Tag: freskëta

  • Nutricionistët kanë veçuar gjashtë ushqime që nuk duhet t’i ruani kurrë në enë plastike

    Nutricionistët kanë veçuar gjashtë ushqime që nuk duhet t’i ruani kurrë në enë plastike

    Zvogëlimi i mbeturinave ushqimore është një nga mënyrat më efektive për të ulur ndikimin mjedisor të familjes dhe njëkohësisht për të kursyer para.

    Një rol kyç në këtë është mënyra e duhur e ruajtjes së ushqimeve – por përdorimi i enëve dhe paketimit plastik nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë, shkruan Index.hr.

    Sipas ekspertëve, disa lloje ushqimesh kërkojnë metoda të ndryshme dhe më të sigurta ruajtjeje për të mbetur të freskëta më gjatë.

    Ushqimet e nxehta

    Edhe pse plastika është praktike, nutricionistja Nikki Kuhlman paralajmëron për EatingWell se nxehtësia mund të shkaktojë zbërthimin e plastikës dhe çlirimin e substancave të dëmshme si BPA dhe ftalate.

    “Këto kimikate mund të ndikojnë në funksionet hormonale”, thotë ajo, duke rekomanduar përdorimin e enëve prej qelqi ose çeliku inox për ushqimet e nxehta. Plastika, sipas saj, është e pranueshme vetëm për ushqimet e ftohta si sallatat apo sanduiçët.

    Djathërat e fortë

    Për djathërat e zakonshëm paketimi plastik nuk paraqet problem, por djathërat e mirë kërkojnë mbrojtje të veçantë. Mbyllja hermetike në plastikë ndalon qarkullimin e ajrit dhe nxit lagështinë, duke ndikuar në shijen dhe strukturën e tyre.

    Ekspertët sugjerojnë përdorimin e letrës së djathit ose pergamenit, me një qese plastike të vendosur lirshëm sipër.

    Salcat e domates dhe ushqimet acidike

    Produktet acidike si domatet, lëngu i limonit apo salcat mund të reagojnë me plastikën dhe të çlirojnë substanca të dëmshme. Shkencëtarja Dr. Megan Meyer thotë se shmang ruajtjen e tyre në plastikë.

    Qelqi dhe çeliku inox janë opsionet më të sigurta për këto ushqime.

    Qepët dhe hudhra

    Këto perime nuk duhet të mbyllen në plastikë, pasi lagështia rrit rrezikun e prishjes dhe mbirjes. Ato duhen ruajtur në vende të freskëta, të errëta dhe të thata – idealisht në qese rrjete apo letre që lejojnë qarkullimin e ajrit.

    Perimet me gjethe

    Ruajtja e sallatës, spinaqit dhe perimeve të tjera me gjethe në qese plastike të mbyllura nuk është ideale.

    “Mbështillini me një leckë të pastër dhe vendosini në një enë hermetike,” këshillon Kuhlman. Lecka thith lagështinë e tepërt dhe mban perimet të freskëta për më gjatë.

    Bimët e freskëta

    Majdanozi dhe bimët e tjera të ngjashme zgjasin më shumë nëse trajtohen si lule: priten kërcejtë, vendosen në një gotë me ujë dhe mbulohen lehtë me një qese plastike. Në këtë mënyrë mund të qëndrojnë të freskëta deri në dy javë në frigorifer.

  • Sekreti për t’i mbajtur mandarinat të freskëta dhe plot aromë për javë të tëra

    Sekreti për t’i mbajtur mandarinat të freskëta dhe plot aromë për javë të tëra

    Mandarinat janë një nga kënaqësitë më të mëdha të vjeshtës – të ëmbla, freskuese dhe plot vitamina. Shumë njerëz i konsumojnë të freskëta, i shtrydhin në lëng ose i përdorin në ëmbëlsira, por shpesh një pakujdesi e vogël mund t’i bëjë ato të prishen shumë shpejt.

