrantëve: Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në kufi

    Qeveria e Perusë shpalli gjendje të jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përgjatë kufirit të saj me Kilin dhe tha se po dërgonte trupa për të përforcuar kontrollet, nga frika se një valë emigrantësh mund të largohej nga vendi fqinj për shkak të zgjedhjes së mundshme të një presidenti të ekstremit të djathtë atje.

    Masa do të jetë në fuqi për 60 ditë në rajonin jugor të Tacna-s, pasi kandidati i ekstremit të djathtë Jose Antonio Caste është favoriti në zgjedhjet presidenciale të Kilit , i cili ka premtuar të deportojë emigrantët e paligjshëm.

    “Policia Kombëtare Peruviane siguron ruajtjen e rendit me mbështetjen e forcave të armatosura”, thuhej në një dekret qeveritar.

    Rreth 50 ushtarë do të vendosen “menjëherë”, tha Ministri i Brendshëm Peruvian Vicente Timburcio, duke shtuar se 50 të tjerë do të dërgohen në fillim të dhjetorit.

    Videoja e publikuar nga guvernatori i rajonit kufitar të Arica-s, në Kilin verior, tregon dhjetëra njerëz që përpiqen të kalojnë në Peru në pikën kufitare Chacaluta-Santa Rosa.

    “Ata nuk duan të na lejojnë të hyjmë në Peru, kemi frikë se do të na deportojnë me forcë”, tha një migrant venezuelian për median online The Clinic, i cili kërkoi të mos identifikohej.

    Rrjeti peruan Radio Tacna transmetoi imazhe të njerëzve që mbanin fëmijë pranë pikës kufitare.

    “Pati një grumbullim migrantësh që donin të largoheshin nga vendi dhe kishin hasur vështirësi në hyrjen në Peru”, u tha gazetarëve Ministri i Sigurisë Luis Cordero, pa specifikuar numrin e personave.

    Në Kili, ultra-konservatori José Antonio Cast është favoriti në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 14 dhjetor, kundër kandidates së majtë Janet Jara. Ai premton të deportojë më shumë se 330,000 njerëz që kanë migruar ilegalisht në Kili, kryesisht venezuelianë, të cilët ai i lidh me krimin.

    Në prill 2023, Peruja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dy-mujore dhe dërgoi ushtrinë në kufirin e saj për shkak të mbërritjes së migrantëve nga Kili, të cilët kërkojnë që të kenë dokumentet e nevojshme për të hyrë në vend. Ushtria më pas kishte përforcuar operacionet policore.

  • Si ndikojnë emocionet negative tek shëndeti i njeriut

    Si ndikojnë emocionet negative tek shëndeti i njeriut

    Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh. Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar.
    Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.
    Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:

    Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.
    Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.
    Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.
    Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.
    Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Bërrylat: Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.
    Kyçet e duarve: Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
    Ijët: Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.
    Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.
    Kyçet e këmbëve: Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji. Mungesë mbështetjeje financiare.

  • Dhimbje kyçesh dhe marrje mendsh! Si ndikojnë emocionet negative tek shëndeti i njeriut

    Dhimbje kyçesh dhe marrje mendsh! Si ndikojnë emocionet negative tek shëndeti i njeriut

    Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh.
    Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.
    Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:

    Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.
    Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.
    Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.
    Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.
    Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Bërrylat: Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.
    Kyçet e duarve: Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
    Ijët: Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.
    Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.
    Kyçet e këmbëve: Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji. Mungesë mbështetjeje financiare.