    Sipas Slobodna Dalmacija, sekreti që mandarinat të qëndrojnë të lëngshme dhe aromatike për një kohë të gjatë është t’i hiqni menjëherë nga qesja plastike pas blerjes dhe t’i vendosni në një shportë të cekët ose kuti kartoni, në mënyrë që ajri të qarkullojë mes tyre. Nëse qëndrojnë të mbyllura fort, nxehtësia dhe lagështia i prishin shpejt – një gabim i zakonshëm që bëjnë shumica.

    Për ruajtje afatgjatë, rekomandohet që mandarinat të mbahen në frigorifer, në sirtarin e perimeve, ku mund të zgjasin deri në dy javë. Ekspertët këshillojnë gjithashtu që para se t’i vendosni në frigorifer, çdo mandarinë të fshihet me një leckë të thatë për të shmangur lagështinë, pasi edhe një pikë uji mund të nxisë mykun.

    Përveç shijes dhe aromës, mandarinat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh. Të pasura me vitaminë C, ato forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin të luftojë ftohjet. Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon në tretje dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa kaliumi mbron zemrën dhe muskujt.

    Të ulëta në kalori dhe të pasura me vlera ushqyese, mandarinat janë zgjedhja ideale për këdo që kërkon një alternativë të ëmbël dhe të shëndetshme – një shije që mund ta shijoni pa ndjenja faji.

  • Turistët po zgjedhin pushime më të freskëta dhe jashtë sezonit të pikut

    Turistët po zgjedhin pushime më të freskëta dhe jashtë sezonit të pikut

    Turistët po zgjedhin pushime më të freskëta, më të qeta dhe më pak të mbipopulluara këtë vit, duke u larguar nga destinacionet tradicionale të verës në Europë, mes shqetësimeve të rritura për valët e të nxehtit dhe zjarret masive.Ky trend po forcon fenomenin e njohur si “coolcation”, një kombinim mes “cool” (i freskët) dhe “vacation” (pushim), që përshkruan udhëtarët që preferojnë klimë më të butë në vend të temperaturave ekstreme të verës.Rekorde të reja temperaturash kanë përfshirë Europën javët e fundit, duke çuar termometrin mbi 40°C në disa zona dhe duke nxitur shpërthimin e zjarreve rajonale.Jenny Southan, CEO e agjencisë së parashikimit të trendeve të udhëtimeve Globetrender, e quajti verën e 2025-ës “një pikë kthese për turizmin europian, duke treguar se asnjë destinacion nuk është imun ndaj paqëndrueshmërisë klimatike”. Sipas saj, kriza klimatike është shkaku kryesor i valëve ekstreme të të nxehtit, të nxitura nga djegia e karburanteve fosile.Valët e të nxehtit dhe zjarret në destinacionet e preferuara si Spanja, Portugalia dhe Greqia kanë dëmtuar infrastrukturën turistike, duke shkaktuar evakuime masive dhe mbyllje plazhesh. Temperaturat e larta janë regjistruar edhe në vendet nordike si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, duke sfiduar idenë se veriu ofron gjithmonë “strehë të freskët” gjatë verës.Të dhënat e publikuara nga Komisioni Europian i Udhëtimeve (ETC) treguan se udhëtimet mbeten prioritet për europianët, pavarësisht pasigurive ekonomike. ETC njoftoi se rritja e shqetësimit për mbipopullimin ka bërë që turistët të kalojnë pushimet verore në destinacione më pak të njohura, ndërsa interesimi për pikat tradicionale ka rënë.Rritja e destinacioneve alternativeNjë sondazh i rrjetit global Virtuoso tregoi se 79% e këshilltarëve të udhëtimeve pohojnë se moti ekstrem po ndikon në planifikim, ndërsa 55% raportojnë se klientët po zgjedhin të udhëtojnë jashtë pikut sezonal për shkak të krizës klimatike.Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe gjithnjë e më shumë Polonia janë ndër destinacionet që tërheqin turistë që kërkojnë pushime aktive, mot të rehatshëm dhe përvoja më të thella kulturore.Edhe Sllovenia është shfaqur si e preferuar nga kjo prirje, me rritje interesi për zonat malore, liqenet dhe lumenjtë e saj. “Për shkak të temperaturave gjithnjë e më të larta dhe kërkesës për kohë cilësore në natyrë, vizitorët po zgjedhin gjithnjë e më shumë destinacione në lartësi më të mëdha, që ofrojnë mundësi të larmishme gjatë gjithë vitit”, tha një zëdhënës i Bordit të Turizmit të Sllovenisë.Sfida për MesdheunNdryshimi i preferencave të turistëve mund të lehtësojë problemin e mbingarkesës në destinacionet tradicionale, por sjell pasoja ekonomike. Vendet e Europës Jugore si Greqia, Spanja dhe Portugalia mbështeten fuqimisht te turizmi, që përbën përkatësisht 18%, 12.3% dhe 11.9% të PBB-së.Sipas operatorit TUI, interesimi për destinacionet nordike është në rritje, por rezervimet mbeten më të ulëta krahasuar me plazhet klasike të Mesdheut. “Spanja, Greqia dhe Turqia mbeten ende favoritët e padiskutueshëm”, tha zëdhënësja Linda Jonczyk.Një “zonë rreziku klimatik”Deri në fund të viteve 2020, sezoni i pikut në Mesdhe do të zhvendoset në maj-qershor dhe shtator-tetor, ndërsa periudha korrik-gusht do të kthehet në një “zonë rreziku klimatik” për turizmin masiv.Destinacionet e jugut do të duhet të investojnë në infrastrukturë të qëndrueshme ndaj klimës, hapësira publike të mbrojtura nga dielli, hotele të përshtatura ndaj të nxehtit dhe korridore për parandalimin e zjarreve, ndërsa veriu i Europës mund të përballet me sfida të mbingarkesës turistike teksa kërkesa për pushime të freskëta rritet.Për industrinë e udhëtimeve, përshtatja me realitetin e ri klimatik nuk është më opsionale, është çështje mbijetese. Pushimet më të freskëta dhe jashtë sezonit të pikut po bëhen modeli i ri i turizmit europian. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

    Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

    Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta prodhojë vetë, duhet ta marrim patjetër përmes ushqimit

    Historikisht, njerëzit kanë konsumuar një dietë të pasur me bimë të freskëta dhe të papërpunuara, duke arritur deri në 10.000 mg kalium në ditë. Sot, në shumë vende të zhvilluara, përfshirë SHBA-në, më pak se 2% e njerëzve arrijnë të marrin sasinë e rekomanduar ditore prej rreth 4.700 mg.

    Arsyeja kryesore është kalimi nga një dietë natyrale, me shumë fruta dhe perime, në një regjim të mbushur me produkte të përpunuara, të gatshme dhe me pak vlera ushqyese.

    Por pse është kaliumi kaq i rëndësishëm?

    Një analizë e shumë studimeve të besueshme ka treguar një lidhje të fortë mes marrjes më të lartë të kaliumit dhe uljes së rrezikut nga dy ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjes: sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet në tru. Rritja e konsumit të kaliumit me vetëm 1.640 mg në ditë lidhet me një ulje rreth 21% të rrezikut nga goditjet cerebrale.

    Edhe pse kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojën ditore të trupit, mund të ketë një ndikim domethënës në shëndet, veçanërisht nëse shoqërohet me një dietë më të pasur me ushqime bimore të freskëta. Vetëm imagjinoni efektin nëse kjo sasi dyfishohet apo trefishohet!

    Shumë njerëz mendojnë se banania është një burim i jashtëzakonshëm i kaliumit, por në të vërtetë ajo nuk është ndër frutat më të pasura me këtë mineral. Sipas të dhënave të fundit të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, bananet nuk renditen as në mesin e 1.500 ushqimeve më të pasura me kalium, një fakt që shpesh habit.

    Për të përmbushur nevojën ditore vetëm me banane, do t’ju duhej të hanit më shumë se 10 copa në ditë, diçka pak e realizueshme dhe jo shumë praktike, transmeton Telegrafi.