  • “Balluku e pandehur për abuzimet me tenderat”, Tabaku reagon ashpër: Duhet të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

    “Balluku e pandehur për abuzimet me tenderat”, Tabaku reagon ashpër: Duhet të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

    Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë një interviste në një emision televiziv u pyet nga moderatorja për çështjen “Balluku” dhe zhvillimet më të fundit politike.
    Tabaku tha se në planin personal, zv/kryeministrja ndodhet në pozitat më të vështira, ndërsa sa i takon si politikane e lartë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, një standard evropian ku Shqipëria synon të integrohet.
    “Ndodhemi në një moment që sinjali që duhet të jepet është që duhet të kemi frikë nga ligji, por ato që lexova nga dosja, duket se nuk ka patur fare frikë nga ligji.
    Balluku menaxhonte gjysmën e buxhetit të shtetit, kontrata qindra milionëshe, të cilat i kemi denoncuar dhe jemi sulmuar në Kuvend, pse i denoncojmë. Morali politik do ta kërkonte që të jepte dorëheqjen, në të kundërt ajo erdhi dhe sulmoi opozitën.
    Kjo për mua është e pakonceptueshme”, tha Tabaku. Sa i takon qëndrimit të opozitës mbi këtë çështjem deputetja e PD tha se personalisht nuk ka bërë kompromis me fjalën por ka reaguar menjëherë.
    “Balluku ka qenë te komisioni hetimor për inceneratorët. Ka një histori që secili e ka individualisht por dhe politikisht. Bardhi është përballur politikisht me të në Fier, dhe unë dua ta shoh dhe nga impakti elektoral që ka patur. Pasi një person që ka menaxhuar këto kontrata qindra milionë euro dhe kur flitet për 1/3 e tyre që kanë qenë taksë korrupsioni imagjinoni vështirësinë e demokratëve në terren. Shumica e dosjeve në SPAK kanë shkuar prej Bardhit. Unë kam cuar një dosje për shitjen e energjisë, Berisha po ashtu”, tha Tabaku.
    Jorida Tabaku: Rasti që po ndodh këto ditë me zonjën Balluku është ndryshe nga rastet e tjera. Përvec Veliajt që ishte në detyrë, ky është rasti i parë kur një zvkryeministre në detyrë merret e pandehur.
    Unë dua ta ndaj personin nga funksioni.
    Unë mendoj se në planin personal është në momentin më të vështirë. Në profilin si politikan duhet të kishte vendosur një standard si dorëheqja që në këtë qeveri nuk ekziston, e një zvkryeministre që i hap rrugë drejtësisë, të vendoste standardin e transparencës. Ndodhemi në një moment që sinjali që duhet të jepet është që duhet të kemi frikë nga ligji, por ato që lexova nga dosja, duket se nuk ka patur fare frikë nga ligji.
    Balluku menaxhonte gjysmën e buxhetit të shtetit, kontrata qindra milionëshe, të cilat i kemi denoncuar dhe jemi sulmuar në Kuvend, pse i denoncojmë. Morali politik do ta kërkonte që të jepte dorëheqjen, në të kundërt ajo erdhi dhe sulmoi opozitën.
    Kjo për mua është e pakonceptueshme.
    Një gjë që që kam mësuar këtë vit është kompromisi i fjalës dhe unë nuk bëj kompromis me fjalën. Kam bërë reagimet e mia, kam kërkuar dorëheqjen, Balluku ka qenë te komisioni hetimor për inceneratorët. Ka një histori që secili e ka individualisht por dhe politikisht. Bardhi është përballur politikisht me të në Fier, dhe unë dua ta shoh dhe nga impakti elektoral që ka patur. Pasi një person që ka menaxhuar këto kontrata qindra milionë euro dhe kur flitet për 1/3 e tyre që kanë qenë taksë korrupsioni imagjinoni vështirësinë e demokratëve në terren. Shumica e dosjeve në SPAK kanë shkuar prej Bardhit. Unë kam cuar një dosje për shitjen e energjisë, Berisha po ashtu.
    Fundin e kësaj historie e shoh me dorëheqjen e zotit Rama, sikurse me inceneratorët. Përgjegjësia është politike, morale, e qeverisë por dhe ligjore.
    Sjelljen e Ramës gjatë konferencës me Marta Kos, e pashë njësoj si në 12 vite, arrogancë. Mbrojtja politike që po i bën qeveria është ndryshe nga rastet e tjera.