    Atëherë, cilat janë disa nga burimet më të pasura të kaliumit?

    Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, patatet (veçanërisht të ziera me lëkurë), fasulet, thjerrëzat, soja, arrorët dhe drithërat integrale janë zgjedhje të shkëlqyera. Avokado, pjepri, domatet, lëngjet e freskëta të perimeve dhe disa produkte të bulmetit janë gjithashtu alternativa të mira.

    Për më tepër, dietat me më shumë ushqime të freskëta dhe më pak produkte të përpunuara nuk sjellin vetëm kalium, ato ndihmojnë edhe në ruajtjen e ekuilibrit të mineraleve të tjera të rëndësishme, përfshirë magnezin dhe natriumin, duke ulur rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

    Prandaj, përfshirja e përditshme e sa më shumë frutave, perimeve dhe produkteve të plota është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të sigurta për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe të trurit.

  • 10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

    10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

    Filloni ditën me një mëngjes të lehtë dhe hidratues, mundësisht me kos dhe fruta të freskëta. Shmangni ushqimet yndyrore ose tepër të përpunuara dhe në vend të tyre zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë uji, të cilat janë të dobishme për të rimbushur lëngjet e humbura përmes djersitjes, siç janë shalqiri, pjepri, kastraveci dhe kungulleshka.
    Edhe akullorja mund të jetë një meze e lehtë verore, me kusht që të konsumohet në porcione të vogla dhe pa shtesa. “Në përgjithësi, për të luftuar vapën, këshillohet të ndiqni një dietë të lehtë të pasur me lëngje dhe minerale , duke konsumuar shumë fruta dhe perime të freskëta sezonale”, thekson Laura Rossi , drejtoreshë e Departamentit të Ushqimit, Ushqyerjes dhe Shëndetit të Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali, e cila ka përgatitur një manual specifik për luftimin e vapës me ushqyerjen e duhur.
    1.                Hidratimi
    Pini të paktën 2 litra ujë në ditë, mundësisht midis vakteve, për të qëndruar të hidratuar. Nxehtësia dhe djersitja e shtuar rrisin rrezikun e dehidratimit, duke e bërë rregullin prej 2 litrash në ditë edhe më të domosdoshëm. Është e rëndësishme të pini rregullisht gjatë gjithë ditës, pa pritur derisa të ndjeni etje, gjë që është tashmë një shenjë e dehidratimit.
    2.                Frutat dhe perimet
    Hani porcione të bollshme me fruta dhe perime të freskëta (mund të arrini rreth 1 kg fruta dhe perime në ditë, duke përfshirë vaktet dhe ushqimet e lehta), mundësisht sezonale, pasi ato janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ushqime të tilla si shalqiri, pjepri, kastravecat, kungulleshkat, pjeshkët, luleshtrydhet, qershitë, kajsitë, fiqtë, manaferrat, domatet, patëllxhani dhe selinoja janë veçanërisht të përshtatshme.
    3.                Vakte me pak kalori
    Zgjidhni vakte të lehta dhe lehtësisht të tretshme, siç janë sallatat e përziera, makaronat e ftohta me perime, peshku i gatuar thjesht dhe i erëzuar lehtë, mishi i bardhë ose bishtajoret.
    “Shmangni menutë e plota me një pjatë të parë, një pjatë të dytë dhe një pjatë shoqëruese“, rekomandon Dr. Rossi.
    “Sidomos kur udhëtoni ose qëndroni në hotel, shumëllojshmëria e bufeve mund të inkurajojë teprimin. Është më mirë të zgjidhni një pjatë kryesore të vetme, duke alternuar midis drekës dhe darkës, duke i shoqëruar gjithmonë ato me një pjatë shoqëruese, duke krijuar vakte me një tenxhere që janë të ekuilibruara dhe të pasura me lëndë ushqyese. Kombinimet e mundshme përfshijnë makarona me bishtajore dhe/ose perime, oriz me perime, mish me sallatë, peshk me perime dhe/ose vezë me perime e kështu me radhë.”
    Është e dobishme të kufizoni konsumin e ushqimeve me shumë yndyrë, ushqimeve të skuqura, salcave ose pjatave tepër të përpunuara që mund ta bëjnë tretjen më të vështirë.
    4.                Mos e anashkaloni mëngjesin
    Është një vakt thelbësor, edhe në verë, kur vapa mund të çojë në neglizhencë. Është më mirë të shmangni mëngjeset që janë shumë të pasura me sheqer dhe yndyrë, duke zgjedhur në vend të kësaj një dietë të ekuilibruar. Për të luftuar vapën, rekomandohet kos i thjeshtë dhe fruta të freskëta sezonale, ndoshta të shoqëruara me një porcion të vogël frutash të thata dhe drithëra.
    5.                Kufizoni kripën
    Zvogëloni marrjen e kripës, duke preferuar kripën e jodizuar dhe duke moderuar përdorimin e salcave dhe erëzave shumë të shijshme.
    6.                Shmangni alkoolin dhe pijet me sheqer
    Ato mund të kontribuojnë në dehidratim dhe tretje të ngadaltë. Efekti i tyre në shuarjen e etjes është vetëm i dukshëm, ndërsa përmbajtja e sheqerit është reale. E njëjta gjë vlen edhe për koktejet dhe pijet e gazuara me sheqer. Nga ana tjetër, preferohen çajrat e ftohtë të përgatitur me fruta dhe bimë të stinës, pasi janë më të lehta dhe natyrshëm freskuese.
    7.                Ushqime të freskëta
    Përfshijini ato në dietën tuaj dhe mund të përbëhen nga kosi, fruta të freskëta, smoothie ose lëngje perimesh, për të ruajtur një konsum konstant të lëngjeve dhe lëndëve ushqyese.
    8.                Po, akullores, por me masë
    “Mund të jetë një meze e shkëlqyer për sa kohë që është e vogël; përndryshe, është një zëvendësim vakti”, sugjeron Rossi.
    “Zgjidhni akullore të thjeshta, duke kufizuar shtimin e spërkatjeve ose veshjeve me çokollatë. Le të hedhim poshtë një mit: ne nuk mendojmë se aromat e frutave mund të konsumohen më shumë se aromat e kremit: ndryshimi kalorik është në të vërtetë i vogël, rreth 20-30 kalori.”
    Edhe arrat, të tilla si bajamet, lajthitë ose kikirikët, mund të jenë një meze e shëndetshme verore, për sa kohë që konsumohen në porcione të mjaftueshme – rreth 30 gramë – dhe në formën e tyre natyrale, pa kripë ose sheqer të shtuar.
    9.                Kushtojini vëmendje ruajtjes së ushqimit
    Për ushqimet që prishen, është thelbësore, veçanërisht kur planifikoni piknik ose ditë në plazh, të sillni ushqim nga shtëpia. Nxehtësia përshpejton prishjen e ushqimit, duke rritur rrezikun e kontaminimit dhe helmimit nga ushqimi. Ruajtja e zinxhirit të ftohtë për të gjitha produktet që e kërkojnë atë dhe ruajtja e duhur e ushqimit në frigorifer janë thelbësore. Ruajtja e duhur jo vetëm që mbron shëndetin e atyre që e konsumojnë ushqimin, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e vetive të tij ushqyese.
    10.           Dritë jeshile për bishtajoret
    Ato janë një burim i rëndësishëm i proteinave me bazë bimore. Ato konsumohen kryesisht gjatë muajve të ftohtë, por mund të integrohen edhe në dietë gjatë verës: shtohen në sallata, shërbehen si pjatë anësore, përdoren në supa të ftohta ose bëhen kremra të lehtë. Së bashku me proteinat me bazë bimore, proteinat shtazore janë gjithashtu të rëndësishme, me një preferencë, gjatë muajve të ngrohtë, për burime që janë më pak yndyrore dhe me pak kripë.
    Peshqit sezonalë, ata që nuk janë në fazën riprodhuese, siç janë koca e detit, tabani, levreku dhe sardelet dhe mishrat e bardhë janë ideale. Është më mirë të kufizoni konsumin e mishit të kuq dhe mishrave të konservuar, të cilët janë të pasur me kripë dhe yndyrë të ngopur.

  • Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

    Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

    Për ta shijuar një pije në maksimum, duhet të jetë sa më e ftohtë.

    Organizatorët e eventeve verore kanë gjetur mënyrën ideale për të ftohur birrat dhe pijet e tjera në kohë rekord, për t’i servirur të freskëta.
    Po çfarë ndodh kur një mbledhje e befasishme me miqtë ndodh në momentin e fundit dhe frigoriferi nuk është përgatitur siç duhet?

    Askush nuk preferon një birrë të ngrohtë. Nuk ka arsye të shërbeni birra të vakëta e të dëgjoni ankesat e shoqërisë, kur në fakt ekziston një truk i thjeshtë që e zgjidh këtë problem për pak minuta.
    Kjo metodë funksionon për të gjitha pijet që janë të mbushura në kanaçe apo shishe, qoftë alkoolike apo jo: birra, pije freskuese, madje edhe lëngje frutash.
    E gjithë “magjia” kërkon vetëm tre përbërës që i keni në çdo kuzhinë: një tas me ujë, shumë akull dhe dy lugë çaji me kripë.
    Zhytni pijet në këtë përzierje, lërini aty për më pak se dy minuta dhe do të jenë gati për t’u shijuar, të freskëta dhe të ftohta siç duhet.
    Dhe jo, nuk është ndonjë magji, është shkencë. Ky truk bazohet në ligjet e termodinamikës, konkretisht në ligjin e dytë që shpjegon se si temperatura bie ndjeshëm falë përzierjes së ujit të ftohtë me kripë dhe akull.
    Rezultati? Temperatura e pijeve bie me deri në 19 gradë Celsius në vetëm pak minuta. Tingëllon e pabesueshme, por është plotësisht e vërtetë dhe jashtëzakonisht e dobishme gjatë ditëve më të nxehta të verës.

  • Kek me Kajsi të Freskëta – Butësi dhe Ëmbëlsi Perfekte

    Kek me Kajsi të Freskëta – Butësi dhe Ëmbëlsi Perfekte

    Zgjidhja më e mirë për të ëmbëlsuar ditët tuaja është një copë keku i ngrohtë me fruta.

    Pa dyshim një ndër ëmbëlsirat më të shëndetshme që kërkon shumë pak kohë për t’u përgatitur.
    I lehtë, i butë dhe me një shije që do të kënaqni veten dhe të gjithë familjarët tuaj.
    Në recetën e sotme AgroWeb.org ju tregon se si të përgatisni fare lehtë kekun me kajsi të freskëta.
    Veçantia e këtij keku është se ka në zemër të tij kajsitë e freskëta dhe plot lëng.
    Ndiqni më poshtë hap pas hapi si ta përgatisni atë shpejt në shtëpitë tuaja.
    Përbërësit

    300 gr miell
    100 ml qumësht
    80 ml vaj
    140 gr sheqer
    3 vezë
    4-5 kajsi të pjekura mirë
    1 pako pluhur fryrës për ëmbëlsira
    sheqer pluhur sipas dëshirës

    Përgatitja
    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të filloni me rrahjen e vezëve.
    Në një enë, të thellë hidhni vezët dhe filloni t’i përzieni ato me anë të një rrahësi elektrik ose një piruni.
    Kur vezët të jenë rrahur mirë, shtoni edhe sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen derisa të shikoni që kokrrizat e tij janë shkrirë plotësisht.
    Më pas shtoni qumështin të cilin sipas dëshirës mund ta zëvendësoni edhe me ujë në temperaturë ambienti dhe pak vaj.
    Teksa vazhdoni me përzierjen, shtoni pak nga pak edhe miellin bashkë me fryrësin për ëmbëlsira.
    Kur të jetë formuar një masë brumi kremoze e trashë dhe pa kokrra hidheni gjysmën e tij në një tavë rrethore me madhësi deri në 24 cm.
    Ndërkohë prisni në copëza të vogla kajsitë dhe vendosini në një enë duke i përzier me dy lugë sheqer.
    Pasi t’i keni përzier mirë, shtojini kajsitë në qendër të brumit që përgatitët më parë duke shtuar në fund gjysmën e mbetur të brumit.
    Tundeni paksa tavën në mënyrë që brumi të shtrihet në të gjithë sipërfaqen e saj dhe bëni gati furrën për pjekje.
    Lëreni në furrë për 35-40 minuta në temperaturë 180 gradë dhe kur të ketë marrë një pamje të artë keku juaj është gati.
    Mund t’a servirni sipas dëshirës me pak sheqer pluhur sipër dhe keku me kajsi  do t’ju mrekullojë me shijen e tij të mirë./AgroWeb.org

  • Çfarë ndodh nëse ushqeni zogun me ushqim të njerëzve?

    Çfarë ndodh nëse ushqeni zogun me ushqim të njerëzve?

    Gjithsesi! Madje është e rekomandueshme

    Të ushqeni zogun tuaj me disa nga ushqimet që konsumoni vetë jo vetëm që është e lejueshme, por në shumë raste edhe e rekomandueshme.

    Zogjtë shtëpiakë shpesh përfitojnë nga ushqimet e freskëta, të pasura me vitamina, minerale dhe fibra – elementë që mund të mungojnë ose të jenë të kufizuar në ushqimet e përpunuara standarde për zogj.

    Natyrisht, jo çdo ushqim i njerëzve është i sigurt për zogjtë, prandaj është e rëndësishme të dini cilat janë të lejuara dhe në çfarë sasie.

    Në vijim, do të gjeni këshilla praktike për të pasuruar në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dietën e mikut tuaj pupëlor me ushqime të freskëta dhe natyrore.

    Ushqim i freskët, jo i përpunuar

    Në esencë, kjo vlen njësoj edhe për njerëzit edhe për zogjtë. Pemët dhe perimet e freskëta janë më të ushqyeshme se ato të ziera apo të përgatitura, sepse ato procese ulin vlerën nutritive të artikujve dhe janë më pak të dobishme se burimet e freskëta të vitaminave dhe mineraleve.

    Disa artikuj, siç janë makaronat, p.sh., mund t’i përdorni edhe të ziera, gjithnjë vetëm nëse i kushtoni kujdes materialit të enës për zierje. Enët me teflon, enët qeramike dhe enët e tjera në të cilat ushqimi ngjitet në fund, nuk janë të rekomandueshme.

    Mos i përdorni erëzat

    Ndoshta pak piper nuk do të jetë i dëmshëm, mirëpo kripa dhe erëzat e tjera mund të jenë shumë të dëmshme për organizmin e zogut. Lejoni papagallit të kënaqet me shijen natyrale të ushqimit. Ai do ta adhurojë këtë.

    Gradualisht fusni ndryshime në ushqim

    Ndoshta zogu juaj nuk tregon interesim momental për artikujt të freskët, posaçërisht nëse është mësuar me ushqimin standard të papagajve. Prandaj, ndryshimet bëni ngadalë dhe gradualisht. Mos ia ndërpritni ushqimin e rregullt, në mënyrë që të mos ndodhë që kanakari juaj të humbë peshë apo të sëmuret.

    Çfarë mund të bëni: hani para zogut tuaj diçka nga pemët dhe perimet dhe bëhuni shumë i theksuar duke i treguar se sa është i mirë dhe i shijshëm. Sapo ai të kuptojë se ju po kënaqeni me atë ushqim, do të jetë vetëm çështje kohe kur do t’jua “vjedhë” me sqep.

    Kini parasysh këto këshilla dhe procesi i përshtatjes në ushqimin e ri do të kalojë thjesht dhe sigurt. Por do të jetë edhe argëtuese.

    Derisa jeni duke ndarë racionin, marrëdhënia juaj me kanakarin do të kalojë në një nivel krejtësisht të ri. Ushqehuni shëndetshëm dhe ju bëftë mirë!

     

  • Supa Krem Domate – Plot Shije dhe Vlera për Shëndetin

    Supa Krem Domate – Plot Shije dhe Vlera për Shëndetin

    Në ditët e freskëta, ngrohtësia shpesh gjendet në një pjatë me supë. Ajo me domate është e ngrohtë dhe plot shije, madje vështirë t’i thuash jo.

    Supa është një ushqim ideal për stinën e vjeshtës dhe dimrit. Në AgroWeb.org keni gjetur receta të ndryshme për supa të shijshme që mund të konsumohen në drekë ose në darkë, duke ju lejuar të merrni pak kalori por shumë ushqyes dhe vitamina.
    Supa me domate dhe borzilok rekomandohet jo vetëm e ngrohtë për vjeshtën e dimrin, por edhe e ftohtë gjatë mbrëmjeve të freskëta të verës, kur si domatja ashtu edhe borziloku janë në pikun e freskisë.
    Nëse ju pëlqejnë supat, atëherë me siguri do t’ju pëlqejë edhe kjo recetë.
    Domatet e pjekura ose të gatuara kanë tetë herë më shumë antioksidantë se domatet e gjalla.
    Supa në këtë recetë përmban disa prej produkteve më të shëndetshme për ju dhe është e përshtatshme si për ata që i janë nënshtruar një regjimi të rreptë ushqimor por edhe për ata që janë prekur nga i ftohti dhe ndryshimi i motit.
    Supa me domate ofron një sërë përfitimesh shëndetsore sepse është e pasur me fitoushqyes, vitamina dhe minerale të dobishme.
    Supa përmban likopen, i cili është antioksidanti dhe pigmenti që i jep domateve ngjyrën e kuqe. Likopeni neutralizon radikalet e lira dhe molekulat e dëmshme që shkaktojnë plakje të parakohshme.
    Ushqimet e pasura me likopen luftojnë sëmundjet kronike përfshirë goditjen në tru.
    Në një filxhan me supë me domate gjenden 13.3 miligramë likopen.
    Supa e Domates në Kushtet e Shtëpisë
    Përbërësit

    500 gramë domate të freskëta
    2 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër
    1 karrotë të copëtuar
    1 kërcell selinoje të copëtuar
    2 thelpinj hudhër të grirë hollë
    2 qepë mesatare të grira
    Borzilok të freskët (çerek filxhani)
    Pak spec djegës
    1 gjethe dafine
    Gjysëm luge çaji me kripë deti
    2 filxhanë më lëng perimesh me pak kripë

    Udhëzimet
    Ndizeni furrën në 200 gradë.
    Ndajini domatet në gjysmë dhe vendosini mbi një letër pjekjeje. Hidhni sipër tyre një lugë me vaj ulliri.
    Palosini cepat e shtresës së letrës së pjekjes që të shmangni derdhjen e lëngjeve dhe futeni në furrë për 20 minuta.
    Më pas, kavërdisni karrotat dhe selinonë një një tigan të vogël duke përdorur lugën tjetër të vajit të ullirit. Kavërdisini deri sa të zbuten ose për 10-15 minuta.
    Shtoni hudhrën dhe qepën. Uleni temperaturën dhe vazhdoni kavërdisjen edhe për 4 minuta të tjera.
    Hiqini domatet nga furra dhe lërini të ftohen për 15 minuta. Qërojini dhe hidhini lëkurat. Nëse dëshironi mund t’i kaloni domatet në rende që të hiqni farat.
    Shtoni të gjithë përbërësit në një mikser, përveç lëngut të perimeve dhe përzijini deri sa të marrin formën e puresë.
    Përzijeni atë me lëngun e perimeve dhe zijini së bashku për 15-20 minuta. Hiqni gjethen e dafinës dhe servireni të ngrohtë./AgroWeb.